Një Reportazh Me Dr. Isam Imadin Mbi Historinë e Zejditëve Jemenas Dhe Marrëdhëniet e Tyre Me Shiitët Imamitë

nga İsam el-İmad | Publikuar në Tet. 24, 2017, 2:12 a.m.

Revista mujore iraniane me titullin: “Meud” (Premtimi) ka kyer një reportazh me Dr. Isam Imadin. Ashtu siç do ta lexoni më poshtë, ky reportazh ka të bëjë me hetimin e gjendjes politike dhe kulturore të shiitëve jemenas. Dr. Isam Imadi është me prejardhje jemenase dhe më parë ka qenë një dijetar sunnit, i cili më pas ka kaluar në doktrinën shiite.

Them se Jemeni ka një popullsi gati 22 milionë banorëshe, 30 % të së cilës (ose afërsisht 5-6 milionë) e përbëjnë shiitët zejditë. Statistikat e popullsisë në kohërat e mëparshme e tregonin edhe më të lartë numrin e popullsisë shiite. Fjala vjen në kohën e sundimit të zejditëve, raporti i popullsisë së përgjithshme, përcaktonte se 40 % e saj ishin shiite.

Revista mujore iraniane me titullin: “Meud” (Premtimi) ka kryer një reportazh me Dr. Isam Imadin. Ashtu siç do ta lexoni më poshtë, ky reportazh ka të bëjë me hetimin e gjendjes politike dhe kulturore të shiitëve jemenas. Dr. Isam Imadi është me prejardhje jemenase dhe më parë ka qenë një dijetar sunnit, i cili më pas ka kaluar në doktrinën shiite. Dr. Isam Imadi u lind në vitin 1968 dhe ka mbaruar doktoraturën, në fushën e hadithit në universitetet saudite. Tani ai është duke studiuar shkencën e metodologjisë dhe jurisprudencës, në nivelin e dhënies së miratimit në qytetin e Kumit.

(Reportazhi është kryer në vitin 2014)

Gazetari: I nderuar Isam Imadi a mund të na shpjegoni se si jeni bërë shiit?!

Isam Imadi:Po ndërsa isha duke studiuar, shkencat e hadithit në Arabinë Saudite, unë kam lexuar një vepër me titull: “Atabu’l-Xhamii Ala Ehli’l-Xherhi ue’t-Tadili” (Ajka e Përmbledhjes në Dijetarët e Klasifikimit Dhe Drejtësisë), të shkruar nga një dijetar muhaddith i Ehli Sunnetit. Aludimi i ngitur në këtë vepër ishte kështu: “Përzgjedhja dhe ndikimi i diturive të muhaddithëve edhe haditheve, ndaj prirjeve historike dhe fetare të Ehli Sunnetit”. Citoj se shtypja dhe shpërndarja e veprës së lartpërmendur, ka bërë shumë bujë në Arabinë Saudite dhe më pas janë shkruar dhjetë vepra, si një kundërvënie ndaj kësaj vepre. Unë kam lexuar një pjesë të tyre dhe më pas fillova të mos kem më besim, në thëniet e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Ne si nxënës lexonim disa vepra, që kishin të bënin me besimin, të përpiluara sipas haditheve profetike. Ashtu siç e dini edhe ju hadithet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe jetëshkrimet e tij, janë përcjellur me anë të zinxhirit të tyre, nga përcjellësit në veprat e shkencës së muhaddithëve.

Pohoj se nëse do të lindte një dyshim në shkencën e hadithit, atëherë në këtë rast do të hidhej dyshimi edhe mbi veprën me titull: “Teuhid” (Njëshmëria), e Muhammed Ibn Abdiluehhabit, si dhe të veprave të tjera, që ishin shkruar në lidhje me besimin. Shprehem kështu sepse këto besime vërtetoheshin nëpërmjet haditheve dhe këto hadithe mbështeteshin në shkencën e muhadditheve.

Përcillet se njëri nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë, Ibn Haxher Askalani ka shpalosur: “Me të vërtetë më vjen shumë keq duke parë, se si dijetarët e epokës së mëparshme, ata të cilët kanë jetuar në katër shekujt e parë dhe që duhet të ishin përcjellësit më të vjetër, kanë cilësuar si gënjeshtar çdo shiit dhe nuk kanë ngurruar që të cilësojnë, si një përcjellës të sigurtë dhe të besueshëm çdo përcjellës, i cili ishte kundër Ehli Bejtit dhe shiitëve”. Për më tepër Ibn Haxher Askalani ka kumtuar: “Me të vërtetë jam kureshtar, që të zbuloj arsyen se përse, dijetarët e epokës së mëparshme kanë mbajtur këtë qëndrim, ndaj fjalëve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), sepse ky i fundit ka thënë: “Ai i cili ka si kujdestar Aliun është besimtar dhe ai i cili ushqen armiqësi ndaj Aliut ai është dyfytyrësh”. Ky është një hadith i vërtetë dhe unë jam i sigurtë për vërtetësinë e tij” dhe më pas ka shtuar: “Unë kam vënë re se dijetarët tanë, janë sjellur në kundërshtim më këtë hadith. Ata i cilësojnë si gënjeshtarë miqtë e Imam Aliut (p.m.t.)”.

Nuk ka dyshim se Ibn Haxher Askalani ka sjellur shumë argumente. Krahas kësaj në përfundim të kërkimeve, që zgjatën me vite të tëra, doli në shesh se thëniet e dijetarëve sunnitë, për Imam Aliun (p.m.t.) nuk ishin të vërteta. Megjithatë edhe fjalët e Ibn Haxher Askalanit nuk m’u dukën aq bindëse, sepse ai ishte mjaftuar, vetëm më përmendjen e këtij dyshimi. Me fjalë të tjera, ai as që e kishte përfunduar hetimin e tij dhe as që i kishte dhënë një përgjigje bindëse dyshimit të tij. Kjo ishte fjalia e parë, që kam lexuar në veprën me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi Afrimit), e Ibn Haxher Askalanit. Gjithashtu Imam Ibn Akil Shafiiu, ka përdorur fjalë me kuptim të njëjtë, duke nxjerrur në pah qëndrimet e padrejta, të dijetarëve sunnitë ndaj Imam Aliut (p.m.t.).

Unë kam marrë pjesë, në shumë programe të zhvilluara nga dijetarët e shquar, së cilëve iu bashkangjitën edhe personalitetet kombëtare dhe kulturore jemenase. Kumtoj se rreth 40 vetë merrnin pjesë në këto programe, të zhvilluara në muajin e Ramazanit. Mbaj mend se unë në fjalimet e mia kryesisht përqendrohesha, në shpjegimin e çështjeve të llojit të besimit, se përse Imam Aliu (p.m.t.) nuk i kishte dhënë betimin Ebu Bekrit dhe Umer Ibn Hattabit, se si anëtarët e qeverisë qendrore, ishin orvatur për ta bindur atë, që të qëndronte në Medinë, ndërsa ai kishte marrë vendimin për t’u shpërngulur në Kufe.

Më pas unë bëja të ditur, se përse të tjerët u bënë pengesë që Imam Aliu (p.m.t.) të shkonte në Basra dhe kur shkoi atje ai u dha shtysë zanafillës së një lufte?! Ajo që dua të them është, se ata gjithmonë përpiqeshin, që t’ua hidhnin përsipër fajin Imam Aliut (p.m.t.). Më tej unë vijoja me pyetjet: “Përse luftoi?! Përse e pranoi udhëheqjen?!” Unë nuk isha në dijeni se së bashku me drejtimin e këtyre pyetjeve, unë isha duke i bërë padrejtësi Imam Aliut (p.m.t.). Nëse një njeri do të më kishte thënë: “Ti nuk je i drejtë ndaj Imam Aliut (p.m.t.), unë do t’isha kundërpërgjigjur kështu: “Kjo nuk është e vërtetë, ky është vetëm akuzimi yt ndaj meje”.

Megjithatë më tej kuptova e kjo ishte e vërtetë kur lexova veprën me titull: “Atabu’l-Xhamii Ala Ehli’l-Xherhi ue’t-Tadili” (Ajka e Përmbledhjes në Dijetarët e Klasifikimit Dhe Drejtësisë). Nëse një musliman është një sunnit i vërtetë, atëherë ai duhet të bëjë që qartë pozicionimin e tij, sepse ose duhet të qortojë Imam Aliun (p.m.t.) ose Umer Ibn Hatabin. Në veprën e tij të sipërcituar, Ibn Haxher Askalani e ka cekur hapur këtë gjendje. Më vona kuptova se udha e jetës sime ishte thjeshtësuar për mua. Po të mendosh se edhe specialiteti im është fusha e hadithit kjo gjendje kuptohet lehtësisht. Dua të sqaroj se unë jam në dijeni se jo vetëm unë, por një mori njerëzish janë shndërruar në shiitë pasi kanë lexuar veprën e mësipërme. Këtu dua të përmend, se shkrimtari në fjalë ndonëse është sunnit, ka prekur një pikë shumë të rëndësishme. Ai ka treguar se dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit, jo vetëm që janë sjellur padrejtësisht ndaj Imam Aliut (p.m.t.), por edhe janë mburrur me këtë sjellje.

Gazetari: Pra sipas jush qëndrimi i mbajtur i shiitëve ndaj udhëheqësve ishte i drejtë?!

Isam Imadi: Unë besoj se pakënaqësitë, që kanë ndjerë shiitët, ndaj disa prijësve të Ehli Sunnetit, janë plotësisht të ndryshme, nga qëndrimet e sunnitëve, ndaj shiitëve të doktrinës së dymbëdhjetë imamëve. Ne jemi të detyruar të themi, se pakënaqësia në mesin e sunnitëve, ka lindur si pasojë e politikës dhe jo si pasojë e fesë. Indiferenca e sunnitëve ndaj Imam Aliut (p.m.t.), është sendërtuar si pasojë e shteteve jo të drejta dhe nën ndikimin e pushtetit, megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shiitët, sepse qëndrimi i këtyre të fundit ndaj drejtuesve sunnitë, buronte drejtpërdrejt nga Kur’ani Famëlartë dhe hadithet e vërteta të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Nënvizoj se qëndrimi i shiitëve nuk ndërhyn në politikë. Në rastet kur menefregizmi i shiitëve, ka buruar nga zhvillimet politike, ky qëndrim është qotuar. Si rrjedhojë mund të pohoj me plot gojën se shiitët, janë mbështetur në një parim fetar, i cili mbështetet në Kur’anin Fisnik dhe hadithe, ndërsa pas qëndrimit të sunnitëve, nuk gjendet një parim i tillë. Vallë çfarë tjetër mendoni se qëndron pas ftohtësisë së sunnitëve ndaj Imam Aliut (p.m.t.)?! Shprehem kështu sepse është mëse e qartë se nuk ndodhet ndonjë parim fetar. Nëse do të marrim parasysh, se sunnitët i kanë pranuar, të tëra virtytet dhe epërsitë e Imam Aliut (p.m.t.), atëherë arrijmë në përfundimin se pas kësaj, fshihet patjetër një faktor politik. Pra qëndrimi i mbajtur i shiitëve ndaj udhëheqësve, mbështetej pikërisht në një provë fetare si kjo.

Gazetari: Duke patur parasysh të tërë popullsinë jemenase cili është raporti që zënë shiitët imamitë?!

Isam Imadi: Për hir të vërtetës, me kuptimin e plotë të fjalës, doktrina shiite e dymbëdhjetë imamëve ka ardhur në Jemen, pas Revolucionit Islam Iranian, sepse përpara tij nuk kishte shiitë imamitë por kishte vetëm zejditë. Theksoj se ndonëse në Jemen, ka një prani të doktrinës shiite të dymbëdhjetë imamëve, në statistikat zyrtare nuk kemi një numër real, sepse kjo është një dukuri shumë e re në shoqërinë tonë.

Gazetari: Cili është numri dhe raporti i zejditëve në krahasim me popullsinë jemenase?!

Isam Imadi: Zejditët përbëjnë afërsisht 30 % të popullsisë së tërë Jemenit, sepse zejditët kanë më tepër se 1200 vite që jetojnë në Jemen. Farefisi i shumicës së sejjidëve (zotërinjve) jemenas rrjedh nga farefisi i Imam Hadi Husejn Kasim Rasit, i cili është njëri nga nipërit e Imam Hasan Muxhtebasë (Mrekullueshmit) dhe i vëllait të tij. Ky i fundit në vitin 260 sipas mërgimit islam, duke u arratisur nga dhuna e qeverisë së bijve të Abbasit, ishte larguar në Medineja dhe kishte shkuar në Jemen. Përpara asaj epoke popullsia jemenase ishte plotësisht sunnite. Historianët sunnitë pasi kanë hetuar znafillën dhe zhvillimin e shiitëve jemenas, kanë arritur në përfundimin se doktrina shiite në Jemen, ka nisur të përhapet pas shpërnguljes së këtij njeriu. Përpara kësaj epoke qytetet jemenase, mbanin emrat e prijësve abbasitë, por pasi Jahja Hadiu shkoi në trojet jemenase, ky i fundit ndaloi përdorimin e emrave të tre udhëheqësve dhe lejoi vetëm përmendjen e emrit të Imam Aliut (p.m.t.).

Gazetari: Cila është popullia e Jemenit në ditët e sotme?!

Isam Imadi: Them se Jemeni ka një popullsi gati 22 milionë banorëshe, 30 % të së cilës (ose afërsisht 5-6 milionë) e përbëjnë shiitët zejditë. Statistikat e popullsisë në kohërat e mëparshme e tregonin edhe më të lartë numrin e popullsisë shiite. Fjala vjen në kohën e sundimit të zejditëve, raporti i popullsisë së përgjithshme, përcaktonte se 40 % e saj ishin shiite.

Në vitin 1962 afërsisht 42 vite më parë, ish diktatori egjiptian Xhemal Abdunnasri dërgoi 6000 ushtarë egjiptianë në Jemen, të cilët ua morën pushtetin zejditëve dhe ua dorëzuan njerëzve laikë. Në të njëjtin vit shkollat fetare u mbyllën dhe klerikët fetarë u ndaluan ose u vranë. Sërish në të njëjtën epokë edhe unë fillova të shkoj në një shkollë uehhabiste në Jemen. Arsyeja e regjistrimit të vetëm 500 000 shiitëve nga 5-6 milionë gjithsej, ishte se shteti kishte ndaluar të tëra ceremonitë fetare. Në këto ceremoni shiitët shfaqnin dashurinë e tyre të kulluar për Ehli Bejtin (p.m.t.). Pas ardhjes në pushtet të armiqve, këta të fundit filluan vrasjen e besimtarëve dhe dijetarëve shiitë. Pushtetarët ndryshuan simbolet kulturore dhe fetare si dhe ceremonitë fetare. Për shembull në ceremonitë e xhenazeve, populli lexonte rrëfenjat e Ehli Bejtit (p.m.t.), me qëllimin e mbajtjes gjallë të kujtimit të tyre, ndërsa pastaj papritur kjo gjendje ndryshoi dhe regjimi ua ndaloi këto ceremoni. Duke u nisur që nga ajo ditë dhe deri në ditët tona nuk ndeshim më në përmendjen e emrit të Ehli Bejtit (p.m.t.), as në shkollat publike edhe në ato jo publike.

Më pas u ndalua leximi i veprave si ajo me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Oratoria e Qartë) dhe “Sahifetu’s-Sexhxhadijje” (Fleta e Sexhxhadit). Në librat shkollorë nuk u adresohej më Ehli Bejtit, sepse të tëra këto veprimtari u ndaluan nga ana e shtetit. Pak muaj më parë shteti dha urdhër që të mblidheshin të tëra kopjet e veprës me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Oratoria e Qartë) në Jemen.

Gazetari: Pas Revolucionit Islam Iranian a i zbatojnë shiitët imamitë në përvjetoret e tyre festat e ngjarjes së Gadir Humit dhe ceremonitë e Ditës së Ashura?!

Isam Imadi: Në ditët e festave shiite, shiitët zejditë mblidhen tok, në një vend të caktuar, me synimin e organizimit të ceremonive fetare, si festa e shiitëve imamitë të Gadir Humit. Më pas ata thërrasin një dijetar, me të cilin bisedojnë, mbi çështjen e meritës së Imam Aliut (p.m.t.), udhëheqjes dhe në këto ditë të gëzuara, ata ndajnë ëmbëlsira dhe fruta, si dhe lexojnë poezi të cilat lavdërojnë Imam Aliun (p.m.t.). Me pak fjalë zejditët festojnë, duke filluar që nga data një dhe duke vijuar deri në datën tetëmbëdhjetë të muajit Dhulhixhxhe, në të cilën festojnë festën e Gadir Humit.

Gazetari: Cilat janë përvjetoret e tjera që festojnë zejditët përveç Festës së Gadir Humit?!

Isam Imadi: Pohoj se ka edhe ceremoni të tjera fetare. Për ta ilustruar këtë them se pas fitores së Revolucionit Islam Iranian dhe pas përfshirjes së shiitëve imamitë në shoqërinë e zejditëve, këta të fundit nisën që që të festonin edhe ngjarjen e Ditës së Ashures, festë kjo të cilën nuk e kishin festuar më parë. Gjatë këtij proçesi shumë zejditë, mësuan se si vepronin shiitët iranianë dhe irakianë në ceremonitë e Ditës së Ashures. Ata rrihnin gjokset e tyre, rrëfenin ngjarjet e dhimbshme në Kerbela dhe lexonin duanë e Kumejlit. Të tëra këto risi erdhën në Jemen nga kultura e shiitëve të doktrinës së dymbëdhjetë imamëve.

Pas Revolucionit Islam Iranian, u fuqizua edhe prirja e mësimit të duasë së Kumejlit, duave me titull: “Mefatihu’l-Xhinani” (Çelësat e Xhenneteve), si dhe duave të tjera shiite, sepse shumica e shoqërisë shiite, ishte e ekspozuar ndaj padrejtësisë dhe dhunës. Ata ishin në prag të shfarojes dhe më duhet të rrëfej, se nëse nuk do të ishte ndodhur Revolucioni Islam Iranian, duke patur parasysh këtu edhe sulmin kulturor, së bashku me ndikimin e masmedias, doktrina zejdite do të ishte asgjësuar plotësisht, si pasojë e prodhimit të filmave egjiptianë dhe të disa shteteve të tjera arabe, të cilët duke bërë propagandë të madhe, kishin për qëllim nxjerrjen në pararojë të doktrinës sunnite dhe nacionalizmit arab.

Të tërë këto faktorë ndikuan që popullisia zejdite të mbetej vetëm 5-6 milionë. Vetëm pas ndodhjes së Revolucionit Islam Iranian, kur veprat shiite filluan që të hynin në Jemen, atëherë zejditët nisën që t’i kthehen doktrinës zejdite. Kur pyesja disa njerëz: “Vallë përse vendosët që të bëheshit zejditë?!” ata ma kthenin “Kemi lexuar veprën me titull: “Muraxhaat” (Lutja), e dijetar Sherefuddinit. Njëri nga drejtuesit e shoqërisë zejdite, i quajtur Muhammed Mensuri ka shprehur: “Nëse në Iran nuk do të kishte ndodhur Revolucioni Islam, atëherë doktrina zejdite do të zhdukej përgjithmonë. Ne ia kemi dalë mbanë që të jemi shiitë, falë krijimit të një shteti shiit në Iran. Madje shtoj se së bashku, me themelimin e një shteti shiit, i ka dhënë shtysë edhe ringjalljes së traditës sonë dhe kemi ende shpresën për të vijuar që të mbetemi shiitë”. Shpeshherë dijetarët zejditë citojnë kështu: “Nëse në Iran nuk do të kishte ndodhur Revolucioni Islam, atëherë në Jemen nuk do të mbetej më asnjë shiit”. Sa mirë që shumica e atyre njerëzve, të cilët kanë përhapur doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve, ka dalur në gjirin e shoqërisë zejdite”.

Shumica e iranianëve që kanë shkuar në Jemen si thirrës, kanë gjetur përkrahjen nga personalitet zejdite. Madje ata jo vetëm që i kanë përkrahur, por u kanë dhënë leje që të hapnin shkolla dhe të kryenin veprimtaritë e përcjelljes së doktrinës së tyre. Për më tepër këta personalitete, as që i penguan fëmijtë e tyre, që të përqafonin doktrinën shiite të dymbësdhjetë imaëve. Puna shkoi deri aty, sa dijetari i njohur zejdit, muftiu Muhammed Zubara tha: “Shiitët e vërtëtë janë në Kum”.

Gazetari: A kryejnë shiitët ceremoni të veçanta fetare me rastin e rënies dëshmor të Imam Aliut (p.m.t.) ose zhvillojnë ceremoni përvjetore vetëm në Ditën e Ashures?!

Isam Imadi: Po kjo është e vërtetë. Ata zhvillojnë pak a shumë ceremoni përvjetore, të cilat ndonëse nuk i zhvillonin më parë, janë përvetësuar më vonë në doktrinën zejdite. Ndonëse janë zejditë, ata veprojnë si doktrina shiite e dymbëdhjetë imamëve. Nëse shkoni në qytetet zejdite, do të shihni se 90 % e veprave të tyre, u përkasin pikërisht doktrinës shiitë të dymbëdhjetë imamëve.

Gazetari: Si është gjendja e dijetarëve në Jemen?! A ka dijetarë të njohur në mesin e tyre?! Në cilin vend studiojnë ata?!

Isam Imadi: Shumica e tyre studiojnë në Saada në qendrën e dijës së zejditëve. Në këtë të fundit gjenden shkolla fetare dhe në pushimet e verës, mblidhen rreth 18 000 studentë. Sërish në këtë qendër pak kohë më parë, krisi një luftë plotësisht e nxitur nga shkaqet fetare. Gjatë përleshjeve në këtë qendër u masakruan shumë njerëz, përfshirë në gjirin e tyre dhe dijetarë zejditë të moshës 80 vjeç. Citoj se në të vërtetë, kjo ishte një masakër kundrejt shiitëve, e organizuar nga vetë forcat e qeverisë. Ajetullah Muhammed Rida Xhelili, i cili mban kontakte me dijetarët zejditë ka pohuar: “Në atë vend janë kryer shumë masakra. Duke filluar që nga viti 1962 dhe duke vijuar deri në ditët e sotme, janë vrarë të paktën 50 000 burra, gra dhe dijetarë shiitë. Gjithashtu në Jemen pothuajse çdo javë, vritet imami një xhemati, ose një figurë e njohur fetare”.

Gazetari: A ka ndonjë dijetar të shquar në mesin e dijetarëve shiitë të doktrinës së dymbëdhjetë imamëve në Jemen?!

Isam Imadi: Po snatyrisht që ka, por meqënëse ata janë të rinj, nuk mund të thuhet se kanë lëshuar tërësisht rrënjë në Jemen.

Gazetari: A ka studentë jemenas të shkencave fetare në Kum?!

Isam Imadi: Po sigurisht që ka. Ata pasi mbaojnë studimet, vetvetiu kthehen në Jemen për të përcjellur fenë.

Gazetari: A ndodhen tyrbe dhe vende të shenjta që vizitohen në Jemen?!

Isam Imadi: Patjetër që ka dhe në të shumtën e rasteve, këto janë vende që i ka vizituar vetë Imam Aliu (p.m.t.). Pasi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e çoi Imam Aliun (p.m.t.) në Jemen, ky i fundit ndërtoi një xhami në këto troje. Xhamia është ende në këmbë dhe pranohet si një faltore shumë e shenjtë. Rishtas në trojet jemenase është e pranishme edhe një xhami e quajtur “Shahidejni” (Dy Dëshmitarët). 

Gazetari: Cili është besimi i zejditëve në Imam Mehdiun (p.m.t.)?!

Isam Imadi: Dua të them se zejditët, pranojnë si të pafajshëm bashkëkohësit e përfshirë në Hadithin e Veshjes (Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)). Gjithashtu zejditët, ndonëse nuk besojnë se presonalite të mëdha si Imam Bakiri, Imam Xhaferi nuk janë të pafajshëm, ata sërish i ciësojnë si njerëz të bekuar dhe besojnë se pas rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), pafajësia ka marrë fund dhe se caktimi i saj ka përfunduar me argumentin fetar.

Gazetari: Sa vjeç ishit kur ndodhi Revolucinoi Islam Iranian?!

Isam Imadi: Kur dëgjova për herë të parë për revolucionin isha në moshën 10 vjeç. Revolucioni Islam ishte një lëvizje me ndikim botëror, i cili përhapej me anën e propagandës iraniane, me anën e radiotelevizonit dhe gazetës shtetërore. Gjatë luftës irako-iraniane qeveria e Jemenit të Veriut dërgoi ushtarë në Irak, për të përkrahur regjimin e diktatorit Saddam Husejn. Shkaku i këtij veprimi ishte se zejditët mbështesnin Revolucioni Islam Iranian dhe qeveria e Jemenit ishte shumë e shqetësuar nga ky veprim. Shërbimi i fshehtë jemenas, punonte së bashku me atë irakian dhe ambasada jemenase në Iran përfaqësonte edhe Irakun në të njëjtën kohë.

Gazetari: A kanë zejditët jemenas një autoritet fetar të ngjashëm me atë të shiitëve iranianë?!

Isam Imadi: Po kjo është e vërtetë. Ata kanë një autoritet fetar të cilit u binden. Sërish ata kanë përvetësuar edhe mendimet shiite si tërë të tjerët. Zejditët ndonëse besojnë në vlefshmërinë e imitimit, rishtas ata kanë autoritetet e tyre fetare, të cilët janë vënë kundër shteteve dhunuese, si nga ana e kulturës ashtu edhe ideologjisë. Madje zejditët janë të detyruar, që t’u japin zekatin e tyre njëherë shtetit dhe njëherë autoriteteve të tyre fetare.

Gazetari: Sipas jush çfarë mund të bëjnë nga ana kulturore Oazi i Dijes së Kumit ose dijetarët shiitë në Jemen?!

Isam Imadi: Doktrina zejdite, mbretëronte kudo në Jemen, pra për plot 1200 vite, derisa erdhën në pushtet uehhabistët. Më pas këta të fundit sulmuan libraritë dhe i dogjën, si rrjedhojë ata rrënuan kulturën njëmijë vjeçare jemenase. Pohoj se metoda e përdorur nga Ajetullah Muhammed Rida Xhelili, me synimin e parandalimit, të rrënimit të mëtejshëm të trashëgimisë kulturore shiite zejdite, ka dhënë përfundime të mira. Ai ka shkruar një mori veprash për shiitët zejditë. Sërish Ajetullah Muhammed Rida Xhelili, zotëron një dije të gjërë rreth zejditëve dhe shiitëve të Jemenit dhe bën përpjekje maksimale, që të sjellë dhe të shtypë në Kum, dorëshkrimet dhe veprat e zejditëve. Thënia e tij është: “Ne duhet të argumentojmë se kultura jemenase është një kulturë origjinale shiite”.

Por duke patur parasysh, se pushteti jemenas, tanimë është në duar të uehhabistëve, këta të fundit jo vetëm që janë kundër shiitëve, por pengojnë edhe botimin e veprave shiite. Edhe nëse në një rast fatlum, ata botojnë një vepër shiite, këtë e bëjnë pasi kanë fshirë të tëra fjalitë në dobi të shiitëve. Madje thuhet se janë shtrembëruar, të tërë veprat që janë botuar deri më tani në Jemen. Njëra nga këto është edhe vepra me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë).

Tani nëse këto vepra botohen në Iran, fjala vjen për 100 dollarë, uehhabistët janë të gatshëm që të japin 2000 dollarë, për t’i blerë dhe për t’i djegur ato. Madje këtu dua të ilustroj shembullin se si një uehhabist ka shkruar, një vepër me katër vëllime, në të cilën është orvatur në argumentimin duke thënë se farefiset jemenase, nuk kanë luajtur ndonjë rol, në përhapjen e doktrinës shiite në Jemen, sepse më tepër kanë përhapur doktrinën sunnite dhe se doktrina shiite është e pranishme vetëm në Iran.  

Falenderimi i takon Allahut, i Cili ka mundësuar që Dr. Asgar Muntadher Kaimi, një akademik në Departamentin e Historisë në Universitetin e Isfahanit, ka përpiluar një vepër ineteresante, në të cilën sqaron rolin e farefiseve jemenase, në mbështetjen e çështjes së Ehli Bejtit. Dua të them se kjo vepër e rëndësishme, është përkthyer në arabisht nga ime shoqe dhe se kjo vepër e hartuar në Iran është e vetmja në fushën jemenase.

Elementet uehhabiste, nëpërmjet stacioneve televizive, përpiqen që të tregojnë, se në të vërtetë jemenasit janë sunnitë dhe se doktrina shiite, nuk ka rrënjë në Jemen. Ndërsa në anën tjetër, drejtuesi i sunnitëve jemenas, dijetar Mukbil Uarai ka përkufizuar: “Shiitët janë të pranishëm në Jemen dhe zemrat e popullit jemenas, janë të mbushura me dashurinë e Ehli Bejtit. Detyra jonë është që ne t’ua shkulim këtë dashuri nga zemrat e tyre”. Sot unë besoj se shiitët jemenas, duhet ta përçojnë kulturën e tyre njëmijëvjeçare në Iran, duke e shtypur përsëri nga e para dhe më pas duke e risjellur në Jemen. Unë mendoj se kjo është një veprimtari shumë e rëndësishme.

Gazetari: Aktualisht cili kujdeset për këto punë?!

Isam Imadi: Ka dy figura fetare që e kryejnë këtë detyrë: Ajetullah Xhelali dhe studiuesi i madh Ajetullah Husejn Eshkeueri. Ai ka shkruar afërisht 70 vepra dhe e ka vizituar shpeshherë Jemenin. Ai ka shkruar një sërë veprash për zejditët në mbarë botën. Në parathënien e njërës nga veprat e tij ai ka cituar kështu: “Ne duhet të sjellim së bashku, të tërë trashëgiminë e shiitëve, në kuptimin e plotë të fjalës, në veçanti trashëgiminë zejdite, e cila është duke u përballuar me rrezikun e asgjësimit”.

Gazetari: A ka veprimtari kulturore iraniane në Jemen?!

Isam Imadi: Shpjegoj se si pasojë, e politikave kundërshtuese, të qeverisë jemenase kundrejt shiitëve, veprimtaritë kulturore iraniane janë të kufizuara. Iranianët më tepër ndërtojnë spitale dhe institucione të tjera dhe janë të zënë me veprimtari tregtare. Njëherë ata kërkuan që të themelonin një librari të quajtur: “Imam Humejni”, por shteti nuk u dha leje. Madje shteti jemenas nuk lejon, që shiitët as të bëhen pronarë të firmave të mëdha, as të marrin pjesë në forcat ajrore dhe tokësore dhe as të marrin detyra të rëndësishme zyrtare.

Diçka tjetër që pritet nga autoritetet fetare iraniane, është shtypja e veprave të përbashkëta të shiitëve zejditë me shiitët imamitë, si për shembull veprat që flasin për Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Lulen (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Sa mirë që shumica e veprave zejdite, sqarojnë këto lloj çështjesh. Ata me të vërtetë janë zejditë, por nuk u besojnë drejtimit të Zejdit. Ata besojnë se edhe Zejdi, ishte thjesht një personalitet fetar dhe besojnë se vetëm bashkëkohësit e Hadithit të Veshjes, pra vetëm pesë njerëz janë të pafajshëm. Arsyeja e lidhjes së tyre me Zejdin, ishte se ky i fundit ishte i pari që ngriti krye, kundër qeverisë dhunuese së asaj epoke. Për këtë arsye ndonëse ata nuk besojnë, se Zejdi ishte një njeri i pafajshëm, ata e cilësojnë atë si një shiit vetëmohues dhe i përkushtuar.



Burimi : Medya Şafak