100 Pyetje Rreth Selefizmit pjesa 10

nga İsam el-İmad | Publikuar në Shk. 22, 2017, 1:28 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

“Tani dua t’i pyes, vëllezërit e mi uehhabistë. Vallë a është e arsyeshme, që pasi i dërguari i Allahut (f.m.t.) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin taj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, këta të fundit të mos kenë një doktrinë?! Madje ky hadith, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Tridhjetëetretë: “Vallë përse selefistët, i japin përparësi hadithit, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ndaj Kur’anit Famëlartë!”

Isam Imadi: “Një tjetër çështje, që më ka shqetësuar, është dhe aludimi se shiitët, nuk i kushtuakan rëndësi Kur’anit Fisnik. Unë në këtë çështje, dua të rikujtoj fjalët, e të ndjerit Shejh Muhammed Gazzalit. Ky i fundit citon: “Unë kisha hyrë në një xhami, në njërën nga qytetët, e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe isha duke lexuar Kur’an. Në këtë çast, disa të rinj uehhabistë hynë brenda. Unë në njërën anë, po lexoja Kur’an, ndërsa në anën tjetër, zemra ime rrihte për ta. Unë kisha jetuar më tepër, se gjysmë shekulli dhe duke u mbështetur, në ato që kisha parë, kisha arritur në përfundimin, se duhet të negocioja me bashkësinë muslimane të Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas dëgjova se po lexonin Kur’anin Famëlartë dhe si një dijetar i fesë, ishe detyra ime, dëgjimi i mënyrës së leximit të tyre”.

“Imam Gazzali vijon kështu: “Më pas dëgjova bisedën e tyre. Ata ishin mbledhur, në krye të varrit të të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe po citonin se nëna dhe i ati, i Muhamed Ibn Abdullahut, gjyshi i tij Abdulmuttalibi, xhaxhai i tij Ebu Talibi dhe madje të tërë stërgjyshërit e tij, e kishin vendin në zjarrin e Xhehennemit. Ashtu si isha e mbylla menjëherë Kur’anin dhe shkova pranë tyre. Më pas u thashë: “Shihni në atë dritare”. Ata ngritën kryet dhe thanë: “Ky është varri i Muhammed Ibn Abdullahut”. Ndërsa unë i pyeta: “Vallë a nuk gjetët ndonjë njeri tjetër, përveç të të dërguarit të Allahut (f.m.t.) për të shqetësuar?!”

“Më pas shtova duke i shpjeguar: “Në këtë çast, ju i hodhët në zjarr, Abdulmuttalibin, Abdullahun dhe të tërë stërgjyshërit e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Ndërsa ata më pyetën:” Vallë a gjendet diçka, që e pengon pohimin tonë?!” Më tej unë vijova pyetjet: “Pra sipas jush dhe i ati i Umer Ibn Hattabit është në zjarr?!” “Epo mirë, a është vallë, i ati i prijësit të parë dhe të tretë në zjarr?!” “Vallë cili është ndryshimi mes të atit të të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe etërve të prijësve të bashkësisë muslimane?!”

“Imam Gazali kumton, se kishte ngritur pyetjen: “Vallë a nuk e keni dëgjuar hadithin, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut) dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut) i cili është kështu: “Ne nuk ndëshkojmë asnjeri, pa dërguar një të dërguar më herët?!” Pastaj të rinjtë të çuditur u pëgjigjën: “Vallë a kalon me të vërtetë ky hadith, tek “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut)?! Ne betohemi në Allahun (l.m.t.), se ne nuk e kemi dëgjuar këtë hadith kurrë! Më pas u penduan për fjalët që thanë”.

“Më tej dijetar Gazzali na shpjegon duke thënë: “Në mesin e këtyre të rinjve, kishte dhe hafidhë Kur’ani. Ata kërcyen përpjetë dhe thanë: “Thënia: “Ne nuk ndëshkojmë asnjeri, pa dërguar një të dërguar më herët?!” nuk është një hadith, që kalon tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), por është ajeti 15, i Sures Isra”.

“Si rrjedhojë unë sqarova: “Sigurisht që është një ajet kuranor, megjithatë unë e shtrova pohimin tim në këtë mënyrë, sepse e di se ju parapëlqeni më shumë, “Sahihu’l-Buhariun”, ndaj Librit të Allahut. Nëse unë do t’iu kisha paraqitur, që në fillim këtë ajet kuranor, duke thënë se Allahu ka urdhëruar kështu, ju do të më kishit kundërshtuar, duke më thënë por në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, është i shënuar një tjetër hadith. Për këtë arsye, iu rrëfeva se në “Sahihu’l-Buhari”, gjendet një hadith i përcjellur nga Ebu Hurejre, i cili në të njëjtën kohë, është edhe një ajet kuranor, ndërsa ju e pranuat këtë fakt, në heshtje të plotë”.

“Duke u mbështetur në këtë rrëfim, të Shejh Muhammed Gazzalit, dua t’i shtroj një pyetje, vellëzërve të mi uehhabistë: “Cili është ai, i i cili jep më shumë rëndësi, një hadithi të shënuar, në veprën “Sahihu’l-Buhari”, më tepër se Kur’anit Famëlartë?!” Sërish duke u nisur, në miratimet e Imam Gazzalit, pyesim se cili ka te drejtë, uehhabistët që parapëlqejnë këtë vepër, ose besimtarët shiitë, të cilët mbrojnë mendimin, se nuk ka asnjë vepër tjetër të saktë, përveç Librit të Allahut?!”

Pyetja e Tridhjetëekatërt: “Vallë përse selefistët, e kanë marrë aludimin, e ndryshimit të Kur’anit Fisnik nga orientalistët?!”

Isam Imadi: “Në këtë pikë, kam një pyetje tjetër, që dua t’ua drejtoj, vellëzërve të mi uehhabistë. “Vallë a nuk janë sipas mendimit tuaj, njerëzit më të mirë, ata që kanë jetuar, në tre shekujt e parë të mërgimit islam, duke u mbështetur në hadithin profetik: “Njerëzit më të mirë janë ata, të cilët kanë jetuar në shekullin tim, më pas ata që vijnë pas tyre dhe më tej ata që vijnë pas tyre”?!” Këtu gjendet një çështje, që unë dua ta shqyrtoj. Nëse ëshët ashtu siç kemi mësuar, në medresetë uehhabiste, pra se aludimi i ndryshimit të Kur’anit, na qenka kryer, nga ana e shiitëve, na dilka i vërtetë, atëherë përse vallë ky aludim, nuk u ngrit që në shekullin e parë, ose të dytë të mërgimit islam?!”

“Këtë e themi sepse njerëzit, që kanë jetuar të ndarë, sipas doktrinave islame sunnite dhe shiite, gjatë këtyre tre shekujve, janë njerëzit më të mirë, që kanë jetuar, në të njëjtin shekull, me Muhammedin (p.q.m.t.). Për më tepër këta njerëz, jo vetëm që kanë jetuar, së bashku me të dërguarin e Allahut (f.m.t.), por kanë jetuar dhe në epokat e të tërë imamëve, si me Imam Aliun (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.), Imam Husejnin (p.m.t.), Imam Hasan Askeriun (p.m.t.) dhe Imam Mehdiun (p.m.t.)”.

“Tani dua t’iu ngrej pyetjen: “Vallë a keni dëgjuar, për ndonjë bisedë të ndodhur, mes Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) dhe Mumin Takiut, njërit nga miqtë e tij, ose mes Mumin Takiut dhe Ebu Hanifes, rreth çështjes së ndryshimit të Kur’anit?!” “Apo mos a ju ka rënë në vesh, për ndonjë bisedë të zhvilluar, mes Imam Ridait (p.m.t.) dhe ndonjë njeriu të vetëm, për shkrimin e ndonjë Kur’ani ndryshe, nga ai që gjendet në duart tona?!”

“Përgjigjia e këtyre pyetjeve, është se aludimi i ndryshimit të Kur’anit, është vetëm një risi. Madje dhe në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit Profetik), Ibn Tejmijje nuk e ka diskutuar asnjëherë me dijetar Hilin, çështjen e ndryshimit të Kur’anit Fisnik. Pohojmë se ky është një tregues i qartë, se kjo çështje është një risi, e shpikur në vitet e fundit”.

“Gjatë tre shekujve, pas mërgimit islam, theksojmë se çështja e ndryshimit të Kur’anit Fisnik, nuk është cekur asnjëherë. Kjo është arsyeja që, në veprën e tij me titull: “Nahxhu’l-Belagati” (Arti i Oratorisë), e Imam Aliut (p.m.t.), nuk është përmendur aspak, çështja e ndryshimit Kur’anit. Përveç kësaj, ne nuk vëmë re në asnjë vend, ndonjë bisedë rreth çështjes, së ndryshimit të Kur’anit, as nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të parët tanë të mirë, Imam Shafiiu, Imam Maliku, Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm (p.m.t.), Imam Buhariu, Imam Muslimi dhe “Kutubu’s-Sitteti” (Gjashtë Veprat)”.

“Atëherë cila është arsyeja, që kjo çështje, është bërë sot rendi i ditës?!” Lërmëni t’iu shpjegoj se, çështja e ndryshimit të Kur’anit, është ngritur nga orientalistët, të cilët jetojnë në epokën bashkëkohore. Arsyeja është e thjeshtë, ata janë të dijeni dhe kanë argumentuar, vërtetësinë e Kur’anit Famëlartë dhe epërsinë e Islamit, duke e krahasuar, me ndryshimin e Teuratit dhe Inxhilit. Në këtë kontekst, ata hodhën mendimin, e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Ky mendim është bartur, nga veprat e Carl Brockelmannit dhe orientalistëve të tjerë dhe ka zënë vend, në veprat e vëllezërve të mi uehhabistë”.

“Dijetari uehhabist Ihsan Ilahidhahiri, duke u mbështetur pikërisht, në aludimet e orientalistëve bashkëkohorë dhe duke i treguar si dëshmi këto të fundit, nënvizon se besimtarët shiitë, e kanë ndryshuar Kur’anin. Në këtë pikë, unë dua t’i shtroj pyetjen: “Vallë a është e lejuar, që të citohet se muslimanët, e paskan ndryshuar Kur’anin, duke u mbështetur, nga veprat e orientalistëve?!”

Pyetja e Tridhjetëepestë: “Meqënëse të tërë muslimanët, zotërojnë doktrinat e tyre, vallë përse të mos jetë dhe doktrina e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Në ditët kur isha uehhabist, pasi lexova veprën me titull: “Tebdidu’dh-Dhalami” (Zëvendësimi i Errësirës), vura re nxirjen e figurës, së Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Autori i kësaj vepre, përdorte shpesh shprehjen “Xhafer Kedhdhabi” (Xhafer Gënjeshtari), unë i mbështetem Allahut nga ky cilësim!”

“Madje shkrimtari i kësaj vepre, njolloste dhe Imam Muhammed Bakirin (p.m.t.), pra të atin e Imam Sadikut (p.m.t.), duke thënë se: “Ai njihej si një gënjeshtar i madh!” Gjithashtu dhe një shkrimtar bashkëkohor uehhabist, ka shkruar një vepër me titull: “Batilu’z-Zamani Medhhebu’l-Xhaferijje” (Besimi i Kotë i Epokës Doktrina e Sadikut). Dua t’u bëj thirrje: “Kini frikë Allahun e Madhëruar o njerëz mizorë!”

“Fillimisht uehhabistët, shpifin dhe shajnë kundër Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) dhe më pas nisin hetimin e doktrinës së tij! “Vallë a është kjo një sjellje e drejtë dhe njerëzore?!” Vallë a nuk duhet t’i respektojnë këta dijetarë, imamët e Shkollës së Ehli Bejtit (p.m.t.), të paktën në atë shkallë, sa respektojnë dhe imamët e tjerë?!”

“Për më tepër këta dijetarë, pranojnë doktrinën e Imam Zemahsheriut, nga Zemahsheri; atë të Fahruddin Radiut nga Teherani; atë të Abdurrezak Sana’aniut nga Sana’a; atë të Imam Ibn Hazm Dhahiriut nga Andaluzia, atë të Ibn Tejmijje Harrani Dimeshkiut nga Damasku, atë të Imam Sheukaniut nga Jemeni, por nuk pranojnë assesi, doktrinën e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), pra doktrinën përkatëse, të Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.)!”

“I ndjeri Abbas Mahmud Akkadi citon: “Fjala drejtësi, është një fjalë e rëndësishme, por drejtësia nuk është keqpërdorur kurrë, ashtu siç është përdorur, për të goditur, Familjen e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Më tej ai shton, duke thënë se feja islame, është feja e barazisë. Si rrjedhojë, ashtu si sillemi ndaj doktrinës së Ebu Hanifes, në të njëjtën mënyrë, duhet të sillemi dhe ndaj doktrinës së Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë në ditët e sotme, fatkeqësisht shohim se drejtësia dhe barazia nuk janë të zbatuara”.

“Ne në ditët tona kemi ardhur, në një gjendje të mjerë, që të paktën të ngremë zërin, për njohjen e pranisë së doktrinës, së Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.)! Gjatë epokës së studimit tim, në medresetë uehhabiste, më kujtohet përmendja e Imam Kadi Hamranit, të zinxhirit të këndvështrimeve, të imamëve të rruzullit tokësor. Gjatë përmendjes, së të tërë këndvështrimeve, të imamëve që nga Andaluzia deri në Pakistan dhe nga India në Iran, kur i erdhi radha për të sqaruar, doktrinën e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) u mjaftua thënia e një fjalie të vetme: “Nuk ka ndonjë doktrinë të Familjes së Muhammedit!”

“Tani dua t’i pyes, vëllezërit e mi uehhabistë. Vallë a është e arsyeshme, që pasi i dërguari i Allahut (k.m.t.) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin taj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, këta të fundit të mos kenë një shkollë doktrinore?! Madje ky hadith, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”. Në një kohë, kur u përmendën të tërë doktrinat islame, që nga Andaluzia në Iran, nga Pakistani në Indi, madje deri në Angli, por në asnjë vend, nuk u cek doktrina e Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), pra pati një largim nga feja islame dhe nuk iu kushtua rëndësi normave islame! Me të vërtetë kjo është mizori! Unë do t’iu lutesha, vëllezërve të mi uehhabistë, që t’i mendojnë mirë fjalët e mia”.

Sqarime

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak