Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 6

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 28, 2018, 1:10 a.m.

Ku ndodhet shtëpia e Zotit?

Zoti që nuk është si ne, nuk ka vend dhe trup

Shtëpi në formën e tonë Ai asnjëherë nuk ka

Nuk e dëmton as i ftohti, as i nxehti dhe as shiu

Ai nuk ka trup dhe fizik si ne!

Niveli i parë

Ku ndodhet shtëpia e Zotit?

Zoti nuk është si krijesat e tjera që të ketë nevojë për shtëpi. E gjithë hapësira dhe çdo gjë janë të Zotit dhe Zoti është i pranishëm kudo. Ai sheh çdo gjë dhe di çdo gjë. Përveç kësaj, nëse Zoti do të ishte vetëm në një vend p.sh. të ishte vetëm në një shtëpi, ata të cilët ndodhen në vende të tjera si duhet të të veprojnë kur kanë nevojë për Zotin? Ose në kohën kur mërziten dhe duan që të flasin me Zotin dhe duan që t’i luten Atij dhe të përshpërisin me Atë  ç’farë duhet të bëjnë? Nëse Zoti do të ishe në një shtëpi,  atëherë nuk mund të ishte tek të gjithë dhe të dëgjonte bisedat e të gjithëve.

Pra sa mirë që Zoti nuk është në një shtëpi, meqenëse tani Zoti është kudo dhe të gjithë Zotin e kanë pranë vetes, në çdo vend të botës qofshin; madje njerëzit Zotin e kanë të pranishëm dhe në zemrën e tyre. Të gjithë janë të gëzuar që Zoti është tek ata dhe mu për këtë asnjëherë nuk ndihen të vetmuar si dhe nuk kanë frikë nga askush dhe asgjë. Nëse ne e dimë që Zoti i Mëshirshëm dhe i Plotëfuqishëm është gjithnjë dhe kudo me ne, nuk kemi më ndonjë arsye që të frkësohemi prej çfardo qoftë tjetër, sepse Ai është më i fortë dhe më i mëshirshëm se nga të gjithë dhe është mbrojtësi ynë. Nga ana tjetër, Zoti kurr nuk fle; pra gjithnjë mendjen e ka tek ne, madje edhe në kohën që ne flejmë.

Niveli i dytë

A janë shtëpi të Zotit Qabja dhe xhamia?

Zoti as që ka nevojë për shtëpi! Me të vërtetë pse ne kemi nevojë për shtëpi?  Sepse shtëpia na shërben që ne të mbrohemi nga të ftohtit, të nxehtit, era, shiu dhe gjëra të tilla si këto dhe të jemi të sigurtë dhe të mbrojtur; sidomos në kohën e pushimit dhe të rehatisë, në kohën kur ndodhemi brenda në shtëpi, ndihemi më të qetë dhe më të relaksuar. Por Zoti nuk është si ne që të ftohtit, nxehtësia dhe gjëra të tilla si këto të mund t’i shkaktojnë Atij dëm. Përveç kësaj Zoti aspak nuk ka nevojë që të pushojë dhe të flejë në mënyrë që të ketë nevojë për një vend të sigurtë që të jetë më mirë për Atë.

Niveli i tretë

Pse themi xhamia është shtëpia e Zotit?

Zoti i Madhëruar disa gjëra i ka përcaktuar në mënyrë të atillë që askush nuk mund të bëhet pronar i tyre dhe aty të ndërtojë shtëpi, dyqan apo ...  Zoti i Madhëruar vende të tilla i ka prezantuar si shtëpinë e Vet në mënyrë që ata të cilët duan që ta adhurojnë Zotin t’i vizitojnë ato vende dhe t’i luten Atij në qetësi, pa i shqetësuar ndokush ata.  Një pjesë e njerëzve duan që në liri të plotë dhe pa kufizime si për shkak të racës ( i bardhë dhe i zi), kulturës, (si i ditur i paditur), gjuhës dhe nacionalitetit (arab dhe jo arab) të mblidhen në një vend së bashku për t’i zgjidhur problemet që kanë në mes vete apo me të tjerët dhe për këtë kanë nevojë për një vend asnjanës, që të mos i përket askujt apo ndonjë grupim të veçantë. Zoti këto vende i ka përcaktuar për njerëzit dhe ato i prezanton si shtëpia e Tij.

Përse themi Qabja është shtëpia e Zotit?

Zoti vetë në Kur’an Qaben e ka quajtur “bejti” pra “shtëpia Ime”. Imam Sadiku (a.s.) po thotë: “Zoti disa gjëra ia ka përshkruar Vetes për shkak të finsikërisë që ato kanë; siç është Qabja, Profeti i dashur (s.a.v.a) dhe po ashtu shpirti që është fryrë në trupin e njeriut”! Vallë a e pranon që të gjitë të Dërguarit kanë ardhur nga Zoti dhe janë misionarë të Tij?

Po.

 Por dije që Zoti vetëm Profetin  Muhammed (s.a.a.) e ka quajtur “resuli” që do të thotë “I Dërguari i Im” për arsye se Profeti i fundit është Profeti më i mirë dhe më i nderuar prej të gjithë Profetët e tjerë të Zotit. Vallë a e pranon që shpirti i të gjithëve është nga Zoti?

Po.

Zoti vetëm shpirtin që e ka fryrë tek njeriu e ka quajtur “ruhi” që do të thotë “Shpirti im”. Por Zoti nuk ka shpirt! Duke u nisur nga fakti që ky shpirt që është fryrë në zemrën e njeriut është plot madhështi dhe plot dinjitet, Zoti i Madhëruar këtë shpirt ia ka atribuuar vetes dhe po thotë: “E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. [1]

E njëjta gjë vlen për shtëpinë e Zotit, Qaben. A e pranon që çdo gjë që gjendet në tokë dhe në qiell është pronë e Zotit dhe Zoti është pronari i  tyre, përfshirë të gjitha shtëpitë?

Po.

Por Zoti vetëm xhamitë dhe Qaben që janë enkas për të kryer adhurimin dhe lutjen  i ka quajtur si shtëpia e Vet dhe në Kur’an vetëm Qaben e ka prezantuar  si “bejti” pra “shtëpia Ime” kjo është për shkak të shenjtërisë së veçantë dhe vlerës specifik që ka Qabja. Vendi i parë që është ndërtuar për të përkujtuar Zotin është po kjo Qabja që sot është bërë shkak për bashkimin e zemrave të besimtarëve si dhe për madhështinë e kërkuesve të Zotit në sytë e të gjithë botës.

 

[1] Sure EL- Hixhr/ 29