Vallë Përse Pseudodijetarët Uehhabistë, Orvaten në Fshehjen e Rolit Kyç, të Anëtarëve të Bekuar të Ehli Bejtit dhe Farefisit të Bijve të Hashimit?! pjesa 1

  • None
nga İsam el-İmad | Publikuar në Maj 10, 2016, mesnatë

Lajmet www.medyasafak.net

Autor: Isam el-Imad

Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të dijetarit jemenas Isam el-Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është dhënia përgjigje e pyetjes, e cila ka kohë që është shtruar dhe që vërtitet në mendjet dhe zemrat e shumë besimtarëve muslimanë: “Vallë përse pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten më të tërë mënyrat dhe mjetet, me synimin e fshehjes së rolit kyç, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit dhe farefisit të bijve të Hashimit?!”

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, me njohjen e figurës së shuqar të, Profesorit jemenas Doktor Isam el-Imadit. Ky i fundit i lindur në vitin 1968, në Republikën Arabe Jemenase. Profesor Doktor Isam el-Imadi, gjatë epokës së kryerjes së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, u shndërrua në një dijetar uehhabist, por menjëherë pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi mendim dhe u bë një dijetar i kësaj doktrine”.

“Profesor Doktor Isam el-Imadi, i cili në ditët tona, po vijon kryerjen e studimeve pasuniversitare dhe mësimdhënien në fushën e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Profesor Doktor Isam el-Imadi, është njëri nga nxënësit e Imam Husejn Huthiut, themeluesit të Lëvizjes dhe Rezistencës Popullore huthite në Jemen. Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, Profesor Doktor Isam el-Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, përpunuar, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Isam el-Imadi: “Para së gjithash, dua t’iu them se, kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis fjalimin tim, me ndihmën e Allahut (k.m.t.), Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit besnik të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (f.m.t.), qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Më pas dua t’iu uroj të tërë bashkësisë ndërkombëtare muslimane, gëzuar ditëlindjen e shënuar, të bijës së bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), gruas më fisnike dhe të nderuar në sipërfaqen e tokës”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj jave, përpara së të kalojmë në ngjarjet përçarëse, në mesin e muslimanëve, është ngjarja e dhimbshme, katastrofike, ogurzezë dhe tradhtare, e cila na ka përgjakur dhe na ka plagosur të tërëve. Shteti sionist çifut, ka hedhur firmën në skandalin e radhës, duke kryer krimin fatkeq dhe masakrën e pacipë dhe poshtëruese, të radhës duke sulmuar pikërisht, anijen turke humanitare, të ashtuquajturën Flotiljen e Lirisë dhe e emërtuar “Marmaraja Blu”.

“Flotilja e Lirisë ose “Marmaraja Blu”, e cila ishte nisur nga Republika e Turqisë, me synimin e çarjes së embargos dhe dhënies fund të bllokadës çifute, e zbatuar padrejtësisht, mbi vëllezërit tanë palestinezë, në trojet e pushtuara palestineze, në Rripin e Gazzës. Shteti sionist çifut, ka më shumë se gjysmë shekulli, që ia ka dalur mbanë, në një mënyrë mjeshtërore, në hedhjen hi syve, mashtrimin dhe vënien në rolin e budallait, idiotit dhe palaços e një pjese të mirë, të masmediave më të njohura perëndimore”.

“Shteti sionist çifut, i cili është ngritur mbi themelet e padrejtësisë dhe tradhtisë, i cili aludon se është shteti i vetëm, që zbaton sistemin demokratik, në mesin e shteteve arabe të rajonit të Lindjes së Mesme, këtë herë pas kryerjes së këtij krimi fatkeq dhe masakre të pacipë dhe poshtëruese, e cila ndodhi në ujërat ndërkombëtare, tregoi dhe zbuloi fytyrën e tij të vërtetë të pështirë dhe vrastare, përpara të tërë shteteve të globit”.

“Por menjëherë pas kësaj ngjarje, të tërë popujt dhe shtetet e planetit, u mblodhën së bashku dhe vendosën njëzëri, mbi dënimin dhe marrjen e masave ndëshkuese, të politikave të ashpra, të egra dhe terrorizuese, të shtetit sionist çifut, të zbatuara kundër vëllezërve tanë palestinezë”.

“Ashtu siç ndodhi edhe në këtë rast, shteti sionist çifut, duke masakruar dhe vrarë njerëzit e pafajshëm, të cilët ishin nisur, për të kryer detyrën e tyre humanitare, vërtetoi edhe njëherë dhe politikën e gjenocidit, krimit, masakrimit, pushtimit, uzurpimit dhe vrasjes, kundër vëllezërve tanë palestinezë, për më shumë se gjysmë shekulli”.

“Por tani, nuk mund të lë pa përmendur, faktin e rëndësishëm, i cili është se tanimë e mbarë bota, po i mëson hapur dhe qartë, politikën e genocidit, krimit, masakrimit, pushtimit, përdhunimit, uzurpimit dhe vrasjes, kundër popullit të pafajshëm civil palestinez, në një epokë të gjatë prej mëse pesë dekadash. Besoj se të tërë ne i dimë fjalët e urta popullore: “Sado e errët të jetë nata, agimi patjetër do të vijë” dhe “Rripi i zagarit ësht i shkurtër”. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur as, thënien e ndritur të Imam Aliut (p.m.t.): “Udhëheqja e së kotës është afatshkurtër dhe njerëzit e humbur, lodrojnë dhe qeshin me të, por udhëheqja e së vërtetës është e afatgjatë”.

“Në ditët e sotme, të tërë popujt e globit, tanimë e mësuan, fytyrën e vërtetë të shtetit sionist çifut. Ndërsa tani u bëj thirrje njerëzve fanatikë, të cilët aludojnë dhe mendojnë se, muslimanët janë armiqtë dhe terroristët e vetëm të njerëzimit. Por fillimisht dua të them se, shteti sionist çifut, është një shtet kolonialist dhe terrorist, i cili ka pushtuar dhe uzurpuar troje të tjera, të cilat nuk i përkasin si trojet palestineze, libaneze dhe siriane”.

“Lërmëni t’iu bëj të ditur se, shteti sionist çifut, është një shtet diktatorial dhe tiran, i cili masakron dhe vret popullin e pafajshëm palestinez, në një epokë më se gjysëm shekullore. Historia njerëzore, as nuk njeh dhe as nuk ka përjetuar, ndonjë shtet tjetër kolonialist, siç është shteti sionist çifut. Këtë e themi duke u mbështetur në tiparin dallues, të shtetit sionist çifut kolonialist dhe terrorist, i cili e dallon dhe e veçon këtë të fundit, nga shtetet e tjera europiane kolonialiste”.

“Pa humbur kohë themi se Mbretëria  Franceze, e cila pushtoi, kolonializoi dhe shkretoi shtetin algjerian dhe ish Perandoria Britanike, cila kolonizoi gjysmën e shteteve të botës, Mbretëria Spanjolle dhe Mbretëria Portugeze, Italia Fashiste dhe ish Bashkimi Sovietik, shfrytëzuan deri në maksimum, lëndët e para dhe pasuritë nënnatyrore, si arin, argjendin, bakrin, kobaltin, neptunin, uranin, plutonin, naftën benzinën, gazin natyror, vajgurin e me radhë, por asnjëri nga këta të fundit, as nuk i dëboi dhe as nuk i syrgjynosi popujt vendas të shteteve të kolonializuara”.

“Me fjalë të tjera, Mbretëria Franceze, as nuk i dëboi dhe as nuk kërkoi dëbimin e nënshtetasve të pushtuar, marokenë, algjerianë, tunizianë, libanezë, nga atdheu i tyre. Madje kjo vlen dhe për ish Perandorinë Britanike, e e cila as nuk i dëboi dhe as nuk kërkoi dëbimin e nënshtetasve të pushtuar, egjiptianë, jordanezë, kuvajtianë dhe jemenas nga trojet e tyre. Në të njëjtën mënyrë veproi dhe Mbretëria Spanjolle dhe Portugeze, kur pushtuan shtetet e Amerikës së Jugut. Gjithashtu as Mbretëria e Italisë Fashiste, as nuk i dëboi dhe as nuk kërkoi dëbimin e nënshtetasve të pushtuar, shqiptarë, grekë dhe libianë. Madje as terrori i kuq i ish Bashkimit Sovietik, nuk zbatoi politikën e ashpër dhe të egër, të genocidit, krimit, masakrimit, pushtimit, përdhunimit, uzurpimit dhe vrasjes, kundër popujve dhe farefiseve turke të rajonit të Turkistanit (Azisë së Mesme)”.

“Por ne si bashkësi dijetarësh, nuk mund të themi assesi, të njëjtën gjë në rastin e shtetit sionist çifut, i cili jo vetëm që ka pushtuar dhe uzurpuar në mënyrë të padrejtë, trojet palestineze, por kërkon me këmbëngulje të fuqishme dhe ngulm të madh, dëbimin dhe syrgjynosjen e nënshtetasve palestinezë nga atdheu i tyre. Ky është një gjenocid i paparë dhe i paprecedentë, në mbarë historinë mijëravjeçare të njerëzimit”.

“Ndërsa për sa i përket çështjeve përçarëse, të ndodhura në gjirin e bashkësisë muslimane, pikë së pari duhet të pohojmë orvatjet e pareshtura, të pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste në anashkalimin, lënien mënjanë dhe në fshehjen e rolit kyç, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.

“Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), do të flasim veçanërisht për rolin kyç, të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit dhe rolin e Fatime Zehrasë (p.m.t.). Ne do të bëjmë fjalë për anashkalimin, lënien mënjanë dhe fshejen e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit dhe nënçimin, përçmimin, përbuzjen dhe përuljen e farefisit të bijve të Hashimit dhe familjes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Këta pseudodijetarë uehabbistë, me qasje emeuiste, jo vetëm që mohojnë dhe e errësojnë, tërësisht rolin kyç të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.) por anashkaluan, lanë mënjanë, nënçmuan, përçmuan, përbuzën dhe përulën dhe rolin kyç të familjes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), e cila luajti një rol jetik dhe vendimtar, në fitoret e shënuara historike të fesë islame”.

 

“Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Tani e ndiejmë si një detyrë morale dhe të ndërgjegjies sonë, të bëjmë të ditur se bashkësia ndërkombëtare muslimane e ditëve tona, çuditet dhe habitet me faktin se, si ka mundësi që ky fakt është fshehur, planifikuar, projektuar dhe programuar në një mënyrë kaq të hollësishme dhe mjeshtërore”.

“E njëjta mënyrë dhe metodë, vijon ende të zbatohet në ditët e sotme, sidomos mënyra e ideologjisë shkatërruese tekfiriste uehhabiste. Ashtu siç kemi mësuar në universitët uehhabistë sauditë dhe në universitetin uehhabist në shtetin jemenas, në njërën anë kemi qënë dhe jemi dëshmitarë se, as që bëhet fjalë dhe as që përmenden aspak roli kyç i Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), dhe i nëntë imamëve të pafajshëm të cilët mbesin me pas”.

“Ndërsa në anën tjetër, kur mësonim çështjet dhe temat e jetëshkrimit, kronikave dhe ngjarjeve dhe fitoreve të shënuara historike të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të bashkëkohësve të tij, kemi parë shpesh herë se, bëhet fjalë, për ndihmësit medinas dhe të dëbuarit mekkas. Ne as i hedhim poshtë, as kundërshtojmë dhe as i mohojmë ndihmën jashtëzakonshme, të dhënë nga ndihmësit medinas dhe të dëbuarit mekkas, në fitoret e shënuara histrorike islame”.

“Madje shtojmë se asnjë njeri, nuk mund të mohojë flijimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) ndaj fesë islame. Por unë dua që të cek, një çështje shumë të rëndësishme. Në njërën anë pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, përmendin shumë herë, mbështetjen dhe ndihmën, e ndihmësve medinas dhe të dëbuarve mekkas, në epokën e Muhammedit (p.q.m.t.). Por në anën tjetër nuk përmendin asnjë hadith të vetëm, mbi rolin kyç të cilësive fisnike dhe vlerave të larta, të farefist të bijve të Hashimit”.

“Themi se me të vërtetë kjo është një padrejtësi e madhe. Për ta ilustruar sa më mirë, shemubullin e lartpërmendur themi se nëse do të anashkalojmë, lëmë mënjane dhe në harresë mbështetjen dhe ndihmën e ndihmësve medinas, por pa përmendur rolin mbështetjen dhe ndihmësen e dhënë nga të dëbuarit mekkas, atëherë do t’i bënim një padrejtësi të madhe këtyre të fundit. Në të njëjtën mënyrë, nëse nuk do të bënim fjalë, për rolin e madh të bashkëkohësve të  Muhammedit (p.q.m.t.), në Luftrat e Bedrit dhe Uhudit, atëherë do të bënim një padrejtësi të madhe të pandreqshme, kundër bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Në të njëjtën mënyrë, nëse nuk shpjegojmë, sqarojmë dhe rikujtojmë rolin kyç, te cilin e luajti pikërisht farefisi i bijve të Hashimit, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) në epokën e qytetëve të bekuar arabo-islamë të Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, atëherë do t’i bënim një padrejtësi të madhe, familjes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). E themi këtë fakt, sepse në fund të fundit edhe vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i përkiste farefisit të bijve të Hashimit. Me këtë fakt pajtohet, jo vetëm bashkësia ndërkombëtare muslimane, por edhe popujt e tjerë të botës”.

“Pra si muslimanët, ashtu dhe jo muslimanët, janë të njëzëri mbi faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), i përket dhe rrjedh nga farefisi i bijve të Hashimit. Gjithashtu ata janë të njëzëri dhe mbi faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), i përket familjes më të lartësuar, më të lavdëruar, më të mirë dhe më të nderuar, të farefisit të bijve të Hashimit”.

“Asnjë musliman nuk e kundërshton të vërtetën se, shtëpia e Muhammedit (p.q.m.t.), ishte shtëpia më e lartësuar, më e lavdëruar, më e mirë dhe më e nderuar, nga të tëra shtëpitë e farefisit të bijve të Hashimit dhe këtë fakt, e pranojnë të tërë muslimanët. Madje mbi këtë çështje, gjenden hadithë të vërtetë, të transemtuar në mënyrë të pashkëputur”.

“Lërmëni t’iu citoj se bashkësia e dijetarëve uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Allahu zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga ky farefis” dhe se ndajnë mendimin e përbashkët se, shtëpia më e lartësuar, më e lavdëruar, më e mirë dhe më e nderuar, nga të tëra shtëpitë e farefist të bijve të Hashimit, është pikërisht shtëpia e të dërguarit të Allahut  Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Si rrjedhojë, duke u nisur nga fakti se, bashkësia e dijetarëve uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithi: “Allahu zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga ky farefis”, pajtohen është se është një hadith i vërtetë. Ndërsa detyra jonë është kuptimi, mësimi dhe perceptimi i drejtë i këtij hadithi kuptimplotë. Ashtu siç të tërë ne e dimë, faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), asnjëherë nuk a folur nga vetvetja,  por ka përcjellur vetëm shpalljen hyjnore”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Ndërsa në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”.

“Gjithashtu duhet t’iu vëmë në dijeni, të faktit se Muhammedi (p.q.m.t.), këtë nuk e ka bërë për t’i bërë qejfin vetes, ose për t’i ngritur rëndësinë dhe pozitën e vetvetes, sepse ai nuk ka ka patur kurrë nevojë për këtë, sepse është i lartësuar, lavdëruar dhe i nderuar nga Allahu (k.m.t), engjëjt, tërësia e të dërguarve dhe mbarë njerëzimi. Duke u mbështetur në këtë hadith të vërtetë, pohojmë se detyra e dijetarëtve dhe ekspertëve, të fushës së hadithit (muhaddihëve), është hulumtimi, kërkimi, mësimi dhe studimi në mënyrë të hollësishme, i këtij hadithi të rendësishëm”.

“Tani një vëlla musliman me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse Allahu (f.m.t.) zgjodhi pikërisht farefisin e bijve të Hashimit dhe Muhammedin (p.q.m.t.) nga ky i fundit?!” Pak më lart u shprehën se bashkësia e dijetarëve uehhabistë, sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithi: “Allahu zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga ky farefis”, pajtohen është se është një hadith i vërtetë. Megjithatë duhet të shtojmë se kjo është një orvatje e pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuste, më synimin e nënçminit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes së cilësive të fisnike edhe vlerave të larta, të farefisit të bijve të Hashimit”.

“Themi se këtu ka një urtësi të fshehur hyjnore. E thënë ndryshe, farefisi i bijve të Hashimit paska kryer nje diçka shumë të rëndësishme, paska çuar në vend një porosi të vyer, falë të së cilës paskan fituar të drejtën e zjedhjes hyjnore nga ana e Allahut (k.m.t.). Megjithatë duhet të shtojmë se kjo është një orvatje e pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuste, më synimin e nënçminit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes së cilësive të fisnike edhe vlerave të larta, të farefisit të bijve të Hashimit”.

“Tani nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se fshehja qëllimishit e të së vërtetës, është një shenjë dhe zakon i epokës së padijes, i epokës para ardhjes së fesë islame. Ne nuk do të ndalemi shumë mbi këtë pikë, sepse e kam shpjeguar dhe argumentuar me parë, në programet tona paraardhëse, në mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme”.

“Nëse do t’i hedhim një vështrim epokës para shpërnguljes së besimtarëve muslimanë, themi se asnjëri nga pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk bën fjalë për rolin kyç, të luajtur nga farefisi i bijve të Hashimit, në qytetin e bekuar arabo-islam, të Mekkës së Nderuar”.

“Tani duke shfletuar veprën me titull: “Sijeru’n-Nebi” (Jetëshkrimi  i Lajmëtarit), e Ibn Hishamit, veprën e Halebit, veprën e Muhammed Hasan Hejkelit, ose veprat e dijetar Muhammed Gazzalit dhe dijetarit dhe kryemuftiut sirian, Said Ramadan Butit (m.m.t.), të cilat kanë të bëjnë më jetëshkrimin e Muhammedit (p.q.m.t.), vërejmë se gjatë epokës së qendrimit në Mekkën e Nderuar, farefiset kurejshe dhe mbështetësit e tyre, vazhdimishit synonin asgjësimin fizik të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë nuk duhet të harrojmë faktin se, ishte pikërsht farefisi i bijve të Hashimit, ai i cili e mori nën mbrojtje dhe ruajtje, duke e mbajtur larg qëndrimeve armiqësore të këtyre farefisve”.

“Tani duhet të pohojmë se, mburoja parësore dhe kryesore njerëzore, e Muhammedit (p.qm.t.), e caktuar në luajtjen e rolit kyç, të mbrojtjes së Muhammedit (p.q.m.t.), ishte pkërisht xhaxhai i tij Ebu Talibi (m.m.t.). Gjatë mbledhjes dhe takimit, në të cilin u mblodhën kokë më kokë, kryetarët e njëzetë farefiseve arabe, nëtë cilën morën vendimin e vrasjes së Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Talibi (m.m.t.) kryetari i farefisit të bijve të Hashimit, ishte i vetmi i cili kundërshtoi fuqishëm zbatimin e këtij vendimi”

“Ndërsa farefiset e tjera arabe, vendosën sulmimin, luftimin dhe vrasjen e farefisit kurejsh, duke bërë të mundur kështu zhdukjen e shpalljes hyjnore, të përcjellur nga i dërguari i i Allahut (l.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.)”. Ja pra kjo është e fshehta dhe urtësia e madhe, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) përpara se të përmendte zgjedhjen e tij, ka thënë se Allahu (f.m.t.), Ai i cili zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit. Muhammedi (p.q.m.t.) për këtë thotë se unë jam i zgjedhuri, i birit të të zgjedhurit, i birit të të zgjedhurit, si dhe Allahu (k.m.t.) zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, nga farefisi kurejshëve”.

“Tani dua që vëllëzërit muslimanë, ta kenë të qartë se Allahu (k.m.t.), nuk mban asnjë njeri me hatër, por i vlerëson njerzit sipas qëllimeve dhe veprave të tyre. Ja pra kjo është arsyeja kryesore se, përse Allahu (f.m.t.) zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, në mesin e farefisit kurejsh, sepse ata e kanë merituar zgjedhjen hyjnore. Allahu (k.m.t.) nuk zgjedh asnjë njeri, i cili nuk e meriton zgjedhjen. Por sa do që kemi kërkuar në burimet dhe veprat e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, as nuk kemi hasur dhe as nuk kemi rastisur askund, ne rolin kyç të luajtuar nga farefisi i bijve të Hashimit”.

“Unë i sfidoj të gjithë këta të dijetarë, të cilët aludojnë se gjendet qoftë një musliman i vetëm, i cili i ka ndihmuar Muhammedit (p.q.m.t.), përveç farefisit të bijve të Hashimit, në epokën gjatë qëndrimit në qytetin e bekuar arabo-islam, të Mekës së Nderuar. Nuk mund të lë pa theksuar se, gjatë epokës së ambarogos, bojkotit dhe izolimit të madh, gjatë tre viteve, anëtarët e bekuar të farefisit të bijve të Hashimit, kanë shijuar shijen e hidhur të etjes dhe urisë, deri në atë masë sa që ishin detyruar, që të hanin dhe gjethe pemësh dhe të vendosnin gurë mbi stomaqet e tyre, në këta kushte të skajshme. Me të vërtetë  anëtarët bekuar të farefisit të bijve të Hashimit, ishin në buzë të humnerës së vdekjes. Shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, për tre vite rresht ishin të nënshtruara, ndaj një izolimi të ashpër dhe shtetrrethimi të egër”.

“Tani një vëlla musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse farefisi i bijve të Hashimit, papapëlqeu flijimet, mynxyrat, persekutimet, torturimet, torturat dhe vrasjet?!” Ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje duke thënë: “Anëtarët e bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, kundërshtuan me të tëra mënyrat, dorëzimin e të dërguarit të fundit të fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.), ndaj farefisit kurejsh. Nëse farefisi i bijve të Hashimit, nuk do ta kishte marrë nën mbrojtje dhe ruajtje Muhammedin (p.q.m.t.), atëherë ky i fundit, do të kishte rënë dëshmor dhe shpalljes hyjnore do t’i vinte fundi. Si rrjedhojë nuk do të mbetej më asnjë musliman, në sipërfaqen e tokës, madje as ne nuk do të mund të mbanim, këtë fjalim sot këtu përpara jush. Allahu (f.m.t.) do ta plotësonte dritën e fesë islame, mbi rruzullin tokësor dhe në vënien të zbatim të synimit të tij do të bënte gjithçka!”

“Roli kyç i farefisit të bijve të Hashimit, është një rol shumë i rëndësishëm, i cili jo vetëm nuk duhet kundërshtuar dhe duhet mohuar, por duhet mësuar dhe ruajtur tek brezat tonë pasradhës. Ne edhe sot e kësaj dite, nuk mund të kuptojmë arsyen se, përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e anashkalojnë, lënë mënjanë dhe e mohojnë, rolin e farefisit të bijve të Hashimit?! Unë jam dëshmitar okular se në asnjë nga universitetët islamë uehhabistë, kjo e vërtëtë as nuk thuhet dhe as nuk mësohet, por vetëm fshihet dhe lihet tërësisht në heshtje”.

“Unë i kam lexuar këndvështrimet e tyre negative dhe qëndrimet e tyre, sulmuese kundër farefisit të bijve të Hashimit. Madje na e kishin rrënjosur dhe në mëndjen tonë, botëkuptimin e tyre se farefisi i bijve të Hashimit, nuk kishte luajtur asnnjë lloj roli, në mbrojtjen dhe ruajtjen e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe fesë islame. Kur isha nxënës në fakuteitn uehhabist në Jemen, profesorët tanë gjithmonë flisnin për rolin e ndihmësve medinas dhe të dëbuarve mekkas, por ata asnjëherë as nuk flisnin dhe as nuk përmendnin, për rolin e farefisit të bijve të Hashimit”.

“Unë mund të them me bindje të plotë se, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e kanë lanë tërësisht në hije dhe në terr, rolin kyç të Fatime Zehrasë (p.m.t.). Këta pseudodijetarë uehhabistë, nuk bëjnë fjalë fare, për të bijën më fisnike dhe më të nderuar, të farefisit të bijve të Hashimit. Por këta harrojnë faktin kryesor se ashtu siç Allahu (k.m.t.), zgjodhi Muhammedin (p.q.m.t.) nga farefisi i bijve të Hashimit, zgjodhi dhe të bijën e tij, gruan më fisnike dhe më të nderuar, në rruzullin tokësor Fatime Zehranë (p.m.t.), ashtu siç Allahu (l.m.t.), zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit, Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.) Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe nëntë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Anjë dijetar ose vëlla musliman, nuk mund të aludojë se, anjë anëtar i farefisit të bijve të Hashimit, nuk e ka kundërshtuar, nuk i është bindur dhe nuk i është nënshtruar urdhrave të Muhammedit (p.q.m.t.). Asnjë musliman, nuk ka të drejtë të aludojë se, përse u zgjodhën Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.) Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe nëntë bijtë e tij, përpara nesh, sepse Muhammedi (p.q.m.t.), nuk mbuloi asnjë tjetër, përveç këtyre katër antëreve të bekuar të Ehli Bejtit, nën mbulesën e tij. Ata të ishin pikërisht të zgjedhurit, bijtë e të zgjedhurve, të farefisit të bijve të Hashimit. Allahu (f.m.t.) ashtu siç zgjodhi Imam Aliun (p.m.t.), zgjodhi dhe Imam Zejnulabdidinin dhe Imam Bakirin (p.m.t.) nga farefisi i bijve të Hashimit”.

“Këta janë pikërisht imamët, të cilët përmenden në hadithin e vërtetë, të Imam Buhariut dhe të Imam Muslimit: “Pas meje do vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”. Këta dymbëdhjetë imamë të pafajshëm, janë përfaqësuesit më të denjë të fesë islame, besimit dhe udhëheqjes islame. Lërmënit tiu citoj se udhëheqja islame, nuk është një udhëheqje, e ndërtuar mbi një sistem politik dhe historik, sepse kjo e fundit bie ndesh me udhëhqejen hyjnore të përcaktuar, nga ana e Allahut (k.m.t.)”.

“Lërmëni t’iu pohoj se, të tërë ne jemi deshmitarë se, si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ashte siç e kanë anashkaluar, lënë mënjanë, errësuar dhe fshehur, rolin kyç të luajtur, nga farefisi i bijve të Hashimit, gjatë epokës së qëndrimit në qytetin e nderuar arabo-islam, të Mekkës së Nderuar, në të njëjtën mënyrë kanë mbrojtur dhe ruajtur Muhammedin (p.q.m.t.) dhe në qëndrimin në qytetin tjetër arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar”.

“Anëtarët e bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, e mbrojtën edhe e ruajtën Muhammedin (p.q.m.t.), për një periudhë kohore trembëdhjetë vjeçare, në qëndrimin e tij në qytetin e bekuar arabo-islam, të Mekkës së Nderuar. Gjithashtu anëtarët e bekuar, të farefisit të bijve të Hashimit, luajtën një rol shumë të rëndësishëm në epokën çlirimit të qytetit arabo-islam të Mekkës së Nderuar”.

“Por fatkeqësisht pas ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.), nën sundimin despot të dinastisë barbarë të bijve të Umejjes, cilësitë e tyre fisnike dhe virtytët e lartë të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, u anashkaluan dhe u errësuan, a ndërsa roli kyç i farefisit të bijve të Hashimit, u la tërësisht në pluhurin e harresës. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk pranojnë njohjen, dallimin dhe veçimin e këtyrë anëtarvë të bekuar, si njerëzit më besimtarë, më të dalluar, më të mirë dhe më të veçantë, në gjirin e bashkësisë muslimane deri në ditët tona”.

“Ndërsa për sa i përket rolit të farefist të bijve të Hashimit, në epokën e qëndrimit në qytetin e bekuar arabo-islam të Medinës së Ndriçuar, vallë a nuk nxorri Muhammedi (p.q.m.t.), tre bashkëkohës të tij, në dyluftim dhe në fushëbetejë, kundër idhujtarëve dhe të pafevë në Luftën e Bedrit?!”

“Gjithashtu ne nuk duhet të harrojmë, faktin se dëshmori i parë i Luftës së Bedrit, ishte pikërisht nga farefisi i bijve të Hashimit. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur se, ishin pikërisht Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Hamza Ibn Muttalibi (m.m.t.) dhe Ubejd Ibn Harithi (m.m.t.). Vallë cili ishte roli i këtyre tre bashkëkohësve të nderuar, të cilët sfiduan dhe asgjësuan kundërshtarët e tyre në Luftën e Bedrit në dyluftimet e tyre. “Vallë cili ishte roli i këtyre anëtarëve të bekuar, të Ehli Bejtit të farefisit të bijve të Hashimit në Luftën e Bedrit?!”

“Për më tepër duam të shtojmë se asnjë dijetar, nuk mund të aludojë se asnjëri nga anëtarët e bekuar, të farefisit, të bijve të Hashimit, u largua nga fushëbeteja e Bedrit, Uhudit ose Hajberit, sepse asnjëri nga farefisi i bijtve të Hashimit nuk u largua. Por dua të ripërsëris faktin se, asnjëri nga udhëheqësit emeuistë, nuk është udhëheqës historik dhe se asnjëri nga këta nuk është udhëheqës i shpalljes hyjnore”.

“Ne kemi shumë shembuj, të cilët tregojnë se këta pseudodijetarë, kanë dështuar në dhënien e një miratimi të saktë de të vërtetë. Për ilustrimin e këtij fakti, mjafton të themi se ajetët kuranorë janë shumë të qartë dhe të hapur, sa nuk është e nevojshme, që ata të kryenin dhënien e një miratimi komentues, shpjeues dhe sqarues. Por kjo është një çështje, të cilë do ta trajtojmë më vonë. Ndërsa çëshja e dytë, që duam të trajtojmë është çështja e “ixhtihadit” (analizimit), në epokën e dy udhëheqësve të parë të shtetit islam”.

“Në etapën e parë, gjendet prijësi i parë, i bashkësisë muslimane, përkatësisht prijës Ebi Bekri dhe më pas vjen Umer Ibn Hattabi. Në epokën e dy prijësve të parë, të bashkësisë muslimane, as nuk hasim dhe as nuk rastisimin në përdorimin e termit “muxhtehid” (analistit), ose e thenë ndryshe nuk hasim në “ixhtihadin” (analizmin), e dy argumentëve të padiskutushëm fetarë, të cilët janë Libri i Allahut (Kur’ani Famëlartë) dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.). Por në epokën e udhëheqjes së Ebu Bekrit, me synimin e arsyetimi të kundërshtimit, të udhëheqjes së përcaktuar nga Muhammedi (p.q.m.t.), nisi përdorimi i tërmit “teuil” (interpretim). Nëse udhëheqësi i bashkësisë muslimane, dilte kundër hadithit profetik, ligjit hyjnor në sistemin e shpalljes hyjnore dhe njërit nga ligjet islame, ky njeri emërtohej si “muteuuil” (interpretues) dhe në këtë mënyrë ai dhe shpërblehej”.

“Ndërsa në epokën e udhëhqjes së prijësit të dytë, të bashkësisë muslimane, Umer Ibn Hattabit, nisi të hynte në përdorim dhe termi “ixhtihad” (analizim), krahas termit i cili ishte tanimë në përdorim “teuil” (interpretim). Më pas këta njerëz emërtoheshin si “muteeuuil muxhtehid” (intepretues analist) dhe këta të fundit merrnin shpërblime”.

“Nëse do të hedhim një sy burimeve dhe punimeve, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, arrijmë në përfundimin se sipas tyre, bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk kanë kundërshtuar asnjëherë, dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Nga ana tjetër dhe ne pajtohemi deri diku, me këtë mendim por shtojmë se, bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) kanë kryer “teuil” (interpretim) dhe “ixhtihad” (analizim), të cilët bien ndesh me dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Shembujt e ilustrimit të kësaj çështjeje, janë të shumtë, por ne do të mjaftohemi vetëm, me sjelljen e shembullit të vrasjes, së një bahkëkohësi të Muhammedit (p.q.m.t.), nga ana e një tjetër bashkëkohësi të tij. Besoj se tanimë e keni kuptuar se bëjmë fjalë, pikërisht për Halid Ibn Uelidin, i cili vrau bashkëkohësin e madh te Muhammedit (p.q.m.t.), Malik Ibn Nuejran (m.m.t.). Ky i fundit cilësohej si një dijetar i madh një adhurues, besimtar, një njeri i drejtë, i mirë, i udhëzuar dhe i përkushtuar ndaj fesë islame, në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Lërmëni t’i cek faktin se, madje dhe vetë Muhammedi (p.q.m.t.), ka dëshmuar dhe ka garantuar, për këtë bashkëkohës të të tij të madh. Por bashkëkohësi tjetër i Muhammedit (p.q.m.t.), Halid Ibn Uelidi e sulmoi dhe e vrau në mënyrë të pamëshirshme, Malik Ibn Nuejran dhe më pas i rrëmbeu bashkëshorten, me të cilën u martua menjëherë me të. Kjo është një ngjarje e hidhur por e vërtetë, e cila është shënuar në shumë burime dhe vepra të jetëshkrimi”.

“Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Imam Ibn Ethiri shprehet se, në kreun VI, në faqen 323, e përmend në mënyrë të hollësishme këtë ngjarje. Dijetari sunnit thotë se, ndonëse në atë epokë, kishte nisur përdorimi i termit “ixhtihad” (analizim), por nuk kishte kuptimin, të cilin i kemi dhënë ne në ditët e sotme. Pas kalimit në epokën e shekullit të lumturisë, në shekullin e ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.), nisi të futej një përdorim një term i ri, me synimin e arsyetimit të veprimit të ndyrë dhe të ulët të Halid Ibn Uelidit”.

“Halid Ibn Uelidi, i tregoi krimin e tij prijësit të parë, të bashkësisë muslimane Ebu Bekrit, me synimin e arsyetimit, të krimit të tij, sepse ai e vrau Malik Ibn Nuejran dhe u martua me bashkëshorten e këtij të fundit në të njëjtën ditë. Halid Ibn Uelidi, shkoi tek Ebu Bekri, me synimin e arsyetimit të krimit të tij të dyfishtë, pra të vrasjes dhe të martesës me bashkëshorten e tij. Krimi i tij tj i parë ishte vrasja e një bashkëkohësi të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është i barabartë, me vrasjen e një besimtari musliman. Halid Ibn Uelidi i tha Ebu Bekrit: “O prijësi i të dërguarit të Allahut, unë bëra “teuil” (interpretim) mbi këtë krim”.

“Me këtë nënkuptojmë se, me termin “teuil” (interpretim), nënkuptojmë kundërshtimin e dy argumentëve të padiskutueshëm fetarë, Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë e vërteton dhe ajeti 93 i Sures Nisa: “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”, bie ndesh dhe kundërshton ajetin pararendës”.

“Pra në këtë krim, kemi të bëjmë me një “teuil” (interpretim). Ja pra ky ishte “teuili” (interpretimi), i kryer nga Halid Ibn Uelidi, madje ai ishte shpërblyer për këtë. Ndërsa bashkëkohësi tjerër i Muhammedit (p.q.m.t.) Umer Ibn Hattabi i tha Ebu Bekrit: “Dëgjo këtu! Halidi ka kryer kurvëri, me të shoqen e Malikut!” Me këtë nënkuptojmë se Halid Ibn Uelidi, ishte martuar me bashkëshorten e të ndjerit, në të njëjtën ditë, në të cilën ia kishte vrarë bashkëshortin. Këtu gjykimi i Umer Ibn Hattabit, ishte më i drejtë  dhe më me vend, se sa “teuili” (interpretimi) i Ebu Bekrit dhe i Halid Ibn Uelidit”.

“Besoj se me të drejtë, ashtu siç do ta gjykoni dhe ju. Ndjekësit tanë të nderuar, bashkësortja e Malik Ibn Nuejras, ende cilësohej e martuar ligjërisht dhe për me tepër nuk kishte kaluar as periudha e mbajtjes së zisë (3 muaj)  dhe se Maliku nuk e kishte shkurorëzuar, përpara se të binte dëshmor, nga dora mizore e Halid Ibn Uelidit. Më pas Umer Ibn Hattabi u hodh në sulm e tha Ebu Bekrit: “Kjo është kurvëri e hapur dhe ata të dy, duhet të gurëzohen!” Ndërsa Ebu Bekri ia ktheu: “Halid Ibn Uelidi, ka kryer “teuilin” (interpretimin) e dy argumentëve të padiskutueshëm fetarë”.

“Ja pra këtu fillon dhe problemi i ri i termit “ixhtihad” (analizim). Këndvështrimi i ri i termit “ixhtihad” (analizë), i cili bien ndesh me ajetët kuranorë dhe hadithët profetikë të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe fakti se për këta ata dhe u shpërblyekan. Dhe sipas këtij “teuili” (interpretimi), Halid Ibn Uelidi u shpërblye për kurvërinë e kryer, me bashkëshorten e të ndjerit. Pak më lart theksuam se ajeti 93 i Sures Nisa thotë: “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”.

“Vrasësi Halid Ibn Uelidi, i cili e ka shkelur këtë ajet kuranor, me të dyja këmbët, pra ai qenka shpërblyer, për vrasjen e një bashkëkohësi të madh, të Muhammedit (p.q.m.t.), si dhe gjithashtu qenka shpërblyer dhe për martesën brenda së njëtës ditë, me bashkëshorten e të ndjerit. Halidi Ibn Uelidi dhe Ebu Bekri, e cilëuan këtë ajet si një “vjershë” dhe e hodhën poshtë, sepse tanimë ata shpikën diçka të re, e cila do t’i kundërvihej të dy argumentëve të padiskutueshëm fetarë, termin “teuil” (interpretim) dhe termin “ixhtihad” (analizim), duke e lënë këtë derën të hapur dhe për brezat pasardhës”.

“Një shembull tjetër, na vjen nga dijetari sunnit, dijetar Imam Dhuhri, i cili transmeton se Urue Ibn Zubejr (m.m.t.) e kishte pyetur: “Vallë si mund të shpjegohet, udhëtimi i nënës së besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekrit, sepse ky është një veprim, i cili bie ndesh, me sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Ndërsa Imam Dhuhri ia kishte kthyer: “Por dhe Aishe Bint Ebi Bekri ka kryer një “teuil” (interpretim), njëlloj siç bëri dhe Uthman Ibn Affani”.

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, në epokën pas ndërrimit jetë, të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe bashkëkohësve të tij, termi “teuil” (interpretim), kishte një kuptim ndryshe, nga ai i cili përdoret në ditët e sotme. Pra ai përdorej për të kundërshtuar, dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë ajetët kuranorë dhe hadithët profetikë të Muhammedit (p.q.m.t.). Për të mësuar më shumë shembuj të ngjashëm, ju lutemi të shfletoni kreun me titull: “Salatu’l-Musafirini” (Namazi i Udhëtarit), në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit”.

“Ndërsa tani në përfundim të programit tonë, do të sjellim edhe shembullin e tretë, ku do të shohim se, si termi “teuil” (interpretim), ashtu edhe termi “ixhtihad” (analizim), janë përdorur në të njëjtin kuptim. Imam Ibn Hazm Dhahiri, me synimin e sqarimit të arsyetimit, të vrasjes së bashkëkohësit të Muhammedit (p.q.m.t.) Ammar Ibn Jasirit, nga ana e bashkëkohësit tjetër të tij Ebu Gadijes”.

“Imam Ibn Hazm Dhahiri, mbi arsyetimin e vrasjes së Ammar Ibn Jasirit shënon: “Nuk ka dyshim se ky bashkëkohës i madh Ebu Gadije, është një muxhtehid, i cili ndonëse ka kryer “teuile” (interpretime) të gabuara, është shpërblyer”. Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) për Ammar Ibn Jasirin ka thënë: “Ammarin do ta vrasë disa njerëz kryengritës. Ammari do t’i thërrasë ata për në Xhennet , ndërsa ata do ta thërrasin Ammarin për në zjarr”. Pra sipas “teuilit” (interpretimit) të madh dhe “ixhtihadit” (analizimit) të pafund të Ibn Hazm Dhahirit, vrasësi dhe thirrësi për në zjarr, i Ammar Ibn Jasirit është shpërblyer”.

“Ne ende sot e kësaj dite ende, nuk kemi mundur, të kuptojmë se, si shpërblimi i vrasësit, mund të jetë i mundur kur vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ammari do t’i thërrasë ata për në Xhennet , ndërsa ata do ta thërrasin Ammarin për në zjarr”. Tani duam t’i drejtohemi kundër pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste dhe t’i themi se hadithi profetik i Muhammedit (p.q,m.t.), thotë të kundërtën, ata me shumë siguri, do të na përgjigjen: “Ne nuk kemi asnjë punë më këtë hadith, këtë herë rastisi bashkë, shpërblimi dhe dënimi me zjarr”.

“Madje këmbëngulin si mushka, nëse orvatesh t’i shpjegosh dhe t’u sqarosh të vërtetën. Këta pseudodijetarë uehhabsitë arrijnë deri aty sa të thonë: “Nuk ka mundësi që Allahu (l.m.t.), të mos ia falë këtë krim Ebu Gadijes, sepse ky i fundit jo vetëm që nuk do të hyjë, në zjarrin e Xhehennemit, por përkundrazi, ai do të shpërblehet për këtë vrasje”. Betohem në Allahun (f.m.t.) në duart e të cilit gjendet shprti im, se kjo që bëjnë pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, është fyerje, sharje, ofendim dhe tallje me fenë dhe ligjet hyjnorë të Allahut (f.m.t.), madje ata tallen dhe me intelektin, me mendjet, me ndjenjat dhe me trurin e vëllezërve muslimanë. Kur Muhammedi (p.q.m.t.) ka shpjeguar një ligj hyjnor, ai nuk do të mbetet kurrë i kënaqur, nëse muslimanët e luajnë, e ndërrojnë dhe e ndyshojnë pikërisht këtë ligj hyjnor”.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...