100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 15

nga İsam el-İmad | Publikuar në Maj 30, 2017, 12:48 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit. Zemërimi ynë ndaj varrezave, kishte arritur në një përmasë aq të madhe, sa një i ri algjerian uehhabist, pasi ishte nisur drejt e në varreza, kishte shpërthyer veten atje. Më tej organet e brendshme të të riut, ishin shpërndarë gjithandej, së bashku me eshtrat e kalbura, të të ndjerëve të varrosur aty qindra vite më parë. Urrejtja jonë e skajshme ndaj varrezave, na kishte shndërruar në besimtarë uehhabistë, të cilët shkonin dhe hidhnin varret në erë. Tani dua të drejtoj pyetjen: “Vallë a është ky një veprim i kryer në emër të Islamit, një sëmundje psikologjike, ose është një gjendje e intelektuale e mendjes?!”

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetet fetare, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

Pyetja e Dyzetëenëntë: Këmbëngul se ideologjia uehhabiste, është përhapur në të njëjtën kohë me ideologjinë materialiste.

Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në programin e ditës së sotme, dua të bëj të ditur se, mendimtari egjiptian Taha Andurrahmani, na ka tërhequr vëmendjen, mbi çështjen e arsyes së përhapjes, së ideologjisë uehhabiste. Këtu dua të sqaroj se këto janë fjalët dhe thëniet e Taha Abdurrahmanit, i cili i përket doktrinës së Ehli Sunnetit.

Para së gjithash ai drejton pyetjen: “Vallë cila ishte arsyeja e përhapjes së kësaj ideologjie?!” Mendimtari bashkëkohor egjiptian, mbi këtë çështje shprehet: “Arsyeja e përhapjes së ideologjisë uehhabiste, përkon me shfaqjen e epokës së materializmit, në fillim të shekullit të XX-të.

Lërmëni t’iu sqaroj se materializmi marksist, ose materializmi amerikan, i cili zuri fill në qytetërimin europian, është shfaqur pothuajse në të njëjtën kohë. Duke patur parasysh, pohimet e lartpërmendura, arrijmë në përfundimin, se ideologjia uehabiste, ndonëse nuk ka arritur këtë përmasë, pra atë të atezimit marksist, sërish ajo ka ndikuar, në mesin e popujve muslimanë, duke bërë të mundur që këta të fundit, të kenë humbur besimin në çështjet e fshehtësisë.

Lejomëni t’iu shpjegoj se, Taha Abdurrahmani citon se, në epokën në të cilën lindi ideologjia uehhabiste, shumë besimtarë muslimanë, nisën ta humbnin besimin e tyre, për sa i përket çështjes së fshehtësisë. Gjithashtu ai nënvizon faktin se dhe popujt muslimanë, që ishin shndërruar në koloni franceze, kishin pësuar një ulje të ndjeshme të besimit të tyre.

Sërish me ardhjen e besimit të ideologjisë uehhabiste, i cili sa vinte e përhapej, pas këtyre ngjarjeve tronditëse, u shtua dhe mendimi i gabuar, se muslimanët nuk mund të kërkojnë, ndërmjetësin e të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Ky mendim i gabuar, erdhi dhe u krye në përputhje të plotë, me përbërjen e mendimit, që kishte mbetur nën ndikimin e kulturës perëndimore.

Këtë e them sepse, në përbërjen e intelektit perëndimor, nuk ka asnjë vend për mendimin e ndërmjetësimit. Kultura perëndimore, e cila hedh poshtë dukuritë, të cilat nuk mund të shihen me sy dhe nuk mund të preken me dorë, u bë shkak që dhe ndërmjetësimi, të shndërrohet tanimë në një koncept të humbur.

Si rrjedhojë theksojmë se ne, duhet të kthjellohemi mirë, mbi konceptet e uehhabizmit dhe fshehtësisë. Tani dua t’u rrëfej se, unë kam pyetur një shokun tim, i cili kishte kaluar nga marksizmi në uehhabizëm dhe më pas ishte larguar nga uehhabizmi, se cila ishte arsyeja që fillimisht ai ishte larguar nga uehhabizmi.

Ndërsa ai më dha këtë përgjigje tronditëse: “Sipas mendimit tim, si marksizmi ashtu dhe uehhabizmi, qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit, sepse në ideologjinë uehhabiste, besimi në fshehtësinë, është më pak i dukshëm, në krahasim me ideologjitë dhe doktrinat e tjera, që ka përjetuar historia botërore”.

Pyetja e Pesëdhjetë: Një i ri algjerian kishte shpërthyer veten në varreza.

Isam Imadi: Ndërsa tani në këtë gjendje interesante, dua që të kaloj në një pikë tjetër të rëndësishme, të krijuar nga disa uehhabistë bashkëkohorë. Në ditët kur unë isha një nxënës, në Universitetin Islam: “Muhammed Sauditi”, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ne dikur zhvillonim disa panele, në kuadër të statusit universitar.

Gjatë zhvillimit të këtyre paneleve, ne diskutonim gjërë e gjatë dhe flisnim kryesisht, mbi çështje të llojit të rrënimit të varrezave, problemi i tyrbeve, ndërmjetësimi i të vdekurit, vizita e të vdekurit, si dhe ndreqja dhe rrënimi i varrezave.

Gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve, papritur vura re mungesën, e qoftë të një varreze të vetme, në mbarë trojet e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Madje dua të shtoj se, nëse muslimanët sauditë dhe të tjerë, nuk do të kishin ngritur zërin dhe kundërshtuar, atëherë uehhabistët do të rrënonin edhe varrin e bekuar të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Këtë e pohoj me bindje të plotë, sepse pavarësisht se kemi ecur për kilometra të tëra, deri në kryeqytetin saudit Rijad, ne nuk hasëm në asnjë varrezë përpara nesh.

Zemërimi ynë ndaj varrezave, kishte arritur në një përmasë aq të madhe, sa një i ri algjerian uehhabist, pasi ishte nisur drejt e në varreza, kishte shpërthyer veten atje. Më tej organet e brendshme të të riut, ishin shpërndarë gjithandej, së bashku me eshtrat e kalbura, të të ndjerëve të varrosur aty qindra vite më parë. Urrejtja jonë e skajshme ndaj varrezave, na kishte shndërruar në besimtarë uehhabistë, të cilët shkonin dhe hidhnin varret në erë.

Tani dua të ngrej pyetjet: “A mos vallë a është ky një veprim i kryer në emër të Islamit, një sëmundje psikologjike, ose është një gjendje e intelektuale e mendjes?! A mos vallë erdhi feja islame, që ne të luftojmë kundër varrezave?! A mos vallë lajmëtari i Allahut (f.m.t.) Jusufi (p.m.t.), u urdhërua për rrënimin e piramidave egjiptiane, në epokën e firaunit?! A mos vallë nuk janë edhe piramidat varreza?!

Lërmëni t’iu rikujtoj ajetin kuranor, në të cilin, Allahu i Madhëruar iu drejtua të dërguarit Musa (p.m.t.) dhe të vëllait të tij Harunit (p.m.t.) duke i shpallur: “Shkoni tek firauni dhe thuani fjalë të mira” dhe nuk i shpalli: “Shkoni tek varri i firaunit”. Sërish lajmëtari Ibrahim (p.m.t.), diskutoi me mbretin e asaj kohe Nemrudin, mbi çështjen e pallateve të tij dhe nuk diskutoi me të mbi çështjen e varrezave.

Rishtas kur muslimanët arabë, erdhën në Persinë e Lashtë, ose në Iranin e sotëm, komandanti Rustem, i shtroi pyetjen të parit të bashkëkohësve: “Vallë përse erdhët deri këtu?!” Ndërsa i pari i tyre, nuk iu përgjigj në këtë mënyrë: “Ne erdhëm këtu për të rrënuar varrezat tuaja”, përkundrazi ai ia ktheu: “Ne erdhëm deri këtu, që njerëzit t’i japin fund, adhurimit të robërve ndaj robërve dhe të bëheni robër të Allahut”.

Për më tepër, kur ushtria islame çliroi Iranin, kur udhëheqësi i muslimanëve Umer Ibn Hattabi dhe Salahuddin Ejjubi, çliruan Kudsin e Shenjtë, ata nuk urdhëruan për rrënimin e asnjë varreze. Si rrjedhojë, duke u mbështetur në historinë dhe shembujt e të parëve tanë të mirë, vallë a nuk na duket i pakuptimtë, botëkuptimi i njëshmërisë së Allahut të Madhëruar dhe përqendrimi mbi rrënimin e varrezave, i hartuar nga endacaku Muhammed Ibn Abduluehhabi.

Pyetja e Pesëdhjetëenjëtë: Fiksimi i themeluesit të uehhabizmit me varrezat.

Islam Imadi: Kur kthehem pas dhe vështroj ditët, në të cilat isha ende një uehhabist, më kujtohen disa biseda dhe fjalime, me miqtë e mi uehhabistë, më vjen ndërmendje një bisedë e zhvilluar me Shejh Hasan Dhariun.

Ky i fundit pasi ishte larguar, nga ideologjia uehhabiste dhe ishte bashkuar me bashkësinë e Vëllazërisë Muslimane më pati thënë kështu: “Si fillim nisa me me mish e me shpirt, hetimet e mia me synimin e zbulimit të filozofisë, së njëshmërisë së Allahut (k.m.t.) të Muhammed Ibn Abduluehhabit. Për këtë arsye lexova veprën e tij me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë).

Megjithatë vura re se, shpjegimet e dhëna në këtë vepër, nuk kishn të bënin aspak me cilësitë e Allahut të Lavdëruar. Pra në veprën e lartpërmendur, jo vetëm që nuk gjendej asnjë dije e Allahut, emrave të Tij të lartë, cilësive të Tij vetjake dhe të qëndrueshme, por përkundrazi në veprën e sipërcituar, gjeta vetëm gjuhën e urrejtjes së skajshme të tij, ndaj varrezave dhe ndërmjetësimit të të vdekurve”.

Më tej Shejh Hasan Dhariu, i cili ishte në dijeni, se vepra e Muhammed Ibn Abduluehhabit, jo vetëm që nuk shqyrtonte asgjë, nga emrat dhe cilësitë e Allahut, por ishte e përqendruar vetëm në trajtimin e çështjes së varrezave vijon: “Pas leximit të veprës së sipërcituar, hetova përmbledhjen e jetëshkrimit, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), me qëllimin e mësimit të mendimeve të Muhammed Ibn Abdulehhabit për jetëshkrimin.

Rishtas edhe në këtë vepër gjeta sërish çështjen e varrezave. Këtu kuptova se jetëshkrimi i të dërguarit të Allahut (f.m.t.), përmendej së bashku me çështjen e varrezave. Më vonë i hyra studimit të veprave, të Muhammed Ibn Abduluehhabit, në lidhje me jurisprudencën islame. Pastaj shikova se në të tëra veprat dhe studimet e tij, zinte vend çështja e ligjeve të varrezave dhe e ndërmjetësimit të të vdekurve”.

Shejh Hasan Dhariu, i përfundon në këtë mënyrë fjalët e tij: “Si përfundim i hetova të tëra studimet e historisë së Muhammed Ibn Abduluehhabit. Përsëri mbeta i mahnitur, nga prania e historia e varrezave dhe nga prania e dhënies së miratimeve të tij, mbi këtë çështje në histori.

Kështu që ia mbusha mendjen vetes, se Muhammed Ibn Abduleuuahbi, kishte shkuar në varreza, të paktën për të varrosur nënën e tij. Megjithatë sërish u habita, sepse Muhammed Ibn Abduluehhabi, i cili e kishte shndërruar çështjen e varrezave, në çështjen më madhore të ideologjisë së tij, i kishte kryer të tëra këto vetëm e vetëm, që të mos shkonte për vizitë në varrin e nënës së tij.

Kur e kanë pyetur dijetarin sudanez Hasan Turabiun: “Vallë përse ju nuk i pranoni ligjet e uehhabizmit që kanë të bëjnë me varrezat?!”, ai është përgjigjur: “Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili ka bërë të mundur që ndërsa ata, janë të zënë me çështjen e varrezave, ne do të trashëgojmë pallatet e tyre”.

Sqarime

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak