Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 21

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Korrik 22, 2018, 10:42 p.m.

Pse Zoti disa i dërgon në xhehenem

Mëkati dhe korrupsioni është sëmundja e psikikës

Nëse nuk mjekohet, shkakton llojlloj dëmtimesh

Kurimi i saj bëhet nëpërmjet vështirësisë dhe xhehenemit

Duhet të nënshtrohemi plotësish Atij

Nëse jemi rob të denjë për Zotin

Fundi është kënaqësia, rehatia dhe siguria

Niveli i parë

Pse Zoti disa i dërgon në xhehenem?

Kush është fajtor nëse ndokush nuk i dëgjon fjalët e nënës dhe me dhëmbë thyen lajthi dhe më pas dhëmbi i tij t’i dhembi apo konsumon një gjë të papërshatshme dhe sëmuret?

Patjetër që vetë është fajtor!

Edhe njerëzit gjithashtu nëse nuk i dëgjojnë fjalët e Zotit de t’i kaplojë vështirësia dhe problemet, patjetër që vetë janë fajtorë, jo Zoti i Mëshirshëm  që është edhe më i mëshirshëm se babai dhe nëna. Nëse njeriu në vend të kësaj që t’i dëgojë fjalët e Zotit, dëgjon fjalët e djallit, djalli e çon njeriun në xhehenem, jo Zoti i Mirë dhe i dashur. Përveç kësaj! Zoti i Gjithëmëshirshëm falë (për shkak të punëve të mira që kryejnë) shumë prej mëkateve dhe gabimeve të njerëzve, madje dhe pa shfaqur pendesë, dhe nëse njerëzit vërtet pendohen dhe bëhen pishman për gabimet e tyre, Zoti ua fal të gjitha gabimet e tyre dhe ata i çon në xhennet dhe djallin e bën të pa shpresë.

Niveli i dytë

Krijimi i xhenetit dhe xhehenemit vetë është një mirësi e Zotit dhe një punë me urtësi.

Në ç’mënyrë?

Janë shumë të pakët ata të cilët e adhurojnë Zotin për për hir të Zotit , shumica njerëzve nuk kryejnë mëkate për shkak të frikës së xhehenemit, apo i binden urdhrave të Zotit për shkak të dëshirës për xhenentin.

A mund të na shpjegosh më shumë?

Zoti i Madhëruar kishte një qëllim për krijimin e nejriut që ai qëlim ëstë plotësimi dhe përsosja e njerëzve. Nga ana tjetër, e dimë që janë të pakët ata të cilët pa stimulim dhe ndëshkim, me vullnetin e tyre të shkojnë drejt përsosmërive. Si rrjedhojë, është e drejtë që për edukimin e njerëzve të përdoret stimulimi (drejt xhenentit) dhe kërcënimi (nga xhehenemi)  Zoti në asnjë mënyrë nuk dëshiron që ndonjërin ta dërgojë në xhehenem. Ai na ka dhënë mendjen dhe arsyen  në mënyrë që të dallojmë rrugën e drejtë nga rruga e padrejtë dhe të mos devijojmë dhe të mos shkojmë në xhehehnem. Zoti i Madhëruar gjithashtu ka dërguar profetë të shumtë në mënyrë që të udhëzojnë njerëzit dhe ata t’i mbajnë larg zjarrit të xhehenemit. Ndërkohë, të jeni i sigurtë që Zoti gjithashtu çdo fajtor nuk e dërgon në xhehenem ; ata të cilët bëhen peshiman nga  mëktet  e tyre dhe pendohen nuk do të shkojnë në xhehenem. Përveç këaj! Zoti shumë prej mëkateve madje i fal edhe pa bërë teube dhe pa u penduar.

Xheneti është vendi që Zoti i madhëruar ka paraparë për ne. Nëse në Kur’an fliet kaq shumë për xhenetin është për këtë arsye që ne me kryerjen e vepreva të mira të shkojmë në parajsë. Në ajetin 22 sure Ali – Imran thuhet: “Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës”.

Në kohën kur Kur’ani famëlartë flet rreth xhehenemit, dëshiron që të na informojë dhe të na bëjë të vetëdijshëm për rrreziqet e tij. Nëse Zotit do të dëshironte që njerëzit t’i çonte në xhehenem nuk do të kishte ndonjë arsye që të krijonte dhe xhenetin  apo t’i informonte njerëzit në lidhje me xhehenemin (Si të ruhen nga xhehennemi)! Xhehenemi, është rezultat i veprës së vetë njeriut jobesimtar dhe njerzëve mëkatarë. Ashtu sikur që nëse ndonjëri nuk përkujdeset për higjenën ai sëmuret, fundi i njeriut mëkatar gjithashtu është xhehenemi. Zoti dëshiron që ne të bëhemi banorë të xhenetit dhe për të arritur atje na ka ndihmur shumë, por nëse ndokush vetë e zgjedh rrugën e xhehenemit, atëherë vetë është fajtor për këtë.

Niveli i tretë

Kjo botë është një vend ku njerëzit kanë lindur që të rriten, të marrin “ngjyrën” e Zotit, të jenë falës dhe të mëshirhsëm dhe siç thotë dhe Kur’ani të bëhen “zëvendësues” dhe mëkëmbës të Zotit në tokë.

Njeriu duhet ta njohë Zotin e tij dhe për hir të pëlqimit të Tij të parandalojë kërkesat dhe dëshirat e veta të pavend dhe të pahijshme në mënyrë që gradualisht të shpëtojë nga poshtërimi. Siç shprehet dhe Saadiu:

E lumtë ai që rehatinë e gruas dhe burrit tjetër

E preferon përpara rehatisë së vetë

Kjo pozitë që ne e quajmë pozita e “njerëzllikut” është marrë në konsideratë për njeriun. Nëse disa largohet nga kjo pozitë qoftë në këtë botë qoftë në botën tjetër ku del sheshit e vërteta e gjërave, do të ndihen të hidhëruar dhe të pikëlluar nga largimi prej kësaj pozite të lartë. Siç shprehet dhe Kur’ani Famëlartë: Këto vështirësi janë rezutat i po atyre neglizhimeve dhe të këqijave që kryente dhe askush përpos vetes së tij nuk është treguar i padrejtë ndaj tij.

Në realitet, ai është kapur në zjarrin e veprave të veta ç’njerëzore dhe kundërshtimit të urdhrave të Zotit, por ndoshta nën efektin e atyre vështirësive, do të pastrohet nga ato papastërti dhe do të arrijë në pozitën që e meriton dhe është i denjë për të!

A nuk ke dëgjuar që po thonë: “Bota është vendmbjellja e botës tjetër”? çdo kush që është më i sjellshëm (më i devotshëm) veprat dhe mirësjellja e tij do të bëhen shkak që të ketë një brendësi të bukur dhe njerëzore dhe jetën e vet të përhershme të vazhdojë në kënaqësi dhe qetësi; në të kundërt karakteri i shëmtuar i tij që nuk është i ngjashëm me njeriun bëhet shkak që të dënohet dhe të vuajë aq shumë saqë karakteri i tij sërish të ngjasojë me nejrëzt. Ndoshta synimi prej xhehenemit janë po këto vuajtje, që në këtë botë kuptimi i vërtetë i tyre për ne nuk është i qartë: “Vendi i tij do të jetë në Havije[1]  Sigurisht Zoti i Madhëruar përpiqet që ta pastrojë atë nejriun mëkatarë dhe vepërkeq me anë të vuajtjeve brenda varrit dhe në Ditën e Gjykimit, para se t’i bëhet llogaria e veprave në mënyrë që mbase të mos shkojë në xhehenem.


[1] Sure El – Karia/ 9