Doktor Isam Imadi: “100 Pyetje Rreth Selefizmit”

nga İsam el-İmad | Publikuar në Nën. 2, 2016, 1:50 p.m.

Lajmet www.medyasafak.net
Autor: Isam el-Imad
Turqizoi: Merve Soydaş Gök
Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Parë: “Vallë a është selefizmi një risi ose një sunnet?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash dua të them se, kjo është një çështje serioze, të cilën pasi e kemi shqyrtuar gjërë e gjatë, kemi botuar dhe materiale dhe shkrime në këtë drejtim. Ajo që dua të them është se, nga mësuesit tanë sauditë, si imami uehhabist Shejh Abdullah Abbasi, gjithashtu Shejh Huzejmi, si dhe nga dijetarët e tjerë uehhabistë, se detyra jonë është lufta kundër risive. Unë dua t’i drejtoj dy pyetje këtyre mësuesve: “Vallë a jemi në selefistët ndjekës të risisë?!” dhe “Vallë çfarë kuptojmë me termin risi?!”

“Tani kam dëshirë, që t’u përgjigjem këtyre pyetjeve, me përgjigjen e dhënë nga dijetarët sunnitë: “Me të vërtetë selefizmi është një risi dhe nuk është aspak një shkollë jurdike islame”. “Sërish dua të bëj të ditur, se me të vërtetë ky, është një mendim madhështor. Ndërsa tani kam për synim rikthimin në zanafillën e selefizmit në fjalë. Lërmëni t’iu shpreh se dijetarët uehhabistë, duke u orvatur, me të tëra mënyrat, të marrin në dorë frenat, e mbarë bashkësisë muslimane, kanë krijuar një sekt me emrin “selefizëm”, i cili pranon si muslimanë të vërtetë, vetëm ndjekësit e sektit të Shejh Muhammed Abduluehabbit, ndërsa muslimanët e tjerë sunnitë, i përjashton nga ky term!”

“Tani dua të ngre pyetjen: “Nëse kjo nuk është një risi, atëherë çfarë është?!” “Tani vetëm për një çast, le të marrim si të mirëqënë, përjashtimin nga feja islame, e miliona muslimanëve sunnitë, anembanë rruzullit tokësor. Pra e thënë ndryshe, le të ndërtojmë xhami të reja, për muslimanët e shkolllës juridike hanefite, shafiite, hanbelite dhe malikite, si dhe rrymat dhe sektet e tjera sunnite. Tani le të ndalemi rishtas për një çast dhe le të mendojmë, për pasojat e këtij veprimi”. “Vallë çfarë kemi bërë?!” “Vallë a nuk kemi krijuar një bashkësi muslimane, brenda bashkësisë ndërkombëtare muslimane?!”

“Duke u mbështetur, në të vërtetat e pamohueshme të lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se “selefizmi”, është kryekëput një risi. Madje lërmëni t’iu shpreh, se këtu biem ndesh, me thënien e sipërcituar të dijetarëve uehhabistë, që në njërën anë, “ne po luftuakemi kundër risisë”, ndërsa në anën tjetër, paskemi krijuar një sekt të mbështetur këmbë e krye në risi!” “Pra ne si besimtarë uehhabistë, e kemi izoluar vetveten, tërësisht nga bota muslimane!” “Këto janë përjetimet e mia vetjake, në epokën kur isha uehhabist. Për ta ilustruar sa më mirë, përvojën time vetjake, po e ilustroj me faktin se për sa kohë, që unë isha uehhabist, asnjëherë nuk mund të falja namaz, në një xhami shafiite. Për më tepër, unë si një ish uehhabist, e kisha plotësisht të ndaluar, faljen e namazit në një xhami hanefite, hanbelite, esh’arite, maturidite, nakshibendite dhe tixhanite”.

“Kështu që ne si bashkësi besimtarësh uehhabistë, jo vetëm që kishim krijuar një sekt të ri, por kishim shtruar dhe pyetjen irracionale: “Vallë a është ky sekti ynë, në përputhje të plotë, më udhën e drejtë, të të parëve tanë të mirë “selefëve”?!” “Megjithatë pyetjet e mia të radhës janë: “Vallë a gjendeshin xhami të veçanta, në epokën kur jetuan të parët tanë të mirë “selefët”?!” “Vallë a kishte xhami të veçanta, në të cilat faleshin hanefitët dhe shafiitët?!”

“Lejomëni t’iu bëj të qartë, se përgjigjet e këtyre pyetjeve, janë shumë të thjeshta: “Jo vetëm që një ndasi e tillë nuk ekzistonte, sepse të tërë muslimanët, faleshin së bashku në një rresht, por dhe në epokën para themelimit, të katër doktrinave, pra të shkollave të mendimit islam, ose siç njihet ndryshe në epokën e “Fukahatu’s-Seb’a” (Shtatë Dijetarëve), sërish nuk ekzistonte. Madje duke shkuar më larg, në rrjedhën e historisë islame, duke llogaritur që në shekullin e tretë të mërgatës islame, të parët tanë të mirë (selefët), nuk kishin xhami të veçanta, në të cilat falnin namazet. Shkurtimisht ajo që ne po bëjmë, është një kryekëput një risi dhe është e jo e arsyeshme, jo logjike dhe e pamundur, që të lufojmë një sekt të mbështetur, këmbë e krye në risi, me një tjetër risi!”

Pyetja e Dytë: “Vallë a ishte një idhujtar themeluesi i uehhabizmit?!”

Isam Imadi: “Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, unë gjithmonë kam cekur një çështje shumë të rëndësishme, gjatë bashkëbisedimeve mes uehhabistëve, të cilët aludojnë, se ndjekin udhën e drejtë, të të parëve tanë të mirë “selefëve”. Kjo çështje është pretendimi i rremë i uehhabistëve, se udha e ndjekur nga sunnitët dhe mistikët, është një rrugë që të çon drejt idhujtarisë. Një herë nuk m’u durua dhe i thashë: “Po mirë, vallë a nuk e keni menduar kurrë, se ndjekja në mënyrë të verbër e sektit të Shejh Muhammed Abduluehhabit, është e barabartë me përshkrimin shok të Allahut të Madhëruar?!”

“Këtë fakt e shpalos, sepse me të vërtetë, rruga e ndjekur nga ju uehhabistët, nuk është gjë tjetër, vetëm se një lloj i fshehur, i përshkrimit shok të Krijuesit tonë! Pasi e citova këtë fakt kokëfortë, uehhabistët më panë me sy të çapëlyer dhe ta çuditur më pyetën: “Vallë si është e mundur kjo?!” “Ndërsa unë me bindje ia ktheva: “Vallë cili është kuptimi i gjërë, i përshkrimit të Allahut (f.m.t.)?!” “Më pas shtova: “Kjo është ndërhyrja në veprimtarinë e Allaht (k.m.t.)”. “Ndërsa tani sinqerisht më thoni: “Vallë a nuk është shprehur, Muhammed Abduluehhabi, se veprimtaria e Allahut (l.m.t.), është në këtë mënyrë, ndërsa veprimtaria e Muhammedit (p.q.m.t.), është në këtë mënyrë?!” “Vallë a nuk përcakton ky pohim, një ndarje dhe për më tepër një ndërhyrje, mes veprimtarisë së Allahut të Gjithëfuqishëm dhe të dërguarit të Tij (p.q.m.t.)?!” “Ja pra ky është lloji i fshehur i përshkrimit shok i Allahut të Gjithëmshirshëm!”

“Atëherë po iu tërheq vëmendjen, duke iu thënë se ndërsa ju orvateni, që t’i largoheni përshkrimit shok të Allahut (f.m.t.), bëni pikërisht të kundërtën, sepse keni rënë brenda me të dyja këmbët, në dukurinë e që sapo përmenda, sepse ju ndërhyni drejtpërdrejtë, në veprimtarinë e Allahut (k.m.t.)!”

“Pra ju bëni ndarjen dhe ndërhyrjen, mes veprimtarisë së Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit të Tij (p.q.m.t.), duke përcaktuar në mënyrë të padijshme dhe të parturpshme, se kjo na qenka veprimtaria e Allahut (l.m.t.), ndërsa kjo tjetra na qenka, veprimtaria e Muhammedit (p.q.m.t.) (?!) “E thënë ndryshe, ju i përshkruani shok Allahut (f.m.t.), në mënyrë të pavetëdijshme. Me këtë kam për qëllim, t’iu tërheq vërejtjen, duke iu përplasur në fytyrë faktin se jeni duke mëkatuar!”

“Gjithashtu dua të kumtoj se synimi im, nuk është krijimi, i një debati të ri në mesin tonë, por dua që t’iu citoj diçka uehhabistëve, të cilët gënjejnë veten, duke pretenduar, se ndjekin udhën e drejtë të të parëve tanë të mirë “selefëve”. Për hir të së vërtetës, dua t’iu shpreh se ju, jeni ata të cilët akuzoni, të tërë muslimanët e tjerë sunnitë, të cilët nuk janë uehhabistë, se i përshkruajnë shok Allahut (k.m.t.), por ju uehhabistët jeni idhujtarët e vërtetë!”

“Për hir të Allahut Mëshirëplotë, pyeteni njëherë veten, nëse thënia e lartpëmendur, e Muhammed Abduluehhabit, është ose nuk është, një lloj i fshehur, i përshkrimit shok të Allahut (l.m.t.)?!” “Tani u drejtohem përsëri ju, si uehhabistë që jeni, duke theksuar se, ju jeni duke mëkatuar, sepse po shkelni normat dhe rregullat e Krijuesit tonë, me shprehjen tmerrësisht të gabuar të Muhammed Abduluehhabit: “Veprimtaria e Allahut (f.m.t.), është në këtë mënyrë, ndërsa veprimtaria e Muhammedit (p.q.m.t.), është në këtë mënyrë!”

“Madje nuk do ta teproja aspak, duke thënë me bindje të plotë se, sjellja juaj është një përpjekje e dështuar, për të nështruar dhe përvetësuar, fuqinë dhe vullnetin absolut hyjnor. Për më tepër sjellja juaj foshnjarake dhe qesharake, i ngjan thënies së njohur të çifutëve, të cilët nuk ngurruan të shprehnin: “Allahu është dorështrënguar”.

“Ndonëse dikur dhe ata, ishin ndjekës dhe zbatues të njëshmërisë së të Madhit Zot, kjo nuk u bë pengesë, që Allahu (k.m.t.) t’i ndëshkonte dhe t’i mallkonte ata. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Çfarë domethënie ka kjo?!” “Përgjigjemi se Allahu i Lartësuar, dëshironte që t’i dhuronte një post të rëndësishëm, njërit nga robërit e Tij, por çifutët e kundërshtuan këtë, duke “kufizuar” fuqinë dhe pushtetin e Tij, kur shpalosën mllefin e tyre siç na lajmëron ajeti kuranor: “Allahu është dorështrënguar”.

“Me fjalë të tjera dhe ju si uehhabistë, keni kryer të njëjtin gabim, duke këmbëngulur kot së koti, si mushka me thënien injorante: “Allahu (l.m.t.), nuk i ka dhënë këtë post të lartë dhe të veçantë Muhammedit (p.q.m.t.)”, duke u orvatur kështu, që të “kufizoni” pushtetin e pa fillim dhe pa mbarim, të Allahut të Gjithëfuqishëm, pikërisht ashtu siç bënë çifutët. Tekefundit dhe ky fakt kokëfortë, është një tjetër dëshmues i padiskutueshëm, se ju uehhabistët jeni idhujtarë të vërtetë!”

Pyetja e Tretë: “Vallë cila është arsyeja që selefët sulmojnë gjuhëtarët sunnitë?”!

Isam Imadi: “Gjatë viteve të qëndrimit, pra të kryerjes së studimeve të larta, në Mbretërinë Arabisë Saudite, gjithmonë më ka shqetësuar, një problem serioz. Lejomëni t’iu sqaroj se, para dhjetë ose pesëmbëdhjetë vitesh, kam diskutuar me Shejh Uthman Hamisin, për një periudhë kohore, më tepër se një vit, arsyen se përse uehhabistët, sulmojnë kaq ashpër dhe egër, gjuhëtarët dhe leksikografët. Si në universitetin “Ummu’l-Kura” (Kryefshati), ashtu dhe në universitetët e tjerë saudite, mund të vërehet lehtësisht dhe qartësisht, sulme të papara dhe të paprecedentë, kundër shpjegimeve dhe sqarimeve, të gjuhëtarëve dhe leksikografëve”.

“Sërish lërmëni t’iu pohoj se fatkeqësisht, se dijetarët uehhabistë, të cilët japin mësim në universitët sauditë, sulmojnë në mënyrë tepër brutale dhe rrugaçërore, kryevepra të fushës së gjuhësisë, siç janë “Mufredati” (Programi), e dijetarit të madh Ragib Isfahanit, veprat e gjuhëtarërit të njohur Imam Zemahsheriut, veprën me titull: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), e leksikografit të shquar Ibn Mensurit, Imam Firuzabadit, si dhe kundër një liste të gjatë gjuhëtarësh dhe leksikografësh eskpertë dhe të mirënjohur muslimanë”.

“Me të vërtetë, është për t’u ardhur keq, se kjo mendësi e gabuar, ka ngulur rrënjë të thella, duke helmuar dhe intelektin e dijetarëve bashkëkohorë uehhabistë. Madje këta të fundit, pretendojnë pa pikën e turpit, se shkenca e gjuhësisë dhe leksikut, ka rrënuar themelet e njëshmërisë së Allahut (f.m.t.) (?!)” “Tani në këtë pikë jetike, do të doja t’u bëja thirrje, këtyre dijetarëve uehhabistë, që t’i thërrasin mendjes, se kanë humbur plotësisht busullën. Për hir të Allahut (k.m.t.), mos u bëni kaq qesharakë, në sytë e besimtarëve!” “Ju lutem sinqerisht tregomëni, se cilët janë ata, që njohin më së miri gjuhën e Kur’anit Famëlartë?!” “Ja ku po ua kthej unë përgjigjen: “Gjuhëtarët, leksikografët dhe studiuesit e gjuhës, janë mjeshtrat e vërtetë, që e njohin më së miri këtë gjuhë!” “Vallë a nuk janë të tillë, gjuhëtarët dhe leksikografët kolosë, që nga Sibeuejhi deri tek Ibn Akili!”

“Ndërsa apologjeti i ndjerë bashkëkohor, Muhammed Abduhu, i sfidon këta dijetarë uehhabistë, me një ironi therëse me thënien e famshme: “Nuk është puna ime, që të jap si lëndë mësimore, veprën me titull: “Esraru’l-Ixhazi” (Të Fshehtat e Lejes), e Imam Xhurxhanit, sepse unë qëndroj, një shkallë me lart se ai!” “Në këtë fazë të rëndësishme, dua t’i bëj një ftesë nga zemra, dijetarëve uehhabistë, duke i shprehur se, nëse ju besoni se gjuhetarët e brezave të mëparshëm dhe ata brezave të mëvonshëm, janë gabuar në shpjegimin, e njëshmërisë së Allahut (k.m.t.), sipas terminologjisë përkatëse dhe si rrjedhojë dhe ne jemi gabuar, sepse kemi shkuar pas rrugës së tyre, a nuk do të ishte më me vend që para së gjithash, të kthehemi në retrospektivë dhe të rishikojmë njëshmërinë e Allahut (l.m.t.), sipas këndvështrimit tonë?!”

“Tani vetvetiu ngrihet pyetja: “Vallë a nuk është e mundur, që të kemi gabuar ne dhe jo gjuhëtarët dhe leksikografët?!” “Lërmëni t’iu shpjegoj se në fillim, ne si uehhabistë sulmuam ashpër, komentuesit e Kur’anit Fisnik, sepse menduam se këta të fundit, ishin gabuar në komentimin e njëshmërisë së Allahut (f.m.t.). Më pas kur sërish mbetëm pa rrugëdalje në qorrsokakun e errët, në të cilin na kishte futur sekti uehhabist, kësaj here u erdhi radha e sulmeve, kundër gjuhtarëve dhe leksikografëve më të mëdhenj dhe më të njohur. Megjithatë gabimin më trashanik e kryem, duke u mbështetur në teoritë e dështuara të Shejh Muhammed Abduluehhabit, të cilat kishin të bënin me gramatikën dhe përbërjen strukturore të gjuhës arabe. Ja pra kështu e izoluam vetveten, duke thelluar njëherë e mirë, “hendekun imagjinar”, mes nesh dhe mes gjuhëtarëve dhe leksikografëve”.

 

Pyetja e Katërt: “Vallë a kishte një mungesë të figurave autoritare që ju shtyu që të zgjidhni pikërisht Ibn Tejmijjen si udhëheqësin tuaj shpirtëror?!”

Isam Imadi: “Lejomëni që t’iu sqaroj, se unë kam mësuar diçka thelbësore, si nga mësuesi ynë, i cili njëkohësisht ishte dhe kryemuftiu i Mbretërisë së Arabisë Saudite, ashtu dhe nga shumë dijetarë të tjerë uehhabistë, pra që ne ishim te detyruar, që të mësonim, themelet e fesë islame, vetëm nga një autoritet, dituria fetare e së cilit, nuk mund të vihej në dyshim. Të them të drejtën, kjo ishte një nga arsyet kryesore, që më nxiti që të largohem përfundimisht, nga sekti i humbur uehhabist. Prandaj vendosa që t’i ndaj me ju, përvojat e mia vetjake, si një ish student uehhabist”.

“Unë ndihesha në mëdyshje të fortë, në lidhje më figurën autoritare të Ibn Tejmijjes. Shkaqet që më ngjallën këtë dyshim të thellë, ishin nga më të ndryshmet, sepse në njërën anë, dijetarët uehhabistë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i thurnin parreshtur elozhe, duke e ngritur në piedestal figurën e tij, ndërsa në anën tjetër, me qindra dijetarë të mëdhenj sunnitë, të kryeqytetit egjiptian të “Universitetit të Ezherit” në Kajro dhe të kryeqytetit sirian të Damaskut, e akuzonin drejtpërdrejtë Ibn Tejjmijen, si një shpikës dhe si një ndjekës të risive!”

“Dyshimet e mia u sendërtuan dhe morën formë, në një kohë kur me qindra dijetarë të mëdhenj, të botës islame sunnite, dilnin hapur në akuzimin e Ibn Tejmijjes, si shpikës dhe ndjekës risish. Në mendjen time filloi të vërtitet pyetja: “Vallë përse ne si studentë uehhabistë që ishim, e kishim rreptësisht të ndaluar hulumtimin, kërkimin dhe mësimin e së vërtetës, mbi udhëheqësin tonë shpirtëror, Ibn Tejmijjen, në universitetët tonë uhehhabistë?!” “Fundja ne duhet ta mësonim, themelet e fesë islame, vetëm nga një autoritet, dituria fetare e së cilit, nuk mund të vihej në dyshim, pikërisht ashtu siç na kishin rrënjosur dhe mësuesit tanë”.

“Pas disa hulumtimeve dhe kërkimeve të kryera, më në fund u njohëm, me një gamë të larmishme mendimesh, të dijetarëve të mëdhenj sunnitë, pikërisht mbi Ibn Tejmijjen. Gjithashtu dua të përmend faktin, se të paktën për sa kohë që isha student uehhabist, brenda trojeve saudite, isha i detyruar që të ngulisja mirë në mendje, gënjeshtrën se Ibn Tejmijje, nuk ishte aspak ashtu siç cilësohej me të drejtë, pra një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit (p.m.t.)). Madje për të na e vërtetuar dhe më shumë këtë “hipotezë”, shumë dijetarë uehhabistë, shkruan dhe botonin vepra të shumëllojshme, me synimin e vetëm, pra atë të rrëzimit të kësaj, të vërtete të pamohueshme. Megjithatë në krahun tjetër qëndronte i paepur, dijetari i madh sunnit, Imam Ibn Haxher Askalani, i cili kishte kohë që e akuzonte vazhdimisht udhëheqësin tonë shpirtëror, Ibn Tejmijjen, si një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit (p.m.t.))”.

“Kështu që dyshimet e mia, mbi autoritetin e Ibn Tejmijjes, tanimë nuk ishin më të pabazuara, por ishin shndërruar në argumentë të padiskutueshëm. Si një ish uehhabist, herë-herë pyesja veten: “Vallë përse në vend, që të largohemi përgjithmonë, nga mësimet e një “nasibiu” (armiku të Ehli Bejtit (p.m.t.)), ende vijojmë me përkushtim, që të mësojmë idetë e tij?!” “Këtu nuk mund të lë pa përmendur faktin se akuzimi si një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit (p.m.t.)), ishte më i lehti. Këtë e them sepse sërish Ibn Tejmijje, ishte akuzuar se kishte pranuar dhe përkrahte, teorinë e çmendur të mishërimit të Allahut të Madhëruar, në trupin e një qënieje njerëzore!” (Allahu (k.m.t.) na ruajttë!)

“Pavarësisht këtyre akuzimeve serioze dhe të rënda, tanimë të vërtetuara botërisht, “elita jonë drejtuese”, e përbërë nga mësuesit tanë uehhabistë, këmbëngulte si mushka, duke theksuar me një verbëri të skajshme, se udhëheqësi ynë shpirtëror, Ibn Tejmijje, ishte autoriteti i vetëm, dituria fetare e së cilit, nuk mund të vihej në dyshim (?!) “Ja pra me pak fjalë, kjo është metoda e ndjekur dhe e zbatuar uehhabiste! Muhammedi (p.q.m.t.) në një hadith ka thënë: “Largohu nga ajo që është e dyshimtë dhe pranoje atë që është e qartë!”

“Dy pyetjet e mia të fundit, në fund të serisë sonë të parë janë: “Vallë përse ne nuk mbështemi, tek një dijetar i mirëfilltë, mbi të cilin Këshilli i Dijetarëve Muslimanë, është njëzëri dhe i sigurtë, mbi dituritë dhe njohuritë e tij fetare, në vend që të ndjekim dhe të zbatojmë idetë e “nasibiut” (armikut të Ehli Bejtit (p.m.t.)) dhe një të krisuri dhe truthari si Ibn Tejmijje, për të cilën ndiejmë kaq shumë dyshime?!” “Vallë a kemi një mungesë të figurave autoritare dhe dijetarëve të mirëqënë muslimanë, që të shkojmë e të strehohemi pikërisht, tek një njeri si Ibn Tejmijje, i cili ka lënë pas vetes së tij, një hije të pafund dyshimesh?!”

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak