Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 8

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 6, 2018, 2:40 p.m.

Zoti është grua apo burrë?

Zoti nuk është as grua e as burrë, Ai është Një dhe i Vetëm

Përsosmëria e esencës së pastër të Tij është e qartë dhe e pa mbuluar

As që ka të meta, as që ka defekt, as formë, vend apo ngjyrë

Është i bukur hijeshia e Tij, as nuk është i ngrohtë e as i nxehtë

Gjithnjë është ndihmësi ynë, është në zemër dhe në besimin tonë

Sa bukur njohja e Tij, sa dhimbshme largimi nga Ai

Niveli i parë

Zoti është grua apo burrë?

Zoti aspak nuk është si ne që të jetë grua ose burrë! Nuk është kështu që çdo gjë të jetë ose grua ose burrë; p.sh. engjëjt a janë grua apo burrë?

Mendoj që janë gra.

 Nga e di?

Po në kartonin e Pinokut engjëlli i mëshirshëm ishte grua.

Ai s’është gjë tjetër veçse një karton. Përveç kësaj atë karton nuk e kanë krijuar muslimanët në mënyrë që çdo gjë në të të jetë e saktë dhe e përpiktë. Edhe engjëjt ashtu si shumë gjëra të tjera nuk janë as grua as burrë, siç janë drita, qielli dhe ... .  

Niveli i dytë

Në suren Teuhid lexojmë “Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. A e di kuptimin e kësaj shprehjeje?

Jo.

Që do të thotë: Zoti nuk ka bashkëshort/e. A e di pse Zoti është mbi të gjitha dhe nuk ka bashkëshort/e?

Jo.

Sepse Zoti nuk është si ne që të  ketë gjini, pra të jetë burrë apo grua.

Atëherë përse është përdorur përemri mashkullor “hu” (ai) për Zotin?

Esenca e Zotit nuk është as grua e as burrë; mashkullore apo femërore. Po kjo që ne Zotin e thërrasim me emrin “Allah ose në gjuhën shqipe “Zot”, apo në gjuhën angleze “God” dhe ... këto shprehje na tregojnë për një esencë (person) që nuk është as femëror e as mashkullor. Ajo që është e rëndësishme në çdo gjuhë ndonjëherë në vend të emrit personal (si p.sh Allah, Zot, ...) përdorin përemër dhe në disa gjuhë të tjera si p.sh. në gjuhën arabe çdo emër dhe përemri që e zëvendëson është në gjininë mashkullore ose femërore; jashtë këtyre dyjave është e pamundur, që do të thotë ne nuk kemi ndonjë fjalë tjetër që në gjini të jetë neutrale në mënyrë që të jetë e mundur që ta emërojmë Zotin, i cili nuk ka gjini me atë shprehje.

Niveli i tretë

Ai i Cili nuk ka të ngjashëm dhe shembull dhe është Një dhe i Vetëm, që nuk ngjason me krijesat e tjera është e pa mundur që të jetë grua ose burrë. Në fakt, gjinia mashkullore dhe femërore janë të paplota pa njëra-tjetrën dhe duke u nisur nga fakti që Zoti i Madhëruar është i plotë dhe nuk ka asnjë të metë dhe është i  Një, pra i Vetëm, nuk ka kuptim që të themi se a është gjinia e Tij femërore ose mashkullore. Sërish duhet të themi “subhanallah” që do të thotë Zoti është i stërpastër nga kjo gjë”.

Zoti i cili nuk ka gjini, atëherë përse përmendim përemrin mashkullor në lidhje me Atë? Ndoshta burri është më lart se gruaja!

E vërteta është kjo që burrat kanë aftësi që të kryejë vepra të cilat gratë nuk janë në gjendje që t’i kryejnë, nga ana tjetër gratë kryejnë vepra dhe punë të cilat burrat nuk janë në gjendje që t’i kryejnë, kështu që nuk mund të themi që “burrat janë më të mirë se gratë”,  apo të themi “gruaja është më e mirë se burri”, por po themi që të dy kanë karakteristka dhe veçori dhe secili nga ata në vendin e vet është i dobishëm. Burri me karakteristikat të cilat Zoti ia ka dhuruar është i dobishëm dhe i mirë dhe duhet që të jetë kështu. Nëse nuk do t’i kishte këto karaketeristika dhe veçori, do të ishte mangësi. Dhe gruaja me karakteristikat dhe veçoritë që ia ka dhënë Zoti është e dobishme dhe e mirë dhe duhet që të jetë kështu dhe nëse nuk do të kishte ato karakteristika dhe veçori do të ishte keq dhe e mangët. Gratë kryejnë vepa të atilla që burrat nuk e kanë aftësinë e kryerjes së tyre dhe burrat kryejnë vepra të atilla që gratë nuk e kanë forcën dhe fuqinë e kryerjes së tyre, secili nga ato në vendin e vet ëshë krijuar mirë dhe bukur dhe duhet të jenë të këtillë.

Tani le t’i kthehemi pyetjes tënde: “Përse për Zotin përdorim përemrin mashkullor”?  Nëse ne në përzgjedhjen e njërit prej dy përemrave mashkullor apo femror nuk do të kishim rrugëzgjidhje tjetër, sipas mendimit tënd cili përemër do të ishte më i mirë për Zotin? Unë do të mendoja që mbase nga pikëpamaja e efekteve psikologjike që kanë shprejet në konceptimin e personalitetit të njeriut, duke marrë në konsideratë madhështinë dhe lartësinë e Zotit të Madhëruar  si dhe duke marrë parasysh dijen e kufizuar të njerëzve, përdorimi i përemrit mashkullor është më i preferuar dhe më i përshtatshëm. Ose të përdorim një shprehje që mos të ketë aspak preferencë gjinore, p.sh. të jetë si shprehja “njerëz” që nuk dëshmon për një gjini të veçantë. Shprehja “njerëz” përfshin dhe burrat dhe gratë, por në dukje është në gjininë mashkullore.