Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 19

nga İsam el-İmad | Publikuar në Shta. 16, 2017, 1:45 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e pyetjeve të drejtuara rreth selefizmit.

Para së gjithash, lërmëni t’iu citoj, se si ne si uehhabistë bashkëkohorë, gjatë zhvillimit të mbledhjeve në shtëpinë e Gjykatës Ahmer Hixhriut, së bashku me pjesëmarrjen e Shejh Harith Sheukaniut, Shejh Hasan Hekimit dhe të Hoxhë Nusret Tahasë, kishim për qëllim përqendrimin tonë, në qortimin e Imam Aliut (p.m.t.)! Unë personalisht si një njeri, i cili ishte në dijeni të faktit, se gjatë zhvillimit të këtyre mbledhjeve, të cilat kishin për synim vetëm qortimin dhe nxirjen e figurës së Imam Aliut (p.m.t.), kundërshtoj aludimin se në shekullin e XX-të, nuk ka asnjë njeri, i cili ushqen armiqësi, ndaj Imam Aliut (p.m.t.)!

 

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

 

Pyetja e Gjashtëdhjetëegjashtë: Zemërimi i Fatime Lules (p.m.t.).

Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në programin e kësaj dite, dua që t’iu tregoj një ngjarje. Dua të them se më kujtohet, se në ditët kur ishim nxënës dhe mësonim në programin mësimor, të ideologjisë uehhabiste, kemi cekur në një çështje paksa të nxehtë. Kjo çështje kishte të bënte, me kundërshtimin që Fatimeja (p.m.t.), kishte kryer ndaj prijësit të parë të bashkësisë muslimane Ebu Bekrit, në lidhje me çështjen e trashëgimisë.

Ngjarja është zhvilluar si më poshtë, kur e bija e bekuar e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) Fatimeja (p.m.t.), pas ndërrimit jetë të të atit të saj të dashur, kishte shkuar dhe kishte kërkuar trashëgiminë e saj, nga prijësi i bashkëisë muslimane Ebu Bekri, ky i fundit i kishte dhënë përgjigjen: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Të dërguarit nuk lënë trashëgimi (pasuri)”.

Në këtë pikë kyçe, unë dua që të ndaj me vëllezërit e mi uehhabistë, një mendim të Fahruddin Radiut mbi këtë çështje, i cili më ka lënë mbresa të pashlyeshme dhe kërkoj që këta të fundit, të kthjellohen dhe ta vlerësojnë, ashtu siç duhet këtë mendim. Fahruddin Radiu citon: “Vallë sa e arsyeshme është, që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), të paska lajmëruar një njeri, i cili nuk është trashëgimtar, mbi gjykimin e çështjes së trashëgimisë?!”

Lejomëni t’iu vë në dijeni, se sipas njëzëshmërisë së dijetarëve muslimanë, Ebu Bekri nuk është trashëgimtar, i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), por është thjesht shoku i tij. Sërish duke u mbështetur në këtë njëzëshmëri, pohoj se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ia paska shpjeguar gjykimin e çështjes së trashëgimisë së tij shokut të tij ashtu?! Epo mirë por sa e logjikshme është kjo?! Vallë përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ia paska sqaruar këtë çështje, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me trashëgimtarët e tij, shokut të tij dhe jo të bijve të tij?!

Më pas Fahruddin Radiu ngren pyetjet: “Vallë përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ia paska shpjeguar një tjetri këtë çështje, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me të bijën e tij, për të cilën është shprehur: “Fatimeja (p.m.t.) është zonja e grave të botës”?!” “Ose cila është arseyja që Muhammedi (p.q.m.t.), paska lajmëruar një tjetër, për sa i përket çështjes së trashëgimisë, në një kohë kur ishin të pranishëm, dy nipërit e tij të dashur Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), të cilët njihen si “Dy zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit”?!”

“Vallë si është e mundur që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), t’ia ketë shpjeguar gjykimin, mbi çështjen e trashëgimisë shokut të tij, në një kohë kur dhëndri dhe i biri i xhaxhait të tij Imam Aliu (p.m.t.) ishte i pranishëm dhe për të cilin ka thënë: “Me të vërtetë o Ali, ty të do vetëm besimtari dhe vetëm dyfytyrëshi ushqen armiqësi ndaj teje”?!” Shtoj se me të vërtetë kjo është një gjendje shumë e çuditshme.

Shprehem në këtë mënyrë, sepse ne shohim se si muslimani, ashtu edhe jo muslimani, u japin shpjegime të bijve të tyre, në rast se ata duan, që t’ua lënë plaçkat, pasuritë dhe orenditë e tyre, njerëzve të tjerë përveç trashëgimtarëve. Por nëse të bijtë e tyre, janë të mangët nga trutë e kokës dhe janë të metë, deri në atë shkallë, sa të mos arrijnë të kuptojnë, gjykimet e dhëna në Kur’anin Famëlartë, atëherë në këtë gjendje, pohoj se ai i cili zotëron pasuri, nuk e ndien më të nevojshme, që t’u japë ndonjë sqarim atyre dhe ua kumton gjendjen e tij njerezve të mençur, të cilëve ka vendosur që t’u lërë pasurinë.

Në këtë pikë natyrshëm lind pyetja: “Vallë a mendonte kështu, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), për  Imam Aliun (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.), Imam Husejnin (p.m.t.) dhe Fatime Lulen (p.m.t.), që nuk paska ndierë të nevojshme, e shpjegimit të kësaj çështjeje atyre?!” (Unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje).

Vallë a është e mundur, që të ndodhë diçka e tillë, në një kohë kur Muhammedi (p.q.m.t.) e ka lavdëruar të bijën të bekuar duke thënë: “Fatimeja (p.m.t.) është zonja e grave të botës”, ndërsa i ka nderuar dy nipërit e tij të dashur duke thënë: “Dy zotërinjtë e rinjve të Xhennetit”?!” Si përfundim e përmbledh të tërë këtë me përkufizimin: “Për sa ka të bëjë me këtë çështje, ose ka gabuar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) (!), ose ka gabuar prijësi i parë i bahkësisë muslimane!”

 

Pyetja e Gjashtëdhjetëeshtatë: Ne nuk ishim të drejtë, ndaj Familjes së Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.).

Isam Imadi: Lërmëni t’iu citoj, se në të tëra diskutimet e zhvilluara me uehhabistët, këta të fundit më kanë drejtuar gjithmonë pyetjen: “Cila është arsyeja, që ti ke lënë ideologjinë uehhabiste?!” Ndërsa unë gjithmonë i kam dhënë atyre përgjigjen: “Ne “uehhabistët” nuk ishim të drejtë ndaj Familjes së Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”. Madje mbaj mend se që në vegjëli dhe deri në ditët e sotme, ne na mësonin odenë, e Hafidh Ibrahim Umerit. Ne e mësonin përmendësh këtë ode, njëlloj siç mësonim përmendësh Kur’anin Fisnik. Për më tepër ne ndiheshim krenarë për këtë. Kjo ode është si më poshtë: 

Një fjalë i tha Umeri Aliut,

Lajmëroje dëgjuesin për të dhe thënësin e saj madhëroje,

Nëse nuk më jep zotimin, do të ta djeg shtëpinë dhe nuk të lë asnjë aty,

Ndonëse në atë shtëpi gjendet e bija e Mustafait,

Këtë nuk mund ta thotë tjetër përveç Ebu Hafsit (Umerit),

Heroi dhe mbrojtësi i farefisit Adnan Aliut.

Ashtu siç shihet dukshëm edhe nga odeja e lartpërmendur, ne mburreshim me “guximin”, që kishte shfaqur Umer Ibn Hattabi, prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, duke organizuar sulmin ndaj shtëpinë së Fatime Lules (p.m.t.)! Megjithatë ne kundërshtonim, mendimin e Ibn Tejmijjes, i cili është si vijon: “Ata të dy e kishin sulmuar shtëpinë e Fatimesë (p.m.t.), me qëllimin e rimarrjes së pasurisë së Allahut”.

Më kujtohet se kur isha fëmijë, duke u mbështetur kryesisht në thashethemet që fliteshin, unë pandehja se Fatimeja (paqja e Allahut qoftë mbi të), ishte një njeri e cila kishte vjedhur pasurinë e besimtarëve. Unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje). Umë pandehja kështu, sepse prijësi i bashkësisë muslimane, e kishte sulmuar shtëpinë e Fatimesë (p.m.t.), me synimin e rimarrjes së pasurisë së besimtarëve! Tani vallë a nuk i kemi bërë ne padrejtësi, Familjes së Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), duke shprehur këto fjalë?! Vallë përse ne kemi menduar, qoftë njëherë të vetme, se Fatimeja (p.m.t.) mund të kishte të drejtë?!

Lejomëni t’iu shpalos, se unë nuk e harroj kurrë, thënien e dijetarit uehhabist Shejh Uthman Hamisit, i cili gjatë zhvillimit të diskutimeve tona shpesh herë thoshte: “Ky nuk është turpi i Ebu Bekrit, por është i Fatimesë (p.m.t.)!” Ndërsa unë ua kthej duke i bërë thirrje: “Kini frikë Allahun për gjithçka, që i keni bërë Fatimesë (p.m.t.)!” Vallë përse na qenka turpi i Fatimesë (p.m.t.), kur kjo e fundit ka kundërshtuar Ebu Bekrin?!

Le të mos të harrojmë se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, janë të shënuar dhe këta dy hadithë: “Nuk ka dyshim se Allahu, ndëshkon me zemërimin tënd dhe gëzohet me gëzimin tënd” dhe “Fatimeja ndërroi jetë, duke qenë e zemëruar, ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit”.

Vallë përse Fatimeja (p.m.t.), e cila ishte e zemëruar, me zemërimin e Allahut të Lartmadhëruar, ndërroi jetë duke qenë e zemëruar?! Vallë përse Fatimesë (p.m.t.) nuk iu dha e drejta?! Ose vallë përse ne nuk e hetuam, shkakun e zemërimit të Fatimesë (p.m.t.) ndaj Ebu Bekrit?! Vallë çfarë kishte bërë Ebu Bekri, i cili kishte nxehur Fatimenë (p.m.t.)?! Vallë përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ishte shprehur se ai i cili zemëron Fatimenë (p.m.t.) ka zemëruar edhe Allahun e Lartësuar?! Vallë cila është lidhja, mes zemërimit të Fatimesë (p.m.t.) dhe zemërimit të Allahut të Lavdëruar?! Vallë përse ka të bëjë, ky hadith i lajmëtarit të Allahut (p.q.m.t.), me zemërimin e Fatimesë (p.m.t.), ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit?!

 

Pyetja e Gjashtëdhjetëetetë: Mësimet e mia që kam nxjerrë, nga historia e revolucioneve dhe grushteve të shtetit.

Isam Imadi: Lërmëni t’iu shpalos se revolucionet dhe grushtet e shtetit, zënë një vend mjaft të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Shqyrtimi im i historisë, ishte me të vërtetë mbresëlënës, i cili ka ndikuar fuqishëm, në kalimin tim nga ideologjia uehhabiste, në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve.

E thënë ndryshe, unë kam krijuar një lidhje analogjike, mes fuqisë e cila vinte, pas grushteve të shtetit, të cilat rrëzuan udhëheqësit botërorë dhe epokës e cila vinte, pas ndërrimit jetë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Kjo lidhje pati ndikim mbi mua, në lënien e ideologjisë uehhabiste dhe përqafimin e doktrinës së Ehli Bejtit.

Në vitin 1962, kur u rrëzua qeveria jemenase, sulmi i parë ndodhi, në shtëpinë e mbretit Muhammed Bedri. Sërish kur u zhvillua, puçi ushtarak në Egjipt, gjatë qeverisjes së mbretit Faruk, goditjen e parë e pësoi shtëpia e Farukut. Rishtas në vitin 1917, gjatë zhvillimit të revolucionit bolshevik rus, etapa e parë e sulmit mori pjesë, në pallatin mbretëror të carit.

Gjithashtu më duhet të përmend, se gjatë zhvillimit të tërësisë së puçeve ushtarake dhe revolucioneve, gjatë historisë së shkruar të Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Kinës shohim se në hapin e parë, drejtuesi është sulmuar de facto. Më pas vëmë re, se është kryer një sulm i drejtpërdrejtë, ndaj shtëpisë së drejtuesit të shoqërisë.

Në anën tjetër, nëse do të rikthehemi në epokën, pas ndërrimit jetë, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ne do të hasim në një pyetje të rëndësishme. Duke përdorur këtu shprehjen e Ibn Tejmijjes, vallë përse u sulmua pikërisht shtëpia e Fatimesë (p.m.t.), në një kohë kur në Medinën e Ndriçuar, gjendej shtëpia e Abbas Ibn Abdilmutalibit, shtëpia e bijve të Hashimit, me qindra familje dhe me mijra shtëpi të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)?!

Vallë a nuk është ky një argument i hapur, i cili tregon se sulmuesit, e kanë parë këtë shtëpi, si shtëpia e drejtuesit de facto?! Iu ftoj ndjekësit tanë të nderuar, që të mendojnë mbi faktin, se përse këta sulmues, nuk sulmuan as shtëpinë e Abbas Ibn Abdilmutalibit, as atë të Abdullah Ibn Abbasit dhe asnjë shtëpi të familjeve të bijve të Hashimit, por sulmuan vetëm shtëpinë e Imam Aliut (p.m.t.)?!

A nuk është kjo një tregues, i cili shfaq se ata nuk i dolën për zot, zotimit të dhënë Imam Aliut (p.m.t.)?! Në ditët tona anembanë botës, ne jemi dëshmitarë se pas ndodhjes së një puçi ushtarak, drejtuesi i ri sapo vjen në pushtet, puna e parë që bën është, kryerja e sulmit ndaj drejtuesit të vjetër dhe më pas e detyron këtë të fundit që të bëjë zjedhjen, mes dhënies së zotimit ose vdekjes!

Ky sulm shfaq hapur, se ata me zemrat dhe ndërgjegjiet e tyre, e dinin mirë, se udhëheqësi më i lartë, i cili vinte pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ishte Imam Aliu (p.m.t.) dhe për këtë arsye puna e parë që bënë, ishte kryerja e sulmit ndaj shtëpisë së tij.

 

Pyetja e Gjashtëdhjetëenëntë: Ne e nxinim figurën e Imam Aliut (p.m.t.) në mbledhjet tona!

Isam Imadi: Lejomëni t’iu shpjegoj, se ne si uehhabistë bashkëkohorë, gjatë zhvillimit të mbledhjeve në shtëpinë e Gjykatës Ahmer Hixhriut, së bashku me pjesëmarrjen e Shejh Harith Sheukaniut, Shejh Hasan Hekimit dhe të Hoxhë Nusret Tahasë, kishim për qëllim përqendrimin tonë, në qortimin e Imam Aliut (p.m.t.)!

Unë personalisht si një njeri, i cili ishte në dijeni të faktit, se gjatë zhvillimit të këtyre mbledhjeve, të cilat kishin për synim, vetëm qortimin dhe nxirjen e figurës së Imam Aliut (p.m.t.), kundërshtoj aludimin, se në shekullin e XX-të, nuk ka asnjë njeri, i cili ushqen armiqësi, ndaj Imam Aliut (p.m.t.)!

Njëri nga shembujt konkretë, i cili përforcon fjalët e mia, është se imami sunnit irakian Kubejsi, ka theksuar në një transmetim të drejtpërdrejtë, se është nasibi (armik i Ehli Bejtit). Por nuk është vetëm Kubejsi nasibi, sepse në rajonin e Enbarit në Irak gjenden shumë nasibi. Atëherë zbardh se ky është një kundërtshtim e çudishëm. 

Madje disa uehhabistë ndonëse besojnë, se postet e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), janë të tepruara megjithatë ata nuk e pranojnë kurrë, se janë duke ushqyer armiqësi ndaj Ehli Bejtit! Ndërsa unë po iu rrëfej me zemër të hapur, se edhe unë isha një nasibi njëlloj siç ishte Imam Kubejsiu. Unë jo vetëm që flisja keq, për Imam Aliun (p.m.t.), por madje e urreja atë!

Pohoj se kam shumë të njohur, të cilët janë dëshmitarë okularë, se gjatë zhvillimit të mbledhjeve tona, ne të tërë së bashku, me pjesëmarrjen e Halid Sheukaniut, flisnim keq dhe hidhnim baltë, mbi figurën e Imam Aliut (p.m.t.). Madje Abdullah Hashim Sejani, është njëri nga këta dëshmitarë.

Megjithatë kur nisa të lexoj, veprat e Sejjid Kutubit, të cilat mbronin Imam Aliun (p.m.t.), veprën me titull:“Imam Ali Imamu’l-Arifini” (Imam Aliu Imami i të Diturve), e Siddik Gimariut, ose veprën me titull:“Imam Ali Imamu’l-Eimmeti” (Imam Aliu Imami i Imamëve), e Ahmed Hasan Bakuriut, i cili ishte zëvendëskryetari i Vëllazërisë Muslimane, vura re se kisha nevojë, që të ripërtërija plotësisht, këndvështrimin tim mbi Imam Aliun (p.m.t.).

Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu i Lartësuar dhe nuk mund të them se të tërë uehhabistët, janë armiqtë e Imam Aliut (p.m.t.). Por krahaskësaj, më duhet të cilësoj, se një pjesë e uehhabistëve janë nasibi (armiq të Ehli Bejtit). Fatkeqësisht edhe unë isha një nasibi. Për këtë arsye them, me bindje të plotë, se disa njerëz të cilët ndjekin rrymën uehhabiste, ushqejnë urrejtje ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe i kanë shfaqur shenjat e urrejtjes së tyre në çdo rast.

Fjala vjen kur unë isha një uehhabist, nuk isha në dijeni se edhe unë ishanjë armik i Imam Aliut (p.m.t.). Pavarësisht kësaj përsërisja shpesh herë këtë fjali: “Nëse Imam Aliu (p.m.t.), do të ishte vrarë, në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë Islami nuk do të kishte përjetuar kaq shumë fatkeqësi!” Unë kisha krijuar përshtypjen e gabuar, se Imam Aliu (p.m.t.) dhe të bijtë e tij, ishin përgjegjësit e vetëm, për të tëra katastrofat, që kishin ndodhur në kurriz të Islamit, si dhe për mosmarrëveshjen e muslimanëve.

 

Pyetja e Shtatëdhjetë: Nënvizoj se ende ka njerëz, të cilët nuk janë në dijeni, të rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.).

Isam Imadi: Kumtoj se çështja, që do të shtjellojmë në ditën e sotme, është prania e muslimanëve, të cilët nuk e dinë se Imam Husejni (p.m.t.) ka rënë dëshmor. Disa qarqe ende aludojnë, se nuk është e mundur që një musliman, të mos e dijë këtë ndodhi të qartë. Ndërsa unë duke u mbështetur, në përvojat e mia vetjake, mbroj mendimin se edhe sot e kësaj dite, gjenden muslimanë, të cilët nuk janë të dijeni të faktit, se Imam Husejni (p.m.t.) është masakruar.

Lërmëni t’iu zbardh se unë, kam hyrë më shkollën uehhabiste, që kur isha në moshë të mitur. Shtëpia në të cilën jam rritur dhe aktualisht në të cilën, është duke jetuar nëna dhe motrat e mia, është një shkollë uehhabiste për vajza, e cila është themeluar dhe emërtuar: “Instituti i Vajzave Uehhabiste Hadixheja”.

Madje unë kam qëndruar në këtë shtëpi derisa u martova, martesën e kreva në këtë institut dhe i kalova vitete e para të martesës sime këtu. Ndërsa im atë, është themeluesi i shkollës së parë uehhabiste në kryeqytetin jemenas të Sana’asë. Për më tepër im atë, ishte njeriu i cili hapi shkollën e parë uehhabiste për fëmijë në fshat. Ndërsa im ungj, është njëri nga themeluesit e Lëvizjes “Ihuanu’l-Muslimini” (Vëllazëria Muslimane).

Dua t’iu sqaroj se më kujtohen ditët, kur kalova në doktrinën shiite, bashkëshorti i motrës sime të madhe Nebilesë, teksa flisnim rreth çështjes së Imam Husejnit (p.m.t.) më kundërshtoi duke më thënë: “Husejni nuk është vrarë”. Kjo bisedë ka ndodhur njëzetë vite më parë.

Tanimë në ditët tona, pas fillimit të përcjelljes së stacionëve satelitorë, ngjarje të ngjashme nuk përsëriten më, sepse pas ndjekjes së këtyre stacionëve satelitorë, të degës së shiitëve, shumë njerëz kanë mësuar, për ngjarjen e rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.). Por bashkëshorti i motrës sime, njëzetë vite më përpara, këmbëngulte se Imam Husejni (p.m.t.), kishte vdekur në shtëpinë e tij dhe nuk kishte rënë dëshmor. Madje ai më drejtonte pyetjet: “Kush të ka gënjyer se Husejni është vrarë?!” “A është ky mendimi i iranianëve?!” Me këtë nënkuptojmë se jo të tërë, e dinin faktin se Husejni ishte vrarë.

Madje muftiu i Sirisë, Shejh Hasuni më ka treguar: “Unë kam studiuar, pranë dijetarëve të mëdhenj, për dhjetra vite me radhë dhe nuk e dija se Imam Husejnin (p.m.t.) e paskan vrarë. Si përfundim i debateve të mia, të cilat zgjatën katër muaj, me dijetarin uehhabist, Shejh Uthman Hamisin, disa uehhabistë u shndërruan në shiitë. Dr. Emira Magribi është njëra nga ato.

Dr. Emira Magribi përshkruan: “Më datë 10 Muharrem, nëna ime më mori në telefon dhe më tha: “Bija ime, sot është ditë feste dhe unë të mora në telefon për të festuar me ty”. Ndërsa unë ia ktheva: “Nëna ime, sot është vrarë Husejni, mos e quaj si ditë feste, por merr e vajto për Husejnin!” Me këtë kuptojmë se në shekullin e XX-të, mediat emeuiste ia kishte dalë mbanë, në fshehjen e rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), nga mendjet e njerëzve.

Nëse nuk do të ishin falë, këtyre stacionëve satelitorë shiitë, rrjeteve shoqërore dhe mbledhjeve në të cilat lexohen odetë e Husejnit, vrasja e këtij të fundit, do të njihej si një legjendë urbane!

Kjo është shumë e saktë. Ne në programin mësimor uehhabist, kemi lexuar se në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), Ibn Tejmijje ka shkruar: “Husejni është vrarë”. Por vallë kush e lexon këtë vepër?! Vallë a e lexojnë mbarë uehhabistët veprën e sipërcituar?! Nëse hulumtoni sadopak, do të arrini në përfundimin, se shumica e uehhabistëve, as që e dinë se vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetittë Lajmëtarit), e Ibn Tejmijjes ekziston.



Burimi : Medya Şafak