Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 9

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 8, 2018, 5:38 a.m.

Me ç’farë ushqehet Zoti?

Ushqimi për ne është baraz me jetën

Por Zoti nuk ka nevojë për ushqim

Ne jemi të mangët dhe duhet të plotësohemi, të rritemi

Kurse Zoti është i plotë, nuk ka nevojë për zhvillim dhe përsosje

Niveli i parë

Me ç’farë ushqehet Zoti?

Zoti nuk është si ne që të ketë nevojë për ujë dhe ushqim; Zoti nuk është si gjërat që ne njohim. Një pyetje: Me ç’farë ushqehen engjëjt?

Nuk e di?

Edhe engjëjt nuk hanë ushqim, që do të thotë nuk janë si ne që të kenë nevojë për ujë dhe ushqim. Atëherë Zoti që ka krijuar engjëjt, patjetër që vetë është më i panevojtar se ata; që do të thotë nuk ka aspak  nevojë për ujë dhe ushqim. Madje Zoti nuk ka nevojë as për gjumë.

Pse?

Sepse Zoti nuk është si ne që të ndiejë lodhje dhe të ketë nevojë për rehati dhe relaks.

Niveli i dytë

A nuk ushqehet Zoti?

Zoti nuk është si ne, apo si shtazët dhe bimët që të ketë nevojë për ujë dhe ushqim; madje nuk është as si engjëjt. Sigurisht engjëjt gjithashtu janë nevojtarë dhe kanë nevoja, por për ujin dhe ushqimin që ne konsumojmë  nuk kanë nevojë. Ushqimi i engjëjve është dija, shkenca dhe mirësia. Nës uren Teuhid lexojmë: “Zoti  është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë”; që do të thotë Zoti është i panevojtar për nga uji dhe ushqimi, për nga gjumi dhe relaksi, për nga vendi dhe nga babai, nëna dhe fëmija dhe ...

Pse Zoti nuk ka nvojë për gjumë?

Sepse ne që jemi aktiv gjatë gjithë ditës, fuqia e jonë pakësohet dhe duhet që të pushojmë dhe të relaksohemi në mënyrë që të na rikthehet fuqia. Por Zotit nuk i pakësohet fuqia. Zoti aspak nuk ngjason me ne dhe asgjë tjetër që të mund ta krahasojmë Atë me një gjë tjetër dhe ta kuptojmë se si është! Nëse njeriu mendon që Zoti gjithashtu është si ne, atëherë patjetër duhet që të konsumojë diçka që të jetojë, ngjashëm me atë që një robot ta pyeti veten e vet: “Krijuesi im nga sa vida dhe pjesëza përbëhet dhe me çfarë energjie karikohet?!” Pa dyshim që karakteristikat që gjenden brenda robotit nuk gjenden tek krijuesi i robotit, pra njeriu. Thënë ndryshe, njeriu ka krijuar një krijesë tjetër që të ketë dallim me veten e vet; dhe Zoti gjithashtu që është Krijuesi ynë, nuk e ka gjendjen tonë siç është nevoja për ushqim, gjumë  dhe .... .

Niveli i tretë

A nuk ka nevojë Zoti për ushqim?

Duhet të shohim se cilat krijesa kanë nevojë për ushqim dhe energji? Gjallesat kanë nevojë për ushqim, ku burimi i energjisë së tyre sigurohet nga një vend tjetër dhe forca dhe ekzistenca e tyre nuk është nga vetja e tyre, por Zoti fuqinë dhe forcën e vet nuk e merr nga dikush tjetër. Mu për këtë është që Zoti madje as gjumë nuk ka, sepse fuqinë e vet nuk e siguron nga një vend tjetër në mënyrë që ngjashëm me ne ndonjëherë fuqia e Tij të pakësohet dhe me anë të pushimit dhe rehatisë ta kompensojë atë mangësi; përkundrazi fuqia dhe forca e Zotit buron nga vetë Zoti. Mu për këtë aspak nuk lodhet pale të themi që ka nevojë  për gjumë. Arsyeja tjetër e nevojës për ushqim dhe energji është kjo që krijesat janë të mangëta dhe duhet që të plotësohen. Krijesat e mangëta duhet që pak nga pak të përfitojnë përsosmëritë në mënyrë që të shpëtojnë nga mangësia. Ne gjithashtu mu për këtë arsye, pra për zhvillimin dhe shëndetin e trupit tonë kemi nevojë për ujë dhe ushqim; për qetësinë psikologjike dhe shprëtore kemi nevojë për martesë; për qetësinë e trurit dhe ndërgjegjës sonë kemi nevojë për dije dhe shkencë dhe mirëbërjen; dhe për qetësinë e shpirtit tonë kemi nevojë për njohjen dhe përkujtimin e Zotit në mënyrë që të bëhemi më të plotë, të zhvillohem dhe të rritemi.

Atëherë pse gjyshërit tanë ushqehen? Ato çdo ditë e më shumë bëhen më të dobët!

Njerëzit kanë dy aspekte: trupore dhe fizike. Trupi i njeriut përafërsisht zhvillohet deri në moshën 30 vjeçare por pas kësaj kohe nuk zhvillohet më dhe ka nevojë për ujë dhe ushqim vetëm për ta vazhduar jetën. Kjo është dhe aryeja që njerëzit kur arrijnë në këtë moshë edhe oreksi i tyre pakësohet dhe në krahasim me më të rinjtë kanë më pak nevojë për ujë dhe ushqim; kurse aspekti shpirtëror tek njerëzit gjithnjë është në rritje dhe asnjëherë nuk plaket gjithashtu nuk “ngopet” nga “ngrënia” e ushqimit shpirtëror.

Vallë shpirti i njeriut gjithashtu ushqehet?

Po. Ashtu siç e thashë ushqimi shpirtëror i njeriut është dija, shkenca, çiltërsia, urtësia dhe përkujtimi i Zotit. Imam Aliu (a.s.) po thotë: “Dija dhe shkenca janë faktori i mbajtjes gjallë të shpirtit”. Në lutjen e Ebu Hamze Thumali gjithashtu lexojmë: “O Zot! Unë duke të kujtuar ty shpirti dhe zemra më ngjallen”; që do të thotë ata të cilët nuk shkojnë pas dijes dhe njohjes shpirti dhe zemra e tyre vdes dhe do të jenë si njerëz të vdekur në mes të gjallëve.

Në thelb, shpirti dhe zemra tek njeriu është po ajo dija dhe njohja e vërtetë.

“Shpirti nuk është pos dijes kur sprovohet

Secilit që i tepron dija shpirti i tij shtohet

Zoti nuk ha, nuk fle atëherë nga ç’farë kënaqet?

Kjo pyetje gjithastu është shenjë e krahasmit të vetes sonë me Zotin që në thelb është gabim, sepse Zoti nuk ngjason me askënd dhe me asgjë. Por përderisa jemi të uritur nuk e shijojmë ushqimin dhe derisa mos të lodhemi nuk ndiejmë kënaqësi nga gjumi. Në realitet në fillim vuajmë nga uria dhe lodhja, më pas me ngrënien e ushqimit dhe pas fjetjes si dhe përfitimin e qetësisë së ngopjes ndiejmë kënaqësi; por Zoti në asnjë mënyrë nuk ka uri, etje, lodhje dhe ... në mënyrë që të ndiejë kënaqësi me anë të fjetjes, ushqimit apo ...  Zoti gjithnjë është në gjendje të mirë dhe të shkëlqyer. Ne në lutjen Kumejl nga Zoti kërkojmë: “O Zot! Gjendjen tonë të keqe shndërroe në gjendjen Tënde të mirë”.