Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 4

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 21, 2018, 4:09 a.m.

Nga cila kohë ka ekzistuar Zoti?

Krijuesi i “parë” është Ai, sa ka qenë qenie ka qenë Ai  

Ai është Krijues i “kohës”, në kohën kur nuk ekzistonte “koha”

Është i pari i së parësë Ai, është i fundit i së fundës Ai

Para tokës dhe kohës dhe para çdo gjëje që ka ekzistuar, ka qenë Ai

Niveli i parë

Duhet të theksojmë, zakonisht kjo pyetje nuk parashtrohet për nivelin e parë.

Zoti nga kur ka qenë?

Zoti i Madhëruar gjithnjë ka qenë dhe gjithnjë do të jetë. Zoti nuk është si ne, që ta ketë krijuar dikush Atë dhe të mund të themi: “Zoti nga kur ka qenë?” Zoti ka ekzistuar që nga fillimi. Vallë a nuk ke dëgjuar kur thonë: “Na ishte s’na ishte, përveç Zotit askush nuk ishte?” Kuptimi i saj është kjo që ka qenë që ka qenë; para çdo gjëje dhe çdo kujt tjetër. Madje unë nuk mund të të sjell ndonjë shembull që të jetë si Zoti që nuk është krijuar ngjashëm me Zotin; vetëm Zoti është Ai i cili ka qenë që në fillim.

Sigurisht tani je i vogël dhe e ke të vështirë që ta kuptosh. Me vete thua si është e mundur një gjë e tillë?  Por kur të rritesh dhe më shumë, do ta kuptoshmë më mirë përgjigjen e pyetjes.

Niveli i dytë

Nga kur ka ekzistuar Zoti?

 Për ne njerëzit fillimi i jetës dhe ekzistencës sonë është lindja kurse fundi i saj dhe qenies stonë është vdekja; kurse Zoti nuk ka lindje dhe vdekje; që do të thotë asnjëherë nuk ka lindur dhe asnjëherë nuk do të vdes. Ai i cili nuk ka lindur dhe ai i cili nuk e ka krijuar askush Atë, ka qenë për motë të motëve dhe nuk ka fillim në mënyrë që të parashtrojmë pyetjen se nga kur ka qenë. Pra Zoti nuk është kështu që të mos ketë qenë në fillim dhe më pas të jetë krijuar në mënyrë që të ketë një “fillim” (zanafillë dhe nisje). Edhe sureja e Teuhidit një gjë të tillë e pohon: Në suren Tuuhid lexojmë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.

Niveli i tretë

Nga kur është krijuar Zoti?

Zoti në asnjë mëyrë nuk është krijuar, por ka qenë dhe ka qenë.

Në ç’mënyrë?

Nëse supozohet që dhe Zoti është krijuar (që do të thotë nuk ka qenë që nga fillimi dhe më pas është krijuar), lind pyetja: Kush e ka krijuar Zotn? Vallë a ekziston ndokush edhe më lart se Zoti?!

Për shembull vetë ta ketë krijuar veten e tij?

Nëse supozohet që një gjë të ketë krijuar veten e vet, atëherë së pari duhet të ekzistojë që të mund që të krijojë veten e vet; por kjo nuk është  drejtë, sepse patëm thënë që do supozojmë që Ai nuk ka qenë. Kështu që nuk mund të themi vetë e ka krijuar veten e vet. Atëherë meqenëse askush nuk është më lartë se Zoti  dhe nuk është e mundur që një gjë të krijojë veten e vet, arrijmë të kuptojmë që Zoti në asnjë mënyrë nuk është krijuar; që do të thotë gjithjnë ka qenë dhe ekzistuar. A është kështu?

Po.

Një pyetje tjetër: Ti që thua nga kur ka qenë Zoti, vallë a mund të imagjinohet një kohë që Zoti nuk ka qenë? Që do të thotë vallë a është e mundur që të pranojmë që ka qenë një kohë që Zoti nuk ka qenë dhe më pas është krijuar?

Jo, nuk është e mundur.

Atëherë mendja dhe arsyeja e jonë e pranon këtë që Zoti duhet të ketë qenë gjithnjë dhe në asnjë mënyrë nuk është krijuar.

Niveli i katërt

Zoti është i vetmi i cili nuk ka “krijues” dhe vetë gjithnjë ka qenë dhe  gjithnjë do të ekzistojë. Në thelb Zoti i Madhëruar është burim i ekzistencës dhe nëse ekziston një gjë i cili nuk ka “krijues”, ajo është vetëm Zoti.  Tani nëse supozojmë që dhe Zoti të ketë një “krijues” , kush mund të jetë ai? Ndoshta dhe ai “krijuesi” duhet të ketë një “krijues” tjetër! Dhe më pas pyetja jonë do të vazhdojë pa limit. Dije dhe këtë që nga ana shkencore kjo çështje është e pamundur.

Të të sjell një shembull në mënyrë që të dish që nuk është nevojshme që nëse çdo gjë ka një “krijues” vetë ai “krijuesi” gjithashtu të ketë një “krijues” dhe kështu deri në fund. Më thuaj nga vjen aroma e mirë e rrobave tua? Pra ç’farë i ke hudhur këmishës që mban një aromë të mirë?

Parfum.

Tani më thuaj: Nga vjen aroma e mirë e parfumit? Ose më thuaj ç’farë kanë hedhur në parfum që mban një erë të mirë? Sipas teje a është e drejtë që të themi parfumit i kanë hedhur parfum që i vjen era e mirë?

Jo.

Patjetër, kjo është e qartë. Aroma e këndshme e parfumit është nga vetë ai. Në realitet, çdo gjë që mbart erë të mirë e ka nga parfumi; Atëherë nuk është e nevojshme që parfumi vetë, aromën e vet të këndshme ta marri nga një gjë tjetër, por aroma e parfumit është nga vetja e tij. T’i kthehemi bisedës sonë. Çdo gjë ekzistencën e vet e ka nga burimi i ekzistencës, pra nga Zoti. Tani vetë Zoti nuk ka nevojë që ekzistencën e vet ta marri nga dikush apo nga një gjë tetër, përkundrazi, ekzistenca e Tij është nga vetja e Tij. Nëse themi në mënyrë përsëritëse se kjo ekzistencën e ka nga pararendësja dhe ajo nga pararendësja tjetër dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë .... deri në fund (thënë ndryshe të jetë rreth viçioz dhe ripërsëritës) kjo është e gabur dhe e pavërtet. Nuk është e mundur që burimi i ekzistencës, vetë të ketë një shkak apo të ketë një krijues.

Niveli i pestë

Burimi i krijesave të botës ose është “qenia ose është “mos qenia”. Sipas mendimit tuaj vallë krijesat janë krijuar nga qenia dhe ekzistenca apo nga mos qenia dhe asgjëja?

E pra, janë krijuar nga ekzistenca dhe qenia.

 Tani më thuaj nëse ndokush pyet që vetë “qenia” nga ka ardhur, ç’farë përgjigjje duhet t’i japësh?  Nëse themi nga “mosqenia” nuk është e drejtë, sepse mos qenia nuk është gjë që të bëhet shkak e qenies dhe ekzistimit; dhe nëse themi nga vetja e tij; pra nga qenia, edhe kjo nuk është e drejtë, sepse asnjë gjë nuk mundet që ta krijojë vetë veten e vet.  

Nëse në vend të qenies e marrim në konsideratë “burimin e ekzistencës” pra Zotin, çfarë e ka krijuar burimin e ekzistencës? Nëse  po themi “mosqenia” është e pamundur. Nëse po themi “qenia” edhe kjo është e pamundur, sepse Zoti vetë është burim i ekzistencës. Nëse po themi një burim tjetër i ekzistencës, edhe kjo është e gabuar, për arsye se nuk kemi asnjë argument për ekzistimin e dy burimeve të ekzistencës (qenies).

Kështu që duhet të dimë që burimi i qenies dhe ekzistencës ka qenë dhe që ka qenë dhe asnjëherë nuk është krijuar nga mosqenia, dhe nuk është i ngjashëm me ne, që në fillim nuk ishim, por më pas jemi krijuar.