Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 14

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:27 a.m.

Vallë a është Zoti në qiell

Ngritja e duarve lart gjatë lutjes është shenjë e nevojës

Robi pa mirësinë e Tij asnjëherë nuk është i fuqishëm

Ka thënë Zoti që për lutje të sjellim një met

Përpos kërkesës, nevojës dhe lutjesë nuk ka tjetër mjet

Niveli i parë

Vallë a është Zoti në qiell që i ngrejmë duart lart nga qielli kur lutemi?

Jo; Zoti është kudo, por profeti ynë i dashur dhe imamët na kanë mësuar që sa herë duam që t’i lutemi Zotit, duart tona t’i ngrejmë lart drejt qellit dhe me një gjendje dëshpërimi dhe vajtimi t’i lutemi Atij. A e di që ne jemi nevojtarë për Zotin; mu për këtë gjatë lutjes i ngrejmë duart drejt qiellit ngjashëm me një njeri nevojtar që përulet karshi një njeriu me pozitë të lartë.

Imam Ali (a.s) po thotë: “Menjëherë pasi që të mbaroni faljen e namazit ngrini duart tuaja lart dhe lutjuni Zotit”.[1]

Imamët gjithashtu gjatë lutjes i ngrinin duart e tyre lart ngjashëm me një njeri të varfër i cili kërkon ushqim.

Niveli i dytë

Ne i ngrejmë duart lart drejt qiellit për arsye se kjo vepër është shejnë e robërimit dhe mirësjelljes karshi Zotit si dhe shfaqjes së nevojës tek Ai. Kjo që njeriu kur i drejtohet Zotit për lutje veten e sheh të vogël dhe të pavlerë si një grimcë karshi madhështisë së Zotit,  kurse Atë e sheh aq të madh saqë gjatë lutjes edhe pse Zoti nuk ka vend , ngjshëm me një njeri të dobët dhe të varfër i cili me përgjërim kërkon ndonjë gjë, t’i ngrejë duart lart është shenjë e njohjes dhe edukatës.  

Ne duhet të jemë në dijeni vetëm për këtë që jemi nevojtar dhe aq, dhe nga vetja jonë nuk kemi asgjë. Vetëm Ai është i cili i përmbush të gjita nevojat tona si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër dhe aq më të vogël dhe më të pa vlerë e shohim veten tonë tek Ai, aq më shumë e perceptojmë madhështinë e Tij dhe ndjenja e nevojës tek ne bëhet edhe më e fortë, dhe i hapimë më shumë rrugë vetes që t’i drejtohemi Atij.

Këto vepra që i kryejmë, pra zbatimi i formës dhe sjelljes së veçantë gjatë lutjes bëhet shkak që lujet tona të pranohen më shpejt; në transmetimet fetare thuhet: “Me të vërtetë që Zotit i vie turp kur një rob t’i ngrejë duart drejt Tij, de Ai ta refuzojë atë, pa i treguar atij mëshirën e vet”. [2]

Niveli i tretë

A e di që çdo vepër ka një kuptim dhe domethënie? P.sh në kohën kur e përshëndesim një person me respekt, e ulim pak kokën poshtë, ose vëmë duart mbi gjoks, apo kur ndahemi nga njëri –tjetri përshëndetemi me dorë, siç është e mundur që dorën ta ngrejmë deri tek fytyra kur dashuria jonë për një person është në nivelin më të lart.

Nëse nga një njeri ndihesh i kënaqur, atë e shikon me buzëqeshje dhe dashamirësi, në të kundërt ballafaqohesh i shqetësuar me atë, madje është e mundur që të kthesh dhe kokën mbrapa! Ose në kohën kur dëshiron t’i thuash një personi: “urdhëroni” duart i vë në një pozicion të veçantë në mënyrë të harmonizuar, apo në kohën kur thua “eja” duart i pozicionon në mënyrë tjetër dhe kur thua “ik” duart i lëviz në një mënyrë  krejtësisht tjetër dhe ...

Në kohën kur shprehemi konsideratë apo dashuri nëse dashuria jonë ndaj personit përballë nesh është më e madhe, kundrejt tij përkulemi pak më shumë, madje ka gjasa që dhe kokën ta vëmë mbi tokë dhe ne këtë gjendje apo formë e quajmë “ruku” dhe “suxhud”.

Dije dhe këtë që Zoti nuk ka “trup”, por duke pasur parasysh që ne ndodhemi në gradën më të ulët të ekzistencës, pra “bota tokësore” dhe na është dhënë një trup dhe fizik i tillë, nëse duam që në këtë botë të shfaqim dashurinë dhe konsideratën më të madhe të përuljes, duhet të mendojmë që njeriu përballë nesh është në vendin më të lartë dhe pozitën më të madhe; edhe pse nuk është një krahasim i plotë, ta imagjinojmë një mbret i madh, i cili ulur në fronin e pushtetit është mbështetur në një foltore të madhe dhe ne ndodhemi përballë tij; andaj vepra më e mirë gjatë lutjes është kjo që t’i ngrejmë duart lart  drejt qiellit. Më e preferuar dhe më e plotë se kjo është që ballin tonë ta vëmë në tokë.

Imam Aliu (a.s) në lutjen “Kumejl” i drejtohet Zotit duke i thënë: “O Zot! U tregova i vëmendshëm ndaj teje dhe kam ngritur duart lart drejt Teje. Prandaj, për hir të nderit Tënd, më prano luten time dhe m’i plotëso dëshirat e mia.

Kështu që ngritja e duarve lart gjatë lutjes është një prej atyre rregullave dhe sjelljeve të pëlqyera. Në një hadith thuhet: “Ibn Besiri nga imam Sadiku (a.s) transmeton: “Në kohën që gjithësecili prej jush keni mbaruar namazin, të ngrejë duart lart drejt qiellit dhe të lutet. Një nga të pranishmit e pyeti: “a nuk është Zoti kudo i pranishëm?” Imami iu përgjigj: “Po”, tha: “Atëherë pse i ngrejmë duart lart drejt qiellit”? imami iu përgjigj: A nuk e ke lexuar që Zoti po thotë në Kur’an: “E në qiell është furnizimi i juaj dhe ajo që iu premtohet”.[3] Atëherë a duhet të kërkosh përpos asaj që është furnizimi i juaj?”. [4]

Atëherë ngritja e duarve lart në qiell ka arsye dhe argumente; së pari kjo vepër është traditë dhe metodë e profetit (s.a.v.a) tonë të dashur. Së dyti është adhurim dhe një prej rregullave islame. Së treti është shenjë e përuljes ndaj Zotit të Gjithëmëshirshëm  dhe argmenti tjetër është ky që qielli është prezantuar si depoja e furnizimit të Zotit. Madje dhe furnizimi material i njerëzve është nga qielli, në këtë mënyrë që shiu që bie nga qielli ngjall tokën e vdekur. Në realitet në masën e rënies së shiut mbijnë dhe bimët dhe prodhohet ushqm. Drita e diellit që është burimi i jetës dhe jetesës, ndriçon nga qielli. Ajri është faktori i tretë i rëndësishëm i jetës në qiell dhe ...  si rrjedhojë qielli është prezantuar si depoja e furnizimit hyjnor dhe gjatë lutjes ngrejmë duart lart nga qielli dhe kërkojmë dhe i lutemi krijuesit dhe poseduesit të furnizimit.


[1] Tefsire Kurtubi, v. 17, fq, 42 – 43

[2] Nehxhul fesahe, f, 318

[3] Edh- Dharijat/ 22

[4] Ilelul sherai, v 2, f, 345