100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 12

nga İsam el-İmad | Publikuar në Prill 20, 2017, 3:32 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit.

Ibn Tejmijje këtë çështje e komenton kështu: “Asyeja është se këta njerëz, janë dymbëdhjetë personalitete madhështore, të cilat to të vijnë pas Ahmedit (p.q.m.t.), që janë të shënuar si në Teurat dhe në Inxhil (Në kreun në të cilin bëhet fjalë, se Ismaili (p.m.t.) do të behët i ati, i dymbëdhjetë njerëzve të mëdhenj. Orientalisti i njohur Louis Massignon, duke u mbështetur në këtë verset të Teuratit, këmbëngul se të krishterët, duhet ta shohin Islami, si një vijim i traditës së udhës së vërtetë Medya Şafak), janë dymbëdhjetë imamët rafiditë.

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetet fetare, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

Pyetja e Tridhjetëenëntë: “Them se dijetari i mirënjohur egjiptian Hasan Benna ka cituar: “Jurisprudenca shiite ka pasuruar libraritë islame”.

Isam Imadi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në këtë program, dua të flas, mbi një problem, me të cilin jam ndeshur, në ditët që isha një student uehhabist, mbi çështjen e zanafillës dhe historikut të doktrinës së Imam Xhaferit (p.m.t.).

Citoj se ata të cilët, kanë ngritur aludimin, se doktrina e Imam Xhaferit (p.m.t.), është një besim i kotë, janë të njëjtit njerëz, të cilët kanë shpikur dhe përrallën e Abdullah Ibn Sebeit. Unë kam një lutje, në formë kërkese, për vëllezërit e mi uehhabistë, që t’i hedhin dhe një vështrim, çështjes së Abdullah Ibn Sebeit, sepse me të vërtetë, kjo është një çështje e rrezikshme.

Në mbledhjen e Ahmed Hixhrit, duke u kthyer pas në ditët, në të cilat ne mbanim fjalime poshtëruese, kundër Imam Aliut (p.m.t.), kishim krijuar mendimin se Imam Aliu (p.m.t.), ishte shndërruar në një ushtar besnik, në duart e Abdullah Ibn Sebeit. (Allahu (k.m.t.) më ruajjtë!)

Ashtu siç mendojnë, disa nga vëllezërit e mi shiitë, se Muhammed Ibn Abdiluehhabi, ishte një ushtar në duart e z. Hempher, (Isam Imadi beson se vepra me titull: “Memoirs” (Kujtimet), e z. Hempher është një tekst plotësisht i shpikur, Medya Şafak) dhe ne besonim fuqishëm se Imam Aliu (p.m.t.), ishte një ushtar në duart e Abdullah Ibn Sebeit, pra një vegël në duart e një çifuti. (Shumë dijetarë dhe vërtetues, janë të mendimit, se personazhi i trilluar, i Abdullah Ibn Sebeit, është tërësisht një prodhim, i imagjinatës së disa njerëzve, Medya Şafak).

Ishte pikërisht ky përfytyrim, i cili ishte shkaktari më i madh, që na jepte shtysë, që të poshtëronim Imam Aliun (p.m.t.). Ne në mënyrë të pandërgjegjshme, mendonim se doktrina e Imam Aliut (p.m.t.), në bashkëpunim me Abdullah Ibn Sebein, kishin për qëllim goditjen dhe shkatërrimin nga brenda te fesë islame!

Tani kam një pyetje për vëllezërit e mi uehhabistë: “Nëse çifuti Abdullah Ibn Sebe, është njeriu i cili ka ngritur, për herë të parë, çështjen e udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.), atëherë cili e nxiti Fatime Lulen (p.m.t.) që të ngrinte krye?! Mos të harrojmë se Fatimeja (p.m.t.), kishte ngritur ngrye kundër udhëheqjes, së prijësit të parë, shumë kohë më parë, se Abdullah Ibn Sebei të dilte në skenë.

A mos vallë e kishte nxitur Abdullah Ibn Sebe dhe të fortnderuarën Fatime (p.m.t.), që të ngrinte krye kundër Ebu Bekrit?! Këtë pyetje ua drejtoj, sepse meqenëse vëllezërit e mi uehhabistë, pretendojnë se ishte Abdullah Ibn Sebei, ai i cili nxiti Imam Aliun (p.m.t.) në kryengritje, por tani do të thoni sërish, se ishte i njëjti njeri, që nxiti dhe bijën e dëlirë të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Fatimenë (p.m.t.) kundër Ebu Bekrit?!

Unë do të përmend një fjali, e cila përmbledh, të tërë problemin e mendimit uehhabist. Disa vëllezër uehhabistë kumtojnë: “Nëse ne do t’i hetonim si çështje të ndara, si historikun dhe zanafillën e doktrinës së Imam Xhaferit, ashtu dhe çështjen e Ibn Sebeit, atëherë ne do të dilnim jashtë, ndjekjes së mënyrës së Ibn Tejmijjes”. Ndërsa unë u bëj thirrje: “O bashkësi uehhabistësh, frikësohuni Allahut (l.m.t.)! Largohuni njëherë e mirë, nga mënyra e Ibn Tejmijjes!”

Mbaj mend se në ditët, kur isha uehhabist, se pranë meje erdhi një saudit dhe kur më rrëfeu, se do të xhironte një seri filmash, për Imam Aliun (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.) unë iu përgjigja ashpër: “Pra do të xhiruake filmin e Abdullah Ibn Sebeit!” Vallë përse e thashë këtë?! E dhashë këtë përgjigje, sepse mënyra uehhabiste, kërkon që ne të shprehemi, se doktrina e Ehli Bejtit, është një doktrinë, e cila mbëhetet tërësisht, në komplotet e çifutëve.

Ndërsa unë them se, ne duhet t’i rishikojmë, punimet tona mbi Abdullah Ibn Sebein, sepse nëse ne nuk e ripërtërijmë këndvështrimin tonë, do të vijojmë nxirjen e figurës së Imam Aliut (p.m.t.). Madje nuk do të mjaftohemi as me këtë, por do të vijojmë dhe në nxirjen e historikut dhe zanafillës, të doktrinës së Ehli Bejtit si dhe të dijeve që zotërojmë mbi këtë doktrinë. Këtë e them me bindje të plotës duke u nisur nga fakti, se mendësia dhe doktrina zyrtare e Mbretërisë së Arabisë Saudite, është mbështetur në sionizëm dhe aludon pa pikën e turpit, se ishte Abdullah Ibn Sebei, ai i cili themeloi doktrinën e Ehli Bejtit.

Megjithatë ndërhyrja e Abdullah Ibn Sebeit, nuk është një pengesë, në kuptimin e drejtë të fjalëve të Ebu Zehrasë, Shejh Muhammed Gazzalit, madje as të Dr. Jusuf Kardauit. Ky i fundit këmbëngul se doktrina e Imam Xhaferit (p.m.t.), është një doktrinë islame.

Rishtas Abdullah Ibn Sebe, nuk na ndalon në perceprimin e saktë, të fjalëve të përkufizimit të Sheltutit i cili thotë: “Doktrina e Ehli Bejtit, është doktrina e pestë e fesë islame”. Kjo gjendje e nderë, thekson nevojën e rishikimit, të personazhit të trilluar, të Abdullah Ibn Sebeit. Një imam i Universitetit të Ezherit, Muhammed Medeni shprehet: “Doktrina shiite, është një doktrinë islame”. Ndërsa dijetari i mirënjohur egjiptian Hasan Benna citon: “Jurisprudena shiite ka pasuruar libraritë islame”.

Në veprën e tij me titull: “Dhikrijjat La Mudhekkerat” (Kujtimet e Pabotuara), e një tjetri udhëheqësi të Lëvizjes së Vëllazërisë Muslimane, përkatësish Shejh Umer Tilmithanit dhe Zejneb Gazzali, në veprën në të cilën përshkruan jetën e saj, pohojnë mbresat që kanë patur, nga doktrina shiite e dymbëdhjetë imamëve.

Imam Hasan Benna, ka nënvizuar dukurinë, se jurisprudenca shiite, ka patur ndikim në jurisprudencën islame. Kjo është arsyeja, që uehhabistët e kanë nxirë figurën e tij, pra sepse ai ka lavdëruar doktrinën shiite, të dymbëdhjetë imamëve dhe ka marrë pjesë në “Xhemijjetu’d-Dari’t-Takribi” (Këshilli i Përafrimit të Doktrinave). Për sa kohë që uehhabistët, nuk largohen nga përralla e Abdullah Ibn Sebeit, nuk do të arrijnë të kuptojnë përafrimin e doktrinave.

Pyetja e Dyzetë: “Nënvizoj se kur isha uehhabist mallkoja shpesh Imam Mehdiun (p.m.t.)”.

Isam Imadi: “Në këtë pikë delikate, dua të bëj fjalë, për një tjetër çështje, e cila ka ngjallur diskutime të shumta në botën muslimane. Dua të them se në ditët, kur unë studioja në institutet islame uehhabiste, ne vazhdimisht mallkonim, Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriun (p.m.t.) (ose Imam Mehdiun (p.m.t.)! Ky mallkim vijon edhe sot e kësaj dite.

Nënvizoj se në një faqe interneti, e drejtuar nga uehhabistët me emrin: “Sirdab” (Qilari), rreth katërmbëdhjetë orë në ditë, mallkohet sistematikisht Imam Mehdiu (p.m.t.)! Dua t’iu bëj një lutje, vëllezërve të mi uehhabistë, që të kenë frikë nga këto mallkime të panumërta!

Gjithashtu kujtoj ditët kur isha uehhabist, se edhe unë kam kryer të njëjtin gabim, kur mbroja fuqishëm aludimin se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk ka lindur ende dhe se unë mallkoja Imam Mehdiun (p.m.t.), i cili sipas këtij aludimi, nuk kishte ardhur aspak në këtë jetë! (Allahu (l.m.t.) më ruajttë!) Ndërsa sot e kësaj dite, unë jam i gatshëm, që të theksoj në mënyrë të prerë, se zotëroj argumentet e duhura, për sa i përket çështjes së lindjes, jetesës dhe qenies si imam të Muahmmed Ibn Hasan Askeriut (p.m.t.).

Shtoj se falenderimi i takon, Allahut të Madhëruar, i Cili është i përsosur dhe pa të meta, që ka bërë të mundur, daljen në dritë të së vërtetës, nëpërmjet fjalëve të Ibn Tejmijjes. Këtë e them sepse kontakti im i parë, me Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriun (p.m.t.), ndodhi pikërisht falë Ibn Tejmijjes. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit të Lajmëtarit), ai ka përdorur një fjalor shumë të rrezikshëm, në nxirjen e figurave të Fatime Lules (p.m.t.) dhe Imam Aliut (p.m.t.).

Në anën tjetër, në veprën e tij të lartpërmendur, Ibn Tejmijje ka vënë theksin, në disa pika mbi Imam Muhammed Askeriun (p.m.t.). Njëra nga këto pika, është se Ibn Tejmijje, ka bërë të qartë faktin, se shumë çifutë dhe të krishterë, të ciliët kishin pranuar fenë islame, si fillim kishin përvetësuar doktrinën sunnite dhe më pas ata kishin kaluar, në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve.

Ibn Tejmijje këtë çështje e komenton kështu: “Asyeja është se këta njerëz, janë dymbëdhjetë personalitete madhështore, të cilat to të vijnë pas Ahmedit (p.q.m.t.), që janë të shënuar si në Teurat dhe në Inxhil (Në kreun në të cilin bëhet fjalë, se Ismaili (p.m.t.) do të behët i ati, i dymbëdhjetë njerëzve të mëdhenj. Orientalisti i njohur Louis Massignon, duke u mbështetur në këtë verset të Teuratit, këmbëngul se të krishterët, duhet ta shohin Islami, si një vijim i traditës së udhës së vërtetë Medya Şafak), janë dymbëdhjetë imamët rafiditë dhe si rrjedhojë ata janë larguar nga doktrina sunnite dhe kanë kaluar në doktrinën e Ehli Bejtit.

Gjithashtu në një vend tjetër, të veprës së tij Ibn Tejmijje pohon: “Nuk ka asnjë dyshim se Imam Mehdiu (p.m.t.), është nga djemtë, e të fortnderuarit Ali (p.m.t.) dhe të fortnderuarës Fatime (p.m.t.) dhe është imami i fundit, për të cilin na lajmëron hadithi i dymbëdhjetë imamëve”. Ibn Tejmijje e ka pohuar këtë, sepse në hadithin kur i dërguari i Allahut (f.m.t.) është pyetur: “Cili është Mehdiu?!” Ai është përgjigjur: “Mehdiu do të mbushë ruzullin tokësor me drejtësi, ashtu siç ky i fundit është mbushur me padrjetësi”. Më pas është pyetur: “O i dërguari i Allahut (k.m.t.), çfarë do të ndodhë pas shfaqjes së Mehdiut?!” Ai ka dhënë përgjigjen: “Më pas do të vijë herxhi dhe merxhi (trazirat)”. Në një tjetër hadith, pasi Muhammedi (p.q.m.t.), ka treguar për ardhjen e dymbëdhjetë imamëve, është pyetur: “O i dërguari i Allahut (l.m.t.), çfarë do të ndodhë pas dymbëdhjetë imamëve?!”  Ai është përgjigjur: “Do të vijë herxhi dhe merxhi (trazirat)”.

Në hadithin e parë, citohet se fillimisht, do të shfaqet Imam Mehdiu (p.m.t.) dhe më pas do të vijë trazira, ndërsa në të dytin thuhet, se do të do të vijë trazira, pas ardhjes së dymbëdhjetë imamëve. Duke patur parasysh këtë gjendje, Ibn Tejmjje e ka pranuar tanimë faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i biri i të fortnderuarit Ali (p.m.t.) dhe i të fortnderuarës Fatime (p.m.t.) dhe imami i dymbëdhjetë, ndërsa në anën tjetër, ai nuk njeh as mundësinë e 1 % një milion, se Muhamed Ibn Hasan Askeriu, është pikërisht Imam Mehdiu (p.m.t.)?!

Pra nëse Ibn Tejmijje, do të kishte njohur mundësinë e vetëm 1 % në një milion, atëherë theksoj se uehhabistët, do të kishin ndërprerë vetvetiu, mallkimet e tyre ditore, kundër Imam Mehdiut (p.m.t.). Sërish dua të shtoj, se nëse uehhabistët, do të kishin mohuar, që në fillim të çështjes, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i biri i Imam Aliut (p.m.t.) dhe i Fatime Lules (p.m.t.) dhe se është imami i fundit i dymbëdhjetë imamëve, në kohën kur kanë kundërshtuar, praninë e Muhammed Ibn Hasan Askeriut (p.m.t.), atëherë më të vërtetë unë, nuk do ta zgjasja më dhe nuk do të kisha reshtur së drejtuari atyre.

Pyetja e Dyzetëenjëtë: “Pohoj se dhe uehhabistët e pranojë faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë”.

Isam Imadi: “Në këtë pikë të nxehtë, dua të bëj të ditur, se nxirjet e shumta, të kryera në emër të Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriut (p.m.t.), ose siç njihet ndryshe Imam Mehdiut (p.m.t.), janë të pranishme në veprat e uehhabistëve. Unë kam për të thënë, disa fjalë rreth kësaj çështje. Ne nuk po bëjmë fjalë, për besimin në lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), i cili do të lindë pas ditës së sotme. Përkundrazi ne po flasim, për të birin e imamit të njëmbëdhjetë, Imam Muhammed Askeriut (p.m.t.), pra përkatësisht për Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriun (p.m.t.), ose për Imam Mehdiun (p.m.t.).

Problemi i mendimit uehhabist, është se ata mendojnë, se si Imam Mehdiu (p.m.t.) dhe Muhammed Ibn Hasan Askeriu (p.m.t.), janë dy njerëz të ndryshëm. Unë e kundërshtoj fuqishëm këtë mendim të gabuar. Unë e përsëris me bindje të plotë, se Muhammed Ibn Hasan Askeriu (p.m.t.) dhe Imam Mehdiu (p.m.t.) janë i njëjti njeri. Nëse do të më pyesni, se cilat janë argumentet, në të cilat mbështetem, unë do t’iu parashtoj si argumente, miratimet e gjashtëdhjetë dijetarëve uehhabistë, mbi këtë çështje.

Rishtas dua të zbuloj faktin se unë, së bashku me dijetarin uehhabist, Shejh Uthman Hamisin mernim pjesë rregullisht, në konferencat me titull: “Zilzal” (Tërmeti), të mbajtura nga Shejh Hisham Kutejti. Në këto konferenca, cekej dhe çështja e imamit të dymbëdhjetë, Imam Mehdiut (p.m.t.), e cila kalon në veprat e dijetarëve uehhabistë. Më tepër se gjashtëdhjetë dijetarë bashkëkohorë uehhabistë, dhanë miratimin se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë. Megjithatë të njëjtët dijetarë uehhabistë, nuk e pranojnë faktin se Imam Mehdu (p.m.t.), në fjalë është vetë Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriu (p.m.t.)!

Në këtë pikë të rëndësishme, unë dua t’u ngre një pyetje këtyre dijetarëve uehhabistë, për hir të Allahut të Lavdëruar: “Vallë përse ju e pranoni faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i dymbëdhjetë dhe është i biri i Imam Aliut (p.m.t.) dhe i Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.) dhe se ka ardhur në këtë botë, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por vallë përse e mohoni mundësinë e njohjes, se ai mund të jetë Muhammed Ibn Hasan Askeriu (p.m.t.)?!” Unë jam një kërkues i të vërtetës dhe duke bërë krahasimet përkatëse, të cilësive të Muhammed Ibn Hasan Askeriut (p.m.t.), kam arritur në përfundimin se janë të njëjta, me ato të imamit të dymbëdhjetë, pra të Imam Mehdiut (p.m.t.).

Madje dijetari i madh egjiptian, dijetar Said Ejjubi ka kryer analiza të thella, duke hetuar Teuratin, Inxhilin dhe Kur’anin Famëlartë dhe deri në fund të jetës së tij, ka përvetësuar doktrinën sunnite. Megjithatë ai nuk ngurroi, që të shprehej në këtë mënyrë për Imam Mehdiun (p.m.t.): “Betohem në Allahun (k.m.t.), se librat qiellorë, ashtu siç kanë përgëzuar, për ardhjen e Muhammed Ibn Abdilahut (p.q.m.t.), kanë përgëzuar dhe ardhjen e Muhammed Ibn Hasan Askeriut (p.m.t.)”.

Këta janë fjalët që përforcojnë, mendimin e Ibn Tejmijjes, sepse në librin e shenjtë të Teuratit, shenja e fundit e dymbëdhjetë imamëve është “tinnin”. Me termin “tinnin”, nënkuptojmë një shtet të madh, të themeluar mbi besimin e shenjtë. Ky shtet sulmon shtëpitë dhe merr nën hetim gratë. Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kamili” (Historia e Plotësuesit), historiani sunnit Ibn Ethiri, shënon të dhëna rreth sulmit të shtëpisë së Imam Hasan Askeriut (p.m.t.), nga ana e udhëheqësit abbasit Mutemidit dhe marrjen nën hetim të bashkëshortes së tij.

Për më tepër librat qiellorë, na lajmërojnë dhe për një shenjë, të cilën e bart nëna e imamit. Dijetar Said Ejjubi, duke e cekur këtë shenjë citon: “Këtu flitet për shenjën që bart, nëna e imamit, e cila është njëra, nga shenjat e Imam Mehdiut (p.m.t.)”.  Më pas shton: “Në Teurat kalon: “Nënës së të parit, do t’i vriten më shumë fëmijë”. Më tej vijon: “Në punimin tonë, të veprës me titull: “Mekatilu’t-Talibini” (Kërkuesit e Vrasësve), arrijmë në përfundimin se me termin: “nënës së të parit”, nënkuptojmë Fatime Lulen (p.m.t.), ndërsa me “nënës së të fundit”, nënkuptojmë Nergisën, (nënën e Imam Mehdiut) (p.m.t.))”.

Pra si përfundim, kur i bashkojmë të tëra të dhënat, panorama plotësohet dhe përpara nesh del në shesh e tabloja e të vërtetës, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është pikërisht Imam Muhammed Ibn Hasan Askeriu (p.m.t.).

Sqarime

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak