Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 19

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Korrik 8, 2018, 11:09 p.m.

Ç’farë do të ndodh nëse nuk falim namazin?

Ushqim i shpirtit për ne është namazi

Ushqimi për njeriun është i nevojshëm dhe i domosdoshëm

Namazi dhe përkujtimi i Zotit njeriun e edukon

Shih profetin tonë sa i mirë dhe sa krenar që është

Njeriu duhet të krenohet dhe lumturohet me fenë Islame

Nëse nuk e fal namazin ai e humb lumturinë

 Niveli i parë

Ç’farë bëhet nëse nuk falim namazin?

Dua të të bëj një pyetje; sipas mendimit tënd a është e drejtë që fëmijët në vend që të ndihmojnë prindërit dhe të jenë të sjellshëm dhe të mëshirshëm, gjithjnë të ankohen, gjithnjë të justifikohen, gjithnjë të qajnë, madje të mos dëgjojnë as fjalët e nënës dhe të baballarëve?

Jo.

Tani më thuaj, kush është që më shumë se të tjerët tregon mirësi dhe dashamirësi ndaj nesh? Në të vërtetë kush na ka krijuar neve dhe kush na ka përcaktuar riskun? Kush na ka dhuruar ushqimet dhe ujin, jetën dhe shëndetin e lloj lloj begatish, madje dhe nënat e baballarët, veçanërisht të Dërguarit, imamët dhe Kur’anin në mënyrë që të bëhemi prej banorëve të xhenetit? Kush është ai i cili është më i mëshirshëm se të gjithë dhe na i ka dhuruar të gjitha këto?

Zoti.

Atëherë sa shumë duhet t’i jemi mirënjohës Atij, ta falëndeorjmë atë dhe të dëgjojmë fjalët e Tij?

Shumë.

A e dije që namazi është falënderim ndaj Zotit dhe a e dije që Zoti i Madhëruar që çdo gjë na ka dhuruar dhe dëshiron që të na dhurojë dhe xhennetin, Vetë na ka urdhëruar për namaz? Tani nëse nuk e falim namazin në këtë mënyrë as nuk e kemi falenderuar Zotin e Mëshirshëm e as nuk i kemi dëgjuar fjalët e Tij. Ata të cilët nuk janë falënderues ndaj Zotit të Madhëruar dhe nuk dëgjojnë fjalët e Tij janë ngjashëm me fëmijët e pasjellshëm dhe të paedukatë!

Përveç kësaj, njeriu me faljen e namazit arrin në mirësinë më të madhe të Zotit. Imam Aliu (a.s) po thotë: “Ajeti më i mëshirshëm në Kur’an është po ky ajet ku thuhet: “Brenda një dite falni pesë vakte namazi” e pyetën: Në  ç’mënyrë? Iu përgjigj: “Sepse është e pamundur që ndokush të lahet dhe të pastrohet pes herë në ditë në lumë  dhe sërish të mbetet i papastër dhe i pisët”![1]  Atëherë namazi bëhet shkak i pastrimit tonë nga mëkatet dhe sjellja e keqe.

Niveli i dytë

Ç’farë nevoje ka Zoti për namazin tonë?

Sigursiht që Zoti nuk ka nevojë për namazin tonë, por patjetër që ka një arsye të fortë që na e ka bërë obligueshëm namazin.

Ç’farë arsyeje?

Të jesh i vëmendshëm ndaj çështjes që po të të tregoj: Ndoshta ne nuk e dimë arsyen e disa prej urdhrave të Zotit, por meqenëse e dimë që Zoti i Mëshirshëm neve na do shumë dhe të gjita punët e Tij janë për hir të lumturisë dhe gëzmit tonë, për çdo çështje që urdhëron nevojitet t’i bindemi me shpirt dhe me zemër. Ndërkohë nëse ndokush na bën ndonjë të mirë; për shembull kur në mes të rrugës kemi humbur adresën dhe ndokush na udhëzon neve për të arritur në destinacion, e ndiejmë si detyrë tonën që ta falënderojmë. Nëse nuk sillemi në këtë mënyrë është e qartë që nuk jemi një njeri i sjellshëm dhe i mirë.

Kështu që madje edhe nëse Zoti vetë të mos e kishte thënë që “të falim namaz” dhe të mos ketë thënë se “falënderimi ndaj Meje bëhet shkak i shtimit të begatisë”, a nuk do të ishte me vend që ta falënderonim për të gjtiha këto begati që na i ka dhënë dhe të shfaqim robërinë tonë? Dije dhe këtë që Zoti nuk ka nevojë për namazin tonë dhe nëse ka urdhëruar për “faljen e namazit” kjo është për veten tonë, si urdhri i mësuesit për nxënësit që të “mësojnë” dhe ne e dimë që rezultati i të mësuarit të nxënësit është në dobi të tij, jo të mësuesit, por meqenëse mësuesi i do ata, atyre iu thotë që të mësojnë de të bëhen njerëz të suksesshëm. Në Kur’an thuhet: “Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin mepuhi e shkarpërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh”.[2]

Pse namazin e falim në këtë formë?

Pa dyshim forma dhe metoda më e mirë për të përkujtuar dhe përmendur Zotin ëstë po ky namazi që Profeti ynë e ka shpjeguar për popullin e vet në këtë fe që është feja më  e plotë e feve qiellore. Por për të kuptuar përgjigjen e pyetjes tënde duhet që të rritemi dhe të hyjmë në botën shpirtërore në mënyrë që të dimë se pse duhet ta falim në këtë formë.

Pse duhet ta falim namazin herët në mëngjes? A nuk ishte e mundur që ta falim më vonë?

Së pari, Zoti vetë e ka deklaruar; së dyti, nëse rëndësia  e namazit dhe përkujtimit të Zotit është e qartë për ne dhe hyjmë në botën shpirtërore, do të kuptojmë që për të njohur dhe përkujtuar Zotin duhet lënë mënjanë pakëz dhe qetësinë trupore. Imam Aliu (a.s) po thotë: “Adhurimet më të mira dhe më të efektshme janë më të vështirat e tyre”.[3]. Mu për këtë ne edhe agjërojmë, edhe përballemi me armiqtë si dhe kryejmë adhurime të tjera.

Niveli i tretë

Ç’farë nevoje ka Zoti për adhurimet tona?

A e dije që njeriu për shkak se ka dhe trup dhe shpirt ka nevoja trupore dhe shpirtërore? Vallë a e dije që ashtu siç uji, ajri dhe ushqimi janë të domosdoshme për të përmbushur nevojat tona trupore, për të përmbushur nevojat tona reale dhe të brendshme duhet që të kujtojmë Zotin dhe ta njohim atë? Në kur’an thuhet: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen, pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”. [4]

A e di që ushqimi i shpirtit të njeriut është përmendja e Zotit.[5]  Si dhe a e dije që Zoti në Kur’an po thotë: “Falnie namazin që të më kujtoni Mua”.[6]

Zoti nuk ka nevojë për namazin tonë  dhe jemi ne ata të cilët kemi nevojë për vëmendjen e Zotit dhe përmendjen e Tij në mënyrë që të ndihemitë qetë , ngjahsëm me ushqimin që trupi qetësohet me anë të tij. Po ashtu në Kur’an thuhet: “Kërko ndihmë nga agjërimi dhe namazi”. [7]. Që do të thotë njeriu në të gjiha gjendjet, sidomos kur haset në probleme dhe vështirësi ka nevojë për përmendjen dhe përkujtimin e Zotit dhe me faljen e namazit njeriu qetësohet dhe arrin që t’i kuptojë më mirë përgjegjësitë e veta.  Thënë ndryshe, shpëton nga ankthi, hutimi. Përveç kësaj, namazi bëhet shkak që njeriu të anojë drejt të mirave dhe të distancohet nga të këqijat. “Po ai namazi njeriun e largon nga veprat e këqija dhe të shëmtuara”.[8]

Nëse pyetja jote është kjo që: “Pse përulemi dhe biemi në sexhde përpara Zotit dhe përse duhet ta falim në arabisht namazin? Duhet të dish që në kohën që ndaj një personi ushqejmë dashuri për të shprehuhr dashurinë tonë ne përulemi para tij, gjendjes së përuljes i quajmë ruku”. Duhet të dish gjithashtu që gjendja më e mirë e robërimit është në kohën kur njeriu veten në prani të Zotit ta konsiderojë si një grimcë e vogël, që është i zhytur në mirësinë e Zotit; por aspak mos të ketë vëmenjen tek vetja dhe e gjithë vëmendja e tij të jetë e përqendrur tek Zoti.

Në  “sexhde” njeriu pjesën më kryesore të trupit, pra ballin, e vë në tokë përballë Zotit të Gjithëmëshirshëm dhe të Madhëruar dhe të gjithë trupin e vë mbrapa kokës në një mënyrë të atillë që njeriu nuk e sheh veten e tij! Siç thotë dhe poeti:

Eja dhe ekzistencën e Hafëzit hiqja nga sytë e tij

Se me qenien tënde askush nuk dëgjon nga unë se jam unë

Kurse për sa i përket faljes së namazit në gjuhën arabe përveç kësaj që është urdhër i vetë i Zotit të Madhëruar ka dhe dobi të tjera.

 Si ç’farë përshembull?

 Namazi bëhet shkak e krijimit të unitetit në mes popujve musliman. Bëhet shkak e njohjes së kësaj gjuhe dhe si përfundim të kuptuarit më mrë Kur’anin Famëlartë dhe hadithet e imamëve. Për shkak të karakeristkave që ka, gjuha arabe përfshin në vete kuptime më të gjera në krahasim me gjuhët e tjera dhe vetë shkronjat dhe fjalët e namazit dhe të Kur’anit përmbajnë veçori dhe efekte (të shqiptuara në arabishtja) që nëse ato lexohen të përkthyera e humbasin atë efektin dhe karakteristikat që kanë.  Imam Sadik (a.s) po thotë: “Mësojeni gjuhën arabe, sepse gjuha arabe është një fjalë e Zotit dhe nëpërmjet saj Ai bisedoi me robërit e vet”.[9]

Ajetullahu i madh Behxhet në lidhje me format e namazit dhe arsyet e tyre shprehet : “Namazi është në pozitën e Qabes dhe Tekbiretul ihrami ngjason me heqjen dorë prej çdo gjëje përpos Zotit dhe hyrjes në tempullin e Zotit.

Leximi (këndimi i sures hamd dhe sures së dytë) është biseda në mes dy miqve. Ruku-ja është përulja e robit karshi zotërisë (prijësit). Sexhde-ja është përulësia më e madhe, shndërrimi në dhe dhe asgjësimi karshi Tij dhe kur njeriu (robi besimtar) në  përfundim të namazit rikthehet nga prezenca e Zotit dhuratën e parë që e sjell me vete nga Zoti është selami (paqja dhe qetësia) për veten edhe për të gjithë të tjerët”.

Si rrjedhojë, metoda më e mirë e përmendjes dhe përkujtimit të Zotit është namazi, çka e ka theksuar dhe Profeti i dashur i islamit. Nuk është pa arsye që Profeti (s.a. a.) ka thënë: “Drita e syve të mi është në namaz”.[10] Ose imam Hoseini (a.s) ka thënë: “Unë e dua namazin”. Aq më shumë që ta kuptojmë dhe perceptojmë namazin, këto fjalë për ne do të bëhen më të qarta.

Ajetullah Behxhet po ashtu thoshte : “Unë nuk kam asgjë brengë që do të largohem nga kjo botë, por vallë a do të na lejohet që edhe atje ta falim namazin?” Pra kaq shumë e donte namazin!

Nga ta dish ekstazën e lotëve të syrit

Je fiksuar pas bukës, si ata që nuk i loton syri


[1] Nehxhul Belage, fq 421

[2] Sure Ibrahim/18

[3] Përkshimi i nehxhul belagas (fejzul islam), v 6, fq, 1196

[4] Sure Er Rrad/28

[5] Misbahul mutexhid, v, 2, f, 592

[6] Sure Ta – Ha/ 14

[7] Sure El – Bekare/ 45

[8] Sure Ankebutë/ 45

[9] Vesailul shia, v, 5, fq, 84

[10] Nehxhul fesae, f, 283, hadthi 1343