Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 5

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 25, 2018, 6:10 a.m.

Sa i madh është Zoti?

Madhësia e çdo gjëje është në masën e madhësisë së tij

Është në gjatësinë, gjerësinë, thellësinë dhe përmasën e tij

Por Zoti Një dhe i vetëm nuk ka trup dhe materie

Masa e dukshme, është veçori e krijesave të Tij

Madhësinë e Zotit nuk e di as profeti

Sepse madhësia e tij është në masë të mëshriës së Tij

Mëshira e esencës së stërpastër e Tij është e pallogaritshme

Të gjithë qiejt, janë një copë prej krijimit të Tij

Niveli i parë

Sa i madh është  Zoti?

Zoti është më i madh nga sa mund të kuptojmë; por madhësia e Zotit ndryshon me madhësinë e gjërave tjera.

Në ç’mënyrë?

Madhësia e Zotit nuk është si mali, qielli dhe gjëra të tilla si këto. Sepse Zoti nuk ngjason me gjëra të tjera (nuk ka trup). Madhësia e Zotit qëndron në këtë që ka krijuar qiellin, tokën dhe shumë gjëra të tjera. Zoti i Madhëruar vetë e ka krijuar çdo gjë dhe fuqia e Tij është më e madhe se të gjiha krijesat e tjera. Dija e Tij është më e madhe se të gjithë, mëshira e Tij është më e madhe se çdo gjë tjetër; madje dija dhe mëshira e Zotit, gjthashtu është më e madhe se Profetët, imamët dhe prindërit. Kështu që Zoti është më i lart se çdo kush dhe më i madh se çdo gjë tjetër.

Niveli i dytë

Sa i madh është Zoti?

Zoti i Madhëruar është krijues i gjithçkaje; kështu që madhështia e Tij është më e madhe se krijesat e Tij, sepse vetë është krijues i tyre. Sigurisht madhësia e Zotit nuk është si madhësia e krijesave. Ne qiejt i konsiderojmë të mëdhenj, sepse janë shumë të gjerë. Malin e konsiderojmë të madh për shkak të peshës së tij. Madhësi të tilla kanë të bëjnë me gjëra të cilat kanë trup, por Zoti as nuk është i gjerë dhe as i rëndë, për arsye se nuk ka trup si ne.

Atëherë si është?

Më thuaj a ke dëgjuar deri më tani që një shkencëtar është më i madh se një njeri i zakonshëm?

Po.

Sipas mendimit tënd madhësia e shkencëtarit për ç’farë karakteristikash dhe vetish të tij buron? Më lejo që të të pyes në këtë mënyrë? Kush më i madh dhe më i njohur Avicena, që është një shkencëtar i njohur apo njerëzit e zakonshëm?

Është e qartë që Avicena (Ebu Ali Sina).

Pra gjatësia dhe fiziku i tij është më i madh?

Jo.

Të lumtë! Madhësia e vërtetë nuk qëndron në trup dhe fizik dhe nuk është e drejtë që të themi: “Çdo gjë që ka trupin dhe fizikun më të madh , është më me vlerë dhe më i madh” në të kundërt duhet të themi që deveja dhe elefanti janë më me vlerë se sa shkencëtarët! Madhësia e vërtetë qëndron tek dija, shkenca dhe të mirat dhe duke u nisur nga fakti që Zoti i Madhëruar është burimi i bukurive dhe nga ana tjetër të gjitha të mirat ia ka dhuruar vetë krijesave, atëherë madhësia e vërtetë dhe reale i takon Zotit.

Duke pasur prasysh faktin që ne me dijen dhe shkencën tonë nuk mundemi që të perceptojmë madje as madhështinë dhe madhësinë e krijesave të Zotit, atëherë është e qartë që vetë Zoti është më i madh nga ajo që ne mund të themi në lidhje me përmasën e madhësisë së Tij.

Niveli i tretë

Ç’farë do të thotë Zoti është i madh? Zoti nuk ka trup!

Është më mirë që në fillim të shpjegojmë kuptimin e nocionit “madhësi”. Ndonjëherë madhësia, është për shkak të gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë më të madhe të një gjëje; që do të thotë ajo gjë trupin e ka më të madh, apo zë një hapësirë më të madhe. Ndonjëherë madhësia qëndron në gjatësinë e kohës dhe jetës së një gjëje; pra koha e saj është e gjatë, e madhe dhe ka shtrirje kohore të gjatë. Por ndonjëherë madhësia është për arsye të tjera; p.sh. një njeri i cili është shumë i ditur themi: Filani është një njeri shumë i madh. Kjo madhësi është për shkak të ekzistimit të “dijes” tek ai shkencëtar. Dhe në hadith gjithashtu lexojmë: “Ai i cili mëson për Zotin, dhe të tjerët i  mëson për Zotin në botën qiellore atë e thërrasin “i madh”.[1]

Ndonjëherë gjithashtu është për shkak të forcës dhe fuqisë së njeriut; p.sh në botën e sportit ai që ka më shumë forcë i themi: Filani në sport është një njeri i madh”; ndonjëherë po ashtu në sferën e etikës dhe sjelljes, filanin e kujtojmë për të madh, që do të thotë ai është një njeri i sjellshëm dhe me dinjitet.

Pra madhësi të tilla (si të qenët shkencëtar, i fortë, dhe me dinjitet) mundet që të jenë argument i madhësisë së një personi; ndërkohë që është e mundur që po ai person i madh të mos ketë fizik të madh.

Duke pasur parasysh këtë premisë, tani le të shohim se sa është dhe si është madhësia e Zotit? Ashtu siç u shprehe, Zoti nuk ka trup; pra madhësia e Zotit nuk është nga lloji i madhësisë trupore. Por se sa i madh dhe sa madhështor është Ai, le ta dish dhe këtë që të gjithë shkencëtarët dijen dhe shkencën e tyre  e kanë përfituar nëpërmjet studimit të krijesave dhe veprave të Zotit. Përveç kësaj, vetë këta shkencëtarë gjithashtu janë krijesa të Zotit; madje dhe mendja dhe dija e tyre është nga Zoti. Atëherë në këtë aspekt, askush nuk mund të krahasohet me Zotin, për arsye se Zoti i Madhëruar është burim i dijes dhe shkencës. E njëjta gjë ndodh dhe me fuqinë dhe forcën; çdo krijesë fuqinë e vet e ka nga Zoti. Kështu që në këtë aspekt gjithashtu nuk mund të krahasohet askush dhe asgjë me Zotin e Madhëruar. Në lidhje me mëshirën, mirësinë dhe përdëllimin,  dije që dashuria e nënës është një rreze nga dielli i mëshirës dhe dashurisë së Zotit. Tani shih se sa i Gjithëmëshirshëm është Zoti i Madhëruar dhe sa shumë mirësi që ka! Me të vërtetë nëse madhësia qëndron në gjëra të këtilla (dhe kjo me të vërtet është kështu) Zoti është më i madh se ajo që mund ta perceptojmë. Kuptimi i fjalës “Allahu Ekber” po kjo është. A e di kuptimin e kësaj shprehjeje?

Pra Zoti është i madh.

Jo; që do të thotë Zoti është më i madh , por më i madh se kush? Nëse duam që ta njohim Zotin dhe të kuptojmë madhështinë, mirësinë, dhe cilësitë të tjera të Tij, jemi të detyruar që të meditojmë për fjalët dhe veprat e Tij. Për arsye se vetë Ai nuk është i arritshëm për shikimin dhe mendjen tonë.  

Sipas mendimit tënd, sa i madh është ai, për të cilin nuk është e mundur, që të njohësh as thellësinë e veprave dhe fjalëve të tij më të thjeshta?  Madje dhe njerëzit më të ditur dhe shkencëtarët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm kanë dështuar në kuptmin e ndërlikimeve të kësaj bote dhe kanë pohuar pamundësinë dhe paaftësinë e vet. Duhet të dish dhe këtë që imamët tanë të dashur kanë thënë: “Nëse ndokush e njeh mirë Zotin, e kupton që është e pamundur që ta njohim Zotin ashtu siç është. Ky është kuptimi i “Allahu ekber” që do të thotë Zoti është më i Madh sesa ndokush ta njohi polotësisht Atë ose të mundet dhe të jetë në gjendje që ta përshkruajë Atë.


[1] El kafi, v, 1. Fq, 35