Doktor Isam Imadi: 100 Pyetje Rreth Selefizmit-5

nga İsam el-İmad | Publikuar në Nën. 24, 2016, 1:43 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Tetëmbëdhjetë: “Vallë a mund të përmendni një ngjarje të armiqësisë së fshehur e cila është një tregues i akuzimit për padituri të Fatime Zehrasë (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër. Falenderimi i takon Allahut (k.m.t.), i Cili ka mundësuar, që të arrijmë në këtë pikë të jetike. Ne serinë e sotme, të programit tonë, të pyetjeve dhe përgjigjeve, do të zbardhim një tregues tjetër, të armiqësisë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), i cili është akuzimi për padituri, e bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.)”.

“Këtu dua të cek një të vërtetë rrënqethëse, e cila ka të bëjë gjatë epokës, kur ishim nxënës uehhabistë. Unë e mbaj mend shumë mirë, se mësuesit tanë uehhabistë, gjithmonë na bënin të ditur, se themeluesi i kësaj ideologjie, mjeshtri ynë i madh Ibn Tejmijje, këmbëngulte fuqishëm, se Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.) ishte një grua e paditur!” (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!)

“Madje në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje, nuk ngurron në përdorimin, e këtyre thënieve nënçmuese, përçmuese, poshtëruese dhe turpëruese. Ibn Tejmijje kumton: “Nëse Fatimeja (p.m.t.), do t’i kishte ditur ligjet e fesë islame, prijësi i parë i bashkësisë muslimane (Ebu Bekri), do ta kishte lejuar Fatimenë (p.m.t.), që t’ia falte namazin e tij të xhenazesë. Megjithatë Ebu Bekri, nuk e lejoi këtë të fundit, sepse ai e kishte të qartë, se Fatimeja (p.m.t.), ishte një grua e paditur, e cila nuk e dinte se falja e namazit të xhenazesë ishte një shërblim”.

“Ja pra ky është një tregues, i akuzimit për padituri, të Fatime Zehrasë (p.m.t.)!” “Tani me të drejtë, dua të ngrej pyetjen: “Vallë si mund të akuzohet për padituri, zonja e grave të botës, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.)?!” “Vallë a nuk është kjo një armiqësi, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

“Ndërsa tani dua të shtroj pyetjen e radhës: “Vallë a të jep leje një uehhabist, i cili jeton në një nga të katër anët e globit, akuzimin për padituri, të Aishe Bint Ebi Bekrit?!” “Vallë a lejon një uehhabist, akuzimin për padituri, të Hafsa Bint Umerit?!” “Unë e di shumë mirë, se uehhabistët janë tejet të rezervuar ndaj këtyre përgjigjeve!”

“Atëherë përse vallë, vëllezërit tanë uehhabistë, akuzojnë pa u zverdhur dhe pa u skuqur, të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.m.t.) për padituri?!” “Për më tepër, uehhabistët vijojnë duke akuzuar si rafidi “kundërshtues”, të tërë muslimanët, të cilët pohojnë, se e bija e Muhammedit (p.q.m.t.) nuk është aspak e paditur!” “Vallë a është më mirë, mbrojtja e bijës së Ebu Bekrit, ose Umer Ibn Hattabit, se sa mbrojtja e bijës së të dërguarit të fesë islame?!” “Vallë a mund të quhet kjo drejtësi?!” “Vallë a ka kryer ndonjë ligësi, Fatimeja (p.m.t.), ndaj fesë islame, e cila mund të nxisë, cilësimin e kësaj të fundit, si një grua e paditur?!” (Unë i mbështetem tërësisht Allahut (k.m.t.), nga këta aludime të rreme dhe të ulëta!)

“Gjithashtu uehhabistët, nuk mjaftohen, vetëm me këto akuzime të rreme, por ata vijojnë më tej, duke e akuzuar Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe si një njeri të padurueshëm dhe të dobët. Tani dua t’iu bëj të të qartë, se kur isha një uehhabist, ne mësonim në veprat e historisë islame, se Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), pas mërgimit në botën tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.), shkonte dhe qante me zë, në shtëpinë e hidhërimit”.

“Ja pra siç shihet dukshëm, këta janë kaq të pafytyrë, sa e cilësojnë dhe këtë veprim të dhembshurisë njerëzore, si një “armë”, për ta përdorur kundër saj. Tani dua të pyes: “Vallë si është e mundur, që uehhabistët, marrin guximin e çmendur, duke e cilësuar atë, si njeri të padurueshëm dhe të dobët?!” “Vallë a nuk është e mundur, që njeriu të vajtojë njerëzisht, ndërrimin jetë të të atit dhe ta lëshojë veten plotësisht, duke vajtuar me dënesë?!”

“Ja pra uehhabistët, e akuzojnë kështu Fatimenë (p.m.t.), edhepse ka vajtuar hidhërimin në botën tjetër të babait të saj!” “Tani theksoj me keqardhje të madhe, se ne si uehhabistë që ishim, citonim pa pikën e turpit, se Aishe Bint Ebi Bekri, ishte një grua e mençur e cila me të drejtë, kishte dalë kundër Imam Aliut (p.m.t.), ndërsa kur bëhet fjalë, për kryengritjen e arsyetuar të Fatime Zehrasë (p.m.t.), ndaj Umer Ibn Hattabit, theksonim se ajo ishte një grua e mangët dhe me të meta mendore. Vallë përse uehhabistët, nuk pretendojnë të njëjtën dukuri dhe për Aishenë?!” “Vallë a nuk ishte dhe ajo grua?!” “Ju bëj thirrje që, si besimtarët ashtu edhe dijetarët uehhabistë, të keni frikë Allahun (l.m.t.), sepse janë duke i bërë padrejtësi, duke dhunuar hapur, figurën madhështore, të zonjës së grave të botës, Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.)”.

Pyetja e Nëntëmbëdhjetë: “Vallë a mund të përmendni një rast kur selefistët e cilësojnë Imam Aliun (p.m.t.) si një thurës komplotesh?!”

Isam Imadi: “Tani dua të shpalos, një tjetër të vërtetë tronditëse. Ajo që dua të shpreh, është se si në veprat e themeluesit të ideologjisë uehhabiste, ashtu dhe në veprat e disa dijetarëve të tjerë sunnitë, vërehet një dukuri me nuanca mohuese dhe negative, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Me synimin e ilustrimit, sa më të mirë të këtij shembulli, përmend faktin se në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu përshkruan: “Imam Aliu (p.m.t.) i dha betimin Ebu Bekrit, kur ndërroi jetë Fatimeja (p.m.t.), sepse ai nuk donte të shihte fytyrat e njerëzve!” (Pra njerëzit e qortonin atë!)

“Vallë çfarë domethënie ka kjo fjalë?!” “Unë si një ish uehhabist, e përfytyroja gjithmonë në këtë mënyrë. Më pas mësuesit tanë uehhabistë, na mësonin se shtegtimi, nga kjo botë në tjetrën e Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), u shndërrua në një ditë hidhërimi dhe zemërimi për Imam Aliun (p.m.t.). Këtë na e citonin hapur dhe shqeto, duke aluduar se ky i fundit, e kishte shfrytëzuar postin e lartë, të Fatime Zehranë (p.m.t.), sepse tekefundit kjo ishte e bija e Muhammedit (p.q.m.t.)!”

“Ne gjatë epokës së studimit, në universitët sauditë uehhabistë, ne kumtonin pa ngurruar aspak, se Imam Aliu (p.m.t.), ishte martuar me të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.), vetëm e vetëm, që të bëhej anëtar i familjes, së të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Sërish ne pandehnim, se atij nuk i mjaftonte pozita që Imam Aliu (p.m.t.), si djali i xhaxhait të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ishte e mjaftushme, por ai mendonte që të ngrihej edhe më shumë duke u martuar me bijën e këtij e këtij të fundit”.

“Rishtas ne pa pikën e turpit, pohonim se Imam Aliu (p.m.t.), kishte për qëllim, shtënien në dorë, të drejtimit, parisë dhe të udhëheqjes së bashkësisë muslimane!” “Të tëra këto dukuri dashakeqase dhe mohuese, i pohonim me bindje të plotë, se ishim të mendimit se ai, ishte një makiavelist i vërtetë (një njeri i cili shfrytëzonte çdo mënyrë dhe çdo mjet, për t’ia arritur përmbushjes së synimit të tij), prandaj u martua dhe me Fatimenë (p.m.t.), me qëllimin e shfrytëzimit të kësaj të fundit”.

“Veçanërisht ne mbështesnin qëndrimin, se ishte pikërisht Imam Aliu (p.m.t.), ai cili e nxiste dhe e shtynte, bashkëshorten e tij, Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.) dhe më pas i dilte në krah asaj. Madje ne tejkalonim të tëra caqet e etikës dhe moralit, duke theksuar se Imam Aliu (p.m.t.), ishte një thurës komplotesh!” (Unë i mbështetem tërësisht Allahut (k.m.t.), nga këto gënjeshtra të ndyra dhe mashtrime të pacipa!)

“Gjithashtu ne përdornim shpesh, hadithin e Imam Buhariut, i cili është si vijon: “Imam Aliu (p.m.t.) i dha betimin Ebu Bekrit, kur ndërroi jetë Fatimeja (p.m.t.), sepse ai nuk donte të shihte fytyrat e njerëzve!” “Tani me të drejtë shtroj pyetjen: “Vallë përse Imam Aliu (p.m.t.), i dha betimin Ebu Bekrit?!” “Përgjigjja ishte e thjeshtë: “Ai i dha betimin Ebu Bekrit, sepse njerëzit e qortonin atë. Qortimi i njerëzve, buronte nga fakti se Imam Aliu (p.m.t.), nuk kishte asnjë post, ose pozitë, madje as karakter!” (Allahu (l.m.t.) na ruajttë!)

Pyetja e Njëzetë: “Vallë a mund të shpjegoni se përse Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.) mbajti anën e Imam Aliut (p.m.t.) duke mbrojtur të drejtën e tij si udhëheqës të bashkësisë muslimane?!”

Isam Imadi: “Tani dua në këtë pikë thelbësore, do të vijoj me shpjegimin se si nënçmimi, përçmimi, poshtërimi dhe turpërimi, ndaj anëtarëve të bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.), i kishte tejkaluar të tërë kufijtë njerëzorë. Tani kemi të bëjmë, me një çështje të një rëndësie jetike. “Vallë cilët janë ata, të cilët qortojnë Imam Aliun (p.m.t.)?!” “Si fillim lejomëni t’iu sqaroj, se pas largimit nga ndjekja e verbër, e ideologjisë uehhabiste, vura re se ndërrimi jetë i Fatimesë (p.m.t.) për Imam Aliun (p.m.t.), ishte njëlloj si shtegtimi në atë botë, i Ebu Talibit për të dërguarin e Allahut (f.m.t.)”.

“Unë nuk isha në dijeni, të kësaj të vërtete lakuriqe, sepse më ishin mbyllur sytë, nga besimi i tepruar dhe besnikëria e madhe, ndaj ideologjisë uehhabiste. Tani dua të vë në pah, mbi faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), ishte i fuqishëm dhe i guximshëm, në qytetin e shenjtë të Mekkës së Nderuar, sepse mbrohej drejtpërdrejtë nga xhaxhai i tij Ebu Talibi. Si rrjedhojë, kur Ebu Talibi mërgoi në botën tjetër, farefisi i kurejshëve, mori guximin e nisjeve të sulmeve, ndaj të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Pak a shumë në të njëjtën mënyrë dhe Imam Aliu (p.m.t.), ndihej fuqiplotë dhe i pacënueshëm, sepse mbrohej nga ana e Fatime Zehrasë (p.m.t.)”.

“Lërmëni t’iu citoj se dhe Imam Buhariu, pretendon se fuqia dhe karakteri i Imam Aliut (p.m.t.), u rrit ndjeshëm, falë pranisë së Fatimesë (p.m.t.) dhe se kur kjo e fundit ndërroi jetë, njerëzit filluan ta nënçmonin dhe ta përçmonin Imam Aliun (p.m.t.). Mendoj se thënies së Imam Buhariut, duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë. Tani natyrshëm ngrihen pyetjet: “Vallë përse njerëzit, befasisht nisën nënçmimin dhe përçmimin, ndaj Imam Aliut (p.m.t.)”. “Vallë çfarë lloj gabimi ose faji, paska kryer Imam Aliu (p.m.t.), që të merituaka, këtë poshtërim dhe turpërim?!” “Vallë përse zonja e grave të botës, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), sipas njëzëshmërisë së dijetarëve uehhabistë, e mbrojti të drejtën e tij, si udhëheqës të bashkësisë muslimane?!”

“Pohojmë me bindje të plotë, se këta janë pyetje shumë serioze, të cilat kërkojnë përgjigje, shumë të përpikta dhe të sakta. Në këtë pikë jetike, shtrojmë pyetjet: “Vallë përse Fatime Zehraja (p.m.t.), e bija e dëlirë dhe e përzgjedhur, e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), e ka mbrojtur të drejtën e bashkëshortit të saj, si udhëheqës të bashkësisë muslimane, në një kohë kur ne si uehhabistë që ishim, theksonim se ai nuk ishte dikush tjetër, vetëm se dhëndri dhe nipi i Muhammedit (p.q.m.t.), nuk zotëronte asnjë post ose pozitë, si dhe shpifnim paturpësisht kundër tij?!” “Vallë përse Fatimeja (p.m.t.) nuk i dha betimin Ebu Bekrit?!” “Me të vërtetë këta janë pyetje, të një rëndësie të jashtëzakonshme, të cilat kërkojnë meditimin tonë të thellë dhe kthjellimin tonë të kulluar”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak