100 Pyetje Rreth Selefizmit- pjesa 7

nga İsam el-İmad | Publikuar në Dhj. 22, 2016, 6:21 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit”.

Hyrje

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetët fetarë të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine”.

“Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame”.

Pyetja e Njëzetekatërt: “Vallë a do të kishit mirësinë që të shpjegoni arsyen se përse selefistët luajnë dhe manipulojnë historinë islame?!”

Isam Imadi: “Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër”.

“Pikë së pari, dua t’i tërheq vëmendjen, ndjekësve tanë të nderuar, se dijetari uehhabist, Shejh Dimeshkiu, ka përgatitur një artikull me titullin: “Fatime Zehraja (p.m.t.)”, (Fatime Lulja (p.m.t.)). Dua të rrëfej se unë, nuk munda të fsheh faktin, se në këtë artikull, të cilin e lexova tërë kërshëri, në njërën anë bënte fjalë, për hedhjen e hijeve të dyshimit, mbi sulmin e kryer, në shtëpinë e bekuar, të Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), ndërsa në anën tjetër, orvatej në hedhjen e themeleve, të krijimit të përshtypjes, se prijësi i parë i bashkësisë muslimane, përkatësisht Ebu Bekri, ishte tërësisht i larë dhe i pafajshëm, nga kryerja e sulmit në fjalë”.

“Dua të them hapur dhe qartë, se gjatë epokës kur unë, së bashku me nxënësit e tjerë trushpëlarë, si uehhabistë që ishim, të cilët studionim në institutët uehhabistë, gëzoheshim dhe mburreshim kot së koti si të metë nga trutë, pa e ditur aspak arsyen, mbi bëmat e tmerrshme të Ebu Bekrit, ndaj bijës së bekuar dhe të dëlirë të Muhammedit (p.q.m.t.). Madje ne shkonim aq larg, sa mësonim përmendësh me dhjetra ode mbi këto bëma”.

“Pikë së dyti, sipas mendimit tim vetjak, dijetari uehhabist, Shejh Dimeshkiu, ka nisur të kryejë këto lëvizje dredharake, duke u mbështetur në faktin, se në kohët e fundit, zhvillimet marramendëse dhe të shpejta, të botës në të cilën jetojmë, janë një tregues i padiskutueshëm, se shumë njerëz janë larguar, nga doktrinat dhe shkollat e ndryshme, të mendimit sunnit, sidomos nga ajo uehhabiste dhe janë afruar, madje-madje kanë pranuar dhe përvetësuar, doktrinën dhe shkollën e besimit shiit, si një orvatje për të mbuluar gabimet, fajet dhe mëkatet e kryera, pikërisht nga Ebu Bekri. Shejh Dimeshkiu, mundohet lart e poshtë, me mish e me shpirt, në synimin e fshehjes së ngjarjeve të vërteta, të cilat i kanë ndodhur Fatimesë (p.qm.t.)”.

“Në këtë pikë kritike, unë do t’i bëja thirrje, Shejh Dimeshkiut, që sinqerisht të ketë frikë Allahun (k.m.t.)!” “Shpesh herë pyes veten: “Vallë çfarë është duke bërë ky njeri?!” “Vallë a po heton ai Imam Buhariun?!” “Tani dua t’iu rikujtoj, ndjekësve tanë të nderuar, se, ashtu siç ka shënuar Imam Buhariu: “Kur ndërroi jetë Fatime Zehraja (p.m.t.), si Ebu Bekri ashtu dhe Umer Ibn Hattabi, nuk lejuan faljen e namazit të xhenazesë së saj, sepse ata ishin të zemëruar me të ndjerën!” Këtu dua të bëj të qartë se unë, as nuk po flas për kohën tonë, as atë para tridhjetë viteve dhe as për epokën në të cilin mori frymë, themeluesi i ideologjisë rrënuese uehhabiste Ibn Tejmijje. Unë këtu kam për qëllim, për epokën në të cilën jetoi, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.)!”

“Ajo që dua të shpalos, është se bota jonë përjetoi, një lëvizje me natyrë ndriçuese dhe udhëzuese, e nxjerrjes së njerëzve, nga errësira e mosbesimit në dritën e udhëzimit. Arsyeja parësore, se përse në ditët e sotme, miliona njerëz vetëm e vetëm, duke u nisur nga fakti i kryerjes së sulmit, ndaj shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.), kanë filluar në shkallë të gjërë, kalimin në doktrinën dhe shkollën e mendimit të Ehli Bejtit. Kjo e vërtetë domethënëse dhe kuptimplotë, mund të përkthehet lehtë, me ngritjen e pyetjes: “Vallë çfarë i ndodhi në të vërtetë, bijës së bekuar dhe të dëlirë, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.)?!”

“Megjithatë Shejh Dimeshkiu, vijon më tej pa iu zverdhur dhe pa iu skuqur fytyra aspak, në kundërshtimin dhe mohimin, e hadithëve të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, në veprat e mëdha të hadithëvë të vërtetë, si ajo e Imam Buhariut, Imam Muslimit dhe në Gjashtë Librat e Përmbledhjeve Më të Mëdha të Hadithëve të Vërtetë. Për më tepër, ai pa pikën e turpit, orvatet më të tëra mënyrat dhe mjetet, në asgjësimin dhe hedhjen poshtë, të hadithit të vërtetë, i cili bën fjalë për kryerjen e sulmit, ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (p.m.t.). Duke u mbështetur në tërësinë e këtyre sulmeve të paprecendentë, arrijmë në përfundimin se, pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, të ditëve tona po luajnë, ose më saktë po manipulojnë historinë islame, duke gënjyer, mashtruar dhe shpifur, mbi të vërtetat rrënqethëse që kanë ndodhur”.

“Pikë së treti, unë ndaj mendimin tim, se ngjarja e sulmit, ndaj shtëpisë së Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), pranohej si një fakt i kryer, në epokën e Ibn Tejmijjes, sepse njerëzit e asaj epoke, nuk zotëronin mjetet e informimit bashkëkohor, që zotërojmë ne sot dhe se nuk kishin aftësinë e duhur, për të medituar aq gjërë e gjatë, duke e shqyrtuar këtë ngjarje. Ata thjesht e pranonin dhe e gëlltisnin. Por kur besimtarët sunnitë, më në fund i hapën sytë, duke hetuar dhe hulumtuar, faktet tronditëse në masë të gjërë dhe kur nisën udhëzimin e tyre të vërtetë, pohoj se u erdhi radha dhe hetimit dhe shqyrtimit të këtyre fakteve historike, të lëna në pluhurin e harresës. Në këtë mënyrë, bashkësia e besimtarëve sunnitë, kundërshtoi dhe mohoi fuqishëm, aludimet e rreme të Ibn Tejmijjes, Ibn Kajiim Xheuziut, Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe uehhabistëve të tjerë. Këto gënjeshtra, mashtrime dhe shpifje, mund të emërtohen vetëm me një emër, uehhabistët luajnë dhe manipulojnë historinë islame, duke gënjyer dhe mashtruar sa të munden. Unë kam një kërkesë në formë lutjeje për këta të fundit: “Me të vërtetë duhet të kini frikë, Allahun e Madhëruar, sepse një ditë do dilni në praninë e tij, për të dhënë llogari!”

Pyetja e Njëzetepestë: “Vallë cila ishte arsyeja qe selefistët i vunë flakën shtëpisë së Muhammedit Ibn Abdullahut (p.q.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Lejomëni që të vijojmë, me shpalosjen e gabimeve të Shejh Dimeshkiut. Tani dua të shpreh se djetarëve uehhabistë, të ashtuquajtur të pavarur, si Shejh Dimeshkiu, ashtu dhe Shejh Aid Karniu, tanimë e kanë të qartë, se sulmi i kryer, në shtëpinë e Fatimesë (p.m.t.), është bërë i ditur botërisht, nga mbarë bashkësia muslimane, i cili ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm, mbi ndërgjegjësimin dhe rizgjimin e masave të gjëra, të popujve muslimane, si dhe shtimi i shkrimeve me titull: “Unë e gjeta udhëzimin falë dritës së Fatime Zehrasë (p.m.t.)”.

“Pas këtyre zhvillimeve të mahnitshme, ose me fjalë të tjera, pra pas largimit në masë të besimtarëve muslimanë, nga doktrina e dështuar uehhabiste dhe në afrimin e tyre, drejt doktrinës madhështore të Ehli Bejtit, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, “nisën” hetimin që nga themelet, të ngjarjes së tmerrshme, të kryerjes së sulmit, ndaj shtëpisë së Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.). Sërish dua t’i them këtyre dijetarëve uehhabistë, që sinqërisht t’i frikësohen Allahut (f.m.t.)!”

“Pikë së katërti, këta dy pseudodijetarë uehhabistë, duke debatuar mes tyre, vijojnë në këmbënguljen si mushka, ndaj gabimeve trashanike të tyre. Ata thonë: “Nuk ka dyshim se ishin pikërisht “rafiditë” (kundërshtuesit), Allahu i mallkoftë (k.m.t.), atë të cilët i thyen brinjët Fatimesë (p.m.t.)”. Ndërsa unë u kundërpërgjigjem duke i thënë: “Këta pseudodijetarë, nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se demagogji të pastër dhe ashtu siç e dini dhe ju, ishte pikërisht shejtani i mallkuar, ai i cili ka bërë demagogji për herë të parë”.

“Tani dua t’iu vë në dijeni të faktit, se ndonëse këta pseudodijetarë uehhabistë, pranojnë të vërtetën lakuriqe, se ishte përkatësisht Ebu Bekri, ai i cili kreu sulmin, ndaj shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.), qëllimisht mohojnë faktin tjetër, se ishte pikërisht ky i fundit, ai cili i theu një e nga një, të tëra brinjët Fatime Zehrasë (p.m.t.). Në këtë pikë të rëndësishme, dua t’i shtroj një pyetje: “Vallë a nuk mund të cilësohet si një krim, duke u nisur nga thjesht fakti, se ishte Ebu Bekri, ai që kreu sulmin, ndaj shtëpisë së Fatimesë Bint Muhammedit (p.m.t.), për ta qortuar rëndë atë?!”

“Lërmëni që këtë ta ilustroj me një shembull: “Nëse ushtarët e dikujt, do t’iu sulmojnë shtëpinë tuaj dhe nëse në atë çast vjen një njeri i krisur dhe ju thotë se nuk ka problem, sepse xhamat e dritareve tuaja, nuk janë thyer, a nuk është kjo një demagogji e pastër?!” “Theksojmë se natyra thelbësore e sulmit është djegia, shkatërimi dhe rrënimi. Nuk ka rëndësi nëse dëmtimi është material, si grabitja, plaçkitja e sendeve dhe orendive shtëpiake, ose fizik si dëmtimi i trupit të njeriut, dëmtimi mbetet gjithmonë dëmtim!”

“Pikë së pesti, ndërsa këta pseudodijetarë uehhabistë, në njërin krah, pohojnë paturpësisht faktin, e kryerjes së sulmit, ndërsa në krahun tjetër, mohojnë dëmtimet materiale dhe fizike. Kjo ëshë për të vënë kujën! Theksoj se me të vërtetë, kjo është një sjellje e shëmtuar madje qesharake. Ju lutemi keni kujdes, sepse shejtani i mallkuar, po lëviz nëpër damarët tuaj dhe po luan lojëra të ndyra me mendjen tuaj të shkretë. “Vallë a nuk ia drejtoni njëherë këtë pyetje vetes suaj: “Vallë cila ishte arsyeja kryesore, e kryerjes së sulmit, ndaj shtëpisë së Fatimesë (p.m.t.) dhe cila ishte arsyeja e kërcënimit të saj me djegie?!”

“Për sa kohë që i dërguari i Allahut (l.m.t.) jetoi në këtë botë, shtëpia e tij u emërtua si “Shtëpia e Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.)” dhe u nderua dhe  respektua, ashtu siç i ka hije. Megjithatë si prijësi i parë, ashtu dhe prijësi i dytë, i bashkësisë muslimanë, përkatësisht Ebu Bekri dhe Umer Ibn Hattabi, e sulmuan keqazi dhe e përdhosën këtë shtëpi. Këta të fundit, në vend që të shkonin, me synimin e shprehjes së ngushëllimit, bijës së bekuar dhe të dëlirë të Muhammedit (p.q.m.t.), u nisën me qëllimin e vënies së flakës së kësaj shtëpie!”

“Pikë së gjashti, vallë a nuk është kjo një pyetje, që meriton plotësisht, që të shtrohet dhe të trajtohet si një çështe e veçantë. Megjithatë pseudodijetarët uehhabistë, më qasje emeuiste, në vend që t’i përgjigjen me seriozitetin dhe sinqeritetin e duhur, kësaj pyetjeje të rëndësishme, ata merren me mustaqet e misrit, si çështja e kotë, se a iu thyen ose nuk iu thyen brinjët, Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), kur ky fakt dihet tanimë! Fillimisht këta duhet të pyesin vetveten: “Vallë cila ishte arsyjeja, që iu vu flaka shtëpisë, së Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.)?!”

“Në këtë pikë jetike, shtrohen pyetjet: “Vallë a nuk do të ishte më mirë, që të shkohej në shtëpinë e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), për të shprehur ngushëllimet përkatëse, me rastin e mërgimit të tij nga kjo botë?!” “Vallë a nuk është sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), vizita dhe shprehja e ngushëllimit, për një njeri të cilit i cilit i ka humbur i ati?!” “Ndërsa dy prijësit e parë, të bashkësisë muslimane, jo vetëm që nuk i shprehën, ngushëllimet Fatime Zehrasë (p.m.t.), për ndërrimin jetë të të atit të saj, por parapëlqyen kryerjen e një akti makabër, duke i vënë flakën shtëpisë sa saj!”

Pyetja e Njëzetegjashtë: “Vallë cila është arsyeja e fshehjes së selefistëve të kryerjes së sulmit ndaj shtëpisë së Fatime Bint Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

Isam Imadi: “Për hir të së vërtetës, dua të drejtoj një pyetje të rëndësishme, mbi ngjarjen e vënies së flakës, ndaj shtëpisë Fatimesë (p.m.t.). Pyetja ime është: “Vallë përse pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, shfaqin dyfytyrësi, për sa i përket kësaj ngjarjeje të llahtarshme?!”

“Disa nga vëllezërit tanë uehhabistë (Lutem që Allahu i Lartësuar t’i falë), në lidhje më këtë ngjarje kumtojnë: “Nëse ne duam që t’i kthejmë, nga rruga e shmangur dhe e shtrëmbër dhe të korrim fitore mbi “rafiditë” (kundërshtuesit) dhe t’i shndërrojmë ne selefistë si ne, ne duhet që para së gjithash, me të tërë mundësitë që zotërojmë, të kundërshtojmë sulmin e kryer, ndaj shtëpisë Fatime Zehrasë (p.m.t.). Ne gjatë zhvillimit të mbledhjeve tona, duhet të organizojnë bisedime të veçanta me ta, ne të cilat duhet të sqarojmë njëherë e mirë “rafiditë” (kundërshtuesit), se Fatimeja (p.m.t.), ishte e magët dhe metë nga trutë e kokës dhe se nuk kishte intelektin e përshtatshëm, për të kuptuar ashtu siç duhet fenë islame dhe se për më tepër, ajo i kishte bërë padrejtësi, prijësit të parë të bashkësisë muslimane, pikërisht Ebu Bekrit (Allahu (k.m.t.) më ruajttë nga këto mashtrime djallëzore!)” “Më tej ata vijojnë: “Ndërsa në mbledhjet e “rafidive” (kundërshtuesve), ne nuk duhet të assesi, dobësinë e bashkësisë se besimtarëve shiitë dhe si rrjedhojë, ne duhet të tregojmë zotësi të madhe, duke ua mbushur mendjen atyre, se të tëra këto thënie, janë gojëdhëna, legjenda, shpifje, pra shkurtimisht përrallat e të parëve!”

“Pikë së shtati, ja pra siç e shihni dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, kjo është një lojë e ndyrë e dyfytyrësisë së skajshme uehhabiste. Në njërën anë, ata synojnë që në qytetet e përzier, ku banojnë sunnitët dhe shiitët, duan të na hedhin hi syve, duke na kallëzuar se ngjarja e rëndë, e kryerjes së sulmit, ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (p.m.t.), është thjesht dhe vetëm një gojëdhënë dhe një gënjeshtër shiite, ndërsa në anën tjetër, në mbledhjet e dijetarëve uehhabistë, duhet të përcjellin se kjo ngjarje është shënuar dhe vërtetuar qëmoti, në veprat e Ibn Tejmijjes, është një e vërtetë absolute e vërtetura tanimë”.

“Në rast të kundërt, pra nëse ne nisin hetimin dhe shqyrtimin e kësaj ngjarjeje kriminale, pra nëse hedhim sadopak dritë, mbi kryerjen e këtij akti kriminal, ndaj shtëpisë së Fatime Bint Muhammedit  (p.m.t.), atëherë do të kenë njollosur, figurën e paprekshme dhe të pacënueshme të Ibn Tejmijjes. Rishtas ata duhet të tregohen, tepër të kujdesshëm dhe të matur, sepse në fund të fundit Ibn Tejijmje, në veprat e tij cek hapur, faktin se ngjarja në fjalë ka ndodhur. Pra detyra që rëndon mbi supet e uehhabistëve, është mashtrimi i besimtarëve muslimanë, duke i thënë se e tërë kjo ngjarje e tmerrshme, është një gojëdhënë, ose më saktë një përrallë shiite, e cila nuk ka ndodhur kurrë. Pra për hir të mbrojtjes së vazhdimësisë, së fesë islame, ata janë të detyruar që të luajnë, manipulojnë dhe të përgënjeshtrojnë, të tërë historinë islame!”

“Pikë se teti, sqarojmë se nëse besimtarët muslimanë sunnitë, do të mësojnë të vërtetën rreth bëmave të tronditëse, të prijësit të parë të bashkësisë muslimane, pra Ebu Bekrit, ndaj Fatimesë (p.m.t.), ata vetvetiu do ta akuzojnë dhe do ta fajësojnë këtë prijës si mëkatar dhe si rrjedhojë, do të largohen përgjithmonë nga ndjekja e udhës së tij. Por është mëse e natyrshme, që uehhabistët, nuk mund ta lejojnë këtë, sepse ata assesi nuk duan, dëmtimin e figurës së Ebu Bekrit në fenë islame, sepse ata synojnë ruajtjen e saj të paprekur dhe të pacënuar!”

“Besoj se është e udhës, që ta mbyll këtë artikull, duke përmendur thënien, e një mendimtari të madh musliman, e cila ëshët si vijon: “Fshehja e ngjarjes së hidhur, të kryerjes së sulmit, ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (p.m.t.), është bërë me qëllimin e ruajtjes, së besimit, krenarisë, nderit dhe pasurisë, shkurtimisht kultit, të mbretit të muslimanëve (Ebu Bekrit)! Me fjalë të tjera, kjo nënkupton flijimin e mbarë anëtarëve të bekuar, të famijes dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), për hir të mbretit të muslimanëve!”

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të, Paqja Qoftë Mbi Ta
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak