100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa 9

nga İsam el-İmad | Publikuar në Jan. 13, 2017, 1:48 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

“Unë shkova në Iran, për të vërtetuar çështjen, e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Gjatë vizitës sime, e cila zgjati me ditë, madje me javë, në qytetët e Teheranit dhe Kumit, vura re se muslimanët shiitë e Iranit, e puthnin dhe e vendosnin në ballë Kur’anin Fisnik, e botuar në Medinën e Ndriçuar, nga ana e mbretit saudit Fehd”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Tridhjetë: “Vallë përse selefistët, i pranojnë hadithët e Ebu Hurejres, por i kundërshtojnë hadithët e Imam Aliut (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Them se njëra, nga çështjet më të koklavitura, që na mësonin në sistemin arsimor uehhabist, ishte çështja e hadithëve, të përcjellur nga Ebu Hurejre dhe Imam Aliu (p.m.t.), për sa i përket çështjes së të fshehtës. Nëse i hedhim një sy burimeve, vështrojmë se Ebu Hurejre, ka përcjellur një mori hadithësh, që flasin për shkencën e së fshehtës. Ne dëgjuam dhe mësuam se në njërën anë Ebu Bekri, kishte përcjellur hadithë, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), që kanë të bëjnë me kohën e fundit, ndërsa në anën tjetër, Hudhejfe Ibn Jemani, kishte përcjellur hadithë, në lidhje me ngjarjet, që do të ndodhin deri në Ditën e Kijametit, si p.sh. “sprovat dhe luftrat” (ngjarjet që do të ndodhin para Kijametit, sprova e Dexhxhalit, shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) etj)”.

“Me këtë nënkuptojmë, se Hudhejfe Ibn Jemani, kishte mbledhur të dhëna, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), rreth ngjarjeve që do të ndodhin, deri në Ditën e Kijametit. Problemi qëndron në sjelljen e padrejtë të uehhabistëve, ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Familjes së tij të Pastër. Uehhabistët i pranojnë hadithët e Ebu Hurejres dhe Hudhejfe Ibn Jemanit, por kur bëhet fjalë për Familjen e Muhammedit (p.q.m.t.), ata i kundërshtojnë hadithët e tyre. Vallë a nuk është kjo e çuditshme?!”

“Ne pohojmë se Imam Aliu (p.m.t.), ka mësuar shumë hadithë, për sa i përket “sprovave dhe luftrave”, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Këta hadithë përmbajnë njohuri, mbi kohën dhe vendin e ngjarjeve, që do të ndodhin në të ardhmen. Nënvizojmë se uehhabistët, i pranojnë hadithët e përcjellur nga Ebu Hurejre dhe Hudhejfe Ibn Jemani, që flasin për të fshehtën, ndërsa i kundërshtojnë hadithët e Imam Aliut (p.m.t.). Madje nuk ngrihet njeri, që të pyesë se përse Ebu Hurejre përcjell hadithë, që kanë të bëjnë me të fshehtën, pas kalimit të njëmijë viteve?! Arsyeja është se ai, i paska dëgjuar këta hadithë nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Në përmbledhjet e hadithëve, gjenden një sërë hadithësh, të përcjellur nga Imam Aliu (p.m.t.), në lidhje me të fshehtën. Nëse Hudhejfe Ibn Jemani, i ka dëgjuar hadithët, në lidhje me kohën e fundit dhe ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe nëse këto njohuri, ia ka përcjellur Imam Aliut (p.m.t.), vallë a nuk duhet t’i kundërshtojnë dhe hadithët e Hudhejfes?!” “Vallë a është e natyrshme, që uehhabistët kundërshtojnë, një hadith të Imam Aliut (p.m.t.) dhe të shënojnë të njëjtin hadith nga Hudhejfe?!” Tani i drejtohem uehhabistëve: “Bëhuni të drejtë!” Ashtu siç silleni ndaj bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ashtu duhet të silleni dhe ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

Pyetja e Tridhjetëenjëtë: “Unë e shijova kënaqësinë e dashurisë, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), pasi u largova nga ideologjia uehhabiste”.

Isam Imadi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe përshëndetja qoftë, mbi të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe familjen e tij të pastër. Njëra nga çështjet që më ka lënë vragë në shpirt, kur isha student në institutët uehhabistë, ishte ndalimi i vizitës nga afër ose nga larg dhe nisja për udhëtim, drejt vizitës së Muhammedit (p.q.m.t.). Në lidhje më këtë çështje, dëshiroj të citoj një thënie, të dijetarit të ndjerë sunnit, Muhammed Said Ramazan Butit: “Ju nuk mund ta shprehni në rreshta, kënaqësinë e shijuar, nga dashuria e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Një tjetër çështje e ngatërruar, është dhe se kur isha uehhabist, nuk mund të bëja dallimin thelbësor, mes dashurisë dhe shijimit të kënaqësisë së dashurisë. Këtu nuk i fajësoj vëllezërit e mi uehhabistë, se ata nuk ushqejnë dashuri, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë ashtu siç ka përkufizuar dhe ish kryemuftiu i Sirisë: “Ata nuk e shijojnë kënaqësinë e dashurisë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Shijimi i kënaqësisë së dashurisë, është një lloj i veçantë i dashurisë, i cili i tejkalon llojet e tjera të dashurisë. Një njeri shijon kënaqësinë e dashurisë, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), por ai nuk merr guximin, e nisjes për udhëtim drejt vizitës së tij. Ja pra dhe unë gjatë epokës si një uehhabist, nuk mund ta shijoja, kënaqësinë e dashurisë, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”.

“Vallë si mund ta shprehë, një musliman dashurinë e tij, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!” Ne si muslimanë, duam ta shfaqim dashurinë tonë, ndaj Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.). Ne duhet të kryejmë veprime mbështetëse, që shërbejnë në përmbushjen e kësaj dashurie. Ashtu siç jemi urdhëruar, që të përulemi dhe gjunjëzohemi kur falim namazin, ose që të rrotullohemi përreth Ka’besë së bekuar, kur kryejmë haxhxhin, ashtu duhet të kryejmë disa veprime, të cilat janë të pandashme nga dashuria jonë, ndaj Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Veprimet plotësuese të dashurisë, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), janë vizita e tij, besimi në ndërmjetësimin e tij, festimi i ditëlindjes fisnike të tij, përkujtimi i ndërrimit jetë të tij, shkrimi i poezive për të dhe kështu me radhë. Ndërsa vëllezërit tanë uehhabistë, i kanë mbyllur të tëra dyert, e shfaqjes së dashurisë ndaj tij. Në këtë gjendje, pra kur të tëra dyert janë të mbyllura, vallë si është e mundur, që një dijetar uehhabist, ose një njeri të shfaqë dashurinë e tij, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”.

“Si rrjedhojë, pasi u largova nga ideologjia uehhabiste, mësova se si të shijoja kënaqësinë e dashurisë, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Që nga ajo ditë, vizita nga larg e Muhammedit (p.qm.t.), ishte një sfidë në vete për mua”.

Pyetja e Tridhjetëedytë: “Vallë a gjendet ndonjë Kur’an tjetër në duart e shiitëve?!”

Isam Imadi: “Unë jam në dijeni të faktit, se gjenden thashetheme, se muslimanët shiitë, i besuakan një libri tjetër, përveç Kur’anit Famëlartë. Betohem në Allahun e Madhëruar, se ky është një akuzim qesharak. Në veprat e tij me titull: “Humumu’d-Daije” (Cilësitë e Thirrësit) dhe “Lejse Mine’l-Islami” (Nuk Është Nga Islami), imami bashkëkohor sunnit, Shejh Muhammed Gazzali, e shtjellon këtë çështje, në këtë mënyrë: “Një ditë teksa isha në Medinën e Ndriçuar, vëzhgova të vinte drejt meje, një njeri nga larg. Sa më shumë më afrohej, aq më tepër i shtohej zemërimi. Ai ishte një djalosh 30 vjeç, ndërsa unë një i moshuar 70 vjeç. Unë e ngushëllova veten me hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Asnjë popull nuk sulmohet në shtëpinë e tij, përveç popullit mëkatar”. Më pas eca në drejtimin e tij, duke menduar që ta sulmoj unë, përpara se të më sulmojë”.

“Më pas dijetar Gazzali vijon: “Ai erdhi pranë meje duke bërtitur, në një mënyrë të pacipë dhe më ngriti pyetjen, nëse në duart e rafidive, gjendet një libër tjetër, përveç Kur’anit. Unë ia ktheva: “Po”. Sërish më pyeti: “Pra ata paskan një libër tjetër?!” Ndërsa unë iu përgjigja: “Po madje më shumë se sa kaq”. Njeriu vazhdoi të më pyeste: “Çfarë kanë ata?!” Rishtas pohova: “Ata kanë një Zot tjetër”. Atëherë njeriu i çuditur, më shtroi pyetjen: “Ata paskan një Zot tjetër. Vallë si është e mundur?!” Unë shtova: “Po sepse Zoti i tyre, i ka zbritur atyre një Kur’an tjetër, madje ata kanë dhe të dërguar të tjerë”. Njeriu duke mbetur gojëhapur, vijoi të më pyesë: “Ata paskan të dërguar të tjerë?!” Unë i dhashë fund bisedës me të duke theksuar: “Po, ata besojnë në një tjetër Muhammed, përveç Muhammedit që besojmë ne, ata besojnë në zbritjen e një tjetër Kur’an, përveç Kur’anit që besojmë ne, si dhe në një tjetër Zot, përveç Allahut që besojmë ne, i Cili ka zbritur një tjetër Kur’an”. Më në fund, pasi debatuam dhe pak e largova këtë njeri, i cili kishte shtangur në vend nga habia, duke i thënë: “Shko në punën tënde budalla!”

“Pak më tej dijetar Gazzali shton: “Unë shkova në Iran, për të vërtetuar çështjen, e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Gjatë vizitës sime, e cila zgjati me ditë, madje me javë, në qytetët e Teheranit dhe Kumit, vura re se muslimanët shiitë e Iranit, e puthnin dhe e vendosnin në ballë Kur’anin Fisnik, e botuar në Medinën e Ndriçuar, nga ana e mbretit saudit Fehd”.

“Pastaj Imam Gazzali përfundon: “Atëherë përse uehhabistët, i përgënjeshtrojnë robërit e Allahut?!” “Nëse në Iran, paska një tjetër Kur’an, pasi uehhabistët e shtypin këtë Kur’an, ua shpërndajanë miliona muslimanëve. Vallë a nuk është kjo një shpifje ndaj Allahut?!” “Vallë përse uehhabistët, shpifin ndaj Familjes së Muhammedit (p.q.m.t.) dhe muslimanëve shiitë?!”

“Këto pra janë fjalë për fjalë, thëniet e dijetar Gazzalit. Tani uehhabistët, marrin nën hetim Imam Gazzalin?!” “Them se ata kanë të drejtë, të shprehen se Isam Imadi, u largua nga ideologjia uehhabiste, por Gazzali ishte një dijetar sunnit dhe derisa ndërroi jetë qëndroi në këtë doktrinë”.

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të

(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak