SPECIALE: Përgjigje ndaj të Menduarit Disfatist (3): Individualizmi si Mendim Disfatist

Publikuar në Prill 18, 2024, 5:09 a.m.

Ne, arabët, kemi ardhur në një pikë ku ne, si qeveri, nuk guxojmë të mbajmë qëndrim dhe kemi filluar t'i konsiderojmë ata që mbajnë qëndrim individual si të paarsyeshëm ose të çmendur. Ne e bëjmë këtë kur bëhet fjalë për Palestinën dhe ne veprojmë në të njëjtën mënyrë edhe kur bëhet fjalë për shtetet arabe të rrethuara. Për më tepër, ne e bëjmë këtë në luftën kundër regjimeve diktatoriale në të gjitha vendet arabe.

Ne, arabët, kemi ardhur në një pikë ku ne, si qeveri, nuk guxojmë të mbajmë qëndrim dhe kemi filluar t'i konsiderojmë ata që mbajnë qëndrim individual si të paarsyeshëm ose të çmendur.

Ne e bëjmë këtë kur bëhet fjalë për Palestinën dhe ne veprojmë në të njëjtën mënyrë edhe kur bëhet fjalë për shtetet arabe të rrethuara. Për më tepër, ne e bëjmë këtë në luftën kundër regjimeve diktatoriale në të gjitha vendet arabe. Jemi bërë të varur nga droga e MENDIMIT TË VOGËL. Ndonëse kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht frikën, kjo është po aq dobësuese dhe kauza jonë vuan si pasojë e kësaj tendence.

Kur kemi mendim të vogël, ne i konsiderojmë kostot dhe përfitimet tona vetëm si individë të izoluar, e jo si anëtarë të Komunitetit Arab apo Botëror. Ja një shembull i përshtatshëm në lidhje me këtë: Një ujk i uritur vjen në një fshat. Ai dëshiron të hajë një nga fëmijët e fshatit. Çdo familje në fshat, duke e parë veten më të zgjuar se familjet e tjera, SHMANG RREZIKUN për të dalë për të mbrojtur nga ujku dhe në vend të kësaj, shpreson që ujku do të zgjedhë FËMIJËN E TJETRIT. Pra, mendon se ajo është gjëja më e zgjuar që mund t'a bëjë dhe nuk ndërmerr asnjë veprim tjetër!

Kur ujku SOT zgjedh fëmijën e dikujt tjetër, ju falënderoni Zotin dhe përgëzoni veten për mençurinë tuaj. Por kur NESËR ose pasnesër ujku zgjedhë fëmijën tuaj, ju do të mallkoni shoqërinë që nuk ka bërë asgjë për të larguar ujkun. Ju mallkoni fqinjët, por kurrë nuk e shihni pjesën tuaj të përgjegjësisë kolektive për grabitjet e vazhdueshme të ujkut. Si rezultat, ujku rrëmben ÇDO DITË EDHE NJË FËMIJË TJETËR TË FSHATIT.

Në rastin tonë, gjërat u përkeqësuan edhe më shumë. Kur vjen ujku, disa fshatarë "të zgjuar" fillojnë t'ia hedhin atij fëmijët e fqinjëve të tjerë, në mënyrë që ai t'i hajë ata para se të gjejë fëmijët e tyre!

Mësimi pas kësaj historie është se nuk është gjë e mençur të kesh mendim të vogël. Marrja e një qëndrimi është gjëja më e zgjuar për të bërë. Problemi këtu është se askush nuk mund të luftojë vetëm ujkun e keq.

Pasi që ne kemi epërsinë në numër, zgjidhja ime modeste për këtë problem është të bindë 'fqinjët' të marrin përsipër rrezikun KOLEKTIVISHT për të siguruar që asnjë fëmijë tjetër të mos bëhet pre e ujkut.

Dikush duhet të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes. Tani që Naser ka vdekur dhe shumica e fëmijëve të tij janë ngrënë nga ujqërit, kush ka mbetur pas? Çfarë mendoni ju?

 



Burimi : Free Arab Voice