Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 7

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 30, 2018, 2:23 a.m.

Përse Zoti nuk i pranon disa nga lutjet tona?

Pa të shoh më thuaj a ke ndonjë kërkesë apo lutje?

Si je kujdesur për të gjithë, pa kusht dhe pa pretekst?

Madje babai dhe nëna vendosin kushte dhe limite

Nëse ndonjë gjë për ne është e rrezikshme, është e shtrenjtë

Zoti disa prej lujteve tona nuk i plotëson ngaqë

është i urtë dhe i ditur, në dijeni për fundin e veprave tona

Niveli i parë

Pse Zoti disa prej dëshirave tona nuk i plotëson?

Të bëj një pyetje: A i duan fëmijët e vetë nënat dhe baballarët, apo jo?

Po, i duan.

A i dëgjojnë ata fëmijët e tyre në çdo kohë që ata duan dhe a iu japin atyre çdo gjë që ata kërkojnë? P.sh. gjatë vozitjes së makinës të thonë: “Na lini në timon që t’i japim ne makinës!” apo të duan që çdo ditë të hanë një mal embëlsirash apo të thonë: “Mua mos ma bëni vaksinën”?

Epo, jo!

Pse? Është e vërtetë që fëmijëve iu pëlqejnë gjëra të tilla, por nuk janë në dobi të tyre. Nëse dhe Zoti i Madhëruar gjithashtu disa nga lutjet dhe kërkesat tona nuk i pranon, është për këtë që Ai na do neve dhe është shumë i ditur. E di që ato lutje dhe kërkesa është akoma herët që të pranohen ose pranimi i tyre nuk është aspak në favorin tonë.

Niveli i dytë

Pse Zoti disa nga lutjet tona nuk i pranon?

Përsosmëria dhe lumturia e njeriut konsiston në këtë që të jetë i kënaqur ndaj një gjëje që Zoti është i kënaqur me të; që do të thotë çdo gjë që Zoti dëshiron ta dëshirojë dhe ai për vete dhe çdo gjë që Zoti nuk dëshiron të mos ta dojë atë as për vete. Në kohën kur e dimë që Zoti i Madhëruar është posedus i gjitësisë dhe botës, është më i dituri, më i dashuri dhe më i dhembshuri, çfarëdo vendimi që Ai ndërmerr ne jemi të kënaqur me të, për arsye se ai vendim është në dobinë dhe interesin tonë, edhe pse ne nuk e dimë arsyen e atij vendimi.

Bindja e pakushtëzuar dhe nënshtrimi ndaj Zotit është në kuptimin e dashurisë ndaj Tij de robërimit të Tij; sepse shpirti dhe gjithë aseti ynë ekzistecial është nga Ai dhe Ai kështu dëshiron. Tani nëse Zoti i ditur dhe i Gjithëmëshirshëm nuk i pranon disa nga lutjet tona, pa dyshim që ka një arsye dhe  është në dobinë tonë që Zoti të mos na i plotësojë një sërë lujtesh; siç janë disa vepra të cilat Zoti na ka udhëzuar për kryerjen e tyre, por që ne nuk jemi në dijeni për arsyen e tyre. Si p.sh. agjërimi gjatë muajit të bekuar Ramazan dhe ...

Niveli i tretë

Përse Zoti nuk iu përgjigjet disa lutjeve tona?

Ndonjëherë ne i lutemi Zotit dhe që Zoti dëshiron që të na dhurojë më të mirën; atëherë nuk e pranon lutjen tonë për të na dhënë një gjë më të mirë.

Ndonjëherë disa nga mëkatet tona bëhen shkak që të mos panohen lutjet tona. Në lutjen Kumejl lexojmë: “O Zot na i fal mëkatet të cilat bëhen shkak e bllokimit të lutjes.”. Imam Sexhad (a.s) përmend shtatë mëkate të cilët pengojnë pranimin e lutjes: “Synimi i keq, hipokrizia, mosfalja e namazeve të obligueshme në kohën e tyre, përdorimi i shprehjeve të pista dhe sharja gjatë bisedës dhe ... “. [1]

Disa nga lutjet tona jo vetëm që nuk janë të dobishme për ne, përkundrazi janë dhe të dëmshme, por mendja jonë e mangët nuk i kupton dhe Zoti për shkak të mëshirës së Tij nuk i pranon këto lutje.

Ka dhe argumente të tjera për mospranimin e lutjes. Sidoqoftë, dije që lutja, vetë është një lloj pranimi.

Në ç’mënyrë?

 Fakti që njeriu ka kuptuar se lutjet e veta duhet t’i drejtojë Zotit të Gjithëmëshirshëm dhe përpos Tij mos t’i lutet askujt tjetër tregon  qartë që lutjet më të mira të tij janë pranuar, sepse Zoti neve na ka krijuar që ta njohim Atë dhe të kuptojmë që përpos Tij nuk duhet t’iu drejtohemi askujt tjetër dhe kjo vetë është qëllimi më i lartë. Në kohën kur i drejtohemi Zotit për lutje, nuk ka më rëndësi a do të na pranohet lutja që kishim ndërmend apo jo; menjëherë na është pranuar apo me vonesë. E rëndësishme është kjo që ne të kuptojmë se kujt duhet t’i drejtohemi për lutje dhe kujt t’i kërkojmë ndihmë si dhe të kuptojmë që përpos Tij nuk duhet t’i drejtohemi askujt tjetër për ndihmë dhe mbështetje. Xhelaleddin Rumiu thotë: “Ishte një burrë që gjithnjë lutej. Djalli e joshi atë se pse po lutesh, ndërkohë që lutja jote nuk po pranohet? Ai ndërpreu lutjet. Një zë i tha atij: pse e ndërpreve lutjen? Iu përgjigj: Sepse nuk po dëgjoj “lebbejk” [2]. Zëri ia ktheu sërish: “Lutja jote është përgjigjja e Zotit (tregues që Zoti është i vëmendshëm ndaj teje).”  

Tha : Allahu që thua ti është përgjigjja jonë

nevoja, djegia dhe dhimbja jote është shenja jonë

Kënaqësia e lutjes drejtuar Zotit është një begati që nuk i jepet çdokujt dhe nëse një njeri largohet nga Zoti fatkeqësia dhe tmerri më i parë dhe më i madh që i ndodh është kjo që e humbet kënaqësinë e lutjes; pra vetë lutja është pranim.

Si rrjedhojë, duke u nisur nga fakti që ne në këtë botë jemi udhëtarë dhe së shpejti kthehemi në vatanin tonë kryesorë, qoftë të jenë pranuar të gjitha lutjet tona në këtë botë apo qoftë të mos jenë pranuar, e rëndësishme është që të largohemi nga kjo botë duke e njohur dhe zbuluar Zotin e Madhëruar. Lutja dhe vëmendja ndaj Zotit është shenjë e afrimit tonë ndaj kësaj njohjeje dhe synimi.

Niveli i katërt

Pse disa nga lutjet tona nuk pranohen?

Do t’i them disa hadithe dhe tregime në mënyrë që vetë të arrish të gjesh përgjigjen. Imam Aliu (a.s) po thotë: “Ka gjasa që Zoti të pranojë me vonesë lutjen në mëynrë që të shpërblejë më shumë lutësin dhe shpërblimi të i bëhet më i plotë, mbase mund të ndodh që në vend të saj, t’i dhurojë atij një të mirë në këtë botë apo në botën tjetër”.[3] Në një vend tjetër po thotë: “Lutësi arrin njërën prej këtyre rezultateve: Ose i falet ndonjë mëkat; ose i pranohet lutja (i plotësohet kërkesa jo aq të denjë), ose i hiqet ndonjë e keqe (si p.sh shmangia e vdekjes së parakohshme)”. [4]

Në një transmetim nga imam Sadiku (a.s) lexojmë: “Në kohën kur besimtari lutet, Zoti i Madhëruar iu drejtohet engjëjve duke iu thënë: Ia kam pranuar lutjen, por njëherë ruajeni atë dhe mos ia dhuroni, sepse dua që sërish të lutet dhe t’ia dëgjoj zërin. Por në lidhje me personin, i cili zemrën e ka të përlyer me hipokrizi  dhe Zoti nuk do që t’ia dëgjojë zërin po thotë; jepjani shpejt përgjigjen”.[5]

Si rrejdhojë, vonimi në pranimin e lutjes nuk është vetëm shenjë e dashurisë dhe mirësisë së pakët të Zotit, por është e kundërta.

Në lutjen “Iftetah” gjithashtu lexojmë: “ Nëse lutjen ma pranove me vonesë unë janë mërzitur nga injoranca ime dhe të kam kundërshtuar; ndërkohë që vonesa e lutjes sime ishte në dobin time, sepse Ti je i informuar ndaj çështjeve”.

Një prej rasteve që djalli abuzon dhe keqpërdorë dhe i cyt njerëzit e dobët është po ky rasti i vonesës në pranimin/plotësimin e lutjes; nëpërmjet kësaj përpiqet që njeriu t’i humbi shpresat dhe ta urrejë Zotin.

Në lidhje me këtë që disa nga lutjet që pranohen, por që janë në dëm të njeriut imam Aliu (a.s) ka thënë: “Ndonjëherë shkaku i mospranimit të lutjes është kjo që mbase nga Zoti kemi kërkuar diçka që nëse do të na pranonte Zoti lutjen, feja dhe jeta e kësaj bote do të na shkatërrohej dhe rrënohej”. [6]

Ndonjëherë gjithashtu shkaku i mospranimit të lujes është kjo që ne lutemi vetëm dhe vetëm kur jemi nevojtarë ! Imam Sadiku (a.s) në lidhje me këtë po thotë: “Ai i cili nuk ngre duart lart nga qielli për t’iu lutur Zotit dhe lutet vetëm në momentin kur e prek ndonjë fatkeqësi, lutja e tij nuk do të pranohet. Engjëjt thonë ne nuk e njohim këtë zë”. Sipas një transmetim tjetër po thonë: “Ku ishe deri më tani?![7]

Zoti i Madhëruar hz. Davudit (a.s) i tha: “Më kujto mua në ditë të gëzimit dhe rehatisë në mënyrë që Unë të të përgjigjem në ditë të vështira dhe kur je prekur nga telashe”.

 

[1] Vesailul shia, v, 16, f, 281, biharul envar, v, 73, fq, 375

[2] Përgjigje pozitive nga Zoti

[3] Nehxhul Belaga, letra, 31

[4] Komentimi i Nehxhul belaga, (Ibn ebil Hadid), v. 2. f. 276

[5] El – Kafi, v. 2, fq. 489

[6] Nehxhul belaga, letra 31

[7] Vesail-el Shia, v. 7, f, 40.