100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 17

nga İsam el-İmad | Publikuar në Gus. 15, 2017, 12:56 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit.

Para së gjithash, lejomëni t’iu rrëfej, seIbn Tejmijje përdor thënien: “Nuk ka asnjë dyshim, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është njëri nga fëmijtë, e të nderuarës Fatime dhe të nderuarit Ali (p.m.t.). Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të të Dërguarit), Ibn Tejmijje shënon se këto cilësi të Imam Mehdiut (p.m.t.), zënë vend si në librin e shenjtë të Teuratit, ashtu edhe në burimet e tjera të muslimanëve.

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

Pyetja e Pesëdhjetëegjashtë: Sipas Ibn Tejmijjes, imami i dymbëdhjetë, është përkatësisht Imam Mehdiu (p.m.t.).

Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në programin e ditës së sotme, kam dëshirë që t’iu përgjigjem, një pyetjeje të rëndësishme, të drejtuar nga vëllezërit e mi uehhabistë. Pyetja e tyre është si më poshtë: “Vallë si të besojmë se imami i dymbëdhjetë, i cili është Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), është pikërisht Imam Mehdiu?!”

Unë dua t’i përgjigjem pyetjes së tyre, duke cituar një fragment, nga vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të të Dërguarit), e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit citon, se shumë herë në Teurat, është bërë e ditur, shfaqja e një lajmëtari të quajtur Ahmed (Muhammed) dhe ardhja e dymbëdhjetë udhëheqësve të tjerë pas tij.

Madje Ibn Tejmijje, nuk ngurron aspak, që të shprehet në këtë mënyrë: “Nuk ka asnjë dyshim, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është njëri nga fëmijtë, e të nderuarës Fatime dhe të nderuarit Ali (p.m.t.). Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të të Dërguarit), Ibn Tejmijje shënon se këto cilësitë e Imam Mehdiut (p.m.t.), zënë vend si në librin e shenjtë të Teuratit, ashtu edhe në burimet e tjera të muslimanëve.

Sërish dua t’iu bëj të qartë, se shpesh herë vëllezërit e mi uehhabistë, më ngrejnë pyetjen: “Vallë si mund të jeni kaq i bindur dhe si keni arritur në përfundimin se Ibn Tejmijje, ka pranuar të vërtetën se imami i dymbëdhjetë, është përkatësisht Imam Mehdiu (p.m.t.)?!” Kur unë u kumtoj atyre: “Ibn Tejmijje na përcjell, fjalët e të dërguarit të Allahut”, ata më kundërvihen menjëherë duke më kërkuar, që t’u zbuloj zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi.  Ndërsa unë nga ana tjetër, u përgjigjem duke i treguar: “Ibn Tejmijje mbështetet në përkufizimet e dijetarëve të tjerë para tij”.

Për ta ilustruar sa më mirë këtë hadith, iu rikujtoj këtyre vëllezërve, se kur e kanë pyetur të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Kush është Mehdiu?!”, ai ka dhënë përgjigjen: “Ai do ta mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi, pikërisht ashtu siç kjo e fundit, do të jetë e mbushur me padrejtësi”. Sërish e kanë pyetur: “Çfarë do të ndodhë më pas?!”, ndërsa ai ka urdhëruar: “Më tej do të shpërthejnë herxhi (lufta) dhe merxhi (trazira)”.

Ndërsa në një hadith tjetër shënohet, se kur e kanë pyetur të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Çfarë do të ndodhë pas dymbëdhjetë imamëve?!”, ai ka dhënë përgjigjen: “Pas dymbëdhjetë imamëve do të shpërthejnë herxhi (lufta) dhe merxhi (trazira)”. Nëse do t’i sjellim së bashku, të dy hadithët e lartpërmendur, pohoj se nuk është aspak të vështirë, që t’i shohim të vërtetat mbi Imam Mehdiun (p.m.t.).

Dijetarët e Ehli Sunnetit, e kanë pranuar faktin, se imami i dymbëdhjetë, është pikërisht Imam Mehdiu (p.m.t.), duke u mbështetur në hadithët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Për sa i përket kësaj çështjeje shpjegoj se ata, të cilët aludojnë se besimi në dymbëdhjetë imamët, bie në kundërshtim me besimin e lajmëtarit të Allahut (p.q.m.t.), nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përgënjeshtrojnë vetveten.

Lërmëni t’iu sqaroj se gjatë diskutimeve të mia, të zhvilluara me shejhun uehhabist Uthman Hamisin, ia dola mbanë në argumentimin, se më tepër se 60 dijetarë sunnitë, që kanë jetuar në epokën bashkëkohore, kanë pranuar faktin se imami i dymbëdhjetë, është Imam Mehdiu (p.m.t.). Natyrisht ky pranim, bart me një ndryshim të vogël, sepse ndonëse ata vërtetojnë faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i të nderuarës Fatime (p.m.t.) dhe i Imam Aliut (p.m.t.), ata nuk e pranojnë faktin, se Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), është i ashtuquajturi Imam Mehdiu (p.m.t.).Duke u mbështetur, në tërësinë e argumentëve të sipërcituar, dua të vë në pah se mospranimi i këtij fakti, pasqyron një strukturë mendimi, e cila nuk kalon përtej fanatizmit.

Pyetja e Pesëdhjetëeshtatë: Lejomëni t’iu vë në dijeni, se edhe vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit bën fjalë për Ehli Bejtin.

Isam Imadi:Në këtë pikë të rëndësishme, lejomëni t’iu rikujtoj se gjatë zhvillimit të dhjetra diskutimeve, me dijetarët uehhabistë si Uthman Hamisin, Beluxhin dhe shumë dijetarë të tjerë uehhabistë,unë i kam shtruar pyetjen, nëse gjendet ose nuk gjendet Hadithi Thekalejn, i cili është si vijon:“Unë po lë në mesin tuaj, Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit e cila cilësohet, si njëra nga dy veprat më të vërteta, në sipërfaqen tokësore, që vjen menjëherë pas Kur’anit Famëlartë.

Ky hadith kalon në këtë mënyrë, kalon në këtë mënyrë, në veprën e Imam Muslimit. Pra ashtu siç shihet dukshëm, hadithi nuk thotë: “Unë po iu lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe sunnetin tim”! Atëherë cila është arsyeja, që këta dijetarë uehhabistë, orvaten në turpërimin e besimtarëve muslimanë, që pranojnë Hadithin Thekalejn, i cili është si më poshtë: “Unë po lë në mesin tuaj, Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit?!

Vallë përse këta dijetarë uehhabistë, i qortojnë ata të cilët kanë përqafuar Ehli Bejtin e Pastër, krahas sunnetit të lajmëtarit, i cili është pjesë përbërëse e Kur’anit Fisnik?! Për më tepër në një kohë kur hadithi i mësipërm: “Unë po iu lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, që zë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit që cilësohet, si njëra nga dy veprat më të vërteta pas Kur’anit Famëlartë.

Pyetja e Pesëdhjetëetetë: Ju lutem mos e fshihni të vërtetën, ashtu siç kanë bërë dijetarët çifutë dhe të krishterë.

Isam Imadi: Lërmëni t’iu rikujtoj faktin, se në Kur’anin Fisnik, shtjellohet edhe një veçori e çifutëve dhe të krishterëve. Sërish në ajetin e bekuar 146, të Sures Bekare shpaloset: “Atyre të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin të dërguarin, ashtu siç njohin djemtë e tyre, por disa nga ata e fshehin të vërtetën duke e ditur mirë”.Me këtë ajet nënkuptojmë se ata e kanë mbajtur të fshehtë dërgimin hyjnor, të të dërguarit Muhammed (p.q.m.t.).

Krahas ajetit të mësipërm në ajetin 6, të Sures Saff citohet: “Isai i biri i Merjemes kumtoi: “O ju bijtë e Izraelit! Me të vërtetë unë jam i dërguari i Allahut tek ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që iu ka zbritur para meje dhe po iu përgëzoj me lajmin e ardhjes së një të dërguari pas meje, emri i të cilit është Ahmed (Muhammed). E kur ai ia shpalosi argumentët e qatë, ata (çifutët) thanë: “Kjo është një magji e qartë””.

Duke u nisur nga pohimet në fjalë, theksoj se lajmëtarët e feve qiellore kanë përgëzuar, ardhjen e një të dërguari të Allahut (f.m.t.) me emrin Ahmed. Megjithatë ndonëse çifutët dhe të krishterët ishin të sigurtë për këtë, ata e mbajtën të fshehtë, dërgimin hyjnor të Muhammedit (p.q.m.t.).

Lejomëni t’iu vë në dijeni se përgjatë dhjetra viteve, në të tëra diskutimet dhe mjediset, unë gjithmonë kam cekur këtë çështje, në mesin e dijetarëve uehhabistë. Si për shembull unë i kam thënë dijetarit uehhabist Muhammed Ali Bar’asë: “Unë kam frikë se ju do të bëheni si çifutët dhe të krishterët. Ata e mbajtën të fshehtë, dërgimin hyjnor të Ahmedit (Muhammedit (p.q.m.t.)), ndërsa ju po fshihni Hadithin Thekalejn”.

Sërish dua t’iu lajmëroj, se në ditët kur jetoja në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vura re një dukuri të çuditshme dashakeqëse. Një dijetar uehhabist saudit, nuk e përmendte në asnjë mënyrë Hadithin Thekalejn, të cilin e ka përcjellur bashkëkohësi i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.) Zejd Ibn Erkami, i cili është si më poshtë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, që është shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, e cila cilësohet si vepra më e vërtetë pas Kur’anit Famëlartë.

Rishtas dua t’iu vë në dijeni, se një dijetar saudit nuk e përmendte, që nuk e përmendte Hadithin Thekslejn, sepse shqiptimi i këtij hadithi është i ndaluar nëpër xhami, shkolla, stacionë televizivë, si dhe në dhumë vende të tjera në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Natyrshëm lindin pyetjet: “Vallë a nuk është kjo, një sjellje e ngjashme, me sjelljen e njohur të çifutëve ose më saktësisht ajo e fshehjes së vërtetës?! Vallë a nuk është ky veprim i shëmtuar një lloj tradhtie?! Epo mirë vallë a nuk është mënyra e zbatuar nga çifutët dhe të krishterët, përkatësisht fshehja e së vërtetës mohimi i saj?!”

Jam i mendimit se tani është çasti i duhur, për të përsëritur një hadith fisnik, të të dërguarit të Allahut i cili është si vijon: “Me të vërtetë ju do t’i ndiqni pëllëmbë për pëllëmbë, udhën e popujve të tjerë përpara jush. Madje deri në atë pikë, sa nëse ata do të hyjnë në vrimën e hardhucës edhe ju do të hyni pas tyre”. Bashkëkohësit e tij të nderuar e pyetën: “Pra ne do të ndjekim verbërisht çifutët dhe të krishterët?!”I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) u përgjigj: “Sigurisht. Kë tjetër?!”

Por ajo që nuk mund të kuptoj, është se përse këta dijetarë uehhabistë, e mbajnë të fshehur këtë dije?! Nëse këta dijetarë, i besojnë Allahut të Madhëruar dhe vërtetësisë së sunnetit të Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë përse vallë, nuk i lejojnë hatibët sauditë, që të flasin lirshëm, në xhamitë e tyre?! Vallë çfarë të keqe ka, nëse këta hatibë, shpalosin se në një hadith, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, ndërsa në një tjetër hadith ka shprehur: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

Për më tepër shpesh herë vras mendjen, se përse dijetarët uehhabistë, nuk lejojnë bërjen e ditur të Hadithit Thekalejn i cili është kështu: “Unë po lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, mbi të cilin muhaddithët janë të njëzëri, se është më i vërtetë, se hadithët e tjerë?! Vallë cila është arsyeja që i fshehin të vërtetat?! Vallë sepse kanë frikë, se njerëzit hyjnë në doktrinën e Ehli Bejtit dhe daljen në dritë, të vërtetave bindëse mbi këtë çështje?!

Pyetja e Pesëdhjetëenëntë: Dijetarët uehhabistë, e kanë cilësuar edhe Muauije Ibn Ebi Sufjanin, së bashku me Jezid Ibn Muauijen, të përfshirë brenda dymbëdhjetë imamëve!

Isam Imadi:Një tjetër çështje e rëndësishme, e cila ka të bëjë me hadithin e dymbëdhjetë imamëve, është edhe çështja se cilët ishin këta dymbëdhjetë imamë. Unë dua t’iu bëj të qartë, se gjithmonë kam qenë njëzëri mbi këtë çështje. Madje të tërë ne e pranojmë faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i të nderuarës Fatime dhe i të nderuarit Ali (p.m.t.).

Megjithatë disa nga dijetarët uehhabistë, fjala vjen si Muhibuddin Hatibi, mbrojnë mendimin se Muauije Ibn Ebi Sufjani, bën pjesë brenda dymbëdhjetë imamëve, por kundërshton përfshirjen e Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) brenda tyre.

Përveç kësaj ky dijetar uehhabist, radhit në gjirin e dymbëdhjetë imamëve edhe Abdulmelik Ibn Meruanin, si dhe Jezid Ibn Muauijen! Por me sa duket, dijetar Muhibuddin Hatibi, nuk është mjaftuar as me këto, sepse ai shkon më tej, duke aluduar se familja emeuiste, është një familje e lavdëruar, nga fjalët e vetë lajmëtarit të Allahut (p.q.m.t.)!

Gjithashtu duke marrë parasysh hadithin: “Kjo fe do të qëndrojë e nderuar dhe në këmbë, derisa të jenë të pranishëm dymbëdhjetë imamët”, ai ka nisur të kryejë renditjen e këtyre imamëve emeustë sipas mendjes së tij (Muauije Ibn Ebi Sufjani, Jezid Ibn Muauije, Abdulmelik Ibn Meruani) dhe ka arritur në përfundimin, se familja emeuiste na qenka e lavdëruar!

Në këtë pikë thelbësore, unë dua t’i drejtoj atyre një pyetje thelbësore: “Vallë a përputhet, ose nuk përputhet, renditja e imamëve e kryer sipas mendjes së tyre, me fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!” Arsyeja e ngritjes së kësaj pyetjeje, është se në njërën anë, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i cili ka përcaktuar dymbëdhjetë imamë, na ka lajmëruar se imami i parë, është përkatësisht Imam Aliu (p.m.t.) dhe se imami i dymbëdhjetë, është pikërisht Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Aliut (p.m.t.).

Ndërsa në anën tjetër, na dalin përpara sysh, thëniet e dijetarëve uehhabistë, të cilët e kanë rreshtuar si imamin e dymbëdhjetë Muauijen, i cili ka luftuar ndaj të nderuarit Ali (p.m.t.). Pra në të njëjtin vend të tablosë, është shtuar edhe Jezidi së bashku me Muauijen. Pra në këtë mënyrë, Muauije është pranuar si njëri nga dymbëdhjetë imamët, njëlloj si Imam Aliu (p.m.t.). Sikur të mos mjaftonte kjo gjëmë, këta dijetarë kanë radhitur, në mesin e dymbëdhjetë imamëve edhe Jezidin, i cili ka masakruar gjyshin (Imam Husejnin) e Imam Mehdiut (p.m.t.)!

Pohoj me bindje të plotë, se këto dy anë, nuk përputhen aspak me njëra-tjetrën. Tani kam një kërkesë për ndjekësit tanë të nderuar. Unë dua që ata, ta mendojnë këtë tablo si një art dhe të gjykojnë se kur një njeri pikturon një tablo, nëse kjo e fundit nuk është në harmoni dhe në sinkroni, me kuptimin dhe ngjyrat, atëherë ky njeri nuk mund të cilësohet si një piktor.

Gjithashtu dua të bëj të qartë, se nëse në këtë tablo shkrihet mendimi, se imami i parë është Imam Aliu (p.m.t.), imami i dytë është Imam Hasani (p.m.t.), imami i tretë është Imam Husejni (p.m.t.) dhe kështu duke i reditur dhe imamët e tjerë, duke përfshirë këtu dhe faktin se nëntë imamët e tjerë, rrjedhin nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe duke e përfunduar këtë tablo, me imamin e dymbëdhjetë, që është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari Mehdiu (p.m.t.), jam mëse i bindur se përpara nesh, do të dalë një tablo madhështore, e cila është e mbushur plot harmoni dhe sinkroni.Shtoj se kjo tablo, së cilës i shkojnë jashtëzakonisht për shtat ngjyrat dhe vizatimi, meriton të lavdërohet, së bashku me piktorin e saj! Ndërsa tabloja tjetër e shëmtuar dhe e rremë, nuk shfaq asnjë shenjë bukurie dhe estetike!

Pyetja e Gjashtëdhjetë: Imam Aliu (p.m.t.) është mishërimi i drejtësisë.

Isam Imadi: Lërmëni t’iu sqaroj, se edhe një çështje tjetër e rëndësishme, është edhe hetimi i drejtësisë nga ana e uehhabistëve. Shumë vellëzër të mi uehhabistë, komentojnë në formën: “Nëse pas mërgimit nga kjo botë të Muhammedit (p.q.m.t.), udhëheqja do të kalonte në duart e dhëndrit të tij Imam Aliu (p.m.t.), kjo sjellje do të binte ndesh më drejtësinë, sepse në Islam duhet të mbidhet shuraja (këshilli). Këtë e themi sepse posti i udhëheqjes, nuk i përket familjes së Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Ndërsa unë i përgjigjem kështu atyre: “Atëherë a nuk do të ketë drejtësi në epokën e fundit?!” Theksoj se këta dijetarë, pranojnë të njëzëri, se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të shfaqet në epokën e fundit dhe se është imami i dymbëdhjetë. Sërish ata nuk kundërshtojnë, as faktin se ky i fundit, rrjedh nga farefisi i Muhammedit (p.q.m.t.).

Në këtë pikë thelbësore, shtrohet pyetja: “Vallë si është e mundur, që uehhabistët nuk i gjykojnë këto veprimtari, si kundërshti ndaj drejtësisë, por e vlerësojnë si të padrejtë, qenien e Imam Aliut (p.m.t.), si imami i parë, në epokën e hershme të Islamit?!”

I ndjeri Abbas Mahmud Akkadi ka shprehur: “Drejtësia nuk është përdorur më tepër në asnjë çështje, se sa në epokën e Imam Aliut (p.m.t.)”. Madje doktrina e Ehli Bejtit është emërtuar si “drejtësia islame”. Për më tepër Imam Aliu (p.m.t.), është përkujtuar si mishërimi i drejtësisë islame. Të tërë imamët muslimanë, e kanë pranuar drejtësinë e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.).

Në njërën anë kur citojmë se Imam Zemhasheriu, Imam Radiu, Imam Sananiu, Imam Ibn Hazm Endulusiu dhe të tërë imamët e botës kanë shpjeguar fenë, nuk hasim në kundërshtimin e askujt, por kur themi Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.), e ka bërë këtë ndeshemi me pyetjen: “Ku është drejtësia?!” Vallë a nuk është vetëm ngritja e kësaj pyetjeje, një kundërshim i drejëtsisë?!



Burimi : Medya Şafak