Media sioniste: Diga jonë parandaluese është shembur

Publikuar në Prill 25, 2024, 4:04 a.m.

Duke folur për Channel 12, Shoval u shpreh se "Irani, i cili lëshoi ​​dhjetëra mjete ajrore pa pilot dhe raketa kundër Izraelit, ' ka treguar guximin, aftësinë e tij të zjarrit dhe efektivitetin', pavarësisht paralajmërimeve të qarta të Presidentit të SHBA-së 'mos e bëni' dhe deklarimit të mbështetjes së tij 'të palëkundur' për Izraelin."

Web faqja sioniste Walla!, sot (e diel) raportoi se qeveria izraelite përballet me një dilemë të vështirë, në mes të "mbajtjes larg" të reagimit të Iranit dhe rrezikimit të përshkallëzimit të tensioneve duke nisur një sulm të ri kundër Republikës Islamike pasi Garda Revolucionare goditi drejtpërdrejt frontet e brendshme të Palestinës së pushtuar për herë të parë.

Sipas kësaj faqeje, presidenti amerikan Joe Biden kundërshtoi hakmarrjen e regjimit izraelit, duke "e lënë qeverinë izraelite ballë për ballë me një zgjedhje të vështirë".

Ndërsa, gazetari izraelit Amir Bohbot mendon se çfarëdo konflikti i ardhshëm me Iranin mund të përfundojë me "një breshëri dronësh dhe raketash balistike" të ngjashme me ato që synonin territorin e pushtuar të dielën në orët e hershme të mëngjesit, sepse "Diga (Barriera) [Parandaluese] është thyer dhe shembur".

Bohbot tha se "Izraeli nuk është në nxitim për të sulmuar Iranin", por se edhe kjo do të "dëmtonte parandalimin e Izraelit".

Sipas Maariv, gjeneral brigade Tzvika Haimovitch, ish-komandant i Forcave Ajrore izraelite, tha se "Incidenti është ende në vazhdim, është shumë herët për të mbyllur çështjen dhe për të folur në kohën e shkuar", si dhe paralajmëroi se "Irani nuk duhet të nënvlerësohet” dhe e përshkroi atë si një “armik të vështirë".

Ndërsa Lilach Shoval, korrespondent i çështjeve ushtarake të Israel Hayom, arriti në përfundimin se përgjigja e dhënë nga Irani "siguron parandalim kundër Izraelit dhe Izraeli do të mendojë dy herë se çfarë do të bëjë tani e tutje".

Duke folur për Channel 12, Shoval u shpreh se "Irani, i cili lëshoi ​​dhjetëra mjete ajrore pa pilot dhe raketa kundër Izraelit, ' ka treguar guximin, aftësinë e tij të zjarrit dhe efektivitetin', pavarësisht paralajmërimeve të qarta të Presidentit të SHBA-së 'mos e bëni' dhe deklarimit të mbështetjes së tij 'të palëkundur' për Izraelin."

Channel 14 e përshkroi përgjigjen e Iranit si "reagimin më të ashpër për sa i përket kuptimit dhe kontekstit të dëshmuar që nga themelimi i Izraelit".



Burimi : Medya Şafak