100 Pyetje Rreth Selefizmit - 2

nga İsam el-İmad | Publikuar në Nën. 8, 2016, 2:17 a.m.

Lajmet www.medyasafak.net
Autor: Isam el-Imad
Turqizoi: Merve Soydaş Gök
Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Pestë: “Vallë përse selefistët përplasen rreth termave metodologjia juridike dhe metodologjia fetare?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash dua të them se, dijetari i madh bashkëkohor musliman, Said Fude, i cili është cilësuar dhe si Fahruddin Radiu i ditëve të sotme, nga juristët më të shquar të shekullit tonë, i ka përkufizuar termat metodologjia juridike dhe metodologjia fetare, si dy degë kryesore. Dijetar Said Fudeja, ka një thënie të njohur, mbi këtë fushë: “Unë dua që vëllezërit e mi uehhabistë, të mendojnë gjërësisht dhe thellësisht, mbi doktrinën dhe shkollën juridike sunnite!” “Më pas ai shton: “Këtë e them, sepse problemi i njohur botërisht i uehhabistëve, është se këta të fundit, luftojnë si metodologjinë juridike, ashtu dhe metodologjinë fetare (pra me apologjetikën). Problemi kryesor i ditëve tona, i vëllezërve të mi uehhabistë, është gabimi i tyre, në fushën e njëshmërisë së Allahut (f.m.t.)!” “Unë shprehem kështu, sepse uehhabistët gabohen rëndë, në kuptimin e shkencës së apologjetikës, metodologjisë fetare dhe ajetëve kuranorë, sepse përplasen si me metodologjinë juridike, ashtu dhe me metodologjinë fetare!”

“Tani lërmëni t’iu shpjegoj se ne në njërën anë, ne orvatemi në kuptimin e ajetëve kuranorë, duke u mbështetur pikërisht, në metodologjinë juridike, ndërsa në anën tjetër, drejtojmë pyetjen: “Vallë si është e mundur që uehhabistët, të cilët luftojnë si me metodologjinë juridike, ashtu dhe me metodologjinë fetare, mund t’i perceptojnë drejtë dhe me saktësi këta ajetë?!” “Madje sqarojmë se kjo është arsyeja kryesore, që dijetari i ndjerë Said Hauuaja, duke na tërhequr vëmendjen pikërisht tek kjo çështje thekson: “Problemi i njohur botërisht i uehhabistëve, si dhe i themeluesit të këtij sekti, Shejh Muhammed Ibn Abduluehhabit, është se këta të fundit, nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur, metodologjisë së kuptimit të Kur’anit Famëlartë!” “Ja pra me këtë nënkuptojmë metodologjinë juridike. Në këtë pikë jetike dhe në shpallim se ai i cili, nuk lexon dhe nuk e njeh metodologjinë juridike, do të përsërisë gabimin e Shejh Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe do t’i cilësojë si të pafe besimtarët muslimanë!”

Pyetja e Gjashtë: “Vallë si shpjegohet thirrja e selefizmit për asgjësimin fizik të dijetarëve sunnitë shafiitë dhe dijetarëve malikitë?!”

Isam Imadi: “Tani lejomëni t’iu bëj të ditur, se në veprën e tij me titull: “La Nemdi Baiden” (Nuk Do të Shkojë Larg), dijetar i madh i ndjerë dhe imami sunnit, Said Hauuaja citonte një thënie të rëndësishme: “Sekti uehhabist përbëhet nga dy koncepte. Koncepti e parë, është ai i cili kërkon ndërmjetësimin e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), është një idhujtar dhe i pafe. Ndërsa koncepti i dytë, është se ai i cili kundërshton dhe mohon faktin se, Allahu i Madhëruar, është ulur në Fronin e Tij, si një trup i vetëm, mbi shtatë qiejt dhe thotë: “Unë i mbështetem Allahut (l.m.t.), është një idhujtar dhe i pafe!”

“Sërish Imam Said Hauuaja vijon: “Nëse ne i mbështetemi këtyre mendimeve të gabuara, atëherë është detyra jonë, asgjësimi fizik i Imam Buhariut, Imam Muslimit, Hakim Nishaburiut, Imam Fahruddin Radiut dhe kushedi se sa dijetarëve të tjerë të shquar muslimanë. Madje jo vetëm kaq, por ne duhet t’i djegim dhe kufomat e tyre, sepse këta imamë kanë pohuar haptazi dhe qartazi, se Allahu (f.m.t.) nuk është ulur në Fronin e Tij, si me trup ashtu dhe me ndjenja. Për më tepër këta imamë kanë bërë të qartë se Allahu (f.m.t.), i ka dhënë leje Muhammedit (p.q.m.t.), që të ligjërojë kërkimin e ndërmjetësimit të tij, nga ana e bashkësisë muslimane”.

Me fjalë të tjera, duke u nisur nga aludimet e lartpërmendura, në të tërë universitetet uehhabiste,  autorët e vepës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Librat), të tërë imamët e Ehli Sunnetit, madje më saktësisht, të tërë dijetarët sunnitë shafiitë, dijetarët sunnitë malikitë, si dhe të tërë dijetarët e tjerë sunnitë, të cilët mendojnë ndryshe dhe nuk ndjekin ideologjinë uehhabiste, duhen asgjësuar fizikisht!” “Betohem në Allahun (k.m.t.), se këto janë thënie të çuditshme, por tërësisht të vërteta. Tani unë nuk dua që vëllezërit e mi uehhabistë, t’i marrin si të mirëqëna fjalët e mia, por thëniet domethënëse dhe kuptimplota të dijetarit të madh Said Hauuasë, të cilët kalojnë në veprën e tij me titull: “La Nemdi Baiden” (Nuk Do të Shkojë Larg)”.

Pyetja e Shtatë: “Vallë përse selefistët gabojnë në përkufizimin e konceptit të “adhurimit” dhe përse e cilësojnë si të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve?!”

Isam Imadi: “Lërmëni t’iu kumtoj se përafërsisht një shekull më parë, shejhu i njohur i unversitetit egjiptian të Ezherit, Imam Kudaiu, ka dhënë një përkufizim të rëndësishëm mbi sektin e rrezikshëm uehhabist. Në veprën e tij me titull: “Burhan” (Argumenti), Imam Kudaiu ka shkruar se, njohja dhe mësimi i ideologjisë së sektit uehhabist, është plotësisht i ndaluar! Tani në këtë pikë jetike, do t’i bëja një lutje vëllezërve të mi uehhabistë, që të meditojnë gjërë e gjatë mbi këtë çështje, sepse është më të vërtetë thelbësore. Rishtas Shejhu egjiptian Imam Kudaiu, prek një çështje shumë deilikate dhe të vërtetë në veprën e tij të sipërcituar duke cituar: “Ideologjia e sektit uehhabist, nuk duhet lexuar në mënyrë të prerë, sepse Muhammed Ibn Abduluehhabi dhe ndjekësit e tij, kanë lejuar dhe si rrjedhojë derdhin gjakun e besimtarëve muslimanë, u presin kokat e tyre, u copëtojnë mitrat e motrave besimtare dhe i cilësojnë si të pafe të tërë muslimanët!”

“Gjithashtu lejomëni t’iu vëmë në djeni, se është më të vërtetë është i çuditshëm fakti se Imam Kudaiu, e ka parashikuar këto ngjarje të tmerrshme para plot shtatëdhjetë viteve. Përsëri sipas Imam Kudaiut, uehhabistët gabohen rëndë, në përkufizimin e konceptit të “adhurimit”. Nuk jam unë ai që e thotë këtë, por e përshkruan vetë Imam Kudaiu, i cili përdor këtë thënie: “Ju uehhabistët gaboheni rëndë, në përkufizimin e konceptit të “adhurimit”. Ju gaboheni në kuptimin e këtij koncepti, sipas këndvështrimit kuranor dhe këndvështrimit gjuhësor dhe leksikografik, sepse ju nuk jeni aspak të aftë, të bëni dallimin, mes dy këndvështrimeve të mësipërme. Tani dua të shtroj pyetjen: “Vallë përse këmbëngulni se fjalës “haxh”, bart dy kuptim të ndryshme, njërin në këndvështrimin e kuranor dhe tjetrin në këndvështimin gjuhësor dhe leksikografik?!”

“Për më tepër Imam Kudaiu vijon: “Në të njëjtën mënyrë, ju uehhabistët bëni dallimin mes fjalës “agjërim” dhe “zekat”, duke këmbëngulur se gjendet një dallim, mes këndvështrimit të këtyre fjalëve, si në këndvështrimin kuranor, ashtu dhe në këndvështrimin gjuhësor. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Atëherë vallë përse, ju në njërën anë, i pranoni dallimet mes fjalëve si “haxh”, “agjërim” dhe “zekat”, si në këndvështrimin kuranor, ashtu dhe në këndvështrimin gjuhësor dhe leksikografik, ndërsa për sa i përket përkufizimit të konceptit të “adhurimit”, ju kundërshtoni dhe mohoni, kuptimet e saj të ndryshme, si në këndvështrimin kuranor, ashtu dhe në atë gjuhësor?!”

“Kuptimi i konceptit të “adhurimit”, bart një rëndësi të jashtëzakonshme. Tani do të kisha kërkesë, në formë lutjeje, për muslimanët të tjerë, që të mos gabohen, në përkufizimin e konceptit të “adhurimit”, ashtu siç bëjnë uehhabistët, të cilët janë tërësisht të paaftë, në bërjen e dallimit të konceptit në fjalë, si në këndvështrimin kuranor, ashtu dhe në këndvështrimin e gjuhës arabe, pra gjuhësor dhe leksikografik të kësaj fjale. Por nëse dhe ju kryeni të njëjtin gabim, atëheërë kjo do t’i jipte shkas dhe nxitje, madje do të ligjëronte, vrasjen e miliona muslimanëve, anëmbanë rruzullit tokësor”. “Lërmëni t’iu bëj të qartë, se mendimi i Imam Kudaiut, është më të vërtetë një thesar i paçmuar, sepse na jep shtysë, që të rishikojmë përshtypjen tonë, mbi këndvështrimin e përkufizimit të konceptit të “adhurimit”. Këtu dua të vëj theksin mbi këtë gabim, në të cilën kanë rënë uehhabistët, gabim i cili iu ka kushtuar jetën, më shumë se një milionë besimtarëve muslimanë ne Gadishullin Arabik”.

Pyetja e Tetë: “Vallë përse selefistët nuk janë në dijeni të dashurisë së të dërguarit të Allahut (l.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Tani një çështje tjetër, të cilën doja ta përmendja, është se ndjekja e udhës së bekuar, në të njëjtën kohë, nënkupton dhe shprehjen e dashurisë sonë për Muhammedin (p.q.m.t.). Gjithashtu si një ish uehhabist, kisha nja dy fjalë, rreth ish besimit tim uehhabist. Me këtë dua të shpjegoj se unë e doja Muhammedin (p.q.m.t.), megjithatë këtu ndohet një pikë ndarjeje, e cila i mban të veçuara, në njërën anë besimin uehhabist dhe në anën tjetër, dashurinë e Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja është e thjeshtë: “Tërësia e bashkësisë ndërkombëtare muslimane, e cila ndjek me përkushtim veprën me titull: “Merhiletu’dh-Dhemenijje La Medhhebe Islami” (Vendi i Poshtërimit të Atij të Cilit Nuk Ndjek Asnjë Doktrinë Islame), e Shejh Muhammed Said Ramadan Butit, i drejton një pyetje serioze uehhabistëve: “Vallë përse ju uehhabistët, nuk kërkoni ndërmjetësimin e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)?!” “Më pas i njëjti dijetar, pra Shejh Muhammed Ramadan Buti, ia kthen vetë përgjigjen pyetjes së tij: “Arsyeja është shumë e thjeshtë, uehhabistët nuk e ndiejnë aspak, arritjen e shijimit të kënaqësisë së dashurisë, së të dërguarit të Allahut (k.m.t.)!”

“Më tej Shejh Muhammed Ramadan Buti vijon: “Në këtë pikë të rëndësishme, lërmëni t’iu sqaroj se, arritja e shijimit të kënaqësisë së Muhammedit (p.q.m.t.), bën të mundur dhe sendërtohet, në festimin e ditëlindjes së tij të bekuar. Megjithatë ju uehhabistët, bëtë pikërisht të kundërtën, sepse duke ndaluar poemën e “Meuludit” (Ditëlindjes së Muhamedit (p.q.m.t.), ju keni ndaluar për dhjetra vjeçarë, leximin e poemave, odeve, si dhe vizitimin nga larg të varrit, të dërguarit të fundit të Allahut (k.m.t.)!” “Në këtë pikëpamje dhe unë, i bashkangjitem dhe e mbështes nga zemra, këtë thënie madhështore, të Shejh Muhammed Ramadan Butit, duke vënë theksin se duke u nisur, nga teoritë djallëzore, të armiqve të fesë së lartë islame, uehhabistët e duan Muhammedin (p.q.m.t.), megjithatë si një ish uehhabist që isha, unë përsëri pohoj se e doja të dërguarin e Allahut (l.m.t.), por nuk arrija ta shijoja, kënaqësinë e dashurisë e tij!”

“Betohem në Allahun e Lartësuar, që përveç të Cilit, nuk ka zot tjetër, se nëse uehhabistët, do ta kishin shijuar arrtijen e kënaqësisë së dashurisë, së të dërguarit të Muhammedit (p.q.m.t.), pikërisht ashtu siç e ka përshkruar, Shejh Muhammed Ramadan Buti, nuk do të kishin ndaluar, festimin e ditëlindjes së tij të bekuar vit pas viti! Unë dua t’i këshilloj vëllezërit e mi uehhabistë, që të mendojnë thellë, mbi çështjen e arritjes, së shijimit të kënaqësisë së dashurisë, së të dërguarit të Allahut (f.m.t.) dhe thjesht çështjes së dashurisë, për të dërguarin e Allahut (k.m.t.). Pohoj me binjde të plotë, se ai i cili arrin të bëjë dallimin, mes këtyre dy ndjenjave të ndryshme, them se ai e ka zgjidhur këtë problem”.

“Kjo ndjenjë e fuqishme, i ngjan dashurisë së nënave, ndaj fëmijëve të tyre. Si për shembull, përfytyroni dy gra të ndryshme. Gruaja e parë, mbetet papritur shatazënë, që në çastin kur martohet dhe kështu pas nëntë muajsh, bëhet nënë dhe merr fëmjën e saj në krahë. Ndërsa gruaja e dytë, mbetet shtatzënë plot dyzetë vite pasi martohet. Nuk ka dyshim se të dyja nënat, i duan shumë fëmijët e tyre. Megjithatë nëna, e cila ka pritur plot dyzetë vite, e do dhe e ndien një ndjenjë shumë më të fuqishme dhe me të dendur të dashurisë ndaj fëmijës së saj. Ajo i lexon atij poema, si dhe ndërmjetëson për të. Ndërsa në anën tjetër, nëna e cila tanimë, ka lindur dhjetë fëmijë, është mëse e gatshme, që të ndahet si nga fëmijtë, ashtu dhe nga bashkëshorti i saj. Pra e thënë ndryshe, arrijes së shijimi i kënaqësisë së dashurisë, ndaj Muhammedit (p.q.m.t.), i ngjan shembullit të nënës së dytë, e cila ka pritur plot 40 vite, lindjen e femijës së saj të parë, për të cilën kujdeset si për dritën e syve të saj. Ndërsa nëna e parë, e do Muhammedin (p.q.m.t.), ashtu siç do dhjetë fëmijtë e saj të tjerë. Dashuria e këtyre dy nënave, ndaj fëmijëve të tyre, është jashtë mase e madhe, megjithatë dashuria e nënës së dytë, ndaj fëmijës së saj, është jashtëzakonisht shumë herë më e madhe dhe e papërshkrueshme, në krahasim me dashurinë e nënës së parë ndaj fëmijëve të saj!”

Pëytja e Nëntë: “Vallë a nuk e kuptuan më mijra dijetarë të tjerë ashtu siç duhet ajetët kuranorë mbi njëshmërinë e Allahut (k.m.t.) përveç Shejh Muhammed Ibn Aduluehhabit?”!

Isam Imadi: “Në këtë pikë thelbësore, dua të nënvizoj faktin se, para më shumë se njëzetëepesë vitesh, në epokën kur isha student, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, programi ynë zyrtar mësimor, përberhej kryesisht, nga mësimi i dy veprave të ndryshme, të cilat flisnin mbi njëshmërinë e Allahut (l.m.t.). Vepra e parë ishte, përmbledhja e veprës me titull: “Fi’dh-Dhilali’l-Kur’ani” (Nën Hijet e Kur’anit), e dijetarit të njohur Muhammed Kutubit, e cila ishte thelbi i komentimit të veprës së tij. Ndërsa vepra e dytë, të cilët studionim ishte vepra me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” “Libri i Njëshmërisë së Allahut (f.m.t.)”, e Muhammed Ibn Abduluehabbit. Një ditë Shejh Rebi Medhali erdhi pranë nesh dhe na sprehu: “Jam i bindur se në sistemin arsimor, të Mbretrërisë së Arabisë Saudite, gjendet një gabim shumë i madh, sepse veprat e njëshmërisë së Allahut (k.m.t.), të shkruara nga Muhammed Kutubi dhe asaj të përpiluar nga Muhammed Ibn Abduluehhabi, kokë e këmbë ndesh me njëra-tjetrën!”

“Ndërsa tani do t’iu shpalos, një nga arsyejt e largimit tim nga sekti uehhabist. Në veprën e tij me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Njëshmëria e Allahut (k.mt.), vepër kjo e cila na futi në një qorrsokak të vërtetë, e Shejh Muhammed Ibn Abduluehhabit, ne si studentë uehhabsitë, pranuam këtë vepër, si më të arriën dhe më të përkryerën, në fushën e saj, me një bindje të verbër, pa patur të drejtën e pyetjes dhe të hetimit të saj!” “Ndërsa në anën tjetër, ne cilësuam si të pafe, muftiun egjiptian sunnit, Shejhu malikit Muhammed Abduhun, e Universitetit të Ezherit, Imam shafiit, Fahruddin Radiun, dijetarin sunnit Imam Zemhasheriun, komentuesin e madh Imam Taberiun,  dijetarin e madh sunnit Sejjid Kutubin, madje cilësuam dhe Imam Gazzalin, autorin e veprës botërore me titull: “Ihjau’l-Ulumi’d-Dini” (Ringjallja e Shkencave Fetare), si dhe veprat e ndryshme, të cilat kishin të bënin, mbi njëshmërinë e Allahut (l.m.t.), si vepra me përmbajte të lartë të përshkrimit shok dhe idhujtarisë kundër Allahut (f.m.t.) (?!)”

“Në të njëjtën mënyrë, profesorët tanë uehhabistë, nuk ngurruan aspak që të na shpëlanin trurin, duke na mbushur mendjen, për mijra vepra të shquara, komentimit të Kur’anit Fisnik, duke na gënjyer hapur dhe duke na parë në sy, se këto vepra kishin përmbajtjte të rrezikshme të përshkrimit shok dhe të idhujtarisë kundër Allahut (k.m.t.)! Vetëm tani pasi zhvesha dhe flaka tej, petkun e zi, errësues, mbytës dhe stigmatizues të sektit uehhabist, pyes veten: “Vallë a mund ta pranojë, arsyeja dhe logjika e shëndoshë, këtë vulosje të zezë gjigante, të kryer kundër dijetarëve më të mëdhenj dhe komentuesve më të njohur muslimanë, si të pafe dhe cilësimi i veprave të tyre madhështore, si vepra më përmbajtje të qartë, të përshkrimit shok të Allahut (l.m.t.)?!”

“Më tej dua të shtroj pyetjet: “Vallë si është e mundur, që me mijra dijetarë të tjerë, komentuesit e Kur’anit Famëlartë, nuk i paskan kuptuar ashtu siç duhet, ajetët kuranorë, të cilët flasin mbi njëshmërinë e Allahut (f.m.t.), por këta ajetë na i paska kuptuar i madhi, i vetmi dhe i pagabueshmi Shejh Muhammed Ibn Aduluehhabi?!” “Për më tepër ky i fundit, e paska kuptuar këtë, një mijë vite, pas mërgimit, të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), për në botën tjetër?!” “Tani dua t’i bëj një pyetje nga thellësia e zemrës, vëllëzërve të mi uehabbistë: “Vallë si ka mundësi, që me mijra dijetarë të mëdhenj dhe komentues të njohur, të Kur’anit Fisnik, paskan gabuar të tërë, në shpjegimet, sqarimet dhe përkufizimet e tyre dhe vetëm shejhu juaj, pikërisht Shejh Muhammed Ibn Abduluehhabi, nuk paska gabuar kurrë?!”

Pyetja e Dhjetë: “Vallë a nuk jeni dhe ju një arab? Vallë a nuk e dini dhe ju gjuhën arabe?!”

Isam Imadi: “Në këtë pikë shumë domethënëse, kam për synim, t’iu tërheq vërejtjen vëllezërve të mi uehhabistë, që të ulen dhe të lexojnë me kthjelltësi veprën me titull: “Tashihu’l-Mefahimi” (Vërtetimi i Koncepteve), e muftiut të ndjerë, të Mekkës së Nderuar, Ibn Aleuiti. E them këtë, sepse në veprën ne fjalë gjendet thënia: “Gjuha arabe është një gjuhë lakonike (e shkurtër dhe kuptimplotë)”. “Nëse do ta zbërthenim këtë thënie shumë domethënëse, do ta ilsutronim me ajetin 82, të Sures Jusuf në të cilin thuhet: Ti dërgo dikë që të pyesë për fshatin ku ishim ne, gjithashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë!” “Tani qëllimi im është shpjegimi, se tërë tërë komentuesit e mëdhenj dhe të njohur të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se ajeti i lartpërmendur, zotëron një kuptim lakonik, si dhe se më këtë ajet, nënkuptohet se duhet të pyesë banorët e atij fshati pra fshatarët”.

“Themi se kjo gjuhë lakonike, përkon me thënien gjatë lutjes, kur një besimtar, shtrin duart përpara dhe thotë fjalën: “O Muhammed”, duke nënkuptuar këtu fjalinë: “O Allahu im, unë kërkoj nga Ti, për hir të respektit të Muhammedit (p.q.m.t.)”. “Pra kur një besimtar musliman, citon emrin e Muhammedit (p.q.m.t.), uehhabistëve u rrjedh gjak nga sytë dhe hidhen menjëherë në sulm, si qentë e tërbuar, duke aluduar se kështu, besimtari po i përshruan shok Allahut (l.m.t.), madje dhe me kkeq se sa kar, po e mohon Allahun (f.m.t.) (?!)”

“Dijetar Ibn Aleuiti, në këtë pikë u drejtohet uehhabistëve: “Vallë a nuk jeni dhe ju arabë?!” “Vallë a nuk e dini dhe ju gjuhën arabe?!” “Këtë po ua kumtoj, sepse me ketë kuptojmë se ai i cili shpreh: “O Muhammed!” në të vërtetë ka thënë: “O Allahu im, unë kërkoj nga Ti, për hir të respektit të Muhammedit (p.q.m.t.)”. “Duke ecur sipas këtij asyetimi të saktë, ai cili kërkon ndihmë nga Muhammedi (p.q.m.t.), në të vërtetë ka kërkuar ndërmjetësimin e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Duke u mbështetur në thëniet e lartpërmedura pyesim “Vallë përse uehhabistët, nuk meditojnë në një mënyrë gjthëpërfshirëse dhe me një gjykim të shendoshë rreth gjuhës arabe, por u hidhen mënjëherë në fyt, besimtarëve muslimanë, duke i cilësuar pa u zverdhur e pa u skuqur si të pafe! “Vallë a nuk e përsërisin besimtarët muslimanë, gjatë kryerjes së namazit të tyre fjalën: “Allahu Ekber” (Allahu Është Më i Madhi), ose fjalinë: “La Ilahe Ila’ll-llah” (Nuk ka zot Tjetër Përveç Allahut?!” “Si rrjedhojë, theksojmë se kur besimtarët muslimanë, gjatë kryerjes së lutjeve të tyre thonë: “O Muhammed shëromë”, në të vërtetë kanë thënë: “O Allah i Madhëruar shëromë!”

“Pra vallë përse uehhabistët, hidhen menjëherë në sulm si të çmendur, duke i cilësuar besimtarët muslimanë si të pafe, në vend që fillimisht të ulen, të mendojnë gjërë e gjatë rreth kësaj çështjeje?!” “Pra ashtu siç ka thënë dhe mufiu i ndjerë, i Mekkës së Nderuar, Ibn Aleuiti, se gjuha arabe është një gjuhë lakonike (e shkurtër dhe kuptimplotë). Ja pra kështu shpjegohet dhe kërkimi i ndihmës nga Muhammedi (p.q.m.t.), sepse në të vërtetë, është kërkimi i ndërmjetësimit të të dërguarit të fundit të Allahut  (k.m.t.)”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak