100 Pyetje Rreth Selefizmit 4

nga İsam el-İmad | Publikuar në Nën. 19, 2016, 2:19 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Gjashtëmbëdhjetë: “Vallë a mund të përmendni një shembull tjetër armiqësie të hapur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër. Falenderimi i takon Allahut (k.m.t.), i Cili ka bërë të mundur, që të arrijmë në këtë pikë të rëndësishme. Ne serinë e sotme, të programit tonë, të pyetjeve dhe përgjigjeve, do të hedhim dritë, mbi një mori mosmarrëveshjesh, të cilat janë tregues të qartë, të armiqësisë së hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Pikë së pari, lejomëni t’iu bëj të ditur, se në ditët kur unë, së bashku me shokët e mi, ishim të indoktrinuar nga ideologjia e sektit uehhabist, ishim shndërruar në një mënyrë të pavetëdijshme, në armiq të hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), më saktësisht ndaj familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Kur e them këtë, nuk kam për qëllim, të them se Ibn Tejmijje, ishte drejtpërdrejtë një armik i hapur, por ky i fundit sigurisht, ishte një armik i fshehur, i familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Ashtu siç kumton dukshëm dhe Imam Dhehebiu: “Ibn Tejmijje pa dijeninë e tij, kishte hyrë dhe kishte ndjekur rrugën e gabuar, të armiqësisë dhe urrejtjes, së anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Ndërsa tani kam dëshirë, të kaloj në çështjen, sa delikate aq dhe të shumëpërfolur, se si Fatime Zehraja (p.m.t.), i kishte rritur, edukuar dhe mësuar djemtë e saj. Këtu duhet të përmend se si dijetari uehhabist, Dhahir Shahu, nuk ngurron të përshkruajë: “Fatimeja (p.m.t.), e kishte edukuar shumë keq Imam Husejnin (p.m.t.)! Sërish Fatimeja (p.m.t.), e kishte mësuar Imam Husejnin (p.m.t.), që të mos i respektonte simbolet e fesë islame!” (Allahu (l.m.t.) na ruajjtë!) “Rishtas Imam Husejni (p.m.t.), tregoi një sjellje shumë të shëmtuar, sepse ai ishte aq i pafytyrë, sa i ngriti krye dhe luftoi kundër udhëheqjes islame dhe në fund u asgjësua dhe u shkatërruar, nga ana e prijësit të gjashtë, të bashkësisë muslimane, Jezid Ibn Muaijes, të birit të zotërisë sonë, Muauije Ibn Ebi Sufjanit. Këtë e them, duke u mbështetur tërësisht, në hadithin e vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është si vijon: “Për sa kohë që dymbëdhjetë prijës, do t’iu drejtojnë, feja islame do të qëndrojë gjithmonë e nderuar dhe në këmbë”. “Megjithatë faji i asgjësimit fizik, nuk ishte i Imam Husejnit (p.m.t.), por i përkiste nënës së tij, përkatësisht Fatime Bint Muhammedit (p.q.m.t.), sepse kjo e fundit, kishte dështuar në edukimin e tij, sepse i kishte mësuar të birit të saj, që të mos respektonte simbolet e fesë islame!” (Unë i mbështetetem plotësisht Allahut (f.m.t.), nga këto thënie nënçmuese, përçmuese dhe poshtëruese)”.

“Pas këtyre fjalëve tmerruese, të cilat janë për të vënë kujën, lë t’i hedhim një vështrim edhe komentimeve të Dr. Betul Uehhabiut dhe Dr. Halid Sheukaniut. Këta të dy citojnë: “Me të vërtetë Fatimeja (p.m.t.), i dha një edukatë shumë të keqe dhe të shëmtuat të dy djemve të saj. Kjo ishte arsye kryesore, se përse pas mërgimit të fundit në botën tjetër, farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe i Imam Husejnit (p.m.t.), sa vinte e vetëm përkeqësohej, derisa erdhi dhe u emërtua, si “brezi i luftënxitësve”. “Farefisi i tyre i mallkuar, shkaktoi shumë përçarje dhe trazira në rruzullin tokësor. Për më tepër brezi i ndyrë i Hasanit (p.m.t.) dhe i Husejnit (p.m.t.), u bë shkas që dy dinastitë më të fuqishme islame, përkatësisht dinastia emeuiste (bijtë e Umejjes) dhe dinastia abbasite (bijtë e Abbasit), të përjetonin ngrëçe dhe kriza të ndryshme deri në stagnacion. Nëse Fatimeja (p.m.t.) dhe brezi i saj, nuk do të kishte ekzistuar, atëherë theksojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, India dhe Republika Popullore Kineze, do t’i ishin bashkangjitur me kohë tërësisë së trojeve islame. Por duke u nisur nga fakti, se e bija e Muhammedit (p.q.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), i kishte dhënë një edukatë të keqe djemve dhe nipërve të saj. Më pas këta të fundit, kërkuan të drejtën e udhëheqjes së bashkësisë muslimane. Me sjelljen e saj të keqe ndaj Ebu Bekrit, zotërisë së fesë islame, njeriut më të përsosur të krijuar, pas të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe prijësit të parë të bashkësisë muslimane, u bë një shëmbëlltyrë e keqe, për brezin e Hasanit (p.m.t.) dhe Husejnit (p.m.t.). Kështu që farefisi i Muhammedit (p.q.m.t.), duke ngritur krye kundër prijësve të epokave të tyre përkatëse, shkaktoi kaos, përçarje dhe trazira, në mesin e bashkësisë muslimane. Si rrjedhojë Allahu (l.m.t.) i shkatërroi ata të tërë!” (Shpresojmë me gjithë zemër që Allahu (f.m.t.), t’i mallkojë ata të cilët shprehen kështu!)

“Tani dua t’i drejtohem, këtyre dijetarëve uehhabistë, duke i thënë që të kenë frikë Allahun (k.m.t.)!” “Tani natyrshëm ngrihen pyetjet: “Vallë a nuk janë këto fjalë armiqësore, treguese të qarta të armiqësisë së hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a nuk e paraqisin këta dijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe farefisin e saj të bekuar, si njollën e e zezë, të fesë islame?!” “Unë kam për synim lënien ndjekësve tanë të nderuar, të drejtën e komentimit dhe gjykimit, të këtyre pohimeve nënçmuese, përbuzëse, përçmuese, poshtëruese dhe turpëruese)”.

Pyetja e Shtatëmbëdhjetë: “Vallë a mund të përmendni një shembull tjetër armiqësie të hapur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Ndërsa tani le t’i rikthehemi çështjes, së arsimimit dhe edukimit, të metodologjisë uehhabiste. Lërmëni t’iu bëj të qartë, se dijetarët uehhabistë, na e rrënjosën këtë mënyrë edukimi, dhe këtë sistem besimi, që kur ishim në moshë të mitur. Profesorët tanë uehhabistë, na e mësuan odenë e Umer Ibn Hattabit, ashtu siç mësonim suret e Kur’anit Famëlartë. Kjo ode ishte kështu:

“Një fjalë i tha Umeri Aliut,
“O Zot, lartësoje atë që dëgjon këtë fjalë,
“Si dhe madhëroje atë që mëson këtë fjalë,
“Nëse ti nuk më jep betimin,
“Do të ta djeg shtëpinë,
“Duke mos të të lënë asnjë të gjallë,
“Ndonëse në shtëpinë tënde, është e bija e Muhammedit (p.q.m.t.),
“Këtë fjalë e thotë vetëm Ebu Hafsaja (Umeri), Aliut,
“Mbrojtësit dhe trimit të farefisit të Adnanëve”.

“Tani dua t’i drejtoj një lutje në formë kërkese, dijetarëve uehhabistë, duke përsëritur që të kenë frikë Allahun (l.m.t.)!” “Vallë a nuk është kjo një armiqësi?!” “Madje ne si uehhabistë që ishim, duke u ndjerë krenarë dhe të lumtur pa patur asnjë dijeni, shprehnim me plot gojën: “Guximi i zotërisë sonë Umer Ibn Hattabit, është aq i madh, sa të rrënojë nga themelet shtëpinë e fitnes. Ne pretendonim me bindje të verbër, se bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), ishin mbledhur në vendin e quajtur Thakife (vendi ku u zgjodh prijësi i bashkësisë muslimane, pas mërgimit në botën tjetër të Muhammedit (p.qm.t.)), ndërkohë që i trupi i pajetë, i të dërguarit të Allahut (f.m.t.), ende dergjej mbi sipërfaqen e tokës i pambuluar me dhe”.

“Me këtë kuptojmë se, bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të mendimit se feja islame (Ebu Bekri), ishte më i rëndësishëm, se sa vetë trupi i pajetë i Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas ne si uehhabistë që ishim, theksonin se Fatimeja e gjorë (p.m.t.), së bashku me të mjerët e tjerë, ishin mbledhur në shtëpinë e Fatimes (p.m.t.). (Allah (k.m.t.) na ruajttë!)” “Më tej ne aludonim se Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), ishin mbledhur në shtëpinë e Fatime Zehrasë (p.m.t.), me synimin e thurjes së një një komploti, kundër fesë islame (Ebu Bekrit). Duke u nisur nga fakti, se ata e dinin shumë mirë faktin, se nuk do të zgjidheshin kurrë, si prijësit e bashkësisë muslimane, atëherë përpara tyre shtriheshin dy mundësi. Kështu që bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), ose do të sulmonin këtë shtëpi, sepse ishte shndërruar në një çerdhe përçarjeje dhe trazirash, ose do zhvillohej një luftë, në gjirin e bashkësisë muslimane”.

“Duke u mbështetur në faktet e lartpërmendura, ne këmbëngulnim fuqishëm, se Fatimeja (p.m.t.) ishte e mangët dhe e metë të nga trutë dhe se kishte mungesë të dijeve fetare (Unë i mbështetem tërësisht Allahut (l.m.t.) na këto thënie të parturpshme). Ne e thonim këtë sepse Fatimeja Zehraja (p.m.t.), ishte një grua dhe meqë kjo e fundit, kishte lejuar që bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të mblidheshin në këtë shtëpi, këta tanimë i kishin shpallur luftë fesë islame dhe kishin për qëllim që t’i jepnin fund fesë islame (Ebu Bekrit). Ne si uehabistë që ishim, ndanim mendimin, se në njërën anë prijësi i parë i bashkësisë muslimane, mendonte mbi të ardhmen e fesë islame, ndërsa në anën tjetër, Imam Aliu (p.m.t.) mendonte, se si të kurorëzohej me kurorën e fesë islame!”

“Ju betohem në Allahun (f.m.t.), se ne ishim armiq të hapur dhe të fshehur, të familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Unë e kam kuptuar këtë fakt kokëfortë, vetëm pasi u largova nga ideologjia e sektit uehhabist. Ndërsa në ditët e sotme, nëse një vëlla uehhabist, më vjen nga diku, ose nga të katër anët e botës, do t’ia përplas në fytyrë, se ky i fundit, është një armik i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Unë përgjigjem se një uehhabist, i cili vuan nga kjo sëmndje, nuk është në dijeni, të këtij besimi të gabuar dhe të shtrembër. Duke u mbështetur në argumentet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, ne duhet të rishikojmë nga e para, metodën e zbatuar nga Ibn Tejmijje dhe duhet të përvetësojmë, një botëkuptim të ri, të arsyeshëm dhe të shëndoshë logjikisht”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak