Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 22

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Korrik 29, 2018, 9:57 p.m.

Unë nuk dua që të plakem!

Plakja vetë është një begati, plot mëshirë dhe mirësi

Rezultati i jetës së të moshuarve është prëvojë dhe mençuri

Niveli i parë

Unë aspak nuk dua që të plakem!

Pse nuk do që të plakesh?

Sepse njeriu kur plaket nuk mund t’i kryejë punët, pëveç kësaj bëhet dhe i shëmtuar!

Mirë, dhe në kohën kur lindin njerëzit nuk janë në gjendje që t’i kryejnë vetë punët, nga ana tjetër,  edhe kur lindin nuk është se janë shumë të bukur, por,ama, më pas bëhen të bukur. Atëherë sipas teje a është e drejtë që të themi: unë nuk dua që të lind?

Jo!

A ke menduar gjer më tani që njerëzt kur plaken bëhen më të mëshirsëm? A e dije që në kohën kur të rinjtë iu shërbejnë atyre dhe i kryejnë punët e tyre, Zoti i shpërblen shumë ata? I Dërguari i Zotit po thotë: “Çdo kush që e respekton njeriun të cilit i janë thinjur flokët në rrugën e islamit, Zoti i Madhëruar e qetëson atë nga frika e Ditës së Kiametit”. Kështu që sa mirë është që njerëzit mplaken, sepse bëhen dhe më të dashur si dhe pjesa tjetër duke iu shërbyer atyre bëjnë punë të vyer dhe Zoti i Madhëruar është i kënaqur me ata.

Niveil i dytë

Plakja ka lidhje me trupin e njerëzve dhe jo me veten e tyre.

Ç’ farë do të thotë kjo?

Dije që njerëzit kanë dy aspekte: njëri aspekt është trupor dhe tjetri shpirtëror. Ne jemi po ai “shpirti” që ndodhemi në trupin dhe fizikin tonë. Trupi ynë është një mjet për ne. Në realitet trupi ynë ngjason me një mjet transporti apo makinë për shpirtin tonë. Me këtë trup dhe fizikun tonë mundemi që të kryejmë punët tona në këtë botë.

Është e drejtë që trupi ynë në këtë botë, gradualisht anon drejt plogështisë dhe plakjes, por nëse njerëzit janë me Zotin, shpirti i tyre gjithnjë është i ri  dhe i plotë  dhe asnjëherë nuk plaket. Trupi ynë duhet të plaket në mënyrë që të përgatitemi për udhëtim. Kurse shpirti ynë – që do të thotë vetja apo thelbi ynë – për aq sa kohë që jemi me Zotin, gjithnjë bëhet i ri dhe më i ri. A nuk e ke dëgjuar këtë histori që Profeti  arriti tek një plakë dhe i tha: “Të moshuarit nuk shkojnë në xhennet! Por në kohën kur gruja plakë e pyeti: pse? I Dërguari u përgjigj: “Së pari ata bëhen të rinj, më pas shkojnë në xhenent”. Në xhennet as që bëhet fjalë për mplakje.

Sigurisht të të them edhe këtë që trupi ynë kur plaket dhe vdes shpirti ynë hyn brenda një trupi tjetër, që është shumë më delikat se ky trupi ynë i kësaj botshme, ku ai trupi delikat nuk i përket kësaj bote dhe na jepet neve për t’u paraqitur në botën tjetër”. [1]

Niveli i tretë

Pse plaken njerëzit?

Njeriu vjen në këtë botë që të plotësohet dhe të kalojë në një vend shumë më të mirë; mu për këtë në këtë botë tejkalon faza, në fillim jemi në barkun e nënës, më pas lindim, më pas jemi foshnje, pastaj adoleshent, më pas vitet e mesme dhe më në fund plakemi. Ne duhet që t’i tejkalojmë këto faza në mënyrë që të njohim më mirë Zotin. Plakja është një prej atyre fazave të përsosmërisë.

Por përse plaken njerëzit?  Një prej argumenteve të plakjs është kjo që në kohën kur njerëzit plaken gradualisht ata largohen nga varësitë dhe përgatiten për udhëtimin e përhershëm. Njerëzit nëse janë plotsisht të shëndoshë dhe të mos kenë asnjë prolem apo shqetësim ndoshta nuk e kanë të lehtë që të shkëputen nga kjo botë dhe varësia që kanë ndaj saj. Por në kohën kur sëmuren apo plaken pak nga pak bëhen të dobët dhe nuk janë në gjendjeqë t’i kryjnë punët e tyre dhe të tjerët duhet që t’iu vijnë në ndihmë; ndërkohë lumturia e tyre zbehet dhe bëhen më pak të duruar. Pra gradualisht pajtohen që të ikin nga kjo botë në botën tjetër derisa të shpëtojnë nga problemet e kësaj bote që më  e rëndësishmja prej tyre është po kjo angështija dhe mërzitja. Kështu që plakja gjithashtu është mirësi e Zotit. Sigurisht plakja përveç veçorisë së shkëputjes nga kjo botë ka edhe karakteristika të tjera të mira.

Si ç’farë përsembull?

Si përshembulll pleqtë për rininë janë si vendmbështetje, sepse të moshuarit janë më me eksperiencë dhe kanë përjetuar më shumë gjëra. Pleqtë gjatë jetës së tyre përfitojnë eksperienca të mëdha; mu për këtë arsye me eksperiencat që kanë i udhëzojnë të rinjtë dhe adoleshentët. Përveç kësaj mendja dhe intelekti i njeriut punon më mirë atëherë kur është i lirë nga zinxhirët e pasionit dhe egoizmit. Disa derisa janë të shëndoshë dhe të fuqishëm nuk janë në gjendje që të shkëputen një herë e mirë nga zinxhirët e pasioneve të tyre dhe të lirohen, por në kohën kur arrijnë në moshën e pleqërisë duke u nisur nga fakti që tanimë përfitojnë më pak nga kënaqësitë e kësaj bote, pra nga ushqimi, frutat dhe po ashtu nga begatitë e tjera të kësaj bote nuk është se kënaqen dhe aq shumë, po kjo bëhet shkak që të shkëputen nga varësitë që kanë dhe zinxhiri i epsheve të tyre këputet, si rrjedhojë mendja e tyre  bëhet edhe më e plotë; prandaj dhe është shprehja e njohur ku thuhet duhet këshilluar me të vjetrit.

Të vjetrit janë si fija e tesbihut, e cila i ruan dhe i mban afër njëra – tjetrës kokrrat e tesbihve, parandalojnë shpërndarjen e të rinjive dhe adoleshentëve dhe bëhen shkak e unitetit dhe bashkimit të të gjithë familjes. Përveç kësaj, njerëzit e vjetër tek Zoti kanë një shpërblim dhe afërsi të veçantë, sepse e kanë përjetuar më shumë Zotin. Lutjet e tyre gjithashtu pranohen më shumë.; pranaj dhe thonë: “Të mëdhenjtë, janë bereqeti i jetës”.

Të lumtur janë ata të cilët rreth vetes kanë disa njerëz të rritur që këshillohen me ata në lidhje me punët e tyre, shfrytëzojnë prej eksperiencave të tyre dhe lutja e më të mëdhenjve i shoqëron gjithnjë! A të them dhe një gjë jetër!?

Ç’farë?

A e dije të shërbyerit dhe përkujdsja ndaj njerëzve të moshuar bëhet shkak i kënaqësisë së Zotit dhe i bën njerëzit të mëdhenj. Bëhet shkak e shlyerjs së mëkateve të nejriut dhe e afron atë me xhennetin?

Sa mirë!

Përveç kësaj, plakja ka dhe karakteristka dhe veçori tjetër.

Ç’farë veçorish?

Plakja bëhet shkak që të vegjëlit t’ia dinë më shumë vlerën shëndetit, fuqisë, rinisë, gëzimit dhe jetës së tyre. Meqenëse ne njerëzit tejkalojmë faza të ndryshme që të plotësohemi, e kuptojmë që Zoti nuk është si ne që të tejkalojë këto faza. Sepse Ai është i plotë. Po këto gjëra bëhen shkak që dhe Zotin ta  njohim edhe më shumë.

Duhet të dish edhe këtë që një prej rrugëve të njohjes së Zotit (Zotin ta njohësh me anë të Tij) është kjo që të kuptojmë që Zoti nuk përngjan me krijesat e veta; që do të thotë nëse ato kanë nevojë për gjumë, bëhet e qartë që vetë Zoti nuk është i tillë dhe nuk ka nevojë për gjumë ose meqë krijesat lindin në këtë botë  duhet të dimë që Zoti kurrsesi nuk ka lindur. Mjafton që të shohim njerëzit që plaken, arrijmë të kuptojmë që Zoti nuk është i këtillë dhe Atë e njohim edhe më shumë. Në këtë mënyrë teologët thonë: Zotin e kanë njohur me Zotin.

Mbi të gjitha, nëse plakja nuk do të ishte rinia nuk do të kishe më përparësi dhe gjithashtu njerëzit do të lodheshin nga ekzistenca e tyre. Ndërkohë duke qenë se ne nuk do të plakeshim atëherë do të vdisnim si njerëz të rinj, vdekja e paparitur e njerëzve më shumë do të bëhej shkak e hidhërimit dhe zemërimit të tyre. Po ashtu plakja dhe vështirësia në këtë botë bëhen shkak që të falen mëkatet dhe të shkojmë më të pastër përpara Tij. Kështu që shih sesi Zoti i Mëshirshëm çdo gjë, madje edhe plakjen, e ka pëcaktuar drejt dhe në vendin e duhur dhe ky është kuptimi i shprehjes “Subahnallah”; që do të thotë të gjitha punët e Zotit janë pa të meta dhe të bukura.


[1] Huazuar nga: komentimi i njeriu për njeriun , f, 73