100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 11

nga İsam el-İmad | Publikuar në Mars 11, 2017, 3:08 p.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit.

Imami i Ehli Sunnetit dhe juristi i shekullit, Muhammed Ebu Zehraja, shprehet kështu për këtë çështje: “Frikësohuni Allahut! Unë jam shumë i sigurtë, se kjo doktrinë i përket Xhafer Sadikut. Në më shumë se 70 %, të përmbajtjes së veprave, të doktrinës xhaferite, përcillen fjalët e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) dhe të Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Prania e transmetimeve të përcjellura, nga Imam Sadiku, në doktrinën xhaferite, në veprat tona, është argumenti më i madh për këtë çështjeje.

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetet fetare, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

Pyetja e Tridhjetëegjashtë: “Zinxhiri i transmetimit, i doktrinës xhaferite, argumentohet nëpërmjet mënyrës, së zinxhirëve të transmetimit, të katër doktrinave sunnite”.

Isam Imadi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në këtë program, dua të flas mbi çështjen e “doktrinës”. Stacionet televizive satelitore uehhabiste, këmbëngulin në çëshjen se doktrina xhaferite e ditëve të sotme, nuk është doktrina, e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Uehhabistët aludojnë se doktrina xhaferite, të cilën e kanë përvetësuar, gjysmë miliardi muslimanë, në mbarë rruzullin tokësor, së bashku me lëvizjen e “mustebsirëve” (pranimi i mëvonshëm i doktrinës shiite), është një besëtytni e kotë, e cila nuk i përket, Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Unë dua t’i përgjigjem këtyre aludimeve, me fjalët e imamit të Ehli Sunnetit, Muhammed Ebu Zehrasë.

Në veprën e tij me titull: “Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.)”, dijetari i madh sunnit, shprehet në këtë mënyrë: “O bashkësi muslimane! Nuk është e mundur, që doktrina xhaferite, të mos mbështetet tek Imam Sadiku. Këto aludime janë të paqena dhe të pamundura, sepse ne arrijmë në përfundimin, se me mënyrën e përcaktuar, se ashtu siç doktrina shafiite, mbështetet tek Imam Shafiiu, pohojmë se në të njëjtën mënyrë dhe doktrina xhaferite, mbështetet tek Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.). Ne arritëm në këtë përfundim, duke përdorur rrugën e transmetimit, të hadithit “an’ane” (me anën e rrugës së përcjelljes, së zinxhirit të transmetimit të hadithit). Në të njëjtën kohë, duke përdorur të njëjtën mënyrë, ne arrijmë në përfundimin, se doktrina malikite, mbështetet tek Imam Maliku dhe se doktrina hanbelite, mbështetet tek Imam Ahmed Ibn Hanbeli”.

Më pas Imam Muhammed Ebu Zehraja vijon: “Nëse ne sot dyshojmë, për mënyrën e arritjes, së doktrinës xhaferite, tek Imam Sadiku (p.m.t.), atëherë ne duhet të dyshojmë, për të njëjtën mënyrë, e cila na çon tek themeluesit e doktrinave të tjera. Ja pra ne na mjafton ky argument. Nëse mënyrat e “an’anes”, zinxhiri i transmetimit dhe mënyra e përcjelljes, janë mënyra jashtë fushës së dijes, atëherë edhe “an’aneja” dhe mënyra e përcjelljes së zinxhirit të transmetimit tek doktrina shafiite, është gjithashtu jashtë fushës së dijes”.

Unë dua t’i rikujtoj vëllezërve të mi uehhabistë, se në veprat e jurisprudencës, të cilat sudiohen në institutet uehhabiste, nuk shtjellohet historia e kodifikimit, të doktrinës së Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Këtë e them me bindje të plotë, duke u nisur nga, përvojat e mia vetjake, ku kam vënë re se në këto vepra, shtjellohet çështja e kodifikimit, të Imam Shafiiut dhe imamëve të tjerë. Por nëse shqyrtohet dhe historia e kodifikimit të doktrinës xhaferite, atëherë do të dalë në shesh, se kjo doktrinë nuk është aspak një besëtytni e kotë. Për këtë arsye, dua t’i këshilloj uehhabistët, se përpara se nxitojnë, në dhënien e një gjykimi, fillimisht duhet ta studiojnë këtë doktrinë.

Pyetja e Tridhjetëeshtatë: “Vallë përse veprat shiite dolën në dritë, në shekullin e katërt?!”

Isam Imadi: “Në këtë pikë, unë kam dëshirë, të cek një çështje tjetër, që ka të bëjë me historinë, e doktrinës së Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Unë edhe në disktumimet e mia të zhvilluara me Shejh Uthman Hamisin, Shejh Abdurrahman Dimeshkiun, Ebu Muntasir Belushin dhe shumë dijetarë të tjerë uehhabistë, më kujtohet se ata më kanë pyetur: “Vallë si mund t’i besojmë kësaj doktrine, në një kohë kur veprat shiite si “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), e Imam Kulejnit dolën në dritë, në shekullin e katërt?! Vallë ku ishin këta vepra më herët?!” Unë parapëlqej që këtyre lloj pyetjeve, t’ua kthej përgjigjen, me fjalët e dijetarit dhe imamit sunnit Muhammed Ebu Zehrasë.

Ebu Zehraja shprehet kështu: “Në shekullin e katërt, ishin të pranishme vepra, të cilat përcillnin trashëgiminë kulturore të Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Megjithatë në këtë shekull, shteti i abbasitëve (bijve të Abbasit) u dobësua dhe ndaloi asgjësimin fizik, të përkrahësve të Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Në shekullin e parë, të dytë dhe të tretë, ndërsa nipërit e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) masakroheshin, në shekullin e katërt, u themelua shteti shiit i buejhitëve (dinastia buejhite), i cili dobësoi shtetin abbasit. Së bashku me këtë ngjarje, u zvogëlua numri i vrasjeve të nipërve të Muhammedit (p.q.m.t.). Me ndalimin e asgjësimit fizik, të nipërve të Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), dolën në dritë dhe veprat e tyre”.

Kjo është një gjendje, në përputhje me natyrën e njeriut. Fjala vjen le të themi, se unë shkruaj një vepër në vitin 2000, megjithatë kjo vepër nuk botohet, sepse botimi i saj është i ndaluar. Më pas diktatori i cili ka ndaluar, botimin e veprës, vdes në vitin 2001 dhe një vit më vonë në vitin 2002 vepra botohet. Vallë a duhet të nënkuptojmë me këtë dukuri, se përmbajtja e kësaj vepre është përgënjeshtruese?! O bashkësi e nderuar muslimane, duhet ta kenë të qartë, se shekullit i katërt, njihet ndryshe si epoka e lirisë.

Imami i Ehli Sunnetit dhe juristi i shekullit, Muhammed Ebu Zehraja, shprehet kështu për këtë çështje: “Frikësohuni Allahut! Unë jam shumë i sigurtë, se kjo doktrinë i përket Xhafer Sadikut. Në më shumë se 70 %, të përmbajtjes së veprave, të doktrinës xhaferite, përcillen fjalët e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) dhe të Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Prania e transmetimeve të përcjellura, nga Imam Sadiku, në doktrinën xhaferite, në veprat tona, është argumenti më i madh për këtë çështje”.

Ajo që dua të them, është se xhaferitë ashtu si ne, i kanë përcjellur dhe bartur transmetimet e tyre, nëpërmjet zinxhirëve të veçantë të transmetimit deri në ditët tona. Ndonëse këta transmetime, nuk gjenden në përmbledhjen sunnite të hadithëve me titull: “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Veprat), megjithahtë do të vini re, praninë e transmetimeve, të cilat kanë dalur jashtë kornizës, së përcaktuar nga këto gjashtë vepra.

Pyetja e Tridhjetëetetë: “Ibn Tejmijje nuk zotëronte vepra shiite”.

Isam Imadi: “Muhammed Ebu Zehraja, ka nënvizuar dhe një tjetër çështje të rëndësishme. Ai shton se kjo është çështja, e ndalimit të uehhabistëve, të leximit dhe shpërndarjes së veprës së tij me titull: “Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.)”. Më duhet të rrëfej, se kjo vepër, ka lënë mbresa të pashlyeshme dhe të thella në jetën time. Në ditët kur unë isha uehhabist dhe unë isha i mendimit se, doktrina xhaferite, ishte një besëtytni e kotë. Muhammed Ebu Zehraja për këtë çështje drejton pyetjen: “Vallë përse i keni pranuar si të mirëqena, aludimet e Ibn Tejmijjes, kur ka shkruar se doktrina xhaferite, është një besëtytni e kotë?!” Ndërsa vëllezërit e mi uehhabisë, pasi i kanë hedhur pas krahëve, kritikat e Muhammed Ebu Zehrasë, kanë pranuar fjalët e Ibn Tejmijjes.

Në njërën anë, uehhabisët i pranojnë veprat, e Imam Shafiiut, Imam Malikut, Ibn Tejmijjes, ose Imam Ahmed Ibn Hanbelit, ndërsa në anën tjetër, ata ndalojnë leximin dhe shpërndarjen e një vepre, e cila bën fjalë për Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.). Sërish në veprën e tij me titull: “Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.)”, Muhammed Ebu Zehraja, paralajmëron dijetarët e botës muslimane, për veprën e tij të lartpërmendur, të përgatitur pikërisht, për Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.).

Muhammed Ebu Zehraja, thekson faktin se ai e ka studiuar, doktrinën e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), në një mënyrë më ndryshe, nga ajo e cila e ka lexuar Ibn Tejmijje. Rishtas edhe unë e ngre zërin duke thënë: “O bashkësi muslimane, frikësohuni Allahut! Imam Muhammed Ebu Zehraja, e studioi historinë e doktrinës xhaferite në shekullin e XX, sepse ai i kishte të tëra mundësitë, e qasjes tek burimet e kësaj doktrine. Ndërsa Ibn Tejmijje, e ka hetuar doktrinën xhaferite, në shekullin e VII, në një kohë kur ai, nuk zotëronte asnjë vepër, të doktrinës në fjalë.

Shejh Nasir Gifari pohon: “Gjatë diskutimeve të Ibn Tejmijjes, me dijetarin Hilin, i cili fatkeqësisht njihej si një “rafidi” (kundërshtues), ai nuk zotëronte asnjë vepër, sepse në epokën e Ibn Tejmijjes, leximi dhe shpërndarja, e veprave shiite, ishte plotësisht e ndaluar. Ndërsa në shekullin e XX, në epokën e Muhammed Ebu Zehrasë, dijetarët dhe burimet shiite ishin të pranishme gjithandej”.

Sipas mendimit tim, Imam Muhammed Ebu Zehraja, e kishte studiuar doktrinën xhaferite, më mirë dhe më tepër se sa Ibn Tejmijje. Nëse ky i fundit, do të kishte jetuar, në shekullin e XX, jam shumë i sigurtë, se ai do të kishte ndjekur, mënyrën e studimit të Muhammed Ebu Zehrasë. Dua të vë theksin në këtë çështje, sepse në duart e Ibn Tejmijjes, nuk gjendeshin asnjë vepër e doktrinës xhaferite, ndërsa në duart e Imam Muhammed Ebu Zehrasë, gjendeshin një bibliotekë e tërë e doktrinës në fjalë. Në Universitetin e Ezherit, ishte e pranishme biblioteka dhe katedra e doktrinës xhaferite dhe si rrjedhojë dhënia e miratimeve, bëhej sipas kësaj doktrine.

Duke u mbështetur në këtë fakt shtroj pyetjen: “Vallë a nuk është më mirë, që t’i bindemi një dijetari i cili, ka dije më të zgjeruara dhe të thella mbi një doktrinë?!” Kjo është arsyeja kryesore, që unë në formë lutjeje kërkoj, nga vëllezërit e mi uehhabistë, që të shikojnë edhe njëherë gjykimin e tyre, pasi të kenë bërë krahasimin, mes këtyre dy imamëve të mëdhenj, përkatësisht mes Ibn Tejmijjes dhe Muhammed Ebu Zehrasë.

Sqarime

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak