Shankiti: Ata që nënvlerësojnë sulmin e Iranit nuk e dinë se çfarë është lufta dhe nuk janë të vetëdijshëm për brishtësinë psikologjike të shoqërisë sioniste

Publikuar në Prill 19, 2024, 8:04 a.m.

"Sipas një sondazhi të kryer vite më parë nga Qendra për Studime Iraniane në Universitetin e Tel Avivit dhe të publikuar nga Haaretz, gati një e katërta e izraelitëve po mendojnë të emigrojnë përgjithmonë nga Palestina sapo Irani të njoftojë se ka marrë armë bërthamore."

Mendimtari dhe studiuesi i njohur nga Mauritania, Muhammad Mukhtar al - Shankiti shkroi për Aljazeera:

 

Mesazhet e konfliktit në mes të Iranit dhe Izraelit

 

Muhammad Mukhtar Shankiti

Ata të cilët nënvlerësojnë rolin pozitiv të këtij sulmi të Iranit në çështjën palestineze, ose nuk janë të vetëdijshëm për aspektet psikologjike të luftërave ose për brishtësinë e shoqërisë sioniste.

Kur sulmi i Iranit ndaj Izraelit shikohet nga perspektiva e luftës në Gaza, mund të thuhet kjo: Çdo sulm iranian ndaj Izraelit – pa marrë parasysh sa simbolik është – është në dobi të popullit të Gazës pasi që lehtëson barrën e luftës barbare të Izraelit kundër tyre. Populli i Gazës ka përfituar nga ky konflikt Iran - Izrael që nga dita e parë. Menjëherë pasi shënjestroi konsullatën iraniane në Damask, Izraeli ka filluar të tërheqë shumicën e forcave të tij nga Gaza, në një mënyrë që duket të jetë një përgatitje parandaluese për çfarëdo lloj konflikti, pasi që Izraeli merr parasysh kontrollin strategjik të Iranit mbi Libanin dhe frontin sirian në veri... Izraelitëve mund t'u duhet të ndalojnë luftën në Gaza për të shmangur luftimet në dy fronte - Gaza në jug, Liban dhe Golan në veri.

Nëse shikohet nga këndvështrimi i çështjes palestineze në përgjithësi, mund të thuhet kjo; Nuk ka armë më të fuqishme kundër kolonializmit izraelit në Palestinë sesa arma e frikës dhe panikut, dhe pasoja më e rëndësishme e sulmit të mbrëmshëm iranian është ky tmerr i krijuar në shoqërinë izraelite.

Ata të cilët e nënvlerësojnë rolin e këtij sulmi në çështjën palestineze, ose nuk janë të vetëdijshëm për aspektet psikologjike të luftërave ose për brishtësinë e shoqërisë sioniste, e cila përbëhet nga një diasporë njerëzish të cilët vijnë nga e gjithë bota, shumë prej anëtarëve të së cilës kanë shtetësi të dyfishtë. Një ndjenjë e përhapur pasigurie do të shtyjë një pjesë të madhe të kësaj shoqërie artificiale të arratiset dhe kjo situatë do të gërryejë projektin sionist dhe do të nisë procesin e tij të zhdukjes.

Dy ditë më parë, gazeta izraelite Jerusalem Post shkroi se histeria dhe paniku kanë dominuar shoqërinë izraelite që nga sulmi i Izraelit ndaj konsullatës iraniane. Gazeta shkruante se izraelitët, në panik dhe frikë, tërhiqnin para nga bankat, ruanin ujë dhe blenë të gjithë gjeneratorët e energjisë elektrike në treg.

Sipas një sondazhi të kryer vite më parë nga Qendra për Studime Iraniane në Universitetin e Tel Avivit dhe të publikuar nga Haaretz, gati një e katërta e izraelitëve po mendojnë të emigrojnë përgjithmonë nga Palestina sapo Irani të njoftojë se ka marrë armë bërthamore.

Nuk ka asgjë që mund të zvogëlojë vlerën strategjike afatgjatë të sulmit të djeshëm, pasi ai do të ketë një ndikim të thellë në imunitetin psikologjik të shtetit dhe shoqërisë sioniste. Gjashtë muaj pas tronditjes së shkaktuar nga sulmi heroik i rezistencës palestineze më 7 tetor, i cili depërtoi në vijat e mbrojtjes izraelite në mënyrë të paprecedentë, Izraeli po shkel qartë kufijtë e tij të mbrojtjes dhe po tregon brishtësinë e imazhit të pamposhtësisë së regjimit.

Prandaj, mund të thuhet se 7 tetori 2023 dhe 13 prilli 2024 do të hyjnë në histori si dy ditë kur shteti sionist humbi një pjesë të konsiderueshme të frenimit të tij dhe arsye e kësaj nuk janë përmasat e humbjeve të Izraelit, por lëkundjet e vetëbesimit të sionistëve dhe imuniteti i projekteve të tyre politike... Lufta në fund të fundit nuk është gjë tjetër veçse një konflikt vullnetesh.



Burimi : Medya Şafak