100 Pyetje Rreth Selefizmit - 6

nga İsam el-İmad | Publikuar në Dhj. 9, 2016, 2:14 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Njëzetenjëtë: “Vallë a mund të shpjegoni se përse selefistët e nënçmojnë dhe e përçmojnë kaq shumë postin e lartë të Fatime Zehrasë (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër”.

“Tani lërmëni t’iu bëjmë të ditur se, ashtu siç ka përkufizuar dhe Imam Dhehebiu, Ibn Tejmijje, jetoi në kohërat e fundit, të perandorisë osmane islame. Në epokën e tij, nga minberi i hutbeve, në ditën e xhumasë, të qytetit turk të Harranit, buçisnin mallkimet, kundër Imam Aliut (p.m.t.). Megjithatë ne jetojmë në shekullin e XXI-të. Ndonëse Ibn Tejmijje, mund të ketë gabuar në shumë çështje, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë, sepse ne tanimë zotërojmë, me qindra kanale satelitore, të cilët shërbejnë, për ndreqjen e gabimeve, si dhe për shpalosjen në shesh të së vërtetës”.

“Ajo që dua të bëj të qartë, është se unë do të vijoj, me shpjegimet përkatëse, të orvatjeve të pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilat kanë për qëlllim, përbuzjen, poshtërimin dhe turpërimin, e anëtarëve të bekuar, të familjes së të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Ashtu siç kam përmendur dhe më herët, në një nga bashkëbisedimet e zhvilluara, me shokun dhe vëllain tim uehhabist, Shejh Uthman Hamisin, e cila shqyrtonte pikërisht çështjen, që kishte të bënte me dhënien si trashëgim, të truallit të Fedekut pronares së saj, Fatime Bint Muhammedit (p.q.m.t.). Në bashkëbisedim e sipër, dijetari uehhabist, Shejh Uthman Hamisi, nuk ngurroi që të citonte, një thënie të tij të njohur, përkatësisht në lidhje me Fatimenë (p.m.t.) më shprehu: “Vëlla i nderuar! Shiko se fajin nuk e kishte Ebu Bekri, por Fatimeja!”

“Në këtë pikë jetike, kam dëshirë që t’u drejtoj disa pyetje, vëllezërve të mi uehhabistë. “Si fillim, vallë përse këmbëngulni fuqishëm në faktin se fajin, nuk e kishte Ebu Bekri, por Fatime Zehraja (p.m.t.)?!” “Vallë cila është arsyeja, që ju mohoni dhe mundësinë më të vogël, qoftë një në milion, të qënit fajtor të Ebu Bekrit?!” “Vallë ku mbështeteni dhe këmbëngulni kaq ashpër, në mënyrë të çuditshme, për të fajësuar pikërisht, Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.)?!” “Vallë a nuk është besimtari musliman, një njeri i lartë dhe i respektuar, vlera e drejtësisë së të cilit, nuk mund të vihet në dyshim?!” “Nëse Fatimeja (p.m.t.), kishte të drejtë, një në milion, për dhënien si trashëgimi, të truallit të Fedekut, atëherë vallë përse ky i fundit, nuk iu dha asaj kurrë si një trashëgimi, ndonëse në fund të fundit, ai truall ishte e drejta e saj e ligjshme?!”

“Ndërsa tani dua të vijoj, me shtrimin e këtyre pyetjeve: “Duke u nisur nga tërësia e bashkëbisedimeve, mes Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit, vallë përse ju e nxirrni gjithmonë të larë dhe të pastër, gati-gati të paprekur, figurën e Ebu Bekrit, duke ngritur hijen e akuzës dhe fajit gjithmonë, mbi të bijën e dëlirë dhe të bekuar, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.)?!” “Vallë cila është arsyeja, që kur u krye, sulmi ndaj Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.) kësaj të fundit iu kërkua, sjellja e një dëshmitari, për trashëgiminë e saj të ligjshme dhe se pas përvetësimit të truallit të Fedekut, nga ana e Ebu Bekrit, sërish ky i fundit kishte të drejtë, ndërsa Fatimeja (p.m.t.) kishte gabuar?!”

“Pohojmë se ndonëse Fatime Zehrasë (p.m.t.), nuk iu dha e drejta e saj, atëherë vallë përse kësaj të fundit, nuk i dha as gjysma e mundësisë, pra të qënit pesëdhjetë përqind e drejtë?!” “Vallë ku niseni ju uehhabistët nuk mendoni, se mos ndoshta Ebu Bekri, kishte të drejtë, pesëdhjetë përqind dhe Fatimeja (p.m.t.), kishte të drejtë, pesëdhjetë përqindëshin tjetër?!” “Vallë cili është burimi i errët, i këtij fanatizmi të egër?!” “Vallë përse ju o uehhabistë, nuk e pranoni mundësinë, se duke u mbështetur në faktin, se trualli i Fedekut, ishte prona e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.) dhe se Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), është e bija e dëlirë dhe e përzgjedhur e tij dhe se bën pjesë, në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Si rrjedhojë, natyrshëm ngrihet pyetja, se pas mërgimit nga kjo botë të Muhammedit (p.q.m.t.), e drejta e pronësisë, duhet të kalonte tek e bija e tij Fatimeja (p.m.t.)?!” “Ndërsa uehhabistët do të përgjigjen në këtë mënyrë: “Jo kurrën e kurrës! Këtë e themi se ajo ishte e mangët dhe e metë mendërisht!” (Unë i mbështetem tërësisht Allahut (k.m.t.) nga këto shpifje të ndyra!)

“Rishtas dua të pyes: “Vallë përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e akuzojnë Fatime Zehranë (p.m.t.), si e mangët dhe e metë mendërisht?!” “Theksoj se synimi i tyre, është thjesht dhe vetëm, marrja nën mbrojtje, e prijësit të parë të bashkësisë muslimane! Pra në këtë rast kritik, iu vëmë në dijeni të faktit, se uehhabistët e ndërmarrin këtë veprim, vetëm e vetëm që të mbajnë të pacënueshme dhe të pastër, figurën e Ebu Bekrit dhe si rrjedhojë nisin fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve, kundër Fatimesë (p.m.t.). Në këtë pikë të rëndësishme, përsëri pyesim: “Vallë a qëndron më lart si post, ai i prijësit të bashkësisë muslimane, ose posti i zonjës së grave të botës, bijës së nderuar, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.)?!”

Pyetja e Njëzetedytë: “Vallë a mund të përmendni një tjetër shembull të armiqësisë së fshehur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Patjetër që po, sepse këto raste janë të shumta. Kumtoj se një tjetër shembull, i armiqësisë së fshehur të Ibn Tejmijjes, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), janë shprehjet e tij të njohura: “Arsyeja kryesore, e bastisjes së shtëpisë së Fatimesë, ishte sepse kjo e fundit, kishte për synim, vjedhjen e pasurisë së shtëpisë së Allahut (f.m.t.)!” “Të them të drejtën, për të qënë i sinqertë, kur i kam hasur për herë të parë, këto aludime të ndyra dhe të ulëta, ne si nxënës të instituteve uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, për hir të së vërtetës, na u është krijuar përshtypja se Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), paska vjedhur, pasurinë e Muhammedit (p.q.m.t.)! Lejomëni t’iu sqaroj se, pas etiketimeve tërësisht të padrejta dhe të rreme, si gënjeshtare dhe dyfytyrëshe, Ibn Tejmijje paturpësisht i shtoi Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe akuzën e vjedhjes, duke e cilësuar këtë të fundit si si vjedhëse!” “(Allahu (k.m.t.) na ruajttë, nga këto mashtrime dhe shpifje!)

“Ne si nxënës uehhabistë që ishim, pasi pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeusite, na kishin bërë një shpëlarje të thellë truri, ne përfytyronim se Fatimeja (p.m.t.), kishte për qëllim shndërrimin e fesë islame, në një fe mbretërore, pikërisht ashtu siç ishte dikur, Perandoria Romake dhe Perandoria Perse. Si rrjedhojë ne pandenim, se pas mërgimit nga kjo botë, të Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.), ishte mëse e natyrshme, që e bija e tij, ose e mbretit, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), të kishte përvetësuar pasuritë e muslimanëve. Ndërsa detyra e prijësit të bashkësisë muslimane, ishte shpëtimi i kësaj pasurie të grabitur dhe se ky ishte shkaku parësor, i bastisjes së shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.). Pra si përfundim, citonim se arsyeja kryesore, e bastisjes së shtëpisë së Fatimesë, ishte sepse kjo e fundit, kishte për synim, vjedhjen e pasurisë së shtëpisë së Allahut (l.m.t.)! Ja pra këto ishin ideologjitë shkatërruese, të rreme dhe të tmerrshme, që na mësonin në institutët uehhabistë, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, të cilët lanë gjurmë dhe mbresa të pashlyeshme në mendjet tona”.

“Lërmëni t’iu kumtoj, se kur isha një nxënës uehhabist, kisha mendimin e gabuar, se pasuria e shtetit islam, gjendej nën zotërimin e Fatime Zehrasë (p.m.t.), falë të atit të saj, ose e thënë ndryshe, të dërguarit të Allahut (f.m.t.) dhe pas mërgimit të tij në botën tjetër, e bija e tij e dashur, kishte vënë dorë, mbi pasurinë e bashkësisë muslimane. Sërish sipas rrjedhës së mendimit tim, unë pandehja se, prijësi i bashkësisë muslimane, e kishte bastisur shtëpinë e vjedhëses, Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), me synimin e rikthimit të pasurisë, së vjedhur nga kjo e fundit, të bashkësisë muslimane”.

“Ndërsa në këtë pikë kritike, dua të ngre pyetjen: “Vallë ku mbështeten pseduodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët pa ia bërë syri tërr, shpifin dhe mashtrojnë, në këtë mënyrë të pacipë, duke e quajtur bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur, të Muahmmedit (p.q.m.t.) si një vjedhëse ordinere?!” “Rishtas dua t’iu vë në dijeni të faktit, se gjatë kohës kur isha një nxënës uehhabist, unë përgjigjesha kështu: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Nëse do të vidhte dhe bija ime Fatimeja, atëherë do t’ia prisja dorën!” “Por këtu ngecja, në një ngërç mendimesh, sepse pyesja veten: “Vallë përse Fatime Zehraja (p.m.t.), nuk kishte kryer asnjë vjedhje, gjatë kohës kur i dërguari i Allahut (k.m.t.), ishte në këtë botë, por kishte pritur me padurim, mërgimin e tij nga kjo botë dhe më pas paska vjedhur?!”

“Të tërë pyetjet e ngritura më lart dhe mashtrimet dhe shpifjet e sipërcituara, kthehen rreth një pike të vetme. Për ti dhënë përgjigje pyetjes së Ebu Bekrit, drejtuar Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.): “Vallë cili është argumenti yt?!” “Unë do të shtoja pyetjen: “Vallë përse ne, nuk përvetësojmë, këndvështrimin e imamit të madh sunnit Suhejlit mbi këtë çështje kaq delikate?!” “Imami i nderuar sunnit Suheji shprehet: “Shpjegimet e Fatimesë (p.m.t.), bijës së nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), janë një tregues i qartë, se anën e cilit, duhet të mbajmë në këtë çështje”.

“Të tërë në e dimë shumë mirë, hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është si vijon: “Fatimeja është një pjesë e pandashme e imja. Ai i cili e bën atë të vuajë, më ka bërë të vuaj dhe mua”. Në këtë pikë të rëndësishme, po ua lëmë ndjekësve tanë të nderuar, zgjidhjen mes prijësit të parë të bashkësisë muslimane dhe bijës së bekuar dhe të dëlirë të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Pyetja e Njëzetetretë: “Vallë përse e cilësoni si Zot  Ibn Tejmijje?!”

Isam Imadi: “Tani dua që vëllezërit e mi uehhabistë, t’i gjykojnë dhe t’i vlerësojnë këto pyetje, me dorë në zemër dhe duke u mbështetur, në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Nëna e besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekri, ka dëgjuar nga bashkëshorti i saj, i dërguari i Allahut (l.m.t.) se ka thënë: “Do të të rrëfej se, këto janë katër gratë më të nderuara në botë: “Zonja Fatime, Zonja Merjeme, Zonja Hadixhe dhe bashkëshortja e firaunit Asija”.

“Tani dua të shtroj pyetjet: “Vallë si ka mundësi, që themeluesi i ideologjisë uehhabiste, Ibn Tejmijje, mund t’i thotë këto shprehje fyerëse dhe sharëse, për zonjën e grave të botës, pra Fatimenë (p.m.t.), që bien ndesh me këtë hadith të vërtëtë, të shënuar dhe të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur?!” “Vallë a nuk është përparësia jonë, hetimi dhe shqyrtimi i hadithëve, të cituar nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.), që kanë të bëjnë, me bijën e bekuar dhe të dëlirë, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), duke u zhveshur kështu, njëherë e përgjithshme, nga shpifjet e Ibn Tejmijjes?!” “Por fatkeqëisht pohoj se, kjo është një dukuri e papëlqyer nga ana e uehhabistëve”.

“Dua të bëj të qartë, se gjatë epokës së studimit, si nxënës në institutët uehhabsitë, më herët mësonim ideologjitë dhe mendimet e Ibn Tejmijjes, se sa hadithët të cilët flisnin për Fatime Zehranë (p.m.t.). Madje ne shkonim aq larg, sa i shtrembëronim dhe i tjetërsonim, hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët kishin të bënin, me Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), duke ia përshtatur plotësisht interpretimeve të Ibn Tejmijjes”.

“Tani lërmëni t’iu bëjmë të ditur se, ashtu siç ka përkufizuar dhe Imam Dhehebiu, Ibn Tejmijje, jetoi në kohërat e fundit, të perandorisë osmane islame. Në epokën e tij, nga minberi i hutbeve, në ditën e xhumasë, të qytetit turk të Harranit, buçisnin mallkimet, kundër Imam Aliut (p.m.t.). Megjithatë ne jetojmë në shekullin e XXI-të. Ndonëse Ibn Tejmijje, mund të ketë gabuar në shumë çështje, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë, sepse ne tanimë zotërojmë, me qindra kanale satelitore, të cilët shërbejnë, për ndreqjen e gabimeve, si dhe për shpalosjen në shesh të së vërtetës”.

“Në epokën kur jetoi Ibn Tejmijje, nuk ishin shpikur ende, mjetet e komunikimit të teknologjisë së lartë si google, interneti, facebook, viber, whatsapp, si dhe aplikacionet e tjera informuese virtuale. Për këto arsye theksoj se Ibn Tejmijje, nuk ia ka dalë mbanë, që të mësonte të vërtetën, por shekulli në të cilin po jetojmë, na mundëson arritjen dhe mësimin e të tëra dijeve dhe shkencave fetare”.

“Nëse ne do të përsërisnim, gabimet e kryera, nga Ibn Tejmijje, në epokën e artë, në të cilin po jetojmë, do të ishte një dritëshkurtësi dhe e pafalshme nga ana jonë. Ka shumë gjasa që ai, nuk e ka zbuluar të vërtetën e duhur, mbi zonjën e grave të botës, por ne kemi mundësinë, që t’i zbulojmë të tërë llojet e të vërtetave, sepse për këtë na duhen vetëm pak minuta”.

“Si përfundim, unë kam një kërkesë, në formë lutje, për vëllezërit e mi uehhabistë. Unë dua t’u rikujtoj atyre ajetin 31, të Sures Teube, në të cilin thuhet: “Ata i cilësuan “ahbarët” (priftërinjtë çifutë) e tyre dhe “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, si zotër përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar, për diçka tjetër, përveç adhurimit të Allahut Një dhe të Vetëm! Ata nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij! I lartësuar është Ai, nga idhujtaria që i shoqërojnë!” “Sinqerisht unë lutem, që vëllezërit e mi uehhabistë, të kthjellohen dhe të meditojnë gjërë e gjatë mbi këtë ajet dhe të mos e cilësojnë Ibn Tejmijjen si një zot, pikërisht ashtu siç e cilësojnë çifutët, priftërinjtë e tyre si zotër, sepse Zoti i Vetëm, i Cili meriton të adhurohet plotësisht, është vetëm Allahu i Madhëruar!”

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak