100 Pyetje Rreth Selefizmit - 3

nga İsam el-İmad | Publikuar në Nën. 13, 2016, 11:47 p.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Njëmbëdhjetë: “Vallë si mund të na sqaroni faktin se selefistët vranë më shumë se një milionë muslimanë pas leximit dhe përhapjes së veprës me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë së Allahut (f.m.t.)), e Muhammed Ibn Abduluehhabit?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash, lërmëni t’iu bëj të ditur, se në trojet saudite, të ditëve të sotme, gjendet një çështje shumë e rëndësishme, e cila na përfshin dhe ne, brenda fushës së ndikimit të saj. Këtë e shpreh me bindje të plotë, sepse të tërë muslimanët, kanë përpiluar vepra, mbi njëshmërinë e Allahut (k.m.t.). Madje nuk gjendet asnjë dijetar i njohur, i cili të mos ketë shkruar qoftë dhe një vepër të vetme, mbi njëshmërinë e Allahut (l.m.t.). Tani natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë si e përkufizojnë njëshmërinë e Allahut (f.m.t.) këto vepra?!”

“Nëse synimi i këtyre veprave është, fuqizimi i bashkimit të bashkësisë muslimane, duke kryer komentimin e duhur dhe të saktë të Kur’anit Famëlartë, atëherë vallë përse vepra me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë së Allahut (k.m.t.)), e Muhammed Ibn Abduluehhabit, shkaktoi më shumë kaos dhe trazira, sa të tërë veprat e lartpërmendura të marra së bashku?!” “Pyetja që dua të shtroj tani është: “Vallë përse nuk u vra, qoftë dhe një musliman i vetëm, pasi u shkruan, u lexuan dhe u përhapën, veprat mbi njëshmërinë e Allahut (l.m.t.), të përgatitura nga ana e Imam Gazzali Tusit, dëshmorit të Kur’anit Fisnik, Sejjid Kutubit dhe Imam Ahmed Ibn Hanbelit?!”

“Pyetja ime e radhës, drejtuar vëllezërve të mi uehhabistë është: “Vallë a nuk e keni menduar kurrë, t’i jepni përgjigjeni pyetjes: “Vallë përse nuk u derdh gjaku i asnjë muslimani, pas shkrimit, leximit dhe përhapjes së veprave të sipërcituara, por u vranë më shumë se një milionë muslimanë, pas leximit dhe përhapjes së veprës me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë së Allahut (f.m.t.)), e Muhammed Ibn Abduluehhabit?!” “Tani këto pyetje jetike, po ua drejtoj sinqerisht, vëllezërve të mi uehhabistë duke shtuar: “Vallë a nuk është një sprovë e madhe, e cila është dhe një tregues i dukshëm, se shkrimi, leximi dhe përhapja e kësaj vepre të errët, e cila është shkaktare, për vrasjen e qindra mijra muslimanëve?!”

“Në këtë pikë të rëndësishme, dua të ngre pyetjet: “Vallë si është e mundur që një vepër, e cila bën fjalë, për njëshmërinë e Allahut (k.m.t.), është bërë shkaku kryesor, mbi përhapjen e sprovës, në mesin e bashkësisë muslimane?!” “Vallë përse vepra me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë së Allahut (l.m.t.)), e Muhammed Ibn Abduluehhabit, shkaktoi më shumë kaos dhe trazira, në botën muslimane, se sa të tërë veprat e mësipërme?!” “Tani në këtë pikë jetike, unë dua t’u bëj kërkesë të sinqertë, vëllezërve të mi uehhabistë, që t’u përgjigjen me seriozitet dhe duke vënë dorën në zemër, pyetjeve të cilat i ngrita më lart”.

Pyetja e Dymbëdhjetë: “Vallë cila është arsyeja që Ibn Tejmijje ka akuzuar Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.) si një dyfytyrëshe dhe si një gënjeshtare?!”

Isam Imadi: “Lejomëni t’iu shpjegoj, se ashtu siç e kam bërë të ditur dhe në dy artikujt paraardhës, Ibn Tejmijje dhe uehhabistët janë cilësuar me termin “nasibi”, që përkthehet si, armik i hapur dhe i fshehur, i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Megjithatë fatkeqësia më e madhe, është se ata nuk janë në dijeni, të kësaj armiqësie, sepse këta të fundit pretendojnë, se e duan familjen e pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Madje këtë gabim e kam kryer dhe unë, në epokën kur isha një uehhabist. Ja pra kjo është fatkeqësia më e madhe, pra të mos jesh në dijeni të faktit, se po ushqen armiqësi dhe urrejtje të hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Për më tepër, kur isha nxënës uehhabist, i cili studionte në institutin islam, në kryeqytetin jemenas të Sana’asë dhe në universitetin e qytetit saudit të Medinës së Ndriçuar: “Muhammed Sauditi”, ne si nxënës që ishim, kryenim shpërndarjen e veprave, të Muhammed Dhahirit dhe të veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), e Ibn Tejmijjes. Ne nuk ishim aspak në dijeni, të përmbajtjes së këtyre veprave, thjesht dhe vetëm i shpërndanim si gomerë bartës”.

“Por pas disa vitesh, me anë të hulumtimeve, kërkimeve dhe studimeve të ndryshme, arritëm në përfundimin se, përmbajtja e këtyre veprave, zotëronte armiqësi dhe urrejtje të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli bejtit (p.m.t.). Këtu duhet të përmend faktin, se në veprën e tij, Dhahir Shahu, i akuzonte hapur, të bijën e dëlire dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe zonjën e grave të botës Fatime Zehranë (p.m.t.), fëmijtë, nipërit dhe mbesat e saj të bekuar, me termin “kolona e pestë” e fesë islame. Tani dua të theksoj se me këtë term, emërtohen kryesisht dyfytyrëshit!”

“Lërmëni t’iu sqaroj se, gjatë qëndrimit tim, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, unë së bashku me besimtarët e tjerë uehhabistë, zhvillonim mbledhje, me pjesëmarrjen e Shejh Hasan Hakimit. Por fakti më i çuditshëm ishte se, ne ndanim mendimin se, kishim krijuar një front kundër Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.). Nëse dikush do të më pyeste: “Vallë përse vepronit kështu?!” “Unë do t’iu përgjigjesha: “Në atë epokë, ne besonim fuqishëm, madje ishim të bindur, madje të hipnotizuar nga besimi i verbër se feja islame, përfaqësohej eksluzivisht nga Ebu Bekri dhe se Ebu Bekri përfaqësonte ekskluzivisht fenë islame!”

“Si rrjedhojë, kjo ishtë arsyeja kryesore, që ne në një anë, cilësonim si dyfytyrësh çdo musliman, i cili kundërshtonte fenë islame (nënkuptoni këtu Ebu Bekrin!)” “Ndërsa në anën tjetër, kjo ishte një pengesë serioze, një perde e errët, në perceptimin e drejtë, të dhjetra faqeve të veprave islame, të mbushura me argumente, të cilat kishin të bënin, me virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të Fatime Zehrasë (p.m.t.). Ne ishim tërësisht të paaftë dhe të verbër, në perceptimin e synimit të krijimit të frontit, kundër Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), zonjës së grave të botës. Për më tepër ne shkonim aq larg, sa e cilësonim të bijën e përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe zonjën e grave të botës, jo vetëm se ishte një dyfytyrëshe, por kishte themeluar dhe një grup dyfytyrëshish”.

“Në këtë pikë të rëndësishme, lërmëni t’iu sqaroj se, ndonëse Ibn Tejmijje përdor shprehjen: “Fatimeja ishte askete, sepse ajo është e përfshirë në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.), ai nuk ngurronte që të përdorë dhe thënien tjetër: “Fatimeja shkoi tek Ebu Bekri dhe i kërkoi këtij të fundit sadaka (lëmoshë). Ja pra ky ishte një veprim i dyfytyrëshve”. (Alahu (f.m.t.) na ruajttë!)” “Më pas Ibn Tejmijje vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.), ndonëse  kundërshtonte dhënien e sadakasë për ta, ai nuk e bënte të ditur se këta të fundit ishin dyfytyrësh!”

“Megjithatë kundërpërgjigjia, për këtë aludim të kotë, vjen nga imami maroken, Siddik Gimariu, i cili jo vetëm që ka pohuar, se thënia e Ibn Tejmijjes, ka për qëllim, nënçmimin dhe përçmimin e Fatime Zehrasë (p.m.t.), por ka theksuar se kjo thënie, është dhe një akuzë e hapur, për dyfytësi ndaj kësaj të fundit. Këtë nuk e citoj unë, por e citon vetë Imam Siddik Gimariu. Megjithatë vëllezërit e mi uehhabistë, këmbëngulin si mushka, se Imam Siddik Gimariu, i paska bërë padrejtësi Ibn Tejmijjes”. (?!)

“Ndërsa unë bëj të qartë, se aludimi i lartpërmendur, nuk është aspak i vërtetë! Unë si një ish uehhabist, i cili ka marrë pjesë shumë herë, në mbledhjet e zhvilluara, në të cilat janë shtjelluar gjërë e gjatë, mendimet e Ibn Tejmijjes, dua të shpjegoj se ky i fundit, në veprat e tij ka kumtuar: “Fatimeja shkoi tek Ebu Bekri dhe i kërkoi këtij të fundit sadaka (lëmoshë). Ja pra ky ishte një veprim i dyfytyrëshve”. “Ja pra këtu kemi të bëjmë me një problem shumë të madh!”

“Në të njëjtën mënyrë, Dhahir Shahu akuzon pa u zverdhur dhe pa u skuqur, të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe zonjën e grave të botës duke vijuar: “Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), së bashku me fëmijtë, nipërit dhe mbesat e saj, themeluan “kolonën e pestë” të fesë islame. Më tej këta njerëz, përgjakën zemrën e fesë islame (nënkuptoni Ebu Bekrin!)”

“Duke u nisur nga akuzimet sipërcituara, arrijmë në përfundimin, se sipas Dhahir Shahut, Fatime Zehraja (p.m.t.), jo vetëm që, nuk kishte aspak rëndësi në sytë e Ebu Bekrit, por ishte akuzuar si një tradhtare e fesë islame (Ebu Bekrit!)” “Ja pra kjo ishte sjellja jonë e shëmtuar foshnjarake dhe shkaku i padrejtësisë sime dhe të nxënësve të tjerë, të cilët mësojnë në universitetin e qytetit saudit të Medinës së Ndriçuar: “Imam Muhammed Ibn Sauditi”.

Pyetja e Trembëdhjetë: “Vallë përse selefistët në njërën anë i japin të drejtë dhe vërtetojnë fjalët e Xhabir Ensariut (m.m.t.) ndërsa në anën tjetër përgënjeshtrojnë fjalët e Fatime Bint Muhamedit (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Lejomëni t’iu përshkruaj, se ashtu siç kam qartësuar pak më sipër, dua të përshkruaj pak më hollësisht, se çfarë nënkuptojmë me termin “nasibi”, armik i hapur dhe i fshehur i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Fillimisht e nis duke kumtuar se me këtë term, nënkuptojmë një armiqësi, urrejtje të hapur dhe të fshehur, e cla është shndërruar, në një det gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Këto të fundit, e hedhin besimtarin musliman, në humnerën e krijimit të përshtypjes së gjërave të gabuara, si të vërteta mbi familjen e pastër të Muhammedi (p.q.m.t.), duke të dhënë nxitjen dhe shtysën, që të bën të besosh se Fatime Zehraja (p.m.t.) paska gabuar” (?!)

“Sërish dua të shpjegoj, se në fillim uehhabistët citojnë shrehjen: “Paqja e Allahut Qoftë Mbi Të”, më pas e nënçmojnë dhe e përçmojnë, madje e akuzojnë, duke derdhur një lum akuzash dhe mashtrimesh, ndaj Fatimesë (p.m.t.), duke e cilësuar si një dyfytyrëshe (Allahu (k.m.t.) na ruajttë”!” “Ndërsa tani dua të bëj të qartë, se nëse një besimtar musliman, do të kishte ardhur pranë meje dhe do të kishte kumtuar: “O armik i Ehli Bejtit (p.m.t.)”, unë do të isha grindur keqazi, madje pa e ditur as vetë arsyen e grindjes”.

“Unë isha aq i padjallëzuar dhe aq i paaftë, sepse pandehja se vetëm përse, kisha pohuar dhe pranuar, katër virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), nuk isha më një armik i fshehur i Ehli Bejtit (p.m.t.)”. “Megjithatë ndihem jashtëzakonisht keq, që kam akuzuar padrejtësisht, bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), si një dyfytyrëshe, gënjeshtare, mashtruese dhe tradhtare. Vallë përse të mos akuzohet ajo dhe si një gënjeshtare, duke u nisur nga fakti, që qenka si dyfytyrëshe, ashtu dhe gënjeshtare?!” “Kjo nuk ëhtë një çështje trashëgimie, por ka të bëjë drejtpërdrejtë, me akuzimin e rëndë ndaj Fatimesë (p.m.t.) si një gënjeshtare!”

“Fatime Zehraja (p.m.t.), pas mërgimit në atë botë, të Muhammedit (p.q.m.t.), shkoi pranë Ebu Bekrit dhe i kërkoi trashëgiminë e saj, të lënë trashëgim nga i ati, pra pjesën e truallit të Fedekut. Ndërsa feja islame (Ebu Bekri), iu përgjigj se Fatimeja (p.m.t.), duhet të sillte dëshmitarë mbi çështjen nëse i ati i saj, pra i dërguari i Allahut (f.m.t.), ia kishte lënë, ose nuk ia kishte lënë, trullin e Fedekut si një trashëgimi. Vallë çfarë do të thotë kjo?!”

“Më pas Fatimeja (p.m.t.), solli dëshmitarë të cilët dëshmuan, se Muhammedi (p.qm.t.), i kishte dhuruan asaj si trashëgimi, truallin e Fedekut. E pohoj këtë fakt kokëfortë, sepse ky i fundit ishte një truall, i dërguarit të Allahut (k.m.t.), mbi të cilin nuk kishte kalëruar kuajt dhe nuk ishte shkelur nga këmbët e udhëtarëve. Për këtë arsye ai ishte vetëm trualli i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Lërmëni t’iu bëj të ditur se, qëllimi i zbritjes së ajetit 23, të Sures Shura, i cili është si vijon: “Kjo dhunti qëndron në faktin se Allahu, përgëzon robërit e Tij, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisit. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat, me të vërtetë Allahu fal mëkatet, është Mirënjohës”, është shpallja e dhënies zyrtare si trashëgimi, të truallit të Fedekut, Fatimesë (p.m.t.) bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.). Fillimisht për këtë trashëgimi dëshmoi, Fatime Bint Muhamedi (p.m.t.), më pas dëshmuan nipërit e bekuar, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), përkatësisht Imam Hasani (p.m.t.) dhe pas tij Imam Husejni (p.m.t.), ndërsa dhe në fund dëshmoi dhe djali i xhaxhait dhe dhëndri i bekuar i Muhammedit (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.). Megjithatë feja islame (nënkuptoni këtu Ebu Bekri), nuk ua pranoi dëshminë e asnjërit nga këta të fundit!”

“Në vitet e mia të fëmijërisë, kisha mësuar një ngjarje, e cila kishte lënë mbresa të pashlyeshme mbi kujtesën dhe mendjen time. Unë e përfytyroja të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të të dërguarit të Allahut (f.m.t.) si një gënjeshtare! (Allahu (k.m.t.) na ruajttë!)” “Kjo përshtypje e gabuar më ishte krijuar, duke u nisur nga mendimet dashakeqase të lartpërmendura”. “Pra kjo nuk është thjesht dhe vetëm një çështje, e cila kishte të bënte me një copë tokë, por është një çështje serioze, që cënon drejtpërdrejtë, drejtësinë dhe nderin, e nënës së besimtarëve, Fatime Zehrasë (p.m.t.), duke e cilësuar këtë të fundit, si një gënjeshtare”.

“Tani lejomëni, t’i u vë në dijeni, të faktit, se në universitet uehhabiste, ne kishim mësuar dhe një ngjarje tjetër shumë të çuditshme. Në fakt kjo ngarje, ka të bëjë me bashkëkohësin e Muhammedit (p.qm.t.), Xhabir Ensariun (m.m.t.), i cili kishte shkuar drejt e tek Ebu Bekri, në të njëjtën epokë dhe i kishte kërkuar një mori sendesh, të cilat ia kishte premtuar i dërguari i Allahut (l.m.t.). Ndërsa Ebu Bekri, ia kishte plotësuar menjëherë kërkesën e tij, pa i kërkuar asnjë dëshmitar!” “Tani vetvetiu lind pyetja: “Vallë përse uehhabistët, në njërën anë i japin të drejtë dhe vërtetojnë fjalët e Xhabir Ensariut (m.m.t.), ndërsa në anën tjetër përgënjeshtrojnë fjalët e Fatime Bint Muhamedit (p.m.t.)?!”

Pyetja e Katërmbëdhjetë: “Vallë a është e vërtetë fakti se Ibn Tejmijje lindi në një familje e cila ushqente armiqësi dhe urrejtje ndaj familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Gjatë qëndrimit tim, në epokën e studimeve të mia, në universitetin e qytetit saudit të Medinës së Ndiçuar: “Imam Muhammed Ibn Sauditi”, më tërhoqi vërejtjen diçka tek vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik) e Ibn Tejmijjes. Kjo vepër përmbante shprehje fyese, sharëse dhe turpëruese për Fatime Zehranë (p.m.t.)”.

“Në këtë pikë thelbësore, lërmëni të shpreh zemërimin tim, duke shpalosur se me të vërtetë kjo është një çështje serioze, e cila rrjedh nga fakti i trushpëlarjes sonë, në institutet dhe universitetet uehhabiste”. “Këtë e them me bindje të plotë, sepse ne si nxënës uehhabistë që ishim, duke mos qenë aspak në dijeni të veprimtarisë sonë, radhisnim mangësitë dhe të metat e Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), pasi kishim përmendur dhe renditur më herët, detin e paanë të virtyteve fisnike dhe vlerave të saj të larta”.

“Duke u mbështetur në pohimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, sipas mendimit tim, kjo është një armiqësi e fshehur, ndaj Fatimesë (p.m.t.), e cila është shumë herë më e rrezikshme, se armiqësia e hapur ndaj saj. Këtë e them sepse, kur mësojmë për një armik të hapur, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë përpara besimtarit musliman, hapet dera e njohjes së të dhënave të gabuara. Ndërsa kur një besimtar musliman pandeh, se ushqen dashuri ndaj familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në anën tjetër hedh shpifje dhe përbaltje, mbi anëtarët e bekuar të kësaj familjeje, atëherë ai ushqen armiqësi dhe urrejtje të fshehur ndaj tyre!”

“Lejomëni t’iu kumtoj se, unë i kujtoj shumë mirë, ditët kur isha uehhabist, për më tepër faktin kokëfortë, se vëllezërit e mi uehhabistë, ushqenin armiqësi dhe urrejtje të fshehur, ndaj familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe dukuria më e çuditshme, ishte se këta të fundit, as nuk ishin në dijeni të këtij fakti”. “Tani një besimtar musliman, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse nuk ishin në dijeni?!” “Përgjigjia e kësaj pyetjeje, gjendet në veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeujjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), e Ibn Tejmijjes”.

“Unë dua të theksoj faktin se Ibn Tejmijje, kishte mbushur me dhjetra faqe, duke përshkruar virtytet fisnike dhe virtytet e larta të Fatime Zehrasë (p.m.t.).  Për ta ilustruar sa më të mirë këtë dukuri përmendim shembujt: “Fatimeja është zonja e grave të botës. Ajo është përfshirë në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu ajo është përgëzuar me Xhennet që në këtë botë etj”, ndërsa në anën tjetër Ibn Tejmijje, në mënyrë të qëllimshme përdor thënie si: “Fatimeja kishte shumë mangësi”. Ja pra kjo është armiqësia dhe urrejtja e fshehur ndaj saj”.

“Sërish dua të qartësoj se, nëse Ibn Tejmijje do të ishte, një armik i hapur dhe i qartë, i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ai do ta kishte shpallur hapur mallkimin e tij, kështu që besimtarët muslimanë, do ta kishin kuptuar se ai është një armik, i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), i cili po gabon dhe si rrjedhojë, do të largoheshin dhe do ta linin vetëm atë. Megjithatë Ibn Tejmijje, pa ngurruar aspak përdor dhe shprehjet: “Fatime Zehraja (p.m.t.) është banore e Xhennetit, është e bija e të dëruarit të Allahut (f.m.t.). Gjithashtu ajo është një nga anëtaret e përfshira, në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Rishtas ajo është zonja e grave të botës, ajo është besimtare, e përkushtuar, e dëlirë, e çiltër, e pastër dhe e ndershme”. “Ndërsa në anën  jetër ai shton pa pikën e turpit, se ai nis radhitjen e mangësive dhe të metave të saj. (?!)” “Lërmëni t’iu bëj të ditur se, kjo sjellje, është një mashtrim, shpifje dhe trillim shumë i qartë i Ibn Tejmijjes”.

“Gjithashtu dua të shpjegoj se, gjatë epokës kur ishim uehhabistë, ishim të mendimit, se ne qëndronim në mes të “rafidive” (kundërshtuesve), të cilët shkonin jashtëzokonisht larg, me shprehjen e dashurisë së tyre të tepruar, ndaj Fatime Bnt Muhammedit (p.m.t.) dhe “nasibive” (armiqve të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.))”. “Unë kam dëshirë dhe shpresë që besimtarët muslimanë, do të kthjellohen dhe do të përqendrohen, tek shpjegimet dhe sqarimet e mia, për ë gjetur udhën e drejtë dhe të vërtetë. Pra kur duan të mësojnë njohuri dhe të dhëna, mbi figurën, karakterin dhe personalitetin, veçanërisht për virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të Fatime Zehrasë (p.m.t.), mos të marrin parasysh, vetëm veprat e Ibn Tejmijjes”.

“Sipas mendimit tim Ibn Tejmijje, jo vetëm që ka gabuar në këtë çështje, por nuk është as në dijeni të gabimit të tij. Pra as ai vetë nuk e di që ka gabuar, vallë si do ta mësojnë këtë lexuesit dhe ndjekësit e tij?!” “Në këtë kontekst, Imam Dhehebiu për Ibn Tejmijjen citon: “Ndonëse Ibn Tejmijje, lindi në një familje, e cila ushqente armiqësi dhe urrejtje, ndaj familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), as ai vetë nuk ishte në dijeni, të faktit se ishte armik i fshehur, i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)!”

Pyetja e Pesëmbëdhjetë: “Vallë cila ishte arsyeja që dëshmia e të përgjedhurve të Hadithit të Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.qm.t.) nuk u pranuan?!”

Isam Imadi: “Në këtë pikë kritike, lejomëni t’iu shpjegoj se, ashtu siç kam theksuar dhe në dy artikujt paraardhës, armiqësia dhe urrejtja e hapur dhe e fshehur e uehhabistëve, është një nga rrugët pa dalje, të idologjisë së sektit uehhabist. Këtë e them sepse shumica e uehhabistëve, as vetë nuk janë të dijeni të faktit, se po i bëjë një padrejtësi të madhe Fatime Zehrasë (p.m.t.), pikërisht ashtu siç unë nuk isha aspak në dijeni të kësaj dukurie”.

“Tani dua t’iu bëj thirrje vëllezërve të mi uehhabistë, që të bëjnë një krahasim të mirë, mes rastit të Xhabir Ensariut (m.m.t.) dhe rastit të Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.). Për më tepër kur Xhabir Ensariu (m.m.t.), erdhi pranë Ebu Bekrit, pasi Muhammedi (p.q.m.t.), kishte migruar nga kjo botë dhe i shprehu: “I dërguari i Allahut (k.m.t.), më kishte premtuar se do të më jepte një mori sendesh, në rast se unë do të kthehesha nga udhëtimi në det”. “Ebu Bekri, ia plotësoi menjëherë kërkesën e tij, pa këkuar asnjë dëshmitar! Tani le t’i rikthehemi çështjes, së bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.), duke shtruar pyetjen: “Vallë përse Ebu Bekri, i kërkoi kësaj të fundit, sjelljen e dëshmitarëve, duke e akuzuar si një gënjeshtare?!”

“Ne pohojmë se, Fatime Zehraja (p.m.t.), është një nga bashkëkohëset e Muhammedit (p.q.m.t.). Ashtu siç ka shënuar dhe në veprën e tij me titull: “Isabe” (Zbulimi), Imam Ibn Haxher Askalani. Për më tepër në komentimin e tij, të veprës me titull: “Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, Ibn Haxher Askalani vijon: “Dëshmia e Xhabir Ensariut (m.m.t.) u pranua, sepse dëshmia e tij ishte e barabartë me dëshminë e dy njerëzve, ashtu siç vlen dëshmia e të tërë bashkëkohësve dhe bashkëkohëseve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani dua t’i drejtoj, një pyetje dijetarëve uehhabistë: “Nëse dijetarët uehhabistë pohojnë, se dëshmia e një bashkëkohësi dhe bashkëkohëseje të Muhammedit (p.q.m.t.), është e barabartë me dëshmitë e dy njerëzve, atëherë vallë përse dëshmia e Fatimesë (p.m.t.), jo vetëm që nuk u pranua, por madje iu kërkua dhe sjellja e dëshmitarëve?!” “Më pas dolën si dëshmitarë, nipërit e bekuar të Muhammedit (p.qm.t.), si dhe zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.), dhëndri i bëkuar i Muhammedit (p.qm.t.), Imam Aliu (p.m.t.) dhe në fund Ummu Ejmeni (p.m.t.), por sërish dëshmia e asnjërit nga këta të fundit nuk u pranua”. (?!)

“Si përfundim dua të ngrej pyetjet: “Vallë a nuk na jep kjo përgjigje negative, një nxitje dhe një shtysë të fuqshme, që të kthjellohemi dhe të mendojmë gjërë e gjatë, mbi këtë ngjarje poshtëruese dhe turpëruese?!” “Nëse dijetarët uehhabistë, këmbëngulin si mushka, se dëshmia e një bashkëkohësi dhe bashkëkohëseje të Muhammedit (p.qm.t.), është ë barabartë me dëshmitë e dy njerëzve të tjerë, atëherë vallë cila është arsyeja, që Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), nuk iu pranua dëshmia, duke patur këtu parasysh dhe faktin se kjo e fundit, është e përfshirë dhe në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.qm.t.)?!” “Vallë a është kjo vlera e papërfillshme, që këta dijetarë, i kushtonjnë bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.m.t.)?!”

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(m.m.t.) - Mëshira Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak