“Vallë Përse Pseudodijetarët Uehhabistë, Orvaten në Fshehjen e Rolit Kyç, të Anëtarëve të Bekuar të Ehli Bejtit dhe Farefisit të Bijve të Hashimit?!” Pjesa e Dytë

  • None
nga İsam el-İmad | Publikuar në Maj 15, 2016, mesnatë

Lajmet www.medyasafak.net

Autor: Isam el-Imad

Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të dijetarit jemenas Isam el-Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është dhënia përgjigje e pyetjes, e cila ka kohë që është shtruar dhe që vërtitet në mendjet dhe zemrat e shumë besimtarëve muslimanë: “Vallë përse pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten më të tërë mënyrat dhe mjetet, me synimin e fshehjes së rolit kyç, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit dhe farefisit të bijve të Hashimit?!”

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, me njohjen e figurës së shuqar të, Profesorit jemenas Doktor Isam el-Imadit. Ky i fundit i lindur në vitin 1968, në Republikën Arabe Jemenase. Profesor Doktor Isam el-Imadi, gjatë epokës së kryerjes së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, u shndërrua në një dijetar uehhabist, por menjëherë pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi mendim dhe u bë një dijetar i kësaj doktrine”.

“Profesor Doktor Isam el-Imadi, i cili në ditët tona, po vijon kryerjen e studimeve pasuniversitare dhe mësimdhënien në fushën e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Profesor Doktor Isam el-Imadi, është njëri nga nxënësit e Imam Husejn Huthiut, themeluesit të Lëvizjes dhe Rezistencës Popullore huthite në Jemen. Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, Profesor Doktor Isam el-Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, përpunuar, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Isam el-Imadi: “Para së gjithash, dua t’iu them se, kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis fjalimin tim, me ndihmën e Allahut (k.m.t.), Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit besnik të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (f.m.t.), qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Më pas dua t’iu uroj të tërë bashkësisë ndërkombëtare muslimane, gëzuar ditëlindjen e shënuar, të bijës së bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), gruas më fisnike dhe të nderuar në sipërfaqen e tokës”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj jave, përpara së të kalojmë në ngjarjet përçarëse, në mesin e muslimanëve, është ngjarja e dhimbshme, katastrofike, ogurzezë dhe tradhtare, e cila na ka përgjakur dhe na ka plagosur të tërëve. Shteti sionist çifut, ka hedhur firmën në skandalin e radhës, duke kryer krimin fatkeq dhe masakrën e pacipë dhe poshtëruese, të radhës duke sulmuar pikërisht, anijen turke humanitare, të ashtuquajturën Flotiljen e Lirisë dhe e emërtuar “Marmaraja Blu”.

“Flotilja e Lirisë ose “Marmaraja Blu”, e cila ishte nisur nga Republika e Turqisë, me synimin e çarjes së embargos dhe dhënies fund të bllokadës çifute, e zbatuar padrejtësisht, mbi vëllezërit tanë palestinezë, në trojet e pushtuara palestineze, në Rripin e Gazzës. Shteti sionist çifut, ka më shumë se gjysmë shekulli, që ia ka dalur mbanë, në një mënyrë mjeshtërore, në hedhjen hi syve, mashtrimin dhe vënien në rolin e budallait, idiotit dhe palaços e një pjese të mirë, të masmediave më të njohura perëndimore”.

“Përpara se të vijojmë programin tonë, lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, një pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, i quajtur Doktor Muhammed Albari është shprehur: “Ashtu siç çifutët, fshehin dhe kundërshtojnë njohjen, e profetësisë së Muhammedit (p.q.m.t.), në të njëjtën mënyrë dhe ne fshehim dhe kundërshtojmë njohjen, e versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn, i cili është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Tani më kujtohet si dita e sotme, se gjatë epokës kur isha një nxënës uehhabist, hasnim dhe rastisnim probleme të këtij lloji. E lus dhe dëshiroj nga Allahu (k.m.t.), mësimin, shpjegimin, sqarimin, përcjelljen dhe ndriçimin dhe hapjen ndaj së vërtetës, mbi doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe mbi vëllezërit tanë uehhabistë. E ndiej një detyrë të moralit dhe të ndërgjegjies sime, mësimin, shpjegimin, sqarimin dhe përcjelljen e së vërtetës mbi dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe mbi vëllezërit tanë uehhabistë”.

“Këta janë pikërisht imamët, të cilët përmenden në hadithin e vërtetë, të Imam Buhariut dhe të Imam Muslimit: “Pas meje do vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”. Këta dymbëdhjetë imamë të pafajshëm (p.m.t.), janë përfaqësuesit më të denjë të fesë islame, besimit dhe udhëheqjes islame. Ndërsa tani lërmëni t’iu citoj se udhëheqja islame, nuk është një udhëheqje, e ndërtuar mbi një sistem historik dhe historik, sepse ky i fundit bie ndesh, me udhëheqjen hyjnore të përcaktuar, nga ana e Allahut (l.m.t.)”.

“Por tani nuk mund të lë pa përmendur, faktin e rëndësishëm se, i dërguari i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), ka sqaruar në mënyrë të hollësishme emrat, cilësitë fisnike dhe vlerat e larta, të këtyre dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, deri në atë masë sa dhe një vëlla musliman i mençur dhe i zgjuar, i cili nuk ka njohuri të thella fetare, mund ta kuptojë me lehtësi të madhe këtë fakt”.

“Ndërsa tani pa humbur kohë, dua të sjell disa shembuj të veprave të mëdha dhe sublime, të kryera nga njerëz të mëdhenj. Me këtë nënkuptoj, udhëheqës të drejtë dhe të mirë, të cilët kanë kryer vepra madhështore. Fjala vjen udhëheqësi i madh, perandori francez, hartuesi dhe përpiluesi i ligjeve të kushtetutës franceze Napoleon Bonaparti, zgjodhi një kabinet të përbërë, nga kuadro të kualifikuar, për përmbushjen e këtij synimi. Hapi i parë i tij, ishte përcaktimi dhe përzgjedhja, një për një i të tërë kuadrove, nga katër grupe pune, të cilët do të hartonin dhe do të përpilonin, kushtetutën e re franceze”.

“Më pas ky grup pune, i cili kishte syiminin, e përmbushjes së sqarimit, të institucioneve përkatëse, të hartimit dhe përpilimit të kushtetutës së re franceze, ishte një kabinet i përbërë nga kuadrot, juristët, gjyqtarët dhe prokurorët, më të mirë dhe më të kualifkuar francezë, të asaj epoke. Detyra parësore dhe kryesore e këtij kabineti ekspertësh dhe kuadrosh, të fushës së jurisprudencës, ishte shpjegimi dhe sqarimi i qytetarit francez, në rast se ky i fundit, haste në keqinterpretimin ose keqkuptimin, e ligjeve të kushtetës së re”.

“Si rrjedhojë, shoqëria franceze u klasifikua, sipas klasave përkatëse, që në fillimet e hartimit dhe përpilimit të kushtetuës së re franceze, sipas diktatit dhe urdhrit të perandorit të saj, Napoleon Bonapartit. Hapi i dytë i tij, ishte përcaktimi i katër komitetëve, me synimin e zgjidhjeve të kundërshtimeve dhe mosmarrëveshjeve, të cilat mund të lindnin, mes kabinetit të ekspertëve dhe kuadrove, të fushës së jurisprudencës dhe institucioneve administrative qeverisëse. Në të vërtetë gjatë asaj epoke, lindën kundërshtime dhe mosmarrëveshje, mes juristëve dhe gjyqtarëve francezë. Ja pra kjo ishte arsyeja kryesore, e krijimit të këtyre katër komitetëve”.

“Tani duke iu rikthyer, epokës madhështore, të shekullit të lumtur, pra epokës së Muhammedit (p.q.m.t.), pohojmë se ky i fundit, caktoi një komitet ekspertësh dhe kuadrosh, i cili do të përcaktonte, dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), ose më saktë le të themi, dymbëdhjetë prijësit të cilët do të vinin pas Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra është pikërisht, ky komitet i ekspertëve dhe i kuadrove profetikë, qiellorë dhe hyjnorë, të cilët morën përsipër, përmbushjen e detyrës, në kushtetutën profetike të Muhammedit (p.q.m.t.). Ky komitet, i përbërë nga ekspertët dhe kuadrot më të kualifikuar, do të kishte si detyrë kryesore, përfaqësimin, shpjegimin dhe sqarimin, e kushtetutës profetike dhe sqarimet e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ashtu siç e përmenda dhe më lart, ky komitet ekspertësh dhe kuadrosh, përfaqëson shpjegimet dhe sqarimet e Muhammedit (p.q.m.t.), pra të kushtetutës profetike, sepse logjikisht nuk mund të ketë asnjë dallim dhe asnjë ndarje, mes kushtetutës profetike, të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe mes Librit të Allahut (f.m.t.) Kur’anit Famëlartë. Këta ekspertë dhe kuadro, janë pikërisht dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), ose dymbëdhjetë prijësit e bashkësisë muslimane”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Ndërsa në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”.

“Duke e nisur, nga djali i xhaxhait dhe imami i parë, i dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit Imam Aliu (p.m.t.), themi se ky i fundit, është rritur dhe burrëruar, nën arsimimin, besimin, edukimin, kujdestarinë dhe mbikqyrjen e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), Muhammedit (p.m.t.). Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) që nga lindja, fëmijëria dhe pjekuria e tij, qëndroi në shtëpinë e tij, duke e mësuar fenë e lartë islame, drejtpërdrejtë nga Muhammedi (p.q.m.t.). Madje Imam Aliu (p.m.t.), deri para shpërnguljes për në Habeshistan (Eritrea dhe Etiopia e sotme), qëndroi bashkë më të dërguarin e Allahut (l.m.t.). Ja pra kjo është mënyra se, si u rritën dhe u kualifikuan këta ekspertë dhe kuadro, të kushtetutës profetike”.

“Tani lërmëni t’i pohoj se, asnjëri nga tre prijësit e parë, të bashkësisë muslimane, sidomos Ebu Bekri, Umer Ibn Hattabi dhe Uthman Ibn Affani, nuk kanë mundur të arrijnë, në shkallën prijësve qiellore dhe hyjnorë, ashtu siç e arritën të dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, përkatësisht Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.), Imam Husejn Shehidi (p.m.t.), Imam Ali Zejnulabdiddini (p.m.t.), Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.), Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.), Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), Imam Ali Rida (p.m.t.), Imam Muhammed Taki (p.m.t.), Imam Ali Hadi (p.m.t.), Imam Hasan Askeri (p.m.t.) dhe Imam Muhammed Mehdi (p.m.t.)”.

“Ndërsa në mesin e vëllezërve muslimanë, të ditëve të sotme, zgjidhet një gjyqtar, me synimin e gjykimit të njerëzve, por e meta e madhe e këtij gjyqtari, është se ky i fundit, as nuk e di dhe as nuk e njeh kushtetutën e atij shteti. Si rrjedhojë, ky gjykatës i cili nuk e njeh kushtetutën, nuk ka asnjë lloj mundësie, që të bëhet kryegjyqtari i shtetit përkatës. Ja pra këtë udhë ndoqi edhe Muhammedi (p.q.m.t.), kur përcaktoi Imam Aliun (p.m.t.), në mesin e bashkëkohësve të tij, si kryegjyqtarin e kushtetutës së tij profetike, me synimin e gjykimit të çështjeve thelbësore, në gjirin e bashkësisë muslimane”.

“Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

 “Kjo është arsyeja kryesore se, përse Muhammedi (p.q.m.t.), në hadithin e vërtetë, sipas të cilit dhe pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeusite, janë të njëzëri, sepse u përshtatet dhe botëkuptimit dhe këndvështrimit të tyre selefist ka thënë: “Farefisi im që është Ehli Bejti im, është një porosi, e cila garanton sigurinë, e moslindjes së kundërshtimeve dhe mosmarrëveshjeve, ne mesin e bashkësisë muslimane”. Ndërsa më pas, ai duke cekur dhe rolin kyç të dymbëdhjetë imamëve, të pafajshëm të Ehli Bejtit, shtoi: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”.

“Tani një vëlla musliman, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse ndodh kështu?!” “Ndërsa ne i përgjigjemi se kundërshtimet dhe mosmarrëveshjet, që do të lindnin në gjirin e baskësisë muslimane, do të çonin detyrimisht në dështimin e udhëheqjes dhe dobësimin ushtarak, të bashkësisë muslimane. Gjithashtu këta kundërshtime dhe mosmarrëveshje, të cilët u jetësuan, pas ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.), do të çonin në keqinterpretimin dhe keqkuptimin, e dy argumentëve të padiskutueshëm fetarë, siç janë ajetët kuranorë, pra të ligjeve hyjnore dhe të komentimeve, shpjegimeve dhe sqarimeve, të sunnetit profetik, pra të thënieve dhe veprave të Muhammedit (p.q.m.t.)”

“Si rrjedhojë, muslimanët do të ndahesin dhe do të përçaheshin, në shumë udhë dhe sektë të shmangur, do të dështonin në udhëheqjen e vetvetes së tyre dhe do të dobësosheshin ushtarakisht, duke u bërë kështu grupacione të vogla, kafshata të lehta për t’u gllabëruar, nga oreksët e pangopur, të kthetrave të armiqve të fesë së latë islame. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, që të mos hedhim vetveten në zjarrin e Xhehennemit, pikërisht ashtu siç e hodhën vetveten, në zjarrin e Xhehennemit, njerëzite shmangur dhe në udhë të gabuar”.

“Ja pra këta ishin pikërisht shkaktarët kryesorë, të dobësimit, ndarjes dhe përçarjes së bashkësisë muslimane, në shumë dhe dhe sektë të shmangur. Kjo ndodhi sepse këta të fundit, nuk i qëndruan besnikë, komitetit të ekspertëve dhe kuadrove, të përgatitur dhe të stërvitur, nga vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.). Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”. Ashtu siç kemi cituar dhe më parë, përsërisim faktin se dijeterët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi vërtetësinë e tij”.

“Lërmëni t’iu citoj se bashkësia e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadidhit (muhaddithëve) uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Allahu zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga ky farefis” dhe se ndajnë mendimin e përbashkët se, shtëpia më e lartësuar, më e lavdëruar, më e mirë dhe më e nderuar, nga të tëra shtëpitë e farefist të bijve të Hashimit, është pikërisht shtëpia e të dërguarit të Allahut  Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani nuk mund të lëmë pa përmendur faktin, se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ehli Bejti im është si anija e Nuhut (p.m.t.)”. Si rrjedhojë themi se, i dërguari i Allahut (k.m.t.), i ka përngjarë ndjekësit e udhës së bekuar të Ehli Bejtit, me udhëtarët të cilët kanë hipur në anijen e Nuhut (p.m.t.). Ashtu siç këta të fundit, besuan me gjithë zemër se, do të shpëtonin nga përmbytja e madhe, ndërsa të pafetë nuk besuan se do të ndodhte përmbytja e megjithatë ajo ndodhi. Në të njëjtën mënyrë dhe bashkësia muslimane, nëse lidhet fort pas dhe hipën në anijen e Ehli Bejtit, do t’i shpëtojë përmbytjes së madhe të idhujtarisë dhe mosbesimit”.

“Pra nëse besimtarët muslimanë, lidhen fort dhe hipin në anijen e Ehli Bejtit, ata jo vetëm që nuk do të mbyten, shfarosen dhe zhduken, por do të jenë të shpëtuarit, si në këtë botë dhe në botën tjetër. Ja pra kjo është arysjeja kryesore se, përse vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përngjarë ndjekësit e udhës së bekuar të Ehli Bejtit, me udhëtarët të cilët kanë hipur në anijen e Nuhut (p.m.t.)”.

“Ndërsa përsa i përket komitetit, të ekspertëve dhe kuadrove të përgatitur dhe të stërvitur, nga vetë i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), pohojmë me bindje të plotë se, këta janë dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit. Themi me bindje të plotë se, pikërisht se këta janë dhe interpretuesit, komentuesit, shpjeguesit dhe sqaruesit më të mirë, të dy argumentëve, të padiskutueshëm fetarë, siç janë përkatësisht Kur’ani Fisnik dhe Sunnetit Profetik, pra thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.). Dua të theksoj faktin se, bashkësia e të tërë këtyre imamëve, rrjedh nga farefisi i zgjedhur, i Muhammedit (p.q.m.t.) i bijve të Hashimit”.

“Lërmëni t’iu vë në dijeni, të faktit të pamohueshëm se, dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), janë zgjidhja ideale dhe përfundimtare e të tëra problemeve. Ndërsa për sa kohë, që Muhammedi (p.q.m.t.), ishte i gjallë dhe jetoi në këtë botë, bashkëkohësit e tij me të drejtë e cilësonin: “Kur’an i gjallë i cili ecte, mbi sipërfaqen e tokës”, ndërsa pas ndërrimit jetë të tij, përmbushjen e kësaj detyre fisnike, e morën përsipër pikërisht, dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Këta të fundit, luajnë rolin kyç atë të vijimit, të detyrës fisnike të Muhammedit (p.q.m.t.). Përgjegjësia e dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm (p.m.t.), është mbrojtja dhe ruajtja e ajetëve dhe ligjeve qiellore, hyjnore dhe atyre profetike. Nëse një besimtar musliman, me të vërtetë synon të mësojë, ashtu siç duhet, sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë duhet të lexojë, pikërisht burimet, thëniet dhe veprat e tyre”.

“Lërmëni t’iu shreh se, dymbëdhjetë imamët e pafajshëm, përfaqësojnë interpretimin, komentimin, shpjegimin dhe sqarimin e dijeve dhe skencave të ajetëve, ligjeve dhe urtësive kuranorë dhe të sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra kjo është arsyeja kryesore se, përse këta të fundit, luajnë rolin kyç atë të vijimit, të detyrës fisnike të Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u mbështetur në këta fakte kokëforta dhe të vërteta të pamohueshme historike, arrijmë në përfundimin se dhe Imam Aliu (p.m.t.), luan një rol kyç në përmbushjen e kësaj detyre fisnike”.

“Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull, kumtojmë hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Unë jam qyteti i dijes, ndërsa Aliu është dera e tij”. Me këtë nënkuptojmë se dija hjynore ka kaluar, tek Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) pas ndërrimit jetë të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Tani më duhet t’iu rikujtoj ndjekësve tanë të nderuar se Muhammedi (p.qm.t.) ia ka mësuar tërëisht dijen hyjnore Imam Aliut (p.m.t.) madhe deri në atë masë sa Muhammedi ka thënë: “Ashtu siç është Aliu bashkë më Kur’anin dhe Kur’ani është bashkë me Aliun”, si dhe gjithashtu e shohim të rastit, të kujtojmë se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur as, thënien e ndritur të Imam Aliut (p.m.t.): “Udhëheqja e së kotës është afatshkurtër dhe njerëzit e humbur, lodrojnë dhe qeshin me të, por udhëheqja e së vërtetës është afatgjatë”.

“Por fatkeqësisht lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, me qasje emeuiste të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Megjithatë në fund të fundit, gjenden dhe pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të drejtë të cilët nuk ngurrojnë të shpalosin të vërtetën, si Doktor Muhammed Albari, i cili duke mos bërë të ditur, identitetin e tij të vërtetë, mbi broshurën e tij të jashtëligjshme, e cila heton dhe shqyrton, cilësitë fisnike dhe vlerat e larta, të Ehli Bejtit shprehet: “Ne si bashkësi dijetarësh uehhabistë, duke patur paraysh faktin e dhunës, diktaturës, shtypjes dhe tiranisë së egër uehhabiste, të ushtruar drejtpërdrejtë, nga familja mbretërore saudite, ndonëse e dimë shumë mirë, versionin e vërtëtë të Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, e kemi të ndaluar rreptësisht shprehjen dhe shpalosjen e kësaj të vërtete për masat e gjëra”.

“Kjo është arsyeja kryesore, e cila na nxit dhe na shtyn, që kur jemi në vazë, në hutbe, në universitetët dhe xhamitë uehhabiste, në vend të bërjes së ditur së versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn, gjithmonë themi versionin e tij të rremë i cili është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ne si bashkësi dijetarësh uehhabistë, e dimë shumë mirë faktin se, versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, si dhe gjithashtu besojmë në autenticitetin dhe vërtetesinë e tij, por duke patur paraysh faktin e dhunës, diktaturës, shtypjes dhe tiranisë së egër uehhabiste, të ushtruar drejtpërdrejtë, nga familja mbretërore saudite, e kemi të ndaluar rreptësisht shprehjen dhe shpalosjen e kësaj të vërtete për masat e gjëra”.

“Ja pra ashtu siç citova dhe më sipër, po ju vë në dijeni të faktit se, një pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, i quajtur Doktor Muhammed Albari është shprehur: “Ashtu siç çifutët, fshehin dhe kundërshtojnë njohjen, e profetësisë së Muhammedit (p.q.m.t.), në të njëjtën mënyrë dhe ne fshehim dhe kundërshtojmë njohjen, e versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn, i cili është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“E njëjta mënyrë dhe metodë, vijon ende të zbatohet në ditët e sotme, sidomos mënyra e ideologjisë shkatërruese tekfiriste uehhabiste. Ashtu siç kemi mësuar në universitët uehhabistë sauditë dhe në universitetin uehhabist në shtetin jemenas, në njërën anë kemi qënë dhe jemi dëshmitarë se, as që bëhet fjalë dhe as që përmenden aspak roli kyç i Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), dhe i nëntë imamëve të pafajshëm të cilët mbesin me pas”.

“Këta pseudodijetarë uehabbistë, me qasje emeuiste, jo vetëm që mohojnë dhe e errësojnë, tërësisht rolin kyç të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.) por anashkaluan, lanë mënjanë, nënçmuan, përçmuan, përbuzën dhe përulën dhe rolin kyç të familjes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), e cila luajti një rol jetik dhe vendimtar, në fitoret e shënuara historike të fesë islame”.

“Do të kisha shumë dëshirë, sepse e shoh të arsyeshme, në këtë pikë të nxehtë, të programit tonë, që t’u bëj një thirrje të sinqertë, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të Mbretërisë së Arabisë Saudite, se krahas vënies në pah dhe trumpetimit me të madh, të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, të paktën krahas tij, le të bëjnë të ditur dhe për besimtarët muslimanë sauditë, duke thënë se gjendet dhe versioni i vërtetë, i këtij hadithi i cili është: “Libri i i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.

“Gjithashtu dua të shtoj se, në rast të kundërt, pra nëse ju kundërshtoni, mohoni dhe pengoni, botimin e këtij hadithi të vërtetë, i cili kalon dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, atëherë të mos ju vijë as keq dhe as rëndë, por ju po i përngjasoni pikërisht, rabinëve çifutë dhe priftërinjve të krishterë, të cilët ndonëse e dinin shumë mirë, sepse i kishin të shpallur në versetët e Teuratit dhe Inxhilit, të vërtetën mbi ardhjen dhe profetësinë të dërguarit të fundit të Allahut (l.m.t.) dhe shpalljen e fundit hyjnore të Tij, Kur’anin Famëlartë, orvateshin me të tëra mënyrat dhe mjetet në fshehjen, kundërshtimin dhe mohimin e bërjes publike, të këtyre të vërtetave sublime”.

“Sipas mendimit tim, sjellja juaj e shëmtuar, është një e vërtetë ose mrekulli profetike, e parashikuar nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i cili katërmbëdhjetë shekuj më parë ka shprehur: “Më pas dhe ju o besimtarë muslimanë, do t’i ndiqni një pas një, hapat e hedhur, të ndjekësve të librave, përpara jush. Ju do t’i ndiqni ndjekësit e librave, deri ne atë masë, sa nëse ata hyjnë, në vrimën e hardhucës dhe ju do t’i ndiqni pas”. Ja pra besoj se krahasimi juaj, o pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, me rabinët çifutë dhe priftërinjtë e krishterë, të epokës së Muhammedit (p.q.m.t.), është tejet i ngjashëm dhe me vend, sepse në të njëjtën mënyrë, siç ata u orvatën në fshehjen, kundërshtimin dhe mohimin e ardhjes dhe profetësisë të dërguarit të fundit të Allahut (f.m.t.) dhe shpalljes së fundit hyjnore të Tij, Kur’anin Famëlartë, ashtu edhe ju orvateni ditën dhe natën, lart dhe poshtë, me mish e me shpirt, në fshehjen, kundërshtimin dhe mohimin e bërjes publike, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn, i cili është: ““Libri i i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.

“Tani e ndiejmë si një detyrë morale dhe të ndërgjegjies sonë, të bëjmë të ditur se bashkësia ndërkombëtare muslimane e ditëve tona, çuditet dhe habitet me faktin se, si ka mundësi që ky fakt është fshehur, planifikuar, projektuar dhe programuar në një mënyrë kaq të hollësishme dhe mjeshtërore. Ndërsa tani dua që të cek, një çështje shumë të rëndësishme. Në njërën anë pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, përmendin shumë herë, mbështetjen dhe ndihmën, e ndihmësve medinas dhe të dëbuarve mekkas, në epokën e Muhammedit (p.q.m.t.). Por në anën tjetër nuk përmendin asnjë hadith të vetëm, mbi rolin kyç të cilësive fisnike dhe vlerave të larta, të farefisit të bijve të Hashimit”.

“Ndërsa në anën tjetër, kur mësonim çështjet dhe temat e jetëshkrimit, kronikave dhe ngjarjeve dhe fitoreve të shënuara historike të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të bashkëkohësve të tij, kemi parë shpesh herë se, bëhet fjalë, për ndihmësit medinas dhe të dëbuarit mekkas. Ne as i hedhim poshtë, as kundërshtojmë dhe as i mohojmë ndihmën jashtëzakonshme, të dhënë nga ndihmësit medinas dhe të dëbuarit mekkas, në fitoret e shënuara histrorike islame”.

“Themi me bindje të plotë se, tanimë kemi arritur në një etapë të rëndësishme, të programit tonë. Nëse do t’i hidhnim një vështrim, historisë së lavdishme të fesë së lartë islame, duke shfletuar burimet dhe veprat e jetëshkruesve dhe kronikanëve më të njohur muslimanë, do të vërejmë së bashkësia muslimane, është njohur gjerë e gjatë me ligjet, normat dhe rregullat profetike, të shpjeguara dhe të sqaruara, në mënyrë të hollësishme, nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Tani theksoj se dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri, mbi autenticitetin dhe vërtetësinë, e hadithit të ngjarjes madhështore të Gadiru’l-Humit. Për kënaqësinë dhe nderin, e ndjekësve tanë të nderuar, po e ilustrojmë ecurinë e kësaj ngjarje madhështore. Në veprën e tij me titull: “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), e dijetar Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, shënon se Zejd Ibn Erkami tregon se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (a.u.xh.) dhe mbajti një vazë, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu (a.u.xh.) më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij!” Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij. Më pas vijoi: “Më pas, (po ju lë) edhe Ehli Bejtin tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik, pra thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), përbëjnë kushtetutën hyjnore, së cilës duhet t’i bindet dhe duhet t’i nënshtrohet, mbarë bashkësia ndërkombëtare muslimane. Një tjetër fakt interesant është se asnjëri, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), as nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk e ka mohuar, ngjarjen madhështore të Gadiru’l-Humit”.

“Madje duke u mbështetur, në burimet dhe veprat e jetëshkruesve dhe kronikanëve më të shquar muslimanë, arrijmë në përfundimin se, asnjëri nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), as nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk e ka mohuar hadithin e njohur: “Pas meje do vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”.

“Nëse dikush nga bashkëkohësit e tij, do të kishte shtruar pyetjen: “Vallë përse do të vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”?!, atëherë jam mëse i bindur se Muhammedi (p.q.m.t.), do t’i kishte dhënë përgjigjen dhe sqarimin e duhur. Duke u nisur në këtë këndvështrim, të historisë së lavdishme, të fesë së lartë islame, duke shfletuar burimet dhe veprat e jetëshkruesve dhe kronikanëve, më të njohur muslimanë, do të vërejmë së bashkësia muslimane, është njohur gjerë e gjatë me ligjet, normat dhe rregullat profetike, të shpjeguara nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Por fatkeqësisht pas ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.), nën sundimin despot të dinastisë barbarë të bijve të Umejjes, cilësitë e tyre fisnike dhe virtytët e lartë të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, u anashkaluan dhe u errësuan, a ndërsa roli kyç i farefisit të bijve të Hashimit, u la tërësisht në pluhurin e harresës. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk pranojnë njohjen, dallimin dhe veçimin e këtyrë anëtarvë të bekuar, si njerëzit më besimtarë, më të dalluar, më të mirë dhe më të veçantë, në gjirin e bashkësisë muslimane deri në ditët tona”.

“Tani dua t’iu bëj të ditur, ndjekësve tanë të nderuar se, pas ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.), në gjirin e bashkësisë muslimane, lindën shumë kundërshtime, mosmarrëveshje dhe probleme, por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, duke mos ngatërruar, termat si “udhëheqje politike”, e cila përfaqëson udhëheqjen politike, te bijve të Umejjes dhe bijve të Abbasit, e cila i përket një epoke të caktuar historike dhe nuk ka të bëjë aspak me dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Për më tepër duam të shtojmë se asnjë dijetar, nuk mund të aludojë se asnjëri nga anëtarët e bekuar, të farefisit, të bijve të Hashimit, u largua nga fushëbeteja e Bedrit, Uhudit ose Hajberit, sepse asnjëri nga farefisi i bijtve të Hashimit nuk u largua. Por dua të ripërsëris faktin se, asnjëri nga udhëheqësit emeuistë, nuk është udhëheqës historik dhe se asnjëri nga këta nuk është udhëheqës i shpalljes hyjnore”.

“Ndërsa termi “udhëheqje profetike, qiellore dhe hyjnore”, përfaqëson udhëheqjen e vërtetë qiellore dhe hyjnore, të përcaktuar nga komiteti i eskpertëve dhe i kuadrove, të përgatitur dhe të stërvitur, nga Muhammedi (p.q.m.t.). Si rrjedhojë, pohojmë se në ditët tona, bashkësia muslimane, është ndarë në dy pjesë, një pjesë beson në udhëheqjen politike dhe pjesa tjetër e cila beson, në udhëheqjen profetike, qiellore dhe hyjnore, sipas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik, pra të thënieve dhe veprave të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Fatkeqësisht duhet të shprehim keqardhjen tonë, se bashkësia muslimane po anashkalon dhe po lë çdo ditë e më shumë mënjanë, rolin kyç të udhëheqjes profetike, qiellore dhe hyjnore, sipas ligjeve, normave dhe rregullave të përcaktuara nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Si rrjedhojë, duke u nisur nga fakti se, bashkësia e dijetarëve uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithi: “Allahu zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga ky farefis”, pajtohen është se është një hadith i vërtetë. Ndërsa detyra jonë është kuptimi, mësimi dhe perceptimi i drejtë i këtij hadithi kuptimplotë. Ashtu siç të tërë ne e dimë, faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), asnjëherë nuk a folur nga vetvetja,  por ka përcjellur vetëm shpalljen hyjnore”.

“Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”. Ashtu kjo është një pikë shumë e rëdësishme, me këtë hadith nënkuptojmë se, për sa kohë që do të udhëhiqemi nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm, feja islame do të jetë në duar të sigurta, do të mbijetojë dhe do të qëndrojë e pastër”.

“Ja pra janë pikërisht këta dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, ata të cilët do të bëjnë të mundur, mbajtjen në këmbë dhe rivendosjen e drejtësisë, disiplinës, qetësisë, ligjit, moralit, ndershmërisë dhe rregullit, në të tëra epokat e historisë islame, fati i së cilës është i lidhur ngushtë, me ardhjen e këtyre dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Gjithashu një mësim tjetër i vyer, që duhet të nxjerrim nga ky hadith, është se besimtari musliman, i cili hipën në anijen e bekuar të Ehli Bejtit do të jetë i shpëtuar, ndërsa ai i cili kundërshton hipjen në këtë anije, do të mbytet në llumin e padijes, idhujtarisë dhe mosbesimit. Tani dua t’iu rikujtoj faktin se, detyra kryesore e këtyre dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm vijon ende, në përmirësimin e fesë islame, në epokat e mbytjes intelektuale dhe zhgënjimit shpirtëror dhe moral”.

“Besimtarët muslimanë, të cilët besojnë në udhëheqjen profetike, qellore dhe hyjnore të Muhammedit (p.q.m.t.), në ditët e sotme përfaqësojnë, degën e vetme të shpëtuar, të të tëra degëve të besimtarëve muslimanë. Por në anën tjetër, nëse hedhim një vështrim, tek doktrinat dhe shkollat e mendimit juridik, e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit, vërejmë se ata zotërojnë katër doktrina dhe shkolla të mendimit juridik, hanefite, hanbelite, malikite dhe shafiite”.

“Por tani duhet të shtojmë dhe ideologjinë estremiste, fanatike, shkatërruese dhe tekfiriste uehhabiste, me qasje emeuiste, themi se janë tërësisht pesë doktrina dhe shkolla të mendimit juridik, por sipas mendimit tim, ideologjia ekstremiste, fanatike, shkatërruese dhe tekfiriste uehhabiste, me qasje emeuiste, është ideologjia dhe rryma më e fuqishme, në mesin e shteteteve dhe popujve muslimanë të planetit tonë, sepse financohet drejtpërdrejtë dhe fuqimisht, nga burimet ekonomike dhe financiare, të magnatëve, pasanikëve dhe sheikëve arabë të shteteve të Gjirit Pers. Megjithatë duhet të pohojmë faktin se, nëse do të llogarisim burimet, bibliotekat, libraritë dhe veprat e dijetarëve sunnitë, arrijmë në përfundimin se, këta të fundit zotërojnë burimet, librat dhe materialet më të pakufizuara, në tërë tërë rruzullin tokësor”.

“Megjithatë nuk mund të lë, pa përmendur një tjetër fakt të veçantë, i cili bie menjëherë në sy, të tëra burimet, bibliotekat, libraritë dhe veprat e këtyre dijetarëve sunnitë dhe pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, janë të shkruara nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Nëse do të hetojmë dhe do të shqyrtojmë, komentimet e këtyre katër doktrinave dhe shkollave të mendimit juridik, arrijmë në përfundimin se shumë komentues bashkëkohorë të Kur’anit Famëlartë, pohojnë me bindje të plotë se janë përgatitur dhe janë stërvitur, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit. Kjo është arsyeja kryesore se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”.

“Gjithashu një mësim tjetër i vyer, që duhet të nxjerrim nga ky hadith, është se besimtari musliman, i cili hipën në anijen e bekuar të Ehli Bejtit do të jetë i shpëtuar, ndërsa ai i cili kundërshton hipjen në këtë anije, do të mbytet në llumin e padijes, idhujtarisë dhe mosbesimit. Tani dua t’iu rikujtoj faktin se, detyra kryesore e këtyre dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm vijon ende, në përmirësimin e fesë islame, në epokat e mbytjes intelektuale dhe zhgënjimit shpirtëror dhe moral”.

“Anëtarët e bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, e mbrojtën edhe e ruajtën Muhammedin (p.q.m.t.), për një periudhë kohore trembëdhjetë vjeçare, në qëndrimin e tij në qytetin e bekuar arabo-islam, të Mekkës së Nderuar. Gjithashtu anëtarët e bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, luajtën një rol shumë të rëndësishëm në epokën çlirimit të qytetit arabo-islam të Mekkës së Nderuar”.

“Ndërsa tani lërmëni t’iu theksoj se, ne jemi ata të cilët kemi nevojë, që të hipim në anijen e bekuar të Ehli Bejtit, sepse kjo e fundit nuk ka nevojë për hipjen tonë. Ne si bashkësi dijetarësh shiitë, edhe sot e kësaj dite, nuk mund të arrijmë as të kuptojmë dhe as të perceptojmë se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk mund të pranojnë doktrinën shiite të xhaferijje, në një epokë kur njeriu mund të krijojë edhe rrjetën e merimangës. Nëse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, do të ishin më largpamës dhe do të kishin horizont më të gjërë, atëherë do të shinin madhështinë dhe mrekullinë e kësaj doktrine. Kjo është arsyeja kryesore, përse Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”.

“Tani dua tu bëj thirrje publike, besimtarëve muslimanë, që të besojnë në një nga doktrinat shiite të Ehli Bejtit, sepse vetëm kjo do t’i çojë, ata në shpëtimin nga përmbytja e idhujtarisë dhe mosbesimit, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, kjo është anija më e fuqishme e kësaj bote dhe nëse besimtari musliman, nuk hipën në kohë në këtë anije, do të përmbytet përgjithmonë, në llumin dhe katranin e mosbesimit, njëlloj siç u përmbytën dhe mosbesimtarët në epokën e Nuhut (p.m.t.)”.

“Ndërsa kur isha nxënës në Universitetin uehhabist, të quajtur Imam Muhammed Ibn Suudi, Allahu (k.m.t.) bëri të mundur njohjen dhe zbulimin tim, me doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit. Një ditë shkova bashkë me djalin e xhaxhait tim, në univeritetin uehhabist të Mbretit Suud. Nuk dua të përmed emra, por këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, te cilët ishin të pranishëm hapën një çështje të re, atë të doktrinës shiite, të dymbëdhjetë imamëve, pra doktrinën e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.)”.

“Ashtu siç kam thënë dhe në programin tim paraardhës, këta pseudodjetarë uehabbistë, qëllimisht dhe si pa të keq, e anashkalonin dhe e linin mënsanë si pa të keq, cilësitë fisnike dhe vlerat e larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 1988 dhe jo tani kur në ditetë tona, me përparimin e shkencës dhe teknologjisë, është bërë e mundur, përhapa e fjalimeve dhe mësimeve, me anë të masmedias dhe kanalëve staelitorë të Ehli Bejtit në mbarë botën”.

“Në epokën kur nuk bëhej fjalë, për asnjë doktrinë shiite dhe as nuk kishte asnjë institucion, kanal ose organ përkatës, me anë të së cilave, mund të bënte përhapjen e këtyre të dhënave të tyre. Tani besoj se është mëse e natyrshme, t’iu them se kur mësova për herë të parë, për doktrinën shiite, unë tanimë isha rritur dhe edukuar si një uehhabist i vërtetë”.

“Besoj se tanimë e keni të qartë se, në asnjë nga fakultetët, insitucionët, kanalët dhe universitët uehhabistë, si në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ashtu dhe në Republikën Arabe Jemenase, nuk bëhej asnjëherë fjalë, as për doktrinën shiite, të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm dhe as që nuk bëhej asnjëherë fjalë, për rolin kyç e farefisit të bijve të Hashimit”.

“Megjithatë flitej gjithmonë për Ibn Tejmijjen, i cili cilësohej si dijetar më i madh, i të tërë epokave dhe kohërave islame. Madje ai mbahej më lart se, doktrina e Ehli Sunneti dhe ajo e Ehli Bejtit. Puna shkonte deri aty sa, sipas Ibn Tejmijjes, dijetarët dhe imamët e shkollës së Ehli Bejtit, nuk i kishin shërbyer bashkësisë muslimane, aq sa i kishte shërbyer Imam Shafiiu, ose Imam Maliku dhe si rrjedhojë nuk vlenin as pesë qindarka. Ibn Tejmijje thoshte se, ne nuk kemi nevojë, për doktrinën e Ehli Bejtit, sepse imamët e Shkollës së Ehli Sunnetit, qëndrojnë shumë më lart, se dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Tani lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se dhe kur isha nxënës, në universitët uehhabistë, në shtetin jemenas dhe në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mësuesit tanë uehhabistë, me qasje emeuiste, na mësonin dhe na rrënjosnin thellë në mendje se, Ibn Tejmijje ishte muxhtehidi dhe muxhahidi, më i madh i të tërë epokave, prandaj ishte cilësuar si “Shejhu’l-Islami” (Dijetari më i Madh Musliman i Asaj Epoke)”.

“Ja pra, kjo ishte mënyra më e efektshme e indoktrinimit dhe trushpëlarjes, nga ana e mësuesve tanë uehhabistë, të cilët nuk ngurronin të shpallnin hapur se, Shejhu’l-Islami Ibn Tejmijje, qëndronte shumë më lart, në një shkallë të paarritshme, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm, për të cilët vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Për sa kohë që ju do të udhëhiqeni, nga dymbëdhjetë imamët, feja islame do të jetë në duar të sigurta dhe e pastër”.

“Si rrjedhojë dhe ne duke ndjekur vetëm ideologjinë ekstremiste dhe rrymën shkatërruese të Ibn Tejmijjes, harruam ajetët dhe mësimet e Librit të Allahut, sepse tanimë na kishin rrënjosur se, Ibn Tejmijje ishte “Shejhu’l-Islami” (Dijetari më i Madh Musliman i Asaj Epoke).  Dhe si i tillë ky i fundit as që nuk mund të krahasohej me dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.), Imam Husejn Shehidi (p.m.t.), Imam Ali Zejnulabdiddini (p.m.t.), Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.), Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.), Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), Imam Ali Rida (p.m.t.), Imam Muhammed Taki (p.m.t.), Imam Ali Hadi (p.m.t.), Imam Hasan Askeri (p.m.t.) dhe Imam Muhammed Mehdi (p.m.t.)”.

“Gjithashtu sipas mendimeve të Ibn Tejmijjes, dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, janë disa të paditur, të prapambetur, gomerë, malësorë, njerëz të egër, të cilët jetojnë në një xhungël, sipas ligjeve dhe zakoneve idhujtare të fesë zoroastrianiste, në epokën mesjetare dhe se nuk zotërojnë asnjë dije të saktë dhe të vërtetë”.

“Unë mund të them me bindje të plotë se, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e kanë lanë tërësisht në hije dhe në terr, rolin kyç të Fatime Zehrasë (p.m.t.). Këta pseudodijetarë uehhabistë, nuk bëjnë fjalë fare, për të bijën më fisnike dhe më të nderuar, të farefisit të bijve të Hashimit. Por këta harrojnë faktin kryesor se ashtu siç Allahu (k.m.t.), zgjodhi Muhammedin (p.q.m.t.) nga farefisi i bijve të Hashimit, zgjodhi dhe të bijën e tij, gruan më fisnike dhe më të nderuar, në rruzullin tokësor Fatime Zehranë (p.m.t.), ashtu siç Allahu (l.m.t.), zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.) Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe nëntë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Gjithashtu duhet t’iu vëmë në dijeni, të faktit se Muhammedi (p.q.m.t.), këtë nuk e ka bërë për t’i bërë qejfin vetes, ose për t’i ngritur rëndësinë dhe pozitën e vetvetes, sepse ai nuk ka ka patur kurrë nevojë për këtë, sepse është i lartësuar, lavdëruar dhe i nderuar nga Allahu (k.m.t.), engjëjt, tërësia e të dërguarve dhe mbarë njerëzimi. Duke u mbështetur në këtë hadith të vërtetë, pohojmë se detyra e dijetarëtve dhe ekspertëve, të fushës së hadithit (muhaddihëve), është hulumtimi, kërkimi, mësimi dhe studimi në mënyrë të hollësishme, i këtij hadithi të rëndësishëm”.

“Roli kyç i farefisit të bijve të Hashimit, është një rol shumë i rëndësishëm, i cili jo vetëm nuk duhet kundërshtuar dhe duhet mohuar, por duhet mësuar dhe ruajtur tek brezat tonë pasradhës. Ne edhe sot e kësaj dite, nuk mund të kuptojmë arsyen se, përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e anashkalojnë, lënë mënjanë dhe e mohojnë, rolin e farefisit të bijve të Hashimit?! Unë jam dëshmitar okular se në asnjë nga universitetët islamë uehhabistë, kjo e vërtëtë as nuk thuhet dhe as nuk mësohet, por vetëm fshihet dhe lihet tërësisht në heshtje”.

“Pak më parë kur përmenda, rastin e shkuarjes me djalin e xhaxhait tim, në Universitetin uehhabist, të quajtur Imam Muhammed Ibn Suudi, Allahu (k.m.t.) bëri të mundur njohjen dhe zbulimin tim, me doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit. Deri në atë kohë unë e pandehja doktrinën dhe shkollën e mendimit juridik shiite të Ehli Bejtit, ashtu siç është doktrina dhe shkolla e mendimit juridik e krishterë, katolike, ortodokse, kalviniste, luteraniste, ose protestante”.

“Ja pra ashtu siç e shihni, unë isha aq i paditur, sa i pandehja dhe i krahasoja besimtarët shiitë, të doktrinës shiite xhaferijje, të Ehli Bejtit, si të krishterët të cilët banojnë, në shtetet perëndimore, siç është Belgjika, Hollanda, Gjermania dhe Italia. Madje i këtij mendimi, nuk ishte vetëm ai dhe unë, por i këtij mendimi ishin edhe shumë nxënës të tjerë, të brumosur dhe të rrënjosur uehhabistë, të cilët mësonin në universitetët uehhabistë. Fatkeqësisht ne nuk dinim asgjë, mbi doktrinën dhe shkollën e mendimit juridik të Ehli Bejtit”.

“Falenderimi i takon vetëm Allahut (f.m.t.), i cili na mundësoi njohjen, me dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit. Megjithatë ajo që ne, na bën të ndihemi keq dhe na bën të hidhërohemi, është fakti ogurzi se, gjenden me mijëra nxënës të tjerë, të cilët janë të gënjyer dhe të mashtruar, të cilët ende vijojnë mësimin në universitetët fatkeqë. Një tjetër fakt interesant, të cilin ndjekësit tanë të nderuar duhet ta dinë është se, nëse këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, u drejtohesh duke u paraqitur, si një hanefi, hanbeli, maliki, shafii, madje dhe si harixhi, ibadi dhe dhahiri, ata të nderojnë dhe të respektojnë, ndërsa nëse u drejtohesh duke u paraqitur, si një xhaferi ata alarmohen hidhen dhe kërcejnë përpjetë, duke thënë: “Allahu na ruajttë! Allahu të mallkoftë! Ti qenke i pafe! Ti qenke bërë anëtar i sektit të dyrë të rafidive! Ti paske dalë nga udha e drejtë dhe paskë hyrë në udhën e shejtanit!”

“Unë i kam lexuar këndvështrimet e tyre negative dhe qëndrimet e tyre, fyerëse dhe sulmuese kundër farefisit të bijve të Hashimit. Madje na e kishin rrënjosur dhe në mendjen tonë, botëkuptimin e tyre se farefisi i bijve të Hashimit, nuk kishte luajtur asnjë lloj roli kyç, në mbrojtjen dhe ruajtjen e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe fesë islame. Kur isha nxënës në fakultetin uehhabist në Jemen, profesorët tanë gjithmonë flisnin për rolin e ndihmësve medinas dhe të dëbuarve mekkas, por ata asnjëherë as nuk flisnin dhe as nuk përmendnin, për rolin kyç të farefisit të bijve të Hashimit”.

“Unë i sfidoj të gjithë këta të dijetarë, të cilët aludojnë se gjendet qoftë një musliman i vetëm, i cili i ka ndihmuar Muhammedit (p.q.m.t.), përveç farefisit të bijve të Hashimit, në epokën gjatë qëndrimit në qytetin e bekuar arabo-islam, të Mekës së Nderuar. Nuk mund të lë pa theksuar se, gjatë epokës së ambarogos, bojkotit dhe izolimit të madh, gjatë tre viteve, anëtarët e bekuar të farefisit të bijve të Hashimit, kanë shijuar shijen e hidhur të etjes dhe urisë, deri në atë masë sa që ishin detyruar, që të hanin dhe gjethe pemësh dhe të vendosnin gurë mbi stomaqet e tyre, në këta kushte të skajshme. Me të vërtetë  anëtarët bekuar të farefisit të bijve të Hashimit, ishin në buzë të humnerës së vdekjes. Shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, për tre vite rresht ishin të nënshtruara, ndaj një izolimi të ashpër dhe shtetrrethimi të egër”.

“Me këtë nuk nënkuptoj asnjë akuzë, fyerje, ofendim, ose sharje, ndaj këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, por me këtë përkufizim, nënkuptoj padijen e madhe dhe të thellë, në të cilin janë zhytur pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeusite dhe nxënësit e tyre të mjerë, të cilët brumosen, indoktrinohen dhe rrënjosen me këtë ideologji shkatërruese dhe tekfiriste, sidomos kundër besimtarëve shiitë, të Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Tani dua të shfrytëzoj rastin dhe më duhet të paralajmëroj dhe besimtarët e tjerë muslimanë, të cilët sado të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, të tregohen në çastin, kur nisin leximin e burimeve, thënieve dhe veprave të Ibn Tejmijjes, do të shndërrohet patjetër, në një armik i përbetuar të Ehli Bejtit. Ai do të shndërrohet, në një bishë të pamëshirshme dhe gjakatare, kundër anëtarëve të bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, si dhe të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Tani duke shfletuar veprën me titull: “Sijeru’n-Nebi” (Jetëshkrimi  i Lajmëtarit), e Ibn Hishamit, veprën e Halebit, veprën e Muhammed Hasan Hejkelit, ose veprat e dijetar Muhammed Gazzalit dhe dijetarit dhe kryemuftiut sirian, Said Ramadan Butit (m.m.t.), të cilat kanë të bëjnë më jetëshkrimin e Muhammedit (p.q.m.t.), vërejmë se gjatë epokës së qendrimit në Mekkën e Nderuar, farefiset kurejshe dhe mbështetësit e tyre, vazhdimishit synonin asgjësimin fizik të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë nuk duhet të harrojmë faktin se, ishte pikërsht farefisi i bijve të Hashimit, ai i cili e mori nën mbrojtje dhe ruajtje, duke e mbajtur larg qëndrimeve armiqësore të këtyre farefisve”.

“Në të njëjtën mënyrë, nëse nuk shpjegojmë, sqarojmë dhe rikujtojmë rolin kyç, te cilin e luajti pikërisht farefisi i bijve të Hashimit, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) në epokën e qytetëve të bekuar arabo-islamë të Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, atëherë do t’i bënim një padrejtësi të madhe, familjes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). E themi këtë fakt, sepse në fund të fundit edhe vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i përkiste farefisit të bijve të Hashimit. Me këtë fakt pajtohet, jo vetëm bashkësia ndërkombëtare muslimane, por edhe popujt e tjerë të botës”.

 “Më pas këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, thonë se me termin Ehli Bejti, duhet të nënkuptojmë  të tërë bashkësinë muslimane. Pra nëse i pyet: “Vallë a nnuk e ka ndaluar Muhammedi (p.q.m.t.), dhënien e zekatit ndaj familjes dhe Farefisit të tij të Pastër?!” Ata do të përgjigjen: “Kjo është e vërtetë!” Atëherë sipas arsyes suaj të çalë dhe logjikës suaj të metë, i bie që asnjëri nga muslimanët, të mos marrë më zekat”.

“Por natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë kujt duhet t’iua jipkemi zekatin?!” “A mos vallë çifutëve, të krishterëve, kadijanistëve, ahmedive apo bahaistëve?!” Ata të sulmojnë mënjeherë, sapo dëgjojnë fjalën e Ehli Bejtit, duke përdorur shprehje fyese, nga më të ndryshmet si: “Ti je i pafe! Ti thërret në idhujtari! Ti ke humbur udhën e drejtë! Ti jeton në epokën e padijes! Ti je një racist i lindur, i cili bën dallime dhe diskriminime! Ti i përket epokës së padijes, etj...”

“Por unë i kundërpërgjigjem duke thënë: “Nëse kjo është një shenjë, gjurmë dhe zakon i epokës së padijes, atëherë si është e mundur, që sa herë që falim namaz, kur jemi të ulur themi: “Allahumme Salli Ala Muhammedin ue Ali Muhammed” (Përshëndetja qoftë mbi Muhammedin si dhe mbi familjen e Muhammedit) dhe “Allahumme Barik Ala Muhammedin ue Ali Muhammed” (Bekimi qoftë mbi Muhammedin si dhe mbi familjen e Muhammedit?!)

“Madje këto thënie, iu urdhëruan të tërë bashkëkohësve, të Muhammedit (p.q.m.t.), duke filluar që nga Ebu Bekri, Umer Ibn Hattabi, Uthman Ibn Hattabi, Ali Ibn Ebi Talibi, Halid Ibn Uelidit, Muauije Ibn Sufjanit, Jezid Ibn Muajies dhe të tërë prijësit e bashkësisë muslimane. Ju lutem më tregoni se, cili është ai uehhabist, i cili thotë këto dy thënie: “Allahumme Salli Ala Muhammedin ue Ali Muhammed” (Përshëndetja qoftë mbi Muhammedin si dhe mbi familjen e Muhammedit) dhe “Allahumme Barik Ala Muhammedin ue Ali Muhammed” (Bekimi qoftë mbi Muhammedin si dhe mbi familjen e Muhammedit?!) Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, jo vetëm që nuk i thonë këto, por nuk i thonë këto dy thënie,  as jashtë namazit”.

“Ne kemi shumë shembuj, të cilët tregojnë se këta pseudodijetarë, kanë dështuar në dhënien e një miratimi të saktë de të vërtetë. Për ilustrimin e këtij fakti, mjafton të themi se ajetët kuranorë janë shumë të qartë dhe të hapur, sa nuk është e nevojshme, që ata të kryenin dhënien e një miratimi komentues, shpjeues dhe sqarues. Por kjo është një çështje, të cilë do ta trajtojmë më vonë. Ndërsa çëshja e dytë, që duam të trajtojmë është çështja e “ixhtihadit” (analizimit), në epokën e dy udhëheqësve të parë të shtetit islam”.

“Halid Ibn Uelidi, i tregoi krimin e tij prijësit të parë, të bashkësisë muslimane Ebu Bekrit, me synimin e arsyetimit, të krimit të tij, sepse ai e vrau Malik Ibn Nuejran dhe u martua me bashkëshorten e këtij të fundit në të njëjtën ditë. Halid Ibn Uelidi, shkoi tek Ebu Bekri, me synimin e arsyetimit të krimit të tij të dyfishtë, pra të vrasjes dhe të martesës me bashkëshorten e tij. Krimi i tij tj i parë ishte vrasja e një bashkëkohësi të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është i barabartë, me vrasjen e një besimtari musliman. Halid Ibn Uelidi i tha Ebu Bekrit: “O prijësi i të dërguarit të Allahut, unë bëra “teuil” (interpretim) mbi këtë krim”.

“Imam Ibn Hazm Dhahiri, mbi arsyetimin e vrasjes së Ammar Ibn Jasirit shënon: “Nuk ka dyshim se ky bashkëkohës i madh Ebu Gadije, është një muxhtehid, i cili ndonëse ka kryer “teuile” (interpretime) të gabuara, është shpërblyer”. Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) për Ammar Ibn Jasirin ka thënë: “Ammarin do ta vrasë disa njerëz kryengritës. Ammari do t’i thërrasë ata për në Xhennet , ndërsa ata do ta thërrasin Ammarin për në zjarr”. Pra sipas “teuilit” (interpretimit) të madh dhe “ixhtihadit” (analizimit) të pafund të Ibn Hazm Dhahirit, vrasësi dhe thirrësi për në zjarr, i Ammar Ibn Jasirit është shpërblyer”.

“Ne ende sot e kësaj dite ende, nuk kemi mundur, të kuptojmë se, si shpërblimi i vrasësit, mund të jetë i mundur kur vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ammari do t’i thërrasë ata për në Xhennet , ndërsa ata do ta thërrasin Ammarin për në zjarr”. Tani duam t’i drejtohemi kundër pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste dhe t’i themi se hadithi profetik i Muhammedit (p.q,m.t.), thotë të kundërtën, ata me shumë siguri, do të na përgjigjen: “Ne nuk kemi asnjë punë më këtë hadith, këtë herë rastisi bashkë, shpërblimi dhe dënimi me zjarr”.

“Madje këmbëngulin si mushka, nëse orvatesh t’i shpjegosh dhe t’u sqarosh të vërtetën. Këta pseudodijetarë uehhabsitë arrijnë deri aty sa të thonë: “Nuk ka mundësi që Allahu (l.m.t.), të mos ia falë këtë krim Ebu Gadijes, sepse ky i fundit jo vetëm që nuk do të hyjë, në zjarrin e Xhehennemit, por përkundrazi, ai do të shpërblehet për këtë vrasje”. Betohem në Allahun (f.m.t.) në duart e të cilit gjendet shpirti im, se kjo që bëjnë pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, është fyerje, sharje, ofendim dhe tallje me fenë dhe ligjet hyjnorë të Allahut (f.m.t.), madje ata tallen dhe me intelektin, me mendjet, me ndjenjat dhe me trurin e vëllezërve muslimanë. Kur Muhammedi (p.q.m.t.) ka shpjeguar një ligj hyjnor, ai nuk do të mbetet kurrë i kënaqur, nëse muslimanët e luajnë, e ndërrojnë dhe e ndyshojnë pikërisht këtë ligj hyjnor”.

“Ja pra se si këta të ndyrë dhe të pacipë, e anashkalojnë, e lënë mënjanë dhe e mohojnë, rolin kyç të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, farefisit të bekuar të bijve të Hashimit dhe të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Unë do të bëj dua dhe do të lus Allahun (l.m.t.), që t’u hapë sytë e verbuar de t’u ndriçojë mendjet e fjetura, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që të shohin dhe të kuptojnë, më në fund të vërtetën”.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi ta
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të



Burimi : Medya Şafak