100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 16

nga İsam el-İmad | Publikuar në Gus. 12, 2017, 2:29 a.m.

Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit.

Për sa i përket kësaj çështjeje, unë jam i mendimit, se njëri nga planet e dorëzimit, ndaj mbështetëses më të madhe, të ideologjisë uehhabiste, të ditëve të sotme e cila është Sh.B.A.-ja, është asgjësimi i i njëshmërisë rububijje dhe vendosja e njëshmërisë uluhijje, në vend të kësaj të fundit. Gjithashtu dua të bëj të ditur, se ky komentim i uehhabistëve, të cilët e kanë nxjerrë njëshmërinë uluhijjenë plan të parë, në vend të njëshmërisë rububijje, e kanë ngushtuar së tepërmi këtë të fundit, deri në çështjen e vizitës së varrezave, e cila nuk ka të bëjë aspak, me komentimin e kryer nga Muhammedi (p.q.m.t.).

 

Hyrje

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.

Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.

Pyetja e Pesëdhjetëedytë: Këmbëngul se ideologjia uehhabiste, e shfaq njëshmërinë rububijje si të parëndësishme.

Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në programin e ditës së sotme, dua të bëj t’iu rrëfej se, në ditët kur isha nxënës, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, njëri nga problemet themelorë, të kuptimit të njëshmërisë së Muhammed Ibn Abduluehhabit, ishte këmbëngulja e tij mbi çështjen, se të dërguarit janë dërguar, për çështjen e “njëshmërisë së adhurimit”.

Në veçanti në veprën e tij me titull: “Keshfu’sh-Shubuhati” (Zbulimi i Dyshimeve), Muhammed Ibn Abduluehhabika nënvizuar, se mbarë trashëgimia e të dërguarve ka zbritur, për njëshmërinë uluhijje dhe jo për njëshmërinë rububijje. Këto janë fjalë shumë të rrezikshme, sepse ai duke tërhequr mënjanë njëshmërinë rububijje, ka parapëlqyer që t’i lërë hapësirë njëshmërisë uluhijje (njëshmëria së Një Hyu të vetëm). Sërish sqarojse edhe lënia mënjanë e njëshmërisë uluhijje është e rrezikshme. Kjo është një shmangie dhe largim nga udha e drejtë.

Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Madhëruar ashtu siç ka bërë fjalë, për njëshmërinë uluhijje, ka folur edhe për njëshmërinë rububijje. Për këtë arsye fjala “Rabbena” (Zoti Ynë), përdoret shumë shpesh në ajetët kuranorë. Madje ky term zë vend më tepër në Kur’anin Fisnik, se sa fjala “Ilahena” (Hyu Ynë). Kur lexojmë ajetin 201 të Sures Bekare thuhet: “Rabbena atina fi’d-dunja hasene” (Zoti ynë jepna të mira në këtë botë), nënvizohet rëndësia e njëshmërisë rububijje, në të tëra lutjet që kryejmë ne.

Sërish në ajetin 31 të Sures Teube thuhet: “Ittehadhu ahbarahum ue ruhbanehum erbaban min duni’l-lahi” (Ata morën për zotëra rabinët dhe priftërinjtë e tyre përveç Allahut), është theksuar njëshmëria rububijje (Qenia Zot e Allahut). Në të njëjtën mënyrë, ka nxjerrë në pah rëndësinë e njëshmërisë rububijje edhe në pyetjen që i është bërë të dërguarit Jusuf: “Vallë a janë priftërinjtë e ndryshëm nga njëri tjetri?!” Kështu që të tërë të dërguarit e Allahut të Lavdëruar, gjatë tërë thirrjes së tyre, kanë vënë theksin në njëshmërinë rububijje.

Nëse do të vlerësojmë tërësinë e këtyre të dhënave, nën dritën e botëkuptimit të njëshmërisë së Muhammed Ibn Abduluehhabit, e zbulojmë se sa e rrezikshme, është fjalia e Muhammed Ibn Abduluehhabit: “Lajmëtarët nuk janë dërguar për njëshmërinë rububijje”. Madje njëshmëria rububijje, është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse është thelbësore, në kuptimin e koncepteve të njëshmërive të tij.

Shumë koncepte si njëshmëria mbretëruese, rrjedhin nga njëshmëria rububijje. Shmangia e kuptimit të këtyre koncepteve, përgatit terrenin e duhur për rreziqe të mëdha. Ky fakt rrjedh nga shtyrja mënjanë, nga ana e uehhabistëve, e njëshmërisë rububijje, e cila i jep një rëndësi të veçantë çështjes së varrezave. Në të njëjtën mënyrë, kjo lind si pasojë e lënies në plan të dytë të uehhabistëve, të cilët nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur gjykimeve islame, kur vihen në sulm përballë Perëndimit dhe Sh.B.A.-së.

Lërmëni t’iu sqaroj, se njëshmëria rububijje bart brenda saj dhe konceptin e orvatjes kundër mendjemëdhenjve dhe imperialistëve në sipërfaqen tokësore. Në ajetin 24, të Sures Naziat thuhet: “Kur firauni tha: “Ene rabbekum el’ala” (Unë jam zoti juaj më i lartë), na bëhet e qartë dhe na tregohet edhe koncepti i njëshmërisë rububijje, kundër nemrudëve dhe firaunëve.

Kështu që shumë aludime të firaunit, kanë të bëjnë me konceptin e të qenit zot. Për sa i përket kësaj çështjeje unë jam i mendimit, se njëri nga planet e dorëzimit, ndaj mbështetëses më të madhe, të ideologjisë uehhabiste, të ditëve të sotme e cila është Sh.B.A.-ja, është asgjësimi i i njëshmërisë rububijje dhe vendosja e njëshmërisë uluhijje, në vend të kësaj të fundit. Gjithashtu dua të bëj të ditur, se ky komentim i uehhabistëve, të cilët e kanë nxjerrë njëshmërinë uluhijje në plan të parë, në vend të njëshmërisë rububijje, e kanë ngushtuar së tepërmi këtë të fundit, deri në çështjen e vizitës së varrezave, e cila nuk ka të bëjë aspak, me komentimin e kryer nga Muhammedi (p.q.m.t.).

Pyetja e Pesëdhjetëetretë: Shpifjet e Kyera Ndaj Sejjid Kutubit

Isam Imadi: Njëra nga çështjet e rëndësishme, e cila ka bërë shumë bujë, në mesin e shoqërisë muslimane, është drejtimi i shpifjeve ndaj Sejjid Kutubit, nga ana e dijetarëve të mëdhenj, të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Njëri nga shembujt e shumtë, që mund të përmendim këtu është, se njëri nga dijetarët e mëdhenj, e Mbretërisë së Arabisë Saudite,përkatësisht dijetar Rabi Medhali, ka qortuar rëndë Sejjid Kutubin, në veprën e tij me titull: “Teuhid” (Njëshmëria),ose e një djetari uehhabist “Tenkijetu fi’dh-Dhilali” (Qortimi i Pastrimit), ose “Matainu’s-Sejjidi Kutub Fi’t-Teuhidi” (Qortimi i Njëshmërisë së Sejjid Kutubit), janë vetëm disa nga dhjetra, ose madje disa nga qindra librat kundërshtues dhe qortues, të cilat janë shkruar, nga ana e dijetarëve uehhabistë, kundër Sejjid Kutubit.

Lejomëni t’iu bëj të ditur se, arsyeja e vetme e këtyre kundërshtimeve, është hedhja poshtë e mendimeve të Muhammed Ibn Abduluehhabit, nga ana e Sejjid Kutubit. Në veprën e tij me titull: “Ajetët e të Gjithëmëshirshmit në Xhihadin Afgan”, Abdullah Azzami pasi i kundërshton këto aludime të ngritura mbi Sejjid Kutubin sqaron: “Në kundërshtim me aludimet e shkruara ndaj tij, Sejjid Kutubi është njëri nga risjellësit e kuptimit të njëshmërisë së fortë dhe të vërtetë, pas njëshmërisë së gabuar, të shpalosur nga ana e Muhammed Ibn Abduluehhabit”.

Ndërsa unë jam i mendimit, se ndonëse njëshmëria e pasqyruar, nga Sejjid Kutubi ashtu si edhe ajo e shprehur nga Muhammed Ibn Abduluehhabi, nuk është e përsosur dhe e përkryer nga gabimet dhe të metat, unë i bëj thirrje në formë lutjeje, kësaj shoqërie uehhabiste, që të ripërtërijë botëkuptimet e tyre.

Ne po përjetojmë një luftë të madhe, e cila po zhvillohet në epokën tonë bashkëkohore. Kjo është përplasja e Muhammed Ibn Abduleuahbit me Sejjid Kutubin, për sa i përket çështjes së “njëshmërisë së Allahut”. Në këtë pikë kyçe drejtoj pyetjen: “Vallë përse kjo shoqëri uehhabistësh, nuk i vlerëson ashtu siç duhet fjalët e dëshmorit të Kuranit Sejjid Kutubi, të thëna mbi Muhammed Ibn Abduluehabin?!”

Dijetari saudit Rabi Medhali citon një thënie  mbresëlënëse mbi këtë çështje, e cila është si më poshtë: “Goditja më e madhe që kemi pësuar ne, si lëvizja e Muhammed Ibn Abduluehhabit, është goditja e tij e marrë nga Sejjid Kutubi. Arsyeja është se ky i fundit, është orvatur me të tëra mënyrat, në rrënimin e mendimit uehhabist në shekullin e XX-të”.

 

Pyetja e Pesëdhjtëekatërt: Shkaku i terrorit në botën islame janë uehhabistët

Isam Imadi: Lërmëni t’iu rrëfej se është kristalizuar, një orvatje shumë e rrezkshme, të cilën e kam vënë re, që në ditët kur isha një nxënës uehhabist dhe e cila po vijon ende në ditët e sotme. Pohoj se këto janë pikërisht, botëkuptimet e uehhabistëve, të cilat synojnë gjetjen e qingjit mëkatar për ta flijuar. Për më tëpër uehhabistët, të cilët janë duke vrarë një numër të madh musimanësh në ditët tona, janë ende në kërkim të gjetjes së qingjt mëkatar dhe më këtë ata kanë për qëllim “prerjen e kokave dhe masakrimin e njerëzve dhe për këto krime mbajnë për shkaktar pikërisht Sejjid Kutubin”.

Betohem në Allahun e Lartësuar, përveç të Cilit, nuk ka zot tjetër, se e tërë kjo pohtërsi, nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtër. Përkundrazi prerja e kokave të muslimanëve, rrjedh si pasojë e botëkuptimit të njëshmërisë të Muhammed Ibn Abduluehhabit. Fatkeqësisht Mbretëria e Arabisë Saudite, nuk gjeti njeri tjetër për të fajësuar, në sytë e mbarë botës, por shkoi e gjeti  pikrisht Sejjid Kutubit.

Sejjid Kutubi, ka shkruar kryevepra të mëdha, si “Paqja në Botën Islame” edhe shumë vepra të tjera të ngjashme me këtë. Ata të cilët kanë dëshirë të shohin, shtrembërimin e kryer nga uehhabistët ndaj trashëgimisë kulturore të Sejjid Kutubit, le të lexojnë shkrimet e Salim Behnesauiut, mbi veprën e Sejjid Kutubit me titull: “Shenjat në Udhë”.

Uehhabistët e epokës bashkëkohore, orvaten me të tëra mënyrat, për të larguar sadopak mendimin e ideologjisë uehhabiste saudite dhe duan të cilësojnë përgjegjës për këto dukuri, si dhe për përhapjen e ngjarjeve të terrorit në botë, dijetarët e universitetit egjiptian të Ezherit. Si rrjedhojë ata duan të krijojnë kështu përshtypjen, duke ia hedhur hedhin fajin e shumë problemeve të botës isame mbi Seijjid Kutubin, i cili kishte përvetësuar, mendimin e shkollës juridike esharite.

Ndërsa unë shprehem se uehhabistët, janë duke i bërë një padrejtësi të madhe Sejjid Kutubit dhe dua të shtoj se Sejjid Kutubi nuk është përgjegjës, për vdekjen e asnjë njeriu. I kujtoj shumë mirë ditët, kur isha një nxënës uehhabist, kur njerëzit masakroheshin, në mënyrë barbare, si pasojë e mendimit ndryshe të njëshmërisë së Allahut, nga ajo e Muhammed Ibn Abdulehhabit. Për më tepër shumë banorë, të shkretëtirës së Nexhdit u masakruan, vetëm sepse mbrojtën njëshmërinë e pastër.

Miratoj se kur u vranë banorët e Mekkës dhe Taifit, Sejjid Kutubi as që kishte ardhur në këtë botë. Kur mbështetësit dhe ndjekësit e flaktë, të Muhammed Ibn Abduluehhabit, kryenin masakra të tmerrshme, si pasojë e besimit të tyre në njëshmërinë, dëshmori i Kur’anit Sejjid Kutubi as që kishte lindur. Atëherë vallë cila është arsyeja, që uehhabistët shpifin kundër Sejjid Kutubit?!

Pyetja e Pesëdhjetëepestë: Mënyrat e thirrjes së uehhabistëve

Isam Imadi: Njëra nga çështjet e rrezikshme, që ka hedhur rrënjë në botën uehhabiste, është edhe ndryshimi i trashëgimisë së shkruar, të bashkësisë muslimane. Po kjo është e vërtetë. Ne kur ishim nxënës uehhabistë, ndryshonim trashëgiminë e shkruar të muslimanëve. Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull, kumtoj se ne shpërndanim veprën me titull: “Teuhidu’sh-Shafii” (Njëshmëria e Shafiiut).

Në këtë vepër si fillim, ishin të shkruara fjalitë e Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe më pas dilnin në pah shëmbëllime, me shkrimet e ngjashme në kulturën shafiite. Më pas ne i fshinim fjalitë e fillimit dhe të fundit, të ndonjë dijetari shafiit dhe vendosnim aty, fjalitë e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Në këtë mënyrë njerëzit, të cilët nuk i hetonin këtë çështje në doktrinën shafiite, pandehnin se edhe Muhammed Ibn Abduluehhabi, na paska mbrojtur të njëjtën gjë, të cilën e kishte mbrojtur dhe Imam Shafiiu për shekuj me radhë.

Ne na kishin mësuar shumë mënyra thirrjeje, gjatë programit mësimor uehhabist. Ne kishim disa libra në duart tona, të cilët shpjegonin fjala vjen, si duhet të kryhet thirrja, në zonat e banuara nga muslimanët e doktrinës shafiite. Shtoj se ishin shtypur shumë libra, se si duhet të kryhet thirrja edhe në rajonet e banuara nga muslimanët nakshibenditë, sufitë, rifaitë dhe shiitë.

Gjithashtu këtu duhet të sqaroj faktin, se doktrina uehhabiste, e themeluar nga Muhammed Ibn Abduluehhabi, ose siç njihet rëndom në popull edhe si “selefizmi”, nuk ka të bëjë aspak me jetën dhe besimin e “selefu’s-salihinëve” të vërtetë, ose e të parëve tanë të mirë (m.m.t.).

Madje ne nuk mjaftoheshim as me këtë, sepse ne merrnim mendimin, e ndonjë dijetari shafiit dhe pasi e vendonim këtë, në shërbimin dhe mbështetjen e mendimit uehhabist, krijonim përshtypjen, sikur këtë mendim, me të vërtetë e paska thënë Imam Shafiiu.

Për më tepër, ne shkonim edhe në zonat e shiitëve, si dhe në shumë vende të tjera, për të kryer të ashtuquajturën thirrje. Ne nuk ngurronim që të merrnim, fjalitë e komentuara të disa dijetarëve dhe pasi fshinim pjesën e fillimit dhe të fundit, ua paraqitnim këto njerëzve. Ne ia ndryshonim tërësisht kuptimin e fjalisë, duke thënë pa pikën e turpit: “Tregohuni të kujdesshëm, sepse shikoni se çfarë ka thënë ky dijetari shiit”. Nuk ka asnjë dyshim se ky kjo është një mënyrë e ndaluar thirrjeje.

Shkurtimisht veprimtaria jonë, i ngjante dukurisë dashakeqëse, se nëse ne do të hiqnim ajetët paraardhës dhe pasardhës dhe do të merrnim vetëm ajetin 4 të Sures Maun: “Feuejlul’li’l-musalin” (Mjerë ata të cilët falin namazin), mund të krijohet mendimi i gabuar, se nuk duhet të falet namazi.