Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 24

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Gus. 7, 2018, 5:56 a.m.

Pse Zoti e ka krijaur djallin?

Djalli do që të na largojë neve nga rruga e drejtë

Por me mirësinë e Zotit është e pamundur që të bëjë

Sepse ne Zotin e kemi mbrojtës dhe ruajtës

Garanti i përsosjes sonë është Zoti i Gjithmëshirshëm

Djalli në fillim nuk ishte i keq, por kundërshtoi dhe nuk u bind

Për këtë arsye është i poshtëruar dhe i shtypur

Niveli i parë

Pse djalli është armik i Zotit?

Djalli nuk iu bind urdhrit të Zotit dhe për shkak të vrazhdësisë së tij u bë armik i Zotit.

Ç’farë pahijësie ka bërë?

Pasi që Zoti krijoi Hz.  Ademin (a.s.) të gjithë engjëjt i urdhëroi që t’i binin atij në sexhde. Të gjithë engjëjt iu bindën urdhrit të Zotit, vetëm djalli për shkak të mendjemadhësisë nuk iu bind urdhrit të Tij, madje më pas bëri dhe pahijësish të tjera.

Ç’farë bëri?

Zotit i tha: “Duhet të më japësh shpërblimet e adhurimeve që i kam bërë!” gjithashtu dhe Zoti iu përgjigj: “Deri në një ditë të caktuar (Ditës së Kiametit) do të të jap afat dhe nuk do të ta marr shpirtin”. Më pas djali tha: “Edhe unë deri sa të mundem, do t’i largojë robërit e Tu nga rruga e drejtë (dhe do t’i devijoj)!”. Mu për këto vrazhdësira dhe ligësira u shndërrua në armik të Zotit.

Niveli i dytë

Zoti e ka krijuar djallin?

Po; por duhet të të lexoj ndodhinë e djallit edhe pse është pak e gjatë.

Zoti i Madhëruar ka krijuar tre krijesa të mençura dhe inteligjente; një lloj janë në qiej që janë po ata “Engjëjt” të cilët janë krijuar nga drita dhe që nuk hanë, flejnë dhe nuk kanëd ëshira të tjera; nuk kryejnë mëkate, i nënshtrohen vetëm Zotit dhe për asnjë moment nuk e kundërshtojnë Atë. Ata janë krijuar para xhindit dhe njeriut. Lloji tjetër është “njeriu” që në ekzistencën e tij gërshetohet edhe mendja edhe epshi dhe është krijuar nga dheu dhe uji. Kurse lloji i tretë është rraca e (xhindëve) që Zoti i Mahdëruar ata i ka krijuar nga zjarri pa tym, edhe atyre ngjashëm me njeriun iu ka dhënë mendje dhe dëshira. Krijimi i xhindit ka qenë para krijimit të njeriut.

Emri origjinal i djallit  ka qenë “Harith” apo Herth” që për hir të lutjeve të gjata atë e quanin “Azazil” që do të thotë “i dashuri i Zotit”; por pas arrogancës dhe mendjemadhësisë që tregoi u quajt “Iblis” apo “Shejtan”. Në lidhje me historinë e tij janë shprehur që Zoti i Madhëruar para se ta krijonte njeriun, kishte krijuar krijesa të tjera  që quheshin xhind dhe njëri prej tyre ishte “Harith-i” i cili jetonte në tokë derisa këto krijesa u morën me korrupsion dhe gjakëderdhje në mes vete dhe “nesnasëve” të cilët ishin krijesa që ngjasonin me njeriun. Imam Aliu (a.s) ka thënë: “Në kohën që Zoti me fuqinë e Tij të pafund dëshiroi që të krijonte një krijesë (njeriun) kishin kaluar shtatë mijë vjet nga krijimi i xhindit dhe njeriut”. [1]

Në kohën kur filloi gjakëderdhja  midis tyre dhe u përhap korrupsioni, vrasja dhe rebelimi Zoti deshi që t’i zhdukte ata. Dërgoi një grup nga egjëjt që me shpatat e tyre luftuan me ata dhe i vranë që të gjitë. Në këtë mes, Harithi (po ai Azazil që u shndërrua në Iblis) mbijetoi dhe shpëtoi nga vdekja dhe me duartë e engjëjve u zu rob. Engjëjve iu tha: “Unë jam pej besimtarëve (dhe nuk kam qenë pjesëmarrës në gjakëderdhje dhe korrupsion). Ju më vratë shumë prej të afërmëve dhe llojit tim; më merrni dhe mua me vete dhe më çoni në qiell në mënyrë që atje të jemi bashkë dhe unë të adhuroj Zotin tim!” Engjëjt iu drejtuan Zotit. Zoti i lejoi ata që ta çonin atë në qiell. Në kohën kur arriti në qiell filloi që të shëtiste dhe të hulumtonte nëpër qiell. Në këtë mes, vërejti një tabelë mbi të cilin ishin shkruar disa gjëra: “Unë nuk e humbas punën e askujt; po ai i cili punon dhe kërkon këtë botë, Zoti këtë botë do t’ia japi atij dhe ai i cili kërkon ahiretin (botën tjetër) Zoti do t’ia plotësojë dëshirën; dhe ai i cili këkron shpërblimin e botës tjetër  atij do t’i jap begati  dhe do ia shtoj atë dhe ata të cilët kërkojnë vetëm pasurinë e kësaj bote iu jap atyre vetëm pak nga ajo, mirëpo në botën tjetër nuk do të kenë aspak hise”.

Harithi mendoi me vete që ahireti është një premtim kurse bota diçka konkrete; mu për këtë vendosi që me anë të adhurimeve të gjata ta prëfitojë botën. Ai në mesin e engjujve u lut aq shumë saqë u bë prijësi dhe kryetari i të gjithë engjëjve dhe mori emrin “palloi  i engjëjve”. Ai ishte personi i parë i cili fali namazin dhe një rekat i tij zgjati katër mijë vite!

Një ditë engjëjt vërejtën që mbi një tabelë ishte shkruajtur se së shpejti një prej të afërmëve të Zotit do ta kaplojë mallkimi i përjetshëm. Kështu që me këmbëngulje nga Harithi (djalli) kërkuan që të lutej për ata në mënyrë që asnjërin prej tyre të mos e prekte kjo çështje. Ai në përgjigje tha: “Kjo ngjarje nuk më përket as mua e as juve. Unë kam vite që jam informuar në lidhje me këtë ndodhi”. Engjëjt sërish insistuan për këtë. Ai gjithashtu u lut dhe tha: “O Zot! Mbroji ata”, por për shkak të mendjemadhësisë veten e harroi (që ta përfshij në lutje).

Ai një ditë vërejti që në tbelë ishte shkruajtu: “Me ndihmën e Allahut mbrohem prej dëmit të djallit të mallkuar”.  Pyeti: “O Zot! Kush është ky i mallkuar?” Zoti iu përgjigj. “Është një rob të cilin e veçoja me lloj lloj begatish të, por ai do të më kundërshtojë dhe nuk do të më bindet dhe do të jetë i poshtëruar dhe i mjer”. Tha: “Ma tergo mua  që ta zhduk atë!”. Tha: “Është akoma shpejt që ta njohësh atë. Ai akoma nuk është rebeluar dhe treguar mosbindje që të jetë i denjë për dënim”.

Djalli ishte i zënë me adhurim në mesin e engjëjve derisa Zoti deshi që për Vete të prëcaktonte një mëkëmbës në tokë. Iu drejtua engjëjve duke iu thënë: Unë dëshiroj që të caktojë një mëkëmbës (zëvendës) në tokë” dhe ata i informoi për qëllimin e vet. Në këtë kohë, Iblisi erdhi në qendër të tokës dhe bërtiti: “O tokë! Unë kam ardhur që të të këshilloj. Zoti ka vendosur që nga ti të krijojë një krijesë që do të jetë krijesa më e lart prej të gjitha krijesave dhe unë kam frikë që do të kundërshtojë Zotin,  do të kryjë mëkate dhe do të hyjë në zjarr (si rrjedhojë edhe ti të hysh brenda zjarrit të xhehenemit dhe do të digesh). Mu për këtë, në kohën kur engjëjt e afërm të vijnë dhe të marrin copë dheu prej teje, betohu në Zot atyreve që të mos marrin dhe’ nga toka jote!”. Në fakt, kundërshtimi i tij me Ademin (a.s.)  nisi që nga këtu, vazhdon akoma dhe gjithashtu do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit. Ky ishte kundërshtimi i tij i parë.

Nga imam Aliu (a.s) është transmetuar që ka thënë: “Në kohën kur Zoti i Madhëruar vendosi që të krijonte Hz. Ademin nga dhe’u iu drejtua Xhebrailit duke i thënë: “Më sill një grusht dhe’e nga toka që të krijojë një krijesë të re dhe që do të jetë krijesa më e lartlsuar dhe më e mirë. Xhebraili zbriti në tokë që të merrte dhe’un; toka bërtiti (sipas këshillimit të  djallit) dhe dke iu betuar në Zoti nga ai kërkoi që të mos merrnin dhe’në . Ai u kthye dhe e tregoi Zotit historinë. Herën tjetër Zoti e dërgoi Mikailin dhe më pas Israflin. Sërish toka iu betua atyre në Zot, edhe ata gjithashtu u kthyen me duar bosh. Për të katërtën herë e dërgoi Azrailin duke i urdhëruar që patjetër të merrte nga toka dhe’e. Në momentin që Azraili deshi që të merrte dhe’un nga toka, sërish toka bërtiti dhe i betua atij në Zot por sado që bërtiti e bërtitura dhe betimi i tij nuk ndikoi aspak. Azraili tha: Unë jam përgjegjës nga ana e Zotit që të marr pak dhe’e nga toka jote. Ai e mori dhe’un dhe e çoi dhe Zoti që me atë e krijoi Ademin (a.s.). Prandaj Zoti marrjen e shpirtit të Hz. Ademit dhe pasardhësve të tij e la në dorën e Azrailit; mu për këtë të bërtiturat dhe të qarat  e tyre në momentin e dhënis së shpirtit nuk ndikon sadopak në zemrën e tij  dhe ai e kryen përgjejgësinë e vet”.

Atë dhe’un e përzien me ujin e pastër, të ëmbël dhe të kripur, dhe pa shije dhe pas një periudë kohore e formuan trupin e tij prej dhe’u. Djalli e shiko pamjen e tij dhe me vete tha: “Kjo është një krijesë e dobët që është krijuar nga balta e ngjizur dhe nga brenda është bosh. Një gjë nga brenda është bosh ka nevojë për ushqim dhe në këtë mënyrë mundem që ta devijoj dhe ta degjenerojë atë”. Gjitashtu tha: “Edhe pse ai është më i bukuri dhe më superiori ndaj meje dhe ndaj të gjitha krijesave të tjera sërish unë kam për ta kundërshtuar atë, dhe nëse një ditë do të bëhem i fuqishëm do ta zhduki atë”. Si dhe shtoi: “Nëse kjo krijesë është më e lartë se unë,  dhe karakteri i tij është më i rëndësishëm, nuk do të marr urdhra nga ai dhe nuk do t’i bindem atij, dhe nëse do të jetë më ulët se unë do ta ndihmoj atë dhe do t’ia zgjidh problemet dhe me atë  do të bëhem shok dhe mik”.  

Pasi që Zoti e krijoi atë dhe i fryi prej shpirtit të Tij engjëjt i urdhëroi që t’i binin atij në sexhde në mënyrë që të pranonin pozitën e lartë të tij dhe në këtë mënyrë ta nderojnë atë. Të gjithë engjëjt iu bindën udhrit të Zotit dhe i bënë sexhde atij, njeriut,  dhe për një kohë qëndruan në sexhde. Por djalli që në atë kohë ishte në radhët e engjëjve me mendjemadhësi dhe arrogancë iu drejtua Zotit: O Zoti im” Më liro mua nga rënia në sexhde për Ademin. O Zot! Unë do të bie Ty në sexhde në atë mënyrë që deri më tani askush nuk, as engjëlli më i afërt dhe as ndonjë profeti i dërguar nu ka ra kështu në sexhde!” Zoti në përjigjje të tij tha: “Unë nuk kam nevojë për adhurimin tënd. Unë nga ti kërkoj që të kryesh atë për ç’farë Unë të kam urdhëruar, jo atë që ti dëshiron!”.

Si përfundim djalli nuk e pranoi dhe e shfaqi xhelozinë që kishte në zemër. Zoti i Madhëruar sërish iu drejta atij duke e pyetur: “Ç’farë të parandaloi ty që të mos bije në sexhde ndaj krijesës, të cilën Unë e kam krijuar me fuqinë dhe kujdesin Tim? U përgjigj: Unë për nga aspekti i elementit, thelbit dhe esencës jam më i lartë se Ademi. Askush nuk është i barabartë me mua dhe asnjë krijesë nuk arrin në pozitën time të lartë. unë jam krijar nga substanca e shndrritshme e zjarrit, kurse ai nga substanca e errët dhe e pa vlerë e baltës; kështu që nuk është e drejtë që një si unë t’i bie atij në sexhde!”

Zoti i Madhëruar gjithashtu për shkak të rebelimit dhe mosbindjes së urdhrit për t’i bërë sexhde hz. Ademit (a.s.) iu drejtua djallit: “Dil nga mesi i engjëjve dhe parajsa e përhershme plot begati si dhe nga lumturia Ime e përjetshme, sepse ti je dëbuar nga pozita e afërsisë me Mua dhe nga grada e lartë që kishe deri më tani, mallkimi Im qoftë mbi ty deri në Ditën e Kiametit!”.

Niveli i tretë

Zoti e krijoi vetë shejtanin që është armik i Tij?

Po; por Zoti i Gjithëmëshirshëm nuk e bëri armik të vetin, vetë djalli u tregua rebel dhe arrogant ndaj urdhrit të Zotit, e kundërshtoi dhe u bë armik i Tij. Dije dhë këtë që djalli nuk mundet që t’iu bëjë dëm njerëzve të mirë. Madje ekzistenca e djallit për ata është e dobishme!

Në ç’mënyrë? Djalli neve na mallkon!

Po; por ky mallkim përfundon në dobi të njerëzve të mirë.

Në ç’mënyrë?

Një prej rrugëve të udhëzimit të Zotit për robërit është tregimi i pikave të dobëta dhe të metat e tyre. Në kohën kur vërejmë të metat tona etike dhe mangësitë tona, i ndreqim ato; p.sh. nëse dija dhe shkenca e jonë është e pakët  (vetë kjo është një e metë) fillojmë që të zgjerojmë diapazonin e diturive tona dhe mësojmë çdo gjë që nuk dimë; siç po vepron edhe ti tani me parashtrimin e këtyre pyetjeve.

Djalli i cili është armiku ynë dhe i Zotit me qëllim që të na devijojë nga rruga e drejtë, përpiqet që të njohë  dhe të mësojë të metat dhe pikat tona të dobëta dhe nëpërmjet tyre të na devijojë, por nëse ne i kuptojmë të metat tona e më pas përmirësojmë dhe ndreqim gabimet tonë, në realitet, e plotësojmë personalitetin tonë dhe i afrohemi më shumë xhenetit, për të cilin Zoti na ka premtuar. Kështu që rezultati i dredhisë së djallit gjithashtu është në dobinë tonë; sigurisht nëse tregohemi të kujdesshëm. A nuk është kështu?

Po, e drejtë.

A ke dëgjuar që thonë: “Armiku bëhet shkak i dobisë (mirësisë) nëse Zoti dëshiron”? që do të thotë me ndihmën e Zotit të Madhëruar as armiqtë nuk mund të na shkaktojnë dëm dhe në vend të lëndimit bëhen shkak që ne të bëhemi edhe më të pjekur. Ekzistenca e jonë ngjason me një pellg që me kalimin e kohës pislliqet dhe balta depozitohet në shtratin e tij. Vepra e djallit është vepra e apo atij guri, i cili pasi që është hedhur në pellg, ndotjet dhe baltën e depozituar e nxjerr në pah; ndotje për ekzistenën e të cilave ne nuk kishin aspak dijeni. Sipas mendimit tënd pasi që kemi kuptuar që sa i ndotur dhe i papastër është uji i pellgut, sërish dëshirojmë që të pijmë ujë nga ai?

Patjetër që jo!

Djalli, pa dashur vetë, është duke i bërë nderin më të madh njerëzve të mirë. Është një hadith nga Profeti (s.a.v.a) ku thuhet: “Miku im më i mirë është ai i cili më tregon të metat e mia”. Tani për hir të armiqësisë së shejtanit kuptojmë të metat tona brenda vetes sonë, nëse jemi të zgjuar atë të metë  dhe gabim e eliminojmë dhe bëhemi më të mirë, dhe nëse nuk jemi të zgjuar dhe të logjikshëm si njerëzit e degjeneruar dhe të këqinj mbetemi me të metat dhe gabimet tona dhe në këtë mënyrë me të këqijat tona shqetësojmë dhe veten tonë dhe të tjerët.

Krijesat do të bien në sexhde si vërshim, nëse Zoti do

Madje djalli i malkuar, edhe pse pa dashje, nëse Zoti do

Djalli me nxitjen e të metave shpreson në devijimin tënd

Por shfaqja e të metave të vë në rrugën e përmirësmit, nese Zoti do

Djalli është vetëm faktor që na tregon të metat

Shërbimi më i mirë i vëllait ndaj tjetrit, nëse Zoti do


[1] Ilelu sherai, v, 1, f, 104