100 Pyetje Rreth Selefizmit- Pjesa 8

nga İsam el-İmad | Publikuar në Dhj. 31, 2016, 7:21 p.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”. “Atëherë çështja e bërjes së sexhdes mbi tokë, është një çështje e argumentuar, në veprat ekzistuese të Ehli Sunnetit. Themi se është e vërtetë, që vëllezërit tanë shiitë, bëjnë sexhde në tokë dhe kjo është një temë, që nuk ka nevojet të hetohet”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Njëzeteshtatë: “Themi se doli tërësisht në dritë, e vërteta e fshehur e tyre”.

Isam Imadi: “Në ditët kur isha uehhabist, më ka mbetur gjithmonë në mendje, një çështje e rëndësishme. Bëhet fjalë për një mbledhje, të dijetarëve uehhabistë, të cilët vinin nga të katër anët e botës dhe bisedonin se, si do të përballeshin, me çështjen e armiqësisë, mes Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit. Arsyeja ishte sepse kjo armiqësi, ishte shndërruar në një çështje, në të cilën uehhabistët kishin filluar, që të humbisnin fëmijtë e tyre (ishte bërë shkas, që këta të fundit, të largoheshin nga ky medhheb). Gjendja ishte aq e nderë, sa uehhabistët përmendnin, bëmat mes Ebu Bekrit dhe Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit, pas namazit të terauihëve. Pas këtyre fjalimeve, shumë uehhabistë, iu drejtuan medhhebit shiit”.

“Për t’i paraprirë kësaj gjendjeje, me synimin e kërkimit të rrugëzgjidhjeve, dijetarët uehhabistë pasi u mblodhën së bashku, vendosën që të shpjegonin, në mënyrë të paanshme, ngjarjet mes Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit. Kështu që po citoj thënien e tyre mbi këtë ngjarje: “Ne mendojmë se, është më mirë se, fjalimi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit “duke nënkuptuar këtu vetëm uehhabistët”, të transmetohet në satelitët dhe stacionët televizivë rafiditë”. Më pas filloi shpërndarja e kasetave, të mbushura me sqarimet e tyre, me prirjen e nxjerrjes së pastër të Ebu Bekrit, duke shpalosur mosmarrëveshjet, mes Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit. Megjithatë uehhabistët u përballën, me një përfundim ndryshe, nga ai që prisnin”.

“Pas shpërndarjes së kasetave, qindra njerëz u bënë shiitë. Uehhabistët deshën që t’i tërhiqnin mbrapsht kasetat, që dhanë një rezultat ndyshe nga qëllimi i tyre, por hasën në një problem. Tanimë dijetarët, historianët dhe gratë uehhabiste, pra një pjesë e madhe, e kishin mësuar e vërtetën, mbi ngjarjet mes Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit. Kjo çështje, nuk mund të fshihej më, si në epokën e Ibn Tejmijjes”.

“Dijetarët uehhabistë, nuk dinin çfarë të bënin, sepse edhe kur ia sqaronin edhe kur ia fshihnin këtë ngjarje popullit, njerëzit i qaseshin doktrinës shiite. Dua të rrëfej se unë, duhet t’i thoja dijetarëve uehhabistë, të ripërtërinin këndvështrimet e tyre. Betohem në Allahun e Madhëruar se djemtë, nipërit dhe stërnipërit e tyre, do t’i drejtohen doktrinës shiite. Këta të fundit, do të kenë respekt, ndaj Fatimesë (p.m.t.), bijës së Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.). Sërish ata do të mësojnë se Fatimeja (p.m.t.), nuk ishte një njeri, siç e kanë përshkruar dhe se ajo nuk ishte aspak e mangët as nga trutë e kokës dhe as nga feja”.

“Ata do të zbulojnë të kundërtën e asaj, që kumtojnë uehhabistët. Fatimeja (p.m.t.) përkundrazi qëndroi përballë Ebu Bekrit, sepse ky ishte urdhri i dhënë, nga Allahu (f.m.t.) dhe i dërguari i Tij. Kryengritja e Fatimesë (p.m.t.), ishte zbatimi i urdhrit hyjnor “emri bi’l-marufi ue nehji ani’l-munkeri” (urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga ligësia). Si rrjedhojë, kryengritja e Fatimesë (p.m.t.) ndaj Ebu Bekrit, nuk mund të çmohet më pak, se kryengritja e Imam Husejnit (p.m.t.) ndaj Jezidit. Këtu sigurisht, nuk dua të krahasoj Ebu Bekrin me Jezidin, mbështetm tek Allahu (k.m.t.), sepse ka dallime të mëdha mes të dyve. Megjithatë kryengritja e Fatimesë (p.m.t.), është e njëjtë me kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.), sepse Fatimeja (p.m.t.) kundërshtoi, autoritetin shtetëror për të jetësuar fenë e të atit të saj, ndërsa Imam Husejni (p.m.t.), atë të gjyshit të tij. Ky kundërshtim është kryengritja e “emri bi’l-marufi ue nehji ani’l-munkeri” (urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e ligësia)”.

“Kjo është arsyeja, që uehhabistët jo vetëm që nuk e pranojnë si të drejtë, kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.), por mbrojnë idenë, se Jezidi kishte të drejtë. Rishtas ata nuk e pranojnë si të drejtë, kundërshtimin e Fatimesë (p.m.t.) ndaj Ebu Bekrit. Nëse uehhabistët lexojnë më tepër, rreth kryengritjes së Imam Husejnit (p.m.t.) dhe ripërtërijnë këndvështrimin e tyre, do ta kuptojnë më mirë kryengritjen e Fatimesë (p.m.t.)”.

Pyetja e Njëzetetetë: “Vallëcili grup ishte i kënaqur nga sulmi i shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Ngjarjet mes Fatimesë (p.m.t.) dhe Ebu Bekrit, janë me të vërtetë çështje të një rëndësie të madhe. Fatkeqësisht pohoj se metoda uehhabiste, na rrënjosi një shpjegim të cekët dhe dritëshkurtër, rreth këtyre ngjarjeve. Për shembull unë mendoja se, mosmarrëveshjet mes Nënës së Besimtarëve, Aishes dhe Ebu Bekrit, si dhe Fatimesë (p.m.t.) dhe Imam Aliut (p.m.t.), buronin nga martesat me shumë gra (poligame), të të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Përsëri pandehja se nëna e Fatimesë (p.m.t.), Hadixheja (p.m.t.), ishte një kundërshtare për Aishenë dhe këto lloj zënkash, rridhnin si pasojë e natyrës së grave të martuara”.

“Tani kam një pikë, që dua t’u rikujtoj vëllzërve të mi uehhabistë. Dua t’u përmend një hadith që kalon, si në Gjashtë Librat e Hadithëve të Vërtetë dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut”, e Imam Buhariut. Aisheja citon: “Në epokën e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), ne bashkëshortet e tij, ishim të ndara në dy grupe. Në grupin e parë, bënte pjesë Hadixheja dhe Ummu Selemeja, ndërsa në grupin e dytë, bënte pjesë Aisheja (unë) dhe Hafsaja”. Këto fjalë na tregojnë se, një grup i bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), mbajti anën e prijësit të zgjedhur në Thakife, ndërsa grupi tjetër, mbajti anën e Fatimesë (p.m.t.), bijës së Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.)”.

“Në këtë pikë, çështja ka të bëjë dhe me sulmin, ndaj shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.). Aisheja ishte me grupin mbështetës të këtij sulmi, ndërsa Ummu Selemeja, ishte me grupin kundërshtar. Atëherë kjo nuk është një dukuri e thjeshtë grash, të cilën sipas metodës uehhabiste, ishte një mosmarrëveshje mes bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Duke nisur, me rënien dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), Luftën e Devesë, sulmin ndaj shtëpisë Fatimesë (p.m.t.), përkthehen si përballje, mes grupit të Hadixhesë (p.m.t.) dhe grupimit të Aishesë. Paraqitja e këtyre ngjarjeve, si një përplasje mes grave, fshehja e së vërtetës, është mashtrim ndaj njerëzve”.

“Megjithatë fatmirësisht, theksoj se periudha e mashtrimit ka marrë fund. Në epokën në të cilin jetojmë, nuk është më i mundur, mohimi dhe shtrembërimi i fakteve historike. Me hyrjen e internetit, si pjesë e jetës sonë në botën e globalizuar, njerëzit tanimë si të vetëdijshëm dhe largpamës, nuk lejojnë më shtrembërimin dhe fallsifikimin e fakteve historike”.

Pyetja e Njëzetenëntë: “Vallë a e cilësojnë veprat e Ehli Sunnetit si të saktë bërjen e sexhdes në tokë?!”

Isam Imadi: “Një çështje e cila ka bërë bujë të madhe, në gjirin e botës uehhabiste, është çështja e bërjes së sexhdes në tokë, e vëllezërve shiitë. Për hir të vërtetës, kjo çështje më kishte lënë mbresa dhe mua, në ditët kur isha uehhabist. Por detyra e muslimanit, është hetimi i kësaj çështjeje, duke shqyrtuar përmbledhjet e hadithëve. Unë kam një kërkesë, për vëllezërit e mi uehhabistë, që të hetojnë veprat e hadithëve. Pasi t’i hapin këta vepra, do të hasin në këtë hadith fisnik: “Mua më është mundësuar, bërja e sexhdes dhe pastrimi me dhe, në mbarë sipërfaqen e tokës”.

“Sipas hadithit të lartpërmendur, kur i dërguari i Allahut (f.m.t.) nuk gjente ujë, na bën të ditur se ai merrte tejemmum . Gjithashtu Muhammedi (p.q.m.t.), na bën të qartë se jo vetëm, që na është bërë e mundur, që të bëjmë sexhde si në xhami, kudoqoftë në sipërfaqen e tokës, por dhe se mund të pastrohemi duke marrë tejemmum. Ky hadith i qartë, na shpjegon se në raste nevoje, kur nuk kemi mundësi, që të gjejmë ujë, mund të pastrohemi duke marrë tejemmum, sepse dheu është i pastër”.

“Në veprat e Ehli Sunnetit, gjenden hadithë të ndryshëm të qartë, të cilët kanë të bëjnë me çështjen e sipërcituar. Një nga ata është se, në një ditë jashtëzakonisht të nxehtë, i dërguari i Allahut (k.m.t.) hyri në xhami. Xhamitë e asaj epoke, nuk ishin të shtruara me tapetë dhe qilimë si sot. Në ato çaste Bilali që po falte namaz, si pasojë e nxehtësisë, vendoste mëngën e këmishës, mes ballit dhe dheut. Kur e vuri re këtë gjest, Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “O Bilal. Vendose fytyrën në tokë për Allahun”. Ose e thënë ndryshe: “O Bilal. Mos vendos asgjë mes ballit dhe tokës”.

“Për më tepër, gjenden dhe hadithë të tjerë, të cilët flasin për çështjen e mësipërme. Bahkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) citojnë: “Kur udhëtonim me anije, merrnim një copë qerpiç me vete”.

“Kuptimi i fjalës “qerpiç”, në gjuhën arabe,është baltëe përzier me ujë, e tharë në diell, pra njëlloj si toka. Atëherë çështja e bërjes së sexhdes mbi tokë, është një çështje e argumentuar, në veprat ekzistuese të Ehli Sunnetit. Themi se është e vërtetë, që vëllezërit tanë shiitë, bëjnë sexhde në tokë dhe kjo është një temë, që nuk ka nevojet të hetohet”.

“Në ditët e sotme, në xhamitë tona, tanimë është e pamundur, falja e namazit mbi tokë, sepse ato janë të shtruara me tapetë. Vallë çfarë bëjnë shiitët?! Ata duke ndjekur me saktësi, rrugëzgjidhjen e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përdorin këtë copë dheu. Shiitët i përdorin vulat e tyre, pra këto copa balte, të përziera me ujë dhe të thara në diell, duke vendosur ballin mbi to, për të bërë sexhde, në xhamitë e tyre. Atëherë përse bëhet kaq zhurmë mbi këtë çështje?! Unë dua që vëllezërit e mi uehhabistë, të qëndrojnë larg lajmeve, të bëra të ditura, nëpërmjet mediave, zgjidhjen e këtyre çështjeve me një qasje shkencore dhe mbylljen e shtigjeve të propagandave dobësuese”.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak