Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 1

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 16, 2018, 1:42 a.m.

Përse nuk e shohim Zotin?

Shkova në prani të mevlasë, i thashë ku është Zoti im?

Zoti i mirë dhe i ditur, i dashuri dhe i shpresuari im ku?

Më tha o i dashur, atë nuk mund ta shohësh

Ashtu si ajri dhe drita që janë të pakapshme nga shikimi

Por shenjat e Tij i gjen kudo dhe në çdo vend

Në mal, në fushë , në shkretëtirë a në qiellin  e kaltërt

Niveli i parë

Ashtu siç e thamë dhe në hyrje të librit, fëmijët e nivelit të parë, për të perceptuar dhe kuptuar pyetjen e përgjigjeve të tyre kanë nevojë për shembull konkret; shembuj që të jenë në gjendje që ti kapin ato. Këtu dhe në përjgigje të pyetjes së lartpërmendur mjafton që t’ua shpjegojmë fëmijëve që ka shumë gjëra që ne nuk mund t’i shohim me sytë tanë; si p.sh ajri, zëri, era apo mendja e njerëzve.

                                                                 ***

Si ta shohim Zotin?

Zoti nuk mund të sihet me syrin e njeriut.

Pse?

Sepse Zoti i Madhëruar, nuk është si ne apo si diç tjetër që të jemi në gendje që ta shohim atë. Sigurisht ne shumë gjëra nuk mund t’i shohim me sytë tanë; si p.sh. : Përse lëviz ajo perde?

Sepse e fryn era.

A mund ta shohim erën e kondicionerit?

Jo.

Ju lumtë! E saktë; ne ajrin nuk mund ta shohim me anë të shikimit të syve, por ekziston një erë që lëviz perden , nëse nuk fryn era as perdja nuk do të lëvizte.

A është kështu?

Po.

Atëherë era ekziston, por vetëm që ne nuk mund ta shohim nëpërmjet shikimit. Ka dhe shumë gjëra të tjera të cilat ekzistojnë, por që nuk shihen; p.sh, nuhate këtë lulen! Ç’farë arome të jep?

Ka aromë të mirë.

A mund ta shihni me sytë tuaj këtë aromë?

Jo.

Ekzistojnë aroma dhe zëra por që ne nuk arrijmë që t’i shohim nëpërmjet syve tanë, kështu që ka shumë gjëra që ekzistojnë, por që ne nuk mund t’i shohim me anë të syve. Edhe Zoti gjithashtu nuk shihet me sy. Sigurisht është e drejtë që Zoti nuk mund të shihet me sy, por ndryshon me çdo gjë tjetër, që do të thotë Zoti nuk ngjason me ajrin, erën dhe aromën. T’i solla këto shembuj në mënyrë që ta bëj pak më të qartë për mendjen tuaj. Dashtë Zoti kur të rritesh më shumë dhe të kesh mësuar më shumë gjëra, përgjigen e pyetjes do ta kuptosh më mirë.

Niveli i dytë

Në përjgigje të nivelit të dytë, gjithashtu mund të prëdorim dhe çështje mendore dhe në këtë mënyrë për fëmijën të hapim kapitullin e njohjes së Zotit të Madhëruar; që do të thotë t’i përgjigjemi dhe dyshimit të tij në lidhje me ekzistencën e Zotit si dhe ta njohim atë me metodën e njohjes së burimit të mëshirës.

Vallë a mund ta ngresh këtë tavolinë?

Po, mundem!

A mund të më tregosh forcën tënde?

Në të tilla raste, fëmijët në mënyrë instinktve dhe logjike shkojnë drejt karriges dhe e lëvizin atë nga vendi.

A e sheh që mundem!

Por unë nuk jam në gjendje që forcën tënde ta shoh me sy!

Epo meqë arrita që ta lëviz karrigen nga vendi do të thotë që kam një forcë të tillë!

Të lumtë! Është e dretë që unë nuk mund të shohë forcën tënde nëpërmjet syve të mi, por mund të kuptoj që ti ke një forcë të tillë dhe mundesh, sepse nëse nuk do e kishte, nuk do të mundeshe që ta lëvizje karrigen nga vendi; që do të thotë është një gjë që ekzisotn por që ne nuk e shohim , duhet që ta njohim me ndihmën e mendjes dhe intelektit.

A të kujtohet ajo natë që kishim hipur mbi çati dhe po numëronim yjet?

Po, më kujtohet

Sa ishin?

Ishin shumë

Kush i ka krijuar ato?

Zoti.

Si mendon ti ai i cili i ka krijuar të gjitha këto yje dhe gjithë këtë qiell të madh, a ka shumë forcë apo pak?

Ka shumë.

Një pyetje tjetër: A mund t’i thush emrat e disa frutave?

Molla, dardha, rrushi, portokali, kivi, shega, shalqini dhe ... .

Sipas teje, ai i cili për ne ka krijuar lloje e ndryshme të frutave, a është i dashur dhe i mëshirshëm apo jo?

Po, është i dashur dhe mëshirshëm.

Një pyetje tjetër: portretin e njeriut që e vizatojmë, nëse i vëmë atij vetulla bëhet më i bukur apo kur nuk i vëmë vetulla?

Kur t’ia vëmë.

Sipas teje, përse Zoti për ne ka vendosur vetulla?

Që të  dukemi më të bukur.

Zoti i cili ka menduar për ne, në mynyrë që ne të bëhemi më të bukur, a është i Mëshirshëm apo jo?

Po, është i Mëshirshëm.

A të kujtohet ajo bebja që po pinte qumësht tek mami i vet

Po.

Kush ia ka dhuruar mamit të tij qumështin? Kush e mësoi atë që të mëkonte?

Zoti.

A e sheh se sa Zoti ka menduar për njerëzit dhe sa shumë i do ata?

Nëse bebet nuk do të kishin qumësht për t’u ushqyer, ose nuk do të dinin që të mëkonin, nuk mund të ushqeheshin me ndonjë ushqim tjetër. A nuk është kështu?

Po, nuk kanë as dhëmbë madje!

Atëherë, është e drejtë që ne nuk e shohim Zotin, por mundemi që nëpërmjet begative dhe veprave që ka bërë të kuptojmë që Ai ekziston si dhe të kuptojmë sa i Mëshirshëm, i Madh dhe i Gjithëfuqishëm që është.

Niveli i tretë

Cilat gjëra ne mund t’i shohim me sytë tanë?

Gjërat të cilave iu bie drita dhe reflektimi i dritë së tyre bie në sytë tanë. Vallë çdo gjë është në këtë mënyrë? Vallë çdo gjë që ekziston nëpërmjet dritës mund ta shohim atë? Ka shumë gjëra të cilat nuk kanë trup nuk kanë asnjë fizik në mënyrë që të shihen nëpërmjet dritës; si p.sh. ajri, zërat, valët e televizionit dhe shumë gjëra të gjalla të cilat nuk shihen; si p.sh engjëjt dhe shpirti i njerëzve.

A e dini se cila forcë bëhet shkak që një mollë pasi që të shkëputet nga pema, të bjeri mbi tokë?

Forca e gravitetit.

E saktë; por një pyetje: Vallë a mundemi që ta shohim forcën e gravittit? Të njëjtën forcë që neve na mban fort mbi tokë dhe nëse nuk do të ishte, ne do të kishim fluturuar në hapësirë?

Jo.

Ngjashëm me magnetin i cili gjërat prej hekuri i tërheq dret vetes me një forcë, por ne nuk jemi në gjendje që ta shohim atë forcë. Patjetër për këtë je në dijeni se nga pikëpamja shkencore, çdo vepër që kryhet në këtë botë kryeht me anë të një energjie.

Po, e di.

Vallë a mundemi që energjinë, ekzistenca e së cilës është e domosdoshme për të gjita veprat, ta shohim me sytë tanë?

Jo.

Edhe një çështje tjetër, çdo gjë që ekziston në këtë botë, është krijuar dhe vepron në bazë të një ligji dhe dije; çdo farë gruri që prodhon me dhjetëra farë të tjera, e kryen këtë vepër me anë të gjenetikës së e brendshme të saj ku të gjitha gjenet janë mesazhe shkencore, apo lëvizja e hënës rreth tokës apo toka rreth diellit, që të gjitha kryhen në bazë të ligjeve të sakta matematikore; por pyetja është kjo vallë a mund ta shohim ne me sytë tanë “diturinë” apo “ligjin”?

Sigurisht që jo!

Atëherë, aty ku drita është i vetmi faktor për të parë trupat, nuk është një pretendim   me vend që të duam të shohim çdo gjë me anë të syve (syri i cili ëstë në gjendje që të shohë vetëm me ndihmën e dritës), mirëpo ne nëpërmjet treguesit dhe indicies së çdo gjëje  jemi në gjendje që ta kuptojmë ekzistencën e saj.

Në fakt ky që një njeri të ketë pritshmëri se ta shohi nëpërmjet shikimi të syve çdo gjë për të kuptuar ekzistencën e saj, është një pretendim i kotë dhe i pavend; si p.sh. ndonjëri të dëshirojë që me anë të syve të shohë zërat dhe aromat në mënyrë që t’i kuptojë ato! Për njohjen e çdo gjëje ekziston mjeti i veçantë i tij ; për njohjen e zërave ekzistojnë veshët, për aromë ekzistojnë hundët dhe ... . për të njohur gjërat  e padukshme si p.sh. mirësia dhe mëshira ndaj të tjerëve (siç Zoti) duhet që të shohim shenjat, veprat dhe sjelljet e tyre; që do të thotë duhet t’i kuptojmë ato nëpërmjet mendjes, intelektit dhe në bazë të indicieve të tyre. Dije dhe këtë që mosdukja nuk është argument për mosekzistim.

Niveli i katërt

 Nëse synimi prej shikimit është të parët me anë të syve, pra në mënyrë sensuale, atëherë Zotin asnjëherë nuk mund ta shohim; për këtë dëshmon si intekekti dhe dija, po ashtu dhe feja.

Sipas intelektit dhe shkencës: Shikimi sensual realizohet nëpërmjet ballafaqimit të një objekti me sy dhe reflektimit të valëve të dritës; që do të thotë së pari duhet që të ekzistojë një trup, së dyti përballja dhe ballafaqimi i atij obkjekti me syrin. Mu për këtë arsye, sytë tanë nuk janë në gjendje që të shohin objekte pas kurrizi; ndërkohë që Zoti as nuk është trup apo objekt dhe as që posedon karakteristikat dhe veçorit të materies (sç është përballja) prandaj Zoti asnjëherë nuk mund të shihet me sy.

Sipas fesë: Kur’ani dhe hadithet shikimin e Zotit në dukje, pra në mënyr sensuale qartazi e konsideron të pamundur. Në Kur’an thuhet: Sytë nuk e shohin Atë (“sure En’am / 103”).  Në hadith thuhet: “Zoti i Madhëruar asnjëherë nuk do të shfaqet karshi syve të shikuesve”[1]. Ose në një vend tjetër thuhet: “Shikimet asnjëherë nuk mund ta shohin atë dukshëm (në mënyrë ndijimore)”. [2] Por nëse qëllimi i shikimit, është shikimi i brendshëm (jo sensual), sigurisht në varësi të kapacitetit, dhuntisë dhe mundësisë së njerëzve, një gjë e tillë është e mundur; ashtu siç imam Aliu (a.s) iu drejtua Dhilibit: “Zotin që nuk e shoh, nuk e adhuroj dot” Dhilibu e pyeti: Si e keni parë Zotin tuaj? Imami u përgjigj: “Mjerë për ty!  Zotin nuk e percepton shikimi i syve, përkundrazi Zotin arrin ta shohë syri i zemrës i mbuhsur me dritën e besimit”. [3]

Vallë dhe zemra ka sy?

Po. Zoti i Madhëruar në Kur’an po thotë: “Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet) “Vuane dënimin me djegie!”. [4]

 Niveli i pestë

Është me vend që këtu të sjellim një pjesë të një diskutimi që ka pasur al-lame Muhammed Taki Xhaferi, një nga figurat e mëdha shkencore dhe mendimtarët e mëdhenjë të kohës me dijetarin e shquar anglez doktor Piter në lidhje me ekzistencën e Zotit.

Dr. Peter: Cili është argumenti i juaj në lidhje me ekzistimin e Zotit?

Alame: Arsyeja e shëndoshë këtë univers e konsideron si manifestim të rendit/rregullsisë  dhe duke pasur parasysh faktin që rendi/rregullsia nuk krijohet nga vetë objektet të pa ndërgjegjshme, atëherë kjo punishte e universit ka një rendvënës (rregullues) që në fjalorin e feve quhet “Zot”

Atëherë përse disa Atë (Zotin) nuk e pranojnë?

Në këtë botë, ata të cilët e mohojnë ekzistencën e Zotit nuk kanë më shumë se dy vendmbështetje:

1. Kritkimi i argumenteve të dëshmuesve të ekzistencës së Zotit;

2. Të qenët jondijimor i Zotit; që do të thotë ne nuk e ndiejmë/kapim Zotin (me anë të pesë shqisave) dhe nuk e shohim Atë, kështu që Zoti nuk ekziston.

Në lidhje me vendmbështetjen e tyre të parë duhet të themi që kritikimi i arsyes dhe argumentit vetë nuk është një argument; atëherë do të trajtojmë vendmbështetjen e tyre të dytë dhe po themi: Nëse të qenët jondijimor dhe jo-sensual të një realiteti është argument për mosqenien dhe mos ekzistimin e tij, andaj realiteti i parë që duhet të mohohet, janë po këto ligje dhe rregulla që menaxhojnë natyrën (siç graviteti) që kurrsesi nuk janë sensuale, por ne i perceptojmë ato nëpërmjet arsyes dhe dijes dhe zbulojmë ekzistencën e tyre (rregullave dhe ligjeve të natyrës).[5]

 

[1] Nehxhul Belaga, fjalimi 49

[2] Po aty, fjalimi 94.

[3] Mizanul hikmeh, v 6, fq 190

[4] Sure El – Haxhxh/22

[5] Luftimi i mendimeve, v, 1, fq, 93.