Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 18

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Korrik 3, 2018, 1 a.m.

Pse Zoti na ka marrë gjyshin?

Nëse njeriu nuk vdes do të lodhet nga bota

Krahët tanë në këtë botë do të zihen rob dhe mbyllen

Si do që të flutorojë deri në majë të qiellit

Njeriu i cili në kafaz i thyhen krahët?

Bota për ne është e pakët, kur t’i dalim Atij përpara

Robërmi në këtë kafaz përgjithësisht do të hiqet

Niveli i parë

Pse vdes gjyshi?

Nuk është thënë që ne do të jetojmë përgjithjnë në këtë botë të vogël. Zoti i Mahdëruar këtë botë e ka përcaktuar në atë mënyrë që njerëzit në këtë botë të lidin dhe të përparojnë, të bëhen të zgjuar, të njohin Zotin e tyre , të kuptojnë që nuk duhet të dëgjojnë fjalët e djalit në mëynrë që të bëhen të denjë për një vend më të lartë, ku nuk flitet dhe as që bëhet fjalë për vdekje. Atje gjithnjë jetojnë deri në pafundësi të lumtur dhe të gëzueshëm me njeërzit e tyre të dashur dhe sërish çdo ditë e më shumë e duan Zotin. A e di se si quhet ai vend?

Parajsa.

 Të lumtë! Shpresoj që dhe ne të kemi fatin ashtu si gjyshi ytë, i cili i bindej Zotit dhe i dëgjonte fjalët e Tij, mendonte për të gjithë dhe e donte shumë Zotin të bëhemi njerëz të mirë në mënyrë që kur të largohemi nga kjo botë, të shkojmë në parajsë pranë gjyshit tonë! Tani gyshi i juaj ndodhet në parajsë dhe është në pritje për ne. A të them dhe një gjë tjetër!?

Ç’farë?

Njerëzit në kohën kur shkojnë në parajsë që të gjithë bëhen të bukur dhe të rinjë. Ndoshta e takon gjyshin në parajsë, dhe në fillim të mos e besosh që është vetë ai; ngaqë duket aq i bukur dhe i ri!

Nivlei i dytë

Pse Zoti i merr njerëzit nga kjo botë? Dëshiroj që askush të mos largohej nga kjo botë!

Tregohu i vëmendhsëm ndaj sembullit që po të sjell dhe m’iu përjgigj pyetjes sime. Nëse njeriu dëshiron që asnjëherë të mos vdesë ngjason me këtë që fëmijës që ndodhet në barkun  e nënës dhe një ditë do të të lindi, t’i thonë: “ti duhet të dalësh nga këtu dhe të lindesh” dhe ai (foshnja) të thotë: “Sa do të dëshiroja që askush të mos dilte nga barku i nënës”!

Tani më thuaj ti që ke lindur në këtë botë dhe i shikon të gjitha këto bukuri që as një e vetme prej tyre nuk ndodhej në barkun e nënës, nëse do të mundësohej që të flisje me atë beben që ndodhet në barkun e nënës dhe po thotë : “Sa do të dëshiroja që asnjëherë të mos dilja nga barku i nënës”, ç’farë do t’i thuaje atij?

Mirë, do i thoja nëse njeriu vjen në këtë botë është më mirë.

A e pranon se fjalëte tij janë qesharake?

Po.

Njeriu që të plotësohet duhet që të dali nga barku i nënës dhe për të bëhet edhe më i plotë duhet që të larohet nga kjo botë, sepse kjo botë nuk është shumë e përshtatshme për njerëzit e mirë, të cilët duke iu bindur Zotit janë bërë njerëz të mëdhenj. Në kohën kur njerëzit e mirë vdesin, ata nga kjo botë e vogël shkojnë në një botë shumë më të madhe që në krahasim me këtu është shumë, ama shumë më e përshtathme dhe më e bukur për ta.

Niveli i tretë

Sa mirë do të ishte nëse njeriu asnjëherë nuk do të vdiste?

Në fillim duhet të të rrëfej dy tregime të vërteta:

Tregimi i parë: Njëri prej shokëve të imam Sadikut (a.s.) i cili ishte në prag të vdekjes ishte shumë i trishtar dhe i mërzitur dhe tregohej i padurushëm. Në kohën kur imam Sadiku (a.s) erdhi që ta vizitonte dhe vërejti paduriminë e tij , e pyeti atë: Pse je kaq shumë i mërzitur?  Tha: Zotëria ime! Për këtë jam i sheqtësuar që po iki nga kjo botë (po vdes). Imami iu përgjigj: Cili prej jush nuk dëshiron dhe mërzitet nëse heq rrobat e pista dhe t vjetra nga trupi, pastrohet, vesh rroba të bukura dhe hyn në një kështjellë suhmë të bukur?! Vdekja për besimtarin ngjason me kalimin nga një ure që çon nga vështirësitë drejt rahatisë”.

Tregmi i dytë: Në luftën e Qerbelasë,  kur puna për imam Hoseinin (a.s) u vështirësua, ata të cilët ishin bashk me imamin, e gjetën atë dhe bashkëudhëtarët e tij në një gjendje të atillë që fytyra e tyre ndriçonte, gjymtyrët e trupit të trye ishin të qeta dhe zemrat e tyre gjenin prehje. Ai grupi i thonin njëri – tjetrit: “Shihni se si nuk i tremben vdekjes!” Imami Hoseini iu drejtua atyre duke iu thënë: “Të dashur miqtë e mi! Jini të durueshëm, sepse vdekja  është vetëm një urë që iu kalon juve nga mjerimi dhe vështirësia në parajsën e gjerë dhe begatitë e përhershme. Cili prej jush nuk do që nga një burg të shkojë në një kështjellë? Kurse armiqtë tuaj janë si ata të cilët nga kështjella kalojnë në burg dhe torturë. Babai më ka transmetuar nga gjyshim im i Dërguari i Zotit që ka thënë: “Kjo botë është burg për besimtarin dhe parajse e mohuesit, kurse  vdekja është ura e të parëve drejt Ferdousit dhe xhennetit të tyre, dhe ura e të dytëve drejt xhehenemit të tyre”.

Si rrjedhojë, në kohën kur njeriu largohet nga kjo botë në realitet ngjitet një gradë më lart (përsoset më shumë); ngjashëm me fëmijën i cili në këtë botë lind nga barku i nënës, ndërkohë nëse njerëzit do të kishin jetë të gjatë do të lodheshin nga jeta.

Përse vallë?

Njeriu është një krijesë e pangopur dhe i përket botës së lartë. Mu për këtë është që zemra e tij gjithnjë e kërkon botën sakrale dhe mbretërinë qiellore dhe ndjen që kjo botë për atë është e vogël. Poeti po thotë:

Mbulesa e fytyrës së shpirtit tim është pluhuri i trupit tim

Sa ëmbël momenti kur do ta heq mbulesën e kësaj fytyre 

Që do të thotë ky trupi im i kësaj bote, pengon fluturimin tim. Qoftë e bardhë dita kur të largohem nga kjo botë në botën e përjeshme dhe në vendin tim origjinal!

Një kafaz i tillë nuk më takon mua, me zërin tim të bukur

Do të shkojë në kopshtin e xhennetit, jam zogu i asaj fushe

Kjo botë për mua që i përkas botës së larët dhe kopshteve të xhenetit është shumë, ama shumë e vogël dhe e ngushtë. Me shpresën që një ditë do të udhëtoj për atje, sepse origjina dhe rrënja ime i përket atij vendi.

Niveli i katërt

Pse vdesin njerëzit?

Imam Sadiku (a.s) në librin me titull “Teuhid” ka folur gjerësisht në lidhje me këtë që pse Zoti i Madhëruar e ka përcaktuar “largimin nga kjo botë”? dhe po thotë: “Injorantët janë të mendimit që njeriu duhet të jetë i përhershëm në këtë botë dhe asnjëherë të mos të vdesë”. [1] Por nëse tregohemi të kujdesshëm ndaj thellësisë dhe rezulatit të kësaj vepre do të bëhen të qarta dhe problemet që kjo sjell me vete. Së pari nëse  çdo kush do të qëndronte në tokë dhe nuk do të vdiste asnjëherë , vallë a nuk do të ngushtohej toka? A nuk do të pakësohej vendbanimi dhe ushqimi? Së dyti, njerëzt edhe pse “e dinë” që do të vdesin, sërish bëjnë konkurencë për vendbanim dhe ushqim më të mirë dhe në mes tyre shfaqen dhe luftra dhe derdhen gjakra; ç’farë do të behejë  nëse do të ishte vendosur që njerëzit kurr të mos vdisnin! Pasi që do të bindeshin që janë të pavdekshëm, askush nuk do të kënaqej me atë që do të dispononte. Madje nuk do të tregohej i mëshirshëm dhe nuk do ta ndihmonte as nevojtarin dhe ai i cili do t’i kërkonte ndonjë gjë. Së treti, nëse njerëzit nuk do të vdisnin do të ndiheshin të lodhur, të vetmuar dhe të zemëruar nga jeta dhe nga të gjitha çështjet  e botës në mënyrë që dhe tani na ndodh që ndonjëherë që ai i cili ka jetë të gjatë, të lodhet nga jeta dhe madje kërkon vdekjen dhe largimin nga kjo botë!


[1] Cituar me përmbajtje