Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 15

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 21, 2018, 1:21 a.m.

Cili është qëllimi i Zotit prej krijimit tonë?

Ai është i urtë dhe i ditur, ai është i mëshirshëm dhe posedues

Nëse nuk do të dhuronte, për të tjerët është mister

Neve që na ka krijuar, është vetëm bujari e Tij

Se në esencën e Tij, Ai është i pa nevojtar

Kjo botë kaq e gjerë, është një copëza prej mëshirës së Tij

Duhet të shkojmë në parajsë që të shohim sa bukur është

Niveli i parë 

Pse na ka krijuar Zoti neve?

Zoti na ka krijuar neve në mënyrë që të jetojmë mirë në këtë botë, t’i përdorim begatitë e Tij dhe të ndiejmë kënaqësi dhe ta falënderojmë Atë, të kuptojmë  se sa i Mëshirshëm është dhe sa shumë na don neve saqë ta dashurojmë Atë. Sepse njeriu në kohën që e kupton që sa i mëshirshëm është Zoti dhe ia ka dhuruar të gjitha këto begati e dashuron Atë. Ne duhet të arrijmë në atë pikë që mos të dëgjojmë fjalët e armiqve të Zotit dhe çdo ditë e më shumë të bëhemi sa më të mirë, në mënyrë që me lejen e Zotit të jemi të dejnë për një vend më të lartë që quhet “parajsë”

Vallë dhe Zoti ka armik?

Po, është djalli armiku i Zotit dhe dëshiron që neve të na largojë nga Ai; që do të thotë vepron në mënyrë të atillë që mos të jemi njerëz të mirë! Unë nga Zoti dëshiroj që të të ndihmojë ty që të jetosh sa më mirë, të bëhesh njeri i mirë dhe djalli të mos mundet që të mashtrojë dhe si përfundim të kemi një jetë të mirë dhe të bukur, gjithashtu në botën tjetër Zoti të na dërgojë në parajsë.

Niveli i dytë

Nëse ke dëgjuar disa thonë: “njeriu është krijuar që të sprovohet” pra ka ardhur në këtë botë me qëllim që në skenat e ndryshme të jetës dhe i ndodhur në mes dy zgjedhjeve me vullnetin (lirinë) e vet të zgjedhë të mirën dhe të bukurun  dhe të largohet nga e shëmtuara dhe e keqja në mënyrë që rezultatin e sprovës ta shohë si në këtë botë ashu dhe në botën tjetër. Në botën tjetër, vepërmirët që kanë dalë me faqebardhë nga skenat e ndryshme të sprovave do të jenë në mes begative të parajsës, kurse vepërkëqinjtë  do të jenë në xhehennem dhe dënimin e Zotit. Po ashtu nëse ke dëgjuar disa thonë: “Njeriu në këtë botë është krijuar për adhurim”, pra është krijuar për të adhurur Zotin dhe më pas të udhëtojë drejt të dashurit dhe hyjnisë së vërtetë; apo nëse ke dëgjuar po thonë: “Njeriu ka ardhur në këtë botë që ta realizojë përsosmërinë e vet”, pra ka ardhur në këtë botë që të ngjit një nga një shkallët e progresit dhe të përsosmërisë dhe ta çojë veten drejt përsosmërisë së pafund, që të gjitha janë fjalë të drejta që në realitet kanë një domethënie.

Zoti ka krijuar njeriun saqë begatinë e Vet ta plotësojë ndaj njeriut dhe t’ia dhurojë atij të gjitha begatitë dhe kënaqësitë. Është e vërtetë që në këtë botë jemi të zhytur në begatitë dhe mirësitë e Tij, dhe në krahasim me të gjitha krijesat e tjera na ka krijuar më të vyer dhe më të lartësuar, por na ka caktuar gjithashtu një meritë të lartë që është aq e lartë dhe e madhe saqë nuk mund të përshkruhet! Zoti i Madhëruar këtë meritë e ka kushtëzuar me kërkesën, orvajtjen dhe përpjekjen e vet njeriut dhe po thotë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar”.[1]

Zoti i Gjithmëshirshëm në realitet na sprovon neve dhe nëse jemi të drejtë dhe të sukseshëm do të na dhurojë begati shumë më të mëdha; mirësi për të cilat thotë as që mund t’i imagjinojmë dot!

Ç’është sprovimi?

Sprovim do të thotë të gjendemi përballë të mirës dhe të keqes, nëse për hir të Zotit dhe njerëzimit e kryejmë të mirën dhe largohemi nga e keqja, e kalojmë atë, përndryshe refuzohemi. Në realitet nëse nuk shkojmë pas të keqes, personaliteti ynë është i bukur, në të kundërt bëhet i shëmtuar. Zoti po thotë: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi mëkatfalësi”.[2]

Njeriu duhet që të jetë gjithnjë i kujdesshëm ndaj mashtrimit dhe intrigave të djallit dhe miqve të tij dhe mos ta shesi Zotin për asnjë lloj çmimi; pra në çfarë do lloj kushti mos të tregohet kryeneç dhe mosbindës që me lejen e Zotit të jetë i denjë për begatitë pa limit dhe të pafundme.

Kush janë miqtë e djallit?

Janë njerëzit të cilët me dashje dhe pa dashje në vend që të na ftojnë neve kah e mira, na largojnë prej Zotit; si p.sh: asnjëherë nuk e kujtojnë Zotin, nuk flasin dhe diskutojnë për Zotin, janë prej gabimtarëve, nuk janë të sjellshëm dhe me moral të mirë, ndonjherë shkaktojnë shqetësime tek të tjerët, nuk respektojnë të tjerët, dhe heshtin kundrejt të keqes së të tjerëve! Unë nga Zoti kërkoj që ty të vendosi në rrugën e pëlqimit të Vet dhe me lejen e Zotit të të keni një të ardhme të mirë!

Niveli i tretë

Zoti i Madhëruar ashtu siç vërehet dhe nga emri i Tij i bekuar është Hyjni dhe çdo gjë që dëshiron e kryen. Vetë në një hadith të shenjtë po thotë: “Unë isha një thesar i fshehur, kam dashur që të njihesha, mu për këtë kam krijuar krijesat (sidomos njeriun)”. [3]

 Zoti i Madhëruar krijesat i ka krijuar në atë mëynrë që secila nga ato ka kapacitete të veçanta. Toka, bimët, shtazët, engjëjt dhe njeriu secila nga këto kanë kapacitetin dhe forcën e tyre të veçantë. Zoti, kapacitetin e të njohurit të vet ia ka dhuruar vetëm njeriut; që do të thotë vetëm njeriu është ai i cili është kureshtar në lidhje me Zotin dhe parashtron pyetje të bukura si p.sh. pyetjet  e tua. Mu për këtë arsye është që njeriu është krijesa më e bukur dhe më e lartë  e Zotit dhe nëse do ta dinte vlerën e vetes ai arrin deri aty sa që e meriton që dhe engjëjt t’i binden atij dhe t’i dëgjojnë fjalët e tij. Zoti i Madhëruar po thotë: “E kur të përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë bini atij në sexhde”.[4]

Zoti i Madhëruar në kohën që ka krijuar njeriun, e lavdëroi dhe përgëzoi veten e Vet, sepse njeriu është e vetmja krijesë që është krijuar “me kapacitet për të dashuruar”  dhe mund që ta njohë Zotin, ta dashurojë Atë dhe të plotësojë qëllimin e krijimit. Në një hadith sakral thuhet: “Për njerëzit e drejtë, kam përgatitur gjëra që nuk i ka parë as syri, nuk i ka dëgjuar as veshi si dhe nuk i ka shkuar ndërmend askujt”.[5]

Pra  njeriu për hir të Zotit duhet të heqë dorë nga gjërat e këqija, dhe për këtë vepër të mirë dhe të pëlqyer Zoti i Madhëruar do ta dërgojë atë në pozita dhe grada të pabesueshme.

Sërish do të lartësohem, më lart se engjëjtë do dë ngjitem

Në atë që mendja nuk e përfytyron dot do të shndërrohem

Në një hadith tjetër thuhet: “Qelli dhe toka nuk e kanë kapacitetin të ma nxën brenda, vetëm zemra e robit tim besimtar, është vendi Im (mund të më nxë)”.[6]

Mu për këtë është që njeriu duhet të luftojë me dëshirat personale dhe epshore si dhe me kërkesat e djallit dhe përveç Zotit të mos dëgjojë apo bindet askujt dhe asnjë gjëje tjetër në mënyrë që të arrijë në qetësinë dhe përsosmërinë për të cilën Zoti na ka krijuar.

Ç’farë qetësie?

Çdo krijesë duke pasur parasysh kapacitetin që ka, ka dhe një qetësi. Bimët arrijnë të qetësohen nëpërmjet ujit, tokës, ajrit dhe dritës në të kundërt vyshken dhe thahen. Shtazët qetësohen nëpërmjet ushqimit dhe ujit, marrëdhënies me llojin e tyre, çiftëzimit dhe pjelljes. Engjëjt qetësohen nëpërmjet dijes dhe urtësisë. Kurse njeriu është e vetmja krijesë që qetësinë e vërtetë e arrin përmes përkujtimit dhe njohjes së Zotit, bashkimit me Atë, dhe shkëputjes e heqjes dorë prej çdo gjëje tjetër përpos Tij; siç janë dëshmorët të cilët për hir të pëlqimit të Zotit bile heqin dorë dhe nga shpirti i vet dhe kanë arritur gradën e “shpirtit të sigurtë” pra “shpirtin e qetësuar”.

Nëse kapacitet e njeriut njihen dhe lulëzojnë thuajse Zoti është shfaqur në brendësi të njeriut; pra njeriu ngjason me një pasqyrë që Zoti në atë pasqyrë shihet dhe njihet. Vetëm njeriu është ai i cili mundet që të gjejë cilësitë e Zotit tek vetja; p.sh. të jetë falës, të jetë i mëshirshëm, madje shumë, madje njeriu mund të arrijë në atë pikë që të krijojë dhe të kryejë shumë punë të tjera të jashtëzakonshme. “O robi Im! Mu bind Mua derisa ty të bëjë si Vetja ime, ashtu siç Unë them “bëhu” dhe menjëherë “bëhet” dhe ti kur të thuash “bëhu” do të bëhet”. [7]

Mirësia e shpirtit të shenjtë sërish nëse ndihmon

Të tjerët gjithashtu do të bëjnë atë që bënte Mesija (Krishti)

Në realitet, në kohën kur ne gjejmë cilësit e Zotit tek vetja e jonë, atëherë e kuptojmë që sa i Madh është Zoti, në kohën kur marrim “ngjyrën” e Zotit atëherë e njohim më mirë se çdo herë tjetër Zotin. Kur’ani po thotë: “(Kjo feja jona është) ngjyrosje e Allahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se Allahu. Ne vetëm Atë e adhurojmë”.[8]

Ndoshta kuptimi i “njohjes së vet” dhe” njohjes së Zotit” gjithashtu të jetë po kjo. Pra bëhet e qartë që Zoti çdo gjë ka krijuar për njeriun, dhe njeriun e ka krijuar për të plotësuar mirësinë dhe begatinë ndaj tij; pra për të njohur Zotin e tij.[9]

Pra do të thotë njeriu është krijuar që të arrijë gjithçka në jetë madje edhe ato gjëra që nuk i ka menduar.  

Ç’farë do të thotë largimi prej çdo gjëje përveç Zotit?

Zoti e ka krijuar nejriun “me dinjitet” dhe i ka dhënë atij bujari dhe vlera të jashtëzakonshme. Zoti çdo gjë ka vënë në shërbim të njeriut. Tani nëse përveç Tij  heqim dorë nga gjithçka, arrijmë tek Ai, pra tek “çdo gjë”. Sigurisht që njeriu nuk mundet që të heqë dorë nga mjetet e kësaj bote apo të ngjashme me to, të jetë i çliruar nga nevoja për plotësimin e nevojave në këtë botë. Synimi ynë është ky që ne të mos bëhemi rob të kësaj bote dhe të dikujt tjetër përveç Zotit dhe botën ta konsiderojmë si krijes të Zotit që është vënë në shërbimin dhe dizpoziscionin tonë në mënyrë që me ndihmmën e saj të jetojmë dhe të arrijmë në përsosmëri dhe monoteizëm.

Nëse të kujtohet, më herët iu thashë që në Kur’an thuhet: “Ata që besuan, dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.[10]

Dije dhe këtë që shembulli më i lart i shpirtit të qetësuar[11] është imam Hosein (a.s.).

 

[1] Sure En. Nexhm/ 39

[2] Surel El- Mulk/ 2.

[3] El Kafi, v. 1. F 78

[4] Sure El – Hixhr/29

[5] Men la jehdharuhul fakih, v. 1, fq., 295

[6] Evvail el-leali, v., 4, f. 7.

[7] Kesesul enbija, f 801

[8] Sure El – Bekare/ 138

[9] Rejazul alikin, v, 1, f, 363

[10] Sure Er- Rrad/ 28

[11] Sure El – Fexhr/ 28