100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 13

nga İsam el-İmad | Publikuar në Maj 9, 2017, 12:47 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit. Nëse Ebu Daudi mund të shkruajë, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i dymbëdhjetë, përpara lindjes së Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.), vallë a nuk na lind detyra, që t’i shikojmë nga e para fjalët e Ebu Daudit, që kanë të bëjnë me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.)?! Vallë a nuk është një dukuri fanatizmi, mbrojtja e mohimit të pranisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), në një kohë kur hadithët vërtetojnë, qenien e imamit të dymbëdhjetë të Imam Mehdiut (p.m.t.), i cili në të njëjtën kohë, është dhe Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.)?!

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetet fetare, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

 

Pyetja e Dyzetëedytë: Pohoj me bindje të plotë, se unë kam njohur një çifut, i cili ka kaluar nga ideologjia uehhabiste në doktrinën shiite.

Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në këtë program, dua të flas, mbi një shqetësim, të cilin e kam  hasur, që në ditët që isha një student uehhabist. Unë vëllezërve të mi uehhabistë, gjithmonë u kam përmendur diçka, si në veprën me titull: “Menhexhu’s-Sahihi Fi’l-Hiuari” (Mënyra e Duhur Në Bisedim), ashtu dhe prezantimet e mia, në lidhje me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Në etapën e parë e argumentëve, të cilët na tregojnë për udhëheqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), na del në dritë kjo e vërtetë, kur hulumtojmë Teuratin dhe Inxhilin. Këtë e them duke marrë si adresë fjalët e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit pasi ka hetuar Teuratin, Inxhilin dhe librat e tjerë qiellorë, na ka bërë të ditur diskutimet e tij. Për sa i përket çështjes, së dymbëdhjetë imamëve, ai është shprehur kështu në veprat e tij: “Dymbëdhjetë imamët, të cilët janë përmendur, në veprat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, janë të njëjtë me dymbëdhjetë imamët, që kalojnë në Teurat dhe në Inxhil. Shkrimet e Teuratit, e mbështesin besimin në Imam Mehdiun (p.m.t.) dhe në dymbëdhjetë imamët”.

Në etapën e dytë, sërish çështja e cila na tërheq vëmendjen tonë, janë shpjegimet e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit na ka tërhequr vëmendjen, duke na bërë të qartë, se në veprat e çifutëve, të cilët janë të nderuar me pranimin e Islamit, përmbajnë të njëjtat cilësi, me ato të imamit të dymbëdhjetë dhe të fundit, përkatësisht Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.). Në këtë kontekst dua t’u rrëfej një ngjarje, të cilën e kam përjetuar pas kalimit tim, nga ideologjia uehhabiste, në doktrinën shiite ithnaa’ asherite (ose të dymbëdhjetë imamëve).

Gjatë ditëve në të cilat, unë kisha nisur shqyrtimin e doktrinës së Ehli Bejtit, unë takova një çifut që kishte pranuar Islamin. Ky çifut si fillim ishte bërë uehhabist dhe më pas kishte kaluar në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve. Kur e pyeta arsyen, se përse ishte larguar nga ideologjia uehhabiste dhe kishte kaluar në doktrinën e dymbëdhjetë imamëve ai më dha përgjigjen: “Unë i gjeta në doktrinën e Ehli Bejtit, të vërtetat e shkruara në veprat tona, rreth dymbëdhjetë imamëve. Cilësitë e imamit të dymbëdhjetë të kësaj doktrine, pikërisht Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.), janë të njëjta me cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, i cili është shënuar në veprat tona”.

Unë i përsërita këtij çifuti, që kishte pranuar Islamin, të njëjtat fjalë që kishte përdorur Ibn Tejmijje qindra vite më parë, pra se fillimisht çifutët kalojnë në doktrinën e Ehli Sunnetit dhe më pas ata kalojnë në doktrinën e Ehli Bejtit. Unë kam një lutje, për të tërë vëllezërit e mi muslimanë, që të kthjellohen mirë, mbi çështjen e kalimit, nga doktrina e Ehli Sunnetit, në atë të doktrinës shiite të dymbëdhjetë imamëve pas disa viteve, kur ai ka patur nderin, e pranimit të Islamit në epokën bashkëkohore.

 

Pyetja e Dyzetëetretë: Vallë a ishte Ibn Xheuziu një muliman shiit?!

Isam Imadi: Sipas mendimit tim, çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.) është çështja më e rëndësishme, të cilën uehhabistët janë orvatur, që ta nënçmojnë vazhdimisht me mish e me shpirt. Lërmëni t’iu tregoj se para disa vitesh edhe unë isha njëri nga uehhabistët, i cili orvatesha në nxirjen e figurës madhështore të Imam Mehdiut (p.m.t.). Përvojat e mia të përjetuara, i kam përmbledhur dhe i kam botuar në veprën time me titull: “Përvojat e Mia Mbi Çështjen e Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.)”.

Për hir të vërtetës, unë e kam parë gjithmonë si një detyrë vetjake, përcjelljen e përvojave të mia njerëzve të tjerë. Më pas ashtu siç kuptohet qartë dhe nga përmbajtja e veprës në fjalë, unë i kam sqaruar vëllezërve të mi uehhabistë, mënyrën e paraqitjes së të vërtetave, që kanë të bëjnë me epokën e fshehjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Shpjegimet e mia të cekura, në veprën time të botuar disa vite më parë, me të vërtetë janë çështje të rëndësisë jetike. Unë kam një lutje, për vëllezërit e mi uehhabistë, që të kryejnë kërkime për çështjet që kam përmendur këtu. Njëra nga pikat e rëndësishme, që jam munduar që ta pasqyroj në këtë vepër, është shpalosja e të vërtetës nga ana Imam Thibt Ibn Xheuziut, në lidhje me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Ibn Xheuziu pothuajse ka shpërthyer një bombë në këtë çështje, sepse ai ua ka paraprirë si Ibn Tejmijjes dhe Imam Dhehebiut. Ibn Xheuziu gjatë shqyrtimit të shpjegimeve të shënuara në Teurat, Inxhil dhe në librat e tjerë qiellorë, mbi këtë çështje ka mbetur jashtë mase i mahnitur. Arsyeja ishte se ai kishte zbuluar, përkufizimet mbi imamin e dymbëdhjetë dhe të fundit, përkatësisht mbi Muhammed Ibn Hasan Ushtarin (p.m.t.) në këto libra qiellorë.

Gjithashtu ai i ka dalur mbanë, që të kuptojë rëndësinë e madhe, se cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, që kalojnë në Teurat, Inxhil dhe në librat e tjerë qiellorë, janë të njëjta me ato të Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.). Lejomëni t’iu bëj të ditur, se vëllezërit e mi uehhabistë, kanë gabuar në këtë çështje, duke shtuar se Ibn Xheuziu, ka kaluar në doktrinën shiite. Megjithatë kumtoj se ky është një aludim i paqenë, sepse sipas meje ai në atë epokë, as që nuk e dinte se çfarë ishte doktrina xhaferite.

Të vërtetat që gjenden, tek veprat e Imam Buhariut, Imam Muslimit dhe Ebu Daudit, zbardhin të vërtetën absolute të pranisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), ose siç njihet ndryshe, Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.). Unë u këshilloj vëllezërve të mi uehhabistë, që të lexojnë veprën me titull: “Tedhkiretu’l-Hauasi” (Përmendja e Ndjenjave), e Imam Thibt Xheuziut, me synimin e zbulimit të këtyre të vërtetave, sepse në këtë vepër gjendet shpëtimi.

Për më tepër unë jam i habitur se përse uehhabistët, e kanë ndaluar leximin e kësaj vepre! Këtë e them me bindje të plotë, sepse nëse është ashtu siç aludojnë ata, pra se besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.) qenka i kotë, atëherë vallë përse frikësohen ata, nga dalja në dritë e kësaj çështjeje?!

 

Pyetja e Dyzetëekatërt: Ebu Daudi thotë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë.

Isam Imadi: Në këtë pikë delikate, kam diçka për të rrëfyer rreth çështjes së epokës së fshehjes. Ajo që dua të shpreh është se nuk ka gjasa, që çështja e epokës së fshehjes të jetë e shpikur. Këtë e them me zë të lartë, sepse njëra nga shenjat e hadithit të vërtetë, është gjykimi i tij duke u mbështetur në sendërtimin e ngjarjeve, sepse hadithi jo i vërtetë, nuk mbështetet nga ngjarjet e jashtme, përkundrazi përgënjeshtrohet.

Tani dua të cek një hollësi interesante, rreth njërit nga shkrimtarët e veprës me titull: “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Veprat), Ebu Daudit. Ky i fundit ka shkruar një vepër, e cila bën fjalë për imamin e dymbëdhjetë, shumë vite përpara lindjes së Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.), ose Imam Mehdiut (p.m.t.). Madje dijetarët sunnitë, janë shprehur në këtë mënyrë, për imamin sunnit Ebu Daud Sixhistanin: “Në rruzullin tokësor, nuk gjendet ndonjë vepër më e vërtetë, se sa vepra e shkruar e Ebu Daud Sixhistanit”.

Në veprën e tij me titull: “Imam Mehdiu”, Ebu Daudi citon hadithin e dymbëdhjetë imamëve. Në këtë pikë të nxehtë, unë dua t’iu tëheq vëmendjen duke drejtuar pyetjen: “Vallë përse ai e ndjeu të nevojshme, shkrimin e një vepre me titull: “Imam Mehdiut”, shumë vite përpara lindjes së Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit?!” Kjo dukuri mbreëlënëse është një çështje, e cila u jep shtysë nisjes së kërkimeve të shumë njerëzve.

Një tjetër pikë e rëndësishme, është fakti i besimit i Imam Ebu Daudit, në Imam Mehdiun (p.m.t.) si imami i dymbëdhjetë dhe i fundit dhe mungesa e dhënies së kuptimit të këtij besimi nga ana e uehhabistëve. Megjithatë hadithi i vërtetë, i të dërguarit të Allahut (k.m.t.), bën të qartë se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i dymbëdhjetë dhe i fundit. Nëse Ebu Daudi mund të shkruajë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë, përpara lindjes së Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.), vallë a nuk na lind detyra, që t’i shikojmë nga e para fjalët e Ebu Daudit, që kanë të bëjnë me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.)?!

Vallë a nuk është një dukuri fanatizmi, mbrojtja e mohimit të pranisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), në një kohë kur hadithët vërtetojnë, qenien e imamit të dymbëdhjetë të Imam Mehdiut (p.m.t.), i cili në të njëjtën kohë, është dhe Imam Muhammed Ushtari (p.m.t.)?! Vallë a nuk është i detyruar një besimtar që të kryejë hulumtime mbi të vërtetën?! Natyrisht se këtu nuk kam mundësi që të shpalos të tëra çështjet, megjithatë në veprën time me titull: “Përvojat e Mia Mbi Çështjen e Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.)”, kam gjetur rastin që të sqaroj një mori të vërtetash. Unë besoj se vëllezërit e mi uehhabistë, do të zbulojnë të vërtetën mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), duke patur mundësinë e shfletimit të të dhënave të cekura në veprën e mësipërme.

Sqarime

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të

(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak