Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 6

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 26, 2018, 1:17 a.m.

Kush është babai dhe nëna e Zotit

Zoti nuk ngjason me ne, nuk vjen nga babai dhe nëna

Zoti gjithnjë ka qenë, Ai nuk është i lindur dhe i krijuar

Të gjallëve iu ka dhuruar  jetë, babait dhe nënës i ka dhuruar shpirt

Por me asnjërin prej nesh nuk ngjason dhe barazohet.

Niveli i parë

Kush është babi dhe nëna e Zotit?

Zoti nuk ngjason me ne që të ketë baba, nënë, bashkëshort/e apo fëmijë. Zoti dallon me çdokënd dhe me çdo gjë. Sigurisht ekzistojnë dhe disa gjëra të tjera që nuk kanë babë  dhe nënë a e di si kush? Si gjyshi dhe gjyshja e jonë që quhen “Adem” dhe “Hava”. Hz. Ademi dhe Havaja (a.s) ishin njerëzit e parë dhe që nuk kishin babë dhe nënë. Zoti i ka krijaur ata në mëynrë që të jenë “prindërit” e të gjithë njerëzimit. Ose si p.sh. gjarpëri i cilët u krijua me shkopin e hz. Musa (a.s); edhe pse shtazë, por sërish ai nuk kishte babë dhe nënë. Apo si deveja e cila në kohën e Hz. Salih (a.s) doli nga zemra e malit, dhe ajo nuk kishte babë apo nënë.

Niveli i dytë

Zoti, nuk ngjason me njerëzit dhe krijesat e tjera që të jetë krijuar, sepse Zoti ka qenë që në fillim para fillmit dhe aspak nuk ka pasur nevojë për babë dhe nënë. Sureja Teuhid ka zbritur mu për këtë në mënyrë që t’i qortojë ata të cilët besonin në atë që Zoti ka fëmijë, babë dhe nënë, dhe të thotë që Zoti nuk ngjason me krijesat dhe gjallesat e tjera dhe është i panevojshëm nga gjëra të tilla. Tani do të lexojmë këtë sure së bashku: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.

Niveli i tretë

Nëse çdo gjë ka një krijues, vetë Zotin kush e ka krijuar?[1]

Zoti është i vetmi, i Cili nuk ka krijues dhe vetë gjithnjë ka qenë dhe gjithnjë do të jetë. Në thelb, Zoti është burim i qenies dhe ekzistencës dhe nëse ekziston  një gjë që nuk ka krijues ajo është vetëm Zoti. Nëse do të supozojmë që dhe Zoti të ketë krijues, kush mund të jetë ai krijues? Dhe ndoshta ai krijues duhet të ketë një krijues tjetër! Më pas pyetja e jonë do të vazhdojë deri në pafundësi në këtë mënyrë. Nga ana shkencore kjo çështje është e pamundur.

Të të sjell një shembull që të dish që nuk është e nevojshme që nëse çdo gjë ka një krijues vetë ai krijues gjithashtu të ketë një krijues dhe të vazhdojë deri në fund. Më thuaj: Nga vjen ëmbëlsira e gjërave të ëmbla? Pra ç’farë kanë hedhur në çokollatë që është kaq e ëmbël?

Sheqer.

Po ëmbëlsira e sheqerit nga vjen? Ose më thuaj ç’farë i kanë hedhur sheqerit që është bërë i ëmbël? Sipas teje a është e drejtë që të themi: Sheqrit i kanë hedhur sheqer që është bërë i ëmbël:

Jo.

Patjetër, është  e qartë! Ëmbëlsira  e sheqerit është nga vetë ai. Në realitet, çdo gjë që është e ëmbël, ëmbëlsinë e vet e ka marrë nga sheqeri, tani nuk është e nevojshme që vetë sheqeri ëmbëlsinë e vet ta marri nga dikush tjetër, por ëmbëlsira e sheqerit është nga vetja e tij. Në lidhje me temën tonë gjithashtu çdo gjë ekzistencën e vet e ka nga “burimi i ekzistencës”; që do të thotë e ka nga Zoti. Tani vetë Zoti nuk ka nevojë që ekzistencën e vet ta marri nga diçka apo nga dikush tjetër, përkundrazi ekzistenca e Tij është nga vetja e Tij dhe nëse në mënyrë të përsëritur themi kjo ekzistencën e ka marrë nga ai tjetri, ai tjetri nga tjetri, dhe kështu me radhë kjo është gabim dhe e pavlefshme.

Niveli i katërt

Nuk është e mundur që burimi i ekzistencës vetë të ketë një shkak apo një krijues. Burimi dhe zanafilla e krijesave të botës ose është “qenia” ose “mos qenia” sipas mendimit tënd vallë krijesat a janë krijuar nga qenia dhe ekzistenca apo nga mos qenia dhe asgjëja?

Dihet që janë krijuar nga qenia dhe ekzistenca

Tani më thuaj nëse ndonjëri pyet: Vetë qenia nga kush ëhtë krijuar? Ç’farë përgjigje duhet t’i japësh? Nëse themi nga mosqenia, nuk është e drejtë, sepse mosqenia nuk është një gjë që të bëhet shkak i qenies dhe ekzistimit; dhe nëse themi nga vetja e tij, që do të thotë nga qenia, edhe kjo nuk është  e drejtë, sepse një gjë nuk është e mundur që të krijojë veten e vet.

Tani nëse në vend të qenies, marrim në shqyrtim burimin e ekzistencës; pra Zotin kush e ka krijuar burimin e ekzisencës?

Nëse themi mos qenia, është e pamundur. Nëse themi qenia, dhe kjo është e pamundur, sepse Zoti vetë është burim i qenies. Dhe nëse themi një tjetër burim i ekzistencës, edhe kjo është e gabuar, sepse ne nuk kemi asnjë argument për ekizistimin e dy burimeve të ekzistencës. Kështu që duhet të dimë që burimi i ekzistencës, ka qenë gjithnjë dhe asnjëherë nuk është krijuar nga mosqenia dhe nuk ngjason me ne që në fillim nuk ishim, më pas u krijuam; që do të thotë duke pasur parasysh faktin që Zoti dallon me krijesat e veta, nuk ka nevojë për krijues dhe shkak për ekzistencën.

 

[1] Përjigjja e kësaj pyetje është e ngjashme me pyetjen “Zoti nga cila kohë ka ekzituar”