Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 23

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Gus. 4, 2018, 12:35 p.m.

Kur të vdesim ku do shkojmë?

Zoti i Madhëruar është Zoti i fatit

Për robërit e Tij ka caktuar mirësi dhe paqe

Niveli i parë

Ne kur të vdesim, ku shkojmë?

Në kohën kur njerëzit largohen nga kjo botë hyjnë në një vend shumë më të madh që është shumë , ama shumë më i bukur se kjo botë. Në thelb ne kemi ardhur në këtë botë që të jemi me Zotin dhe me anë të korrjes së fitores në sprova si p.sh. luftimi me pasionin dhe dëshirat dhe djallin, t’i afrohemi pozitës së afërsisë me Zotin; që do të thotë jo vetëm që vetë ne të jemi njerëz të mirë dhe të mos i bëjmë ndonjërit keq dhe të sillemi mirë me të gjithë, por po ashtu të përpiqemi që të mos lejojmë që ndonjëri t’i shkaktojë dhunë tjetrit. Zoti gjithashtu do të na shpërblejë për një veprim të tillë; që do të thotë dhe në këtë botë na bën të dashur dhe krenar dhe në atë botë gjithashtu shkojmë në xhenent që është shumë më i madh se kjo botë, ku dhe kënaqesh më shumë.

Niveli i dytë

Zoti i Madhëruar ka vepruar në atë mëynrë që çdo fazë që e tejkalojmë, ngjitemi në një vend shumë më të mirë. A e di si ç’farë?  Ngjashëm me njeiun që ndodhet në barkun e nënës. Kur janë aty, vendi i tyrë është shumë i ngushtë dhe i vogël, por kur vijnë në këtë botë  e shohin se bota është më e madhe dhe më e mirë sesa barku i nënës. A nuk është kështu?

Po.

Njeriu kur vdes, hyn në një botë të çuditshme që atje shoqërohet me veprat dhe sjelljet e veta; që do të thotë veprat e njeriut madje dhe qëllimet e tij shfaqen si një krijesë që e shoqërojnë njeriun. Nëse jemi njerëz të mirë dhe kemi kryer vepra të mira do të kemi shoqërues të mirë dhe të bukur.

Kushti i asaj që Zoti të na dojë neve është ky që të shkojmë të pastër nga kjo botë; që do të thotë të mos i kemi shkatuar njeriut dhunë, të jemi të moralshëm, të mos jemi mëkatarë dhe larg qoftë nëse kemi kryer ndonjë mëkat apo gabim, të pendohemi dhe ta kompensojmë menjëherë; në këtë mënyrë, atje do të kemi engjëj dhe kopshte të mëdha parajse. Zoti i Madhëruar në Kur’an po thotë: “Xhenenti është aq i madh saqë është në madhësinë e gjithë qiejve dhe tokës dhe të gjitha llojeve të begatië së kënaqshme dhe të pëlqyeshme në xhennet ekzistojnë”.

Por larg qoftë nëse veprat tona janë të këqja dhe nuk na përfshin ndërmjetësimi i profetëve, imamëve dhe njerëzve të dashur është e mundur që të përballemi me vështirësi të rrezikshme që të spastrohemi dhe Zoti të të na fali neve dhe të bëhemi të denjë për të hyrë në xhennet.

Disa para se të vdesin, pra në këtë botë, nën efektin e vështirësive të kësaj bote spastrohen nga mëkatet; disa me vëshriësitë e vdekjes dhe disa të tjerë me vështirësitë që përjetojnë në varr dhe jetën mes dy botëve; disa në fushën e Kiametit dhe disa gjithashtu në xhehenem dhe torturat e dhimbshme atje. Sidoqoftë, duhet të dish këtë që me kalimin tonë nga ura e vdekjes, në realiet “vdekja” vdes dhe tjetër nuk flitet për vdekjen.

Niveli i tretë

Vdekja është një urë e cila njeriun e kalon nga kjo botë në një botë tjetër. Bota tjetër e jonë quhet “berzekh”  dhe bota pas  berezekh-it quhet “Kiameti i madh”. Nga pikëpamja e Kur’anit asnjë njeriu në distancën në mes vdekjes dhe Kiametit të madh  nuk ikën në hestje dhe pa ndjenja; që do të thotë nuk është kështu njeriu pasi që të vdesë e të largohet nga kjo botë të jetë në një gjendje ngjashëm me anastezinë dhe të mos ndiejë asgjë; as mos të ndjejë kënaqësi, as dhimbje, as gëzim dhe lumturi e as hidhërim, përkundrazi njeriu menjëherë pas vdekjes hyn në një fazë tjetër të jetës së tij që ndien çdo gjë, nga shumë gjëra ndien kënaqësi dhe nga gjëra tjera prëjeton vuajtje; sigurisht kënaqësia dhe vuajtja në atë botë varet nga mendimet, morali dhe veprat e tij në këtë botë. Kjo fazë vazhdon derisa të ndodhi Kiameti i madh, atëhër nën efektin  e një seri zhvillimesh dhe ndryshimesh të pashembullta që e përfshin botën në një çast të vetëm, duke filluar nga yjet më të largëta deri tek toka jonë, çdo gjë pëson ndryshime rrënjësore. Me këtë ndryshim rrënjësor kjo fazë, apo kjo botë ndërmjetme (berzekh) që për secilin nga ne është një distancë dhe rrugë e mesme në mes kësaj bote dhe Kiametit, mbaron.

Kështu që nga pikëpamja e Kur’anit Fisnik bota pas vdekjes formohet në dy faza: shprehur më qartë, njeriu pas vdekjes tejkalon dy botë: 1- bota që ashtu siç kjo botë ka një përfundim dhe që quhet “bota e berzekhit”;  dhe 2- bota e Kiamtetit të madh që nuk ka fund. [1]

[1] Përmbledhja e verpave Murteza Mutahari, v 2, f, 513, (me shkurtime)