Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 2

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Maj 16, 2018, 10:37 p.m.

Kush është Zoti?

Shkova pranë detit dhe e pyeta kush është Zoti?

Deti në vesh më pëshpëriti: “Askush nuk është si Zoti”

Ai është Krijuesi i maleve, fushave, pemëve dhe deteve

Është i Gjithëdijshmi dhe i Stërpastër,

i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotëfuqishëm

Nuk është babai i fëmijëve, por për ata

Ka krijuar dhe nëna dhe baba

 

Niveli i parë:

Kush është Zoti?

Zoti i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm është Ai i cili ka krijuar gjithë universin; neve, tokën dhe qiellin, detin dhe pemët, zogjtë dhe lulet, të gjitha frutat dhe ushqimet, lumenjtë dhe burimet, banesat dhe fabrikat, anijet dhe avionet, dhe makinat de çdo gjë që sheh në këtë botë që të gjitha i ka krijuar; më shumë se kaq ka krijuar dhe parajsën në mënyrë që çdo kush që është njeri i mirë, ta dërgojë në parajsë dhe të jetojë përgjithmonë i lumtur dhe i gëzuar.

Zoti i Gjithëmëshirshëm është Ai i cili për ne ka përcaktuar udhëzus në mëynrë që ta gjejmë rrugën e drejtë dhe të duhur dhe të jetojmë të lumtur dhe na ka dërguar Profetët, na ka dërguar imamët e mirë, neve na ka shpallur Kur’anin në mënyrë që të mos devijojmë nga rruga e drejtë. Zoti është tejet i mëshirshëm, falës dhe shumë i dashur, më i dashuri nga të gjitë. Ne përpiqemi që gjthnjë ta kujtojmë Atë, gjithnjë ta falënderojmë Atë, dhe gjithnjë t’i dëgjojmë fjalët e Zotit të Mëshirshëm dhe të qëndrojmë larg armikut të Zotit.

Vallë a ka dhe Zoti armik?

Po. Një prej armiqëve më të mëdhenj të Zotit që duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos biemi në kurthet dhe intrigat e tij, është djalli! Djalli dëshiron që neve të na largojë nga parajsa, dëshiron që ne të bëhemi të këqinj; kryen vepra të atilla që ne të nervozohemi dhe të kryejmë vepa të liga dhe të mos shkojmë në parajsë. Ne mbështetemi tek Zoti dhe i lutemi Atij që Zoti t’i ruajë të gjithë nga cytjet e djallit.

Niveli i dytë

A të kujtohet javën e kaluar së basku shkuam në një fabrikë që aty punonte dhe axha?

Po, më kujtohet.

A e vërejte që të gjithë punëtorët  me ndihmën e njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin po ndërtonin pjesët e një fshese korenti, disa prej tyre po ndërtonin motorrin e fshesës me korent, disa të tjerë tubat e saj, disa të tjerë pjesën kryesore dhe rrotat e saj , dhe një pjesë tjetër gjithashtu ato pjesë po i bashkonin me njëra – tjetrën?

Po, i pashë.

A vërejte atje ndonjë shef apo drejtor?

Jo, unë nuk pashë njeri.

Ke të drejtë, por sipas teje nëse në atë fabrikë çdo kush dëshiron të veprojë sipas qejfit dhe dëshirës së vet, apo disa prej tyre nuk duan që të punojnë aspak, apo në mesin e tyre të mos jetë ndonjë person që të mbikqyrë dhe koordinojë punët e tyre dhe të ndajë punën gjithëseclit, apo aparatet dhe instalacionet e fabrikës të prishen dhe të mos ketë një person për riparimin e tyre, vallë a mund të vazhdojë punën një fabrikë e tillë?

Jo.

 Atëherë me patjetër ekziston një njeri që është përgjegjës për ecurinë e punës dhe menaxhimin e saj, edhe pse ne nuk e shohim atë atje. Ineresant është kjo që të dish se ai njeri, në zyrën e shefit, me kamera të instaluara sheh çdo gjë dhe e mban nën kontroll si dhe është përgjegjegjës për menaxhimin e furnizmit të mallrave të nevojshme dhe shitjen e prodhimeve të fabrikës. Atë e quajnë “përgjegjës i fabrikës”, nëse nuk është shefi apo përgjejgësi, fabrika asnjëherë nuk do të ketë sukses për ecurin dhe vazhdimin e punës, dhe thënë ndryshe do të falimentojë.

Tani hidhi një sy kësaj botë në të cilën ne jetojmë! Nëse shikon me kujdes, çdo gjë është në vendin e saj dhe është duke kryer punën e vet. Dielli çdo ditë ndriçon dhe bimët gjithnjë prodhojnë fruta dhe ushqime; bie shi dhe pemët i ngop me ujë; bie nata që të gjithë të pushojnë, thënë shkurt gjithçka që ekziston kryen një punë të caktuar në mëynrë që ne të jemi të shëndetshëm, të kemi ushqim për t’u ushqyer, që të mudemi të jetojmë dhe mund t’i bëjmë këto pyetje interesante në mënyrë që të bëhemi më të mëdhenj dhe më të ditur. Tani sipas teje, a mundet që të jetë pa shef kjo botë secila pjesë të saj i kryen më së miri detyrat që ka?

Jo.

Kështu është, ne këtë shef e quajmë “Zot”; është po ai i Cili ka krijuar çdo gjë për prehjen dhe përparimin tonë. Sigurisht sa më shumë hulumtime që të bësh dhe t’i njohësh krijesat dhe fenomenet e botës, aq më shumë do të vësh re këtë realitet.

A e kakrijuar dhe makinën Zoti?

Po. Zoti i ka dhënë njeriut mendje dhe zgjuarsi në mënyrë që të prodhojë gjërat që i nevojiten. Në realitet Zoti, makinën, anijen dhe shumë gjëra të tjera i ka krijuar me dorën e njeriut.

Niveli i tretë

Shihe këtë biçikletë! A është e mundur që këtë biçiklitetë të mos jetë krjuar nga dora e njeriu dhe ajo të jetë krijuar vetiu aksidenalisht dhe pa ndërhyren e mendjes dhe rolit të dikujt tjetër?

Jo.

Merre në konsideratë apratin fotografik , sipas mendimit tënd, sa është e mundur që ne pjesët e aparatit të hedhim sipër njëra – tjetrën dhe pjesët e saj vetvetiu në mënyrë plotësisht të saktë të vihen sipas rendit në vendin përkatës dhe të krijohet aparati?

Aspak nuk është e mundur!

Hidhi një shikim trupit tonë dhe vërej sesa me kujdes dhe përpikmëri janë krijuar gjymtyrët e trupit! P.sh. sytë, ngjasojnë me një aparat fotografik i cili për të rregulluar dritën që hyn brenda është i pajisur me bebezën; ngashëm me diafragmen e aparatit fotografik, por shumë më  saktë dhe më e bukur, ka një lente për rregullimin e imazhit si lenta e aparatit fotografik, por që është shumë më delikate.  Ka një dhomë të errët, ka film dhe memorien e fotografive, ka mbrojtës të fortë, sfera e syrit ndodhet brenda sytheve kockore dhe  është e vendosur fort dhe fuqishëm në mënyrë që t’i mbrojë ato nga presionet dhe goditjet. Qepallat gjithashtu shërbejnë për të ruajtur pluhurin  dhe në rast nevoje bëhen pengesë e depërtimit të dritës (gjatë fjetjes) tek sytë. Loti i syrit shërben për pastrimin e sipërfaqen e shikimit të syve tanë si dhe për transparencën e tyre. Qerpikët dhe vetullat pengojnë depërtimin e djersës dhe gjërave të vogla brenda syve dhe shumë gjërave të tjera mikroskopike. Sipas teje, a është e mundur që sytë tanë të jenë krijuar rastësisht dhe pa ndërhyrjen e një projektuesi dhe shkencëtari të mençur?

Jo, është e pamundur.

E njëjta gjë ndodh edhe nëse vëren me kujdes secilën gjymtyrë të trupit, ku do të zbulosh sekrete dhe bukuri që janë përdorur në krijimin e asaj gjymtyre dhe arrin në këtë konkluzion që është e pamundur që ky trup i njeriut të jetë krijuar dhe formuar pa ndërhyrjen e një krijues të ditur dhe inteligjent; dhe që ne këtë faktor që është kaq i ditur, i mëshirshëm,  dhe i gjithëfuqishëm e quajmë “Zot”.

E njoh një shkencëtar të quajtur Antony Flev. Ai në rininë e tij imagjinonte që trupi i njeriut është krijuar në formë rastësore,  por me kalimin e kohës në libër kudo ka përmendur argumetin tonë ka pohuar: “Në kohën kur vërejmë se të gjitha finesat dhe bukuritë e trupit janë plotësisht të mirëllogaritura dhe kryhen nën ndikimin e urdhëresave (kodeve) specifike që ndodhen në qendër të celulave (gjenet) asnjëherë nuk mund të tregohemi mospërfillës për ndërhyrjen e vetëdijes dhe menaxhimit në trup dhe formësimin e trupit ta konsiderojmë të rastësishme”.

Ndërkohë nëse në këtë botë  do të kishte rrëmujë dhe parregullsi gjithashtu do ishte dhe kjo mundësi që bota të ishte pa  rendvënës dhe përgjejgës, por duke pasur parasysh që çdo gjë në këtë botë është e mirëllogaritur dhe me rend (rregulli është argument për ekzistimin e rendvënësit), kuptojmë që kjo botë ka një rregullator shumë i ditur dhe gjithëfuqishëm që në fenë tonë të dashur atë e quajmë “Zot”.[1]

 

Niveli i katërt

Krijuesi i qiellit dhe i tokës, i kësaj bote dhe botës së përtejme, të dukshmes dhe të padukshmes, thënë shkurt çdo gjë që ekziston në të dy botët është Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar. Është e vërtet që ne nuk e shohim Zotin, por mundemi shumë lehtë që ta njohim Atë.

Në ç’mënyrë?

Nëpërmjet studimit dhe njohjes së krijesave të Tij; që do të thotë duke treguar vëmendje ndaj po kësaj bote të cilën e ka formuar dhe krijesave që ka krijuar.

A mund të ma shpjegosh pak më shumë?

Po, patjetër!  Kur shikojmë me vëmendje dhe vërejmë që  çdo gjë është krijuar në bazë të logjikës dhe për një punë të caktuar, madje dhe faktin se në këtë botë nuk ekziston qoftë dhe një krijesë e vetme që të jetë e bezdisshme dhe e pallogaritur, së pari kuptojmë që këto i ka krijuar dikush që është i ndërgjegjshëm, i vetëdijshëm, i urtë, i ditur dhe ka fuqinë e krijimit; së dyti kuptojmë që sa i saktë dhe i përpiktë është në kryerjen e punëve të Tij  dhe asnjë punë e tij nuk është kot dhe pa arsye.

Tani më thuaj ç’farë punë kryejnë bimët?

Japin  fruta.

Po është e saktë. Sigurisht japin dhe bukuri, lëshojnë dhe hije, gjithashtu bëhen shkak e freskisë së motit, janë ushqim dhe për kafshët bimëngrënëse; që do të thotë nga toka, mbijnë lloje të ndryshme ushqimesh bimore që i shfrytëzojmë ne dhe shtazët. Tani më thuaj, për ç’farë janë të dobishme kafshët?

Nga ato marrim qumështin, konsumojmë mishin e tyre, disa prej tyre i përdorim për transport dhe ... .

E saktë. E di ti që nëse ne duam që të shkojmë në shkretëtirat e thata pa ujë dhe bar me patjetër duhet që të përdorim deven?

Pse?

Sepse Zoti i Madhëruar  deven e ka krijuar në mënyrë të atillë që mund t’i rezistojë mungesës së ujit në shkretëtirë, madje mundet që të ushqehet me gjembat e mprehta dhe të mbetet gjallë! Mjafton që ne atë e përdorim si mjet transporti dhe të marrim ujë dhe ushqim vetëm për vete, dhe me atë të kalojmë në anën tjetër të shkretëtirës. Përveç kësaj, ka këmbë të buta të cilat nuk depërtojnë në rërë. Sytë i ka të atillë që dheu nuk depërton tek ato, sepe ka dy lloje qepallash, ka një qepallë të dukshme në mënyrë që edhe në qoftë se e mbyll atë përsëri arrin që të shohë, ka dhe një qepallë tjetër ngjashëm me të tonën. Si rrjedhojë  Zoti nuk e ka krijuar deven pa qëllim dhe kot. Vallë a e dije që nëse ne duam që të shkojmë në mal është më mirë që të përdorim mushk apo gomar?

Pse?

Për arsye se mushka dhe gomari janë alpinist shumë të aftë dhe të fortë; ato janë në gjendje që shumë lehtë të na çojnë deri në majë të malit edhe së bashku me ngarkesën  dhe të kalojnë pa asnjë pengesë dhe plot siguri nëpër gremina. Kështu që dhe këto Zoti i ka krijuar për ne. 

Po Brumbulli është krijesë e Zotit?

Po. Zoti ka krijuar çdo gjë.

Por brumbulli është shumë i keq dhe i pisët! Ti the Zoti ka krijuar çdo gjë për një gjë të caktuar!

Ke bërë një pyetje të mirë. Për t’iu përjgigjur pyetes tënde më duhet që t’ua shpjegoj pak. Një ligj shkencor thotë: Ashtu sikur që bimët lëndët ushqmore i sigurojnë nga toka, ajri dhe uji, kur mbaron koha e shfrytëzimit të këtyre lëndëve ushqimore, duhet që sërish të kthehen po në atë tokë dhe të shndërrohen në dhe, ajër dhe ujë; sepse përndryse të gjitha gjallesat e gjalla do të zhduken. Këtë ligj e quajnë “qarkullimi ciklik i  materieve në ekosistem”. Brumbulli është një pej këtyre gallesave,  i cili e kryen këtë vepër të rëndësishme. Brumbullat lëndët ushqimore të cilat janë të pakonsumueshme i tretin në shpella, varreza dhe ujërat e zeza dhe i konvertojnë po në tokë, ujë dhe ajër; nëse nuk e kryejnë këtë punë, pas një periudhë kohore jeta e tyre në tokë  bëhet e pamundur. Prandaj krjijimi i brumbullit gjithashtu ka një qëllim të mirë. Sigurisht në islam thuhet që ujërat e zeza dhe varrezat të jenë larg vendbanimeve; ndoshta për këtë shkak që brumbullat të mos na hyjnë në shtëpi.

Le t’i kthehemi pyetjes “Kush është Zoti?” A e dije që ne edhe pse i shohim njerëzit me sytë tanë, sërish nuk arrijmë që t’i njohim; p.sh. çfarë lloj njerëzish janë, në çfarë gjuhe flasin,  ku kanë lindur, fëmijët e kujt janë, ku jetojnë, janë të  sjellshëm apo të pasjellshëm, madje nuk e dimë as se si quhen? Tek njerëzit që ne shohim vërejmë vetëm fytyrën dhe paraqitjen e jashtme të tyre; apo jo?

Po.

Tani më thuaj si mund ta kuptojmë këtë çështje dhe t’i njohim ata?

Duhet që t’i pyesim ata.

Po; t’i pyesim vetë ata, të vendosim lidhje me ta në mënyrë që të dëgjojmë mendimet  e tyre dhe të vërejmë sjelljet e tyre, të shohim a janë të sjellshëm apo jo; janë të dashur apo jo; a janë të ditur ... thënë shkurt të shohim se çfarë njerëzish janë. Apo jo.

Po kështu është.

Atëherë edhe pse ne i shohim njerëzit, sërish, për t’i njohur ata duhet që të tregohemi të vëmendshëm ndaj bisedave dhe veprave të tyre. Në lidhje me Zotin gjithashtu vlen e njëjta gjë; madje edhe nëse Ai do të kishte trup dhe fizik (që nuk ka) dhe mund ta shihnim Atë, sërish nuk do të ishte e mundur që vetëm me anë të këtij shikimi ta njohim Atë dhe për njohjen e Tij duhej që të shihnim fjalët dhe veprat e Tij.

Vallë a flet Zoti?

Po. Zoti i Madhëruar ka folur me ne nëpërmjet të Dërguarve, të cilët i ka dërguar për të na udhëzuar neve. Ai na drejtohet në librat qiellorë si: Suhufet, Zeburi, Tevrati (Tora), Biblia, Kur’ani dhe ... kjo është dhe arsyeja që Zoti i Madhëruar në fenë islame na ka rekomanduar që të lexojmë fjalën e Zotit pra Kur’anin sa shumë që të jetë e mundur dhe të meditojmë mbi të. Kur’ani Famëlartë gjithashtu na ka rekomanduar që të njohim veprat e Zotit dhe të meditojmë në lidhje me ato[2] në mënyrë që të njohim më shumë botën.

I Dërguari i Zotit mu për këtë ka deklaruar: “Çdo kush që njeh veten e tij, ka njohur Zotin”[3] A e di pse?

Pse?

Sepse ne njerëzit jemi krijesa më e mirë dhe më e lartë e Zotit. Zoti i Madhëruar kur e krijoi njeriun tha me vete: “...I lartë është Allahu, më i miri Krijues!” [4] . Si rrjedhojë nëse duam që ta njohim më së miri Zotin duhet që ta njohim veten tonë.

Ç’farë vepre duhet të kryejmë që të njohim veten tonë?

Ne njerëzit, kemi dhe trup dhe shpirt, dhe të qenët njeri është për shkak të shpirtit që Zoti ka fryrë tek ne; por duke u nisur nga fakti që shpirti për ne është i panjohur, predikuesit hyjnor neve na kanë stimuluar dhe inkujaruar që të njohim trupin tonë.

Profeti ynë i dashur (s.a.v.s) ka thënë: “Mësojini dijen nga djepi gjer në varr[5] . gjithashtu ka thënë: “Shkenca, është e dyllojshme: njohja e trupit dhe njohja e Zotit (teologjia)”. [6] Si rrjdhojë arrijmë në konkluzion që për të njohur vetveten duhet filluar nga trupi ynë fizik.

Në ç’mënyrë?

Të shikojmë me vëmendje dhe kujdes gjymtyrët dhe organet e trupit tonë si sytë dhe veshët tanë në mënyrë që të kuptojmë se si dhe në ç’mënyrë i ka krijuar Zoti ato? Për arsye se Zoti i Madhëruar e ka krijuar trupin tonë shumë bukur dhe në mënyrë të përpiktë dhe çdo gjë në të është mirëllogaritur, ku Ai e ka vendosur në vendin përkatës, kështu arrijmë të kuptojmë sa i madhërishëm, mëshirshëm, përpiktë dhe i ditur është Zoti i Madhëruar. Kjo do të thotë teologjia apo njohja e Zotit nëpërmjet njohjes së trupit.

Me të vërtetë! A e dije që meditimi në lidhje me njohjen e Zotit është më i vlefshëm se të gjitha adhurimet tjera? Atëherë le të bisedojmë pak në lidhje me veshët tanë. Sipas teje, pse Zoti ka krijuar veshët tanë në formë gypi?

Nuk e di.

 Sepse vrimën e veshëve tanë e ka krijuar të ngushtë në mënyrë që të mos depërtojë ndonjë gjë tek veshët e të mos të çahet perdja e veshëve tanë që është shumë e hollë dhe e butë. Veshët tanë ngjasojnë me gypin, sepse duhet që  të grumbullojë zërat dhe t’i fusin në vrimën e ngushtë të veshit. Tani a mund të më tuash se ç’farë ka menduar Zoti në lidhje me mosfutjen e insekteve dhe shtazëve mikroskopike në veshë? Brenda veshëve tanë Zoti ka vendosur një lëndë ngjitëse që shtazët mikroskopike e kanë bezdi atë dhe nuk e durojnë, mu për këtë arsye ato nuk hyjnë tek veshët tanë.

A e vëreni sa me mençuri dhe me dashuri janë veprat e Zotit? Në këtë mënyrë secilën gjymtyrë të trupit tonë që e shqyrtojmë dhe e analizojmë kuptojmë mençurinë dhe madhështinë që Zoti e ka përcaktuar dhe kështu Zotin e njohim shumë më mirë;  që do të thotë kuptojmë që sa i madh dhe madhështor është Krijuesi ynë.  Imam Aliu (a.s) po thotë: “Ai që njeh më shumë veten ka njohur më shumë Zotin”. [7]

Niveli i pestë

Pse me gjitha këto argumente, disa e mohojnë Zotin?

 Përgjigjen e shumë pyetjeve mund t’i gjeni në librin “Monoteizëm” i Mofaddalit. Tani do të të lexoj një pjesë të këtij libri që të kuptosh se çfarë ka thënë imam Sadiku (a.s) në përgjigje të një pyetje të tillë:

“Skeptikët (dhe mohuesit) nuk e zbuluan misterin e krijimit dhe në kohën kur mendimet e tyre dështuan në perceptimin e drejtësisë dhe urtësisë së krijesave të Zotit të Madhërishëm, përkundër njohurive të pakta  të tyre, ata mohuan çdo gjë dhe me vizionin e tyre të cekët dhe perceptimin e tyre të dobët u mbështeten tek përgenjështrimi, mohimi dhe armiqësia.  

Ata e mohuan kreacionin dhe pretenduan që në krijimin e gjësendeve nuk ekziston asnjë planifikim dhe llogari dhe në aktin e krijimit nuk ekziston urtësia e asnjë rregullatori apo krijuesi. Pa dyshim  që Zoti i Madhëruar është më i lartë se hamendësimet e tyre. Zoti i asgjësoftë këta! Ku janë duke u larguar nga e vërteta? Këta në devijim dhe mjerim ngjasojnë me njerëzit e verbër, të cilët janë futur në një shtëpi e cila është tejet e fortifikuar dhe e bukur dhe brenda saj ndodhen shtrojat më të shtrenjta, ushqimet më të shijshme, pijet më të ëmbla dhe çdo gjë tejtër që iu nevojitet atyre; por këta njerëz të verbër shkojnë sa andej-këndej duke mos lënë asnjë vend pa u skelur brenda në atë shtëpi, por nuk dallojnë të shikojnë  asgjë, as shtëpinë dhe as mjetet e gostisë të përgatitura në të. Madje për shkak të verbimit ndodhë që këmba e njërit prej tyre rrëshqet dhe shkatëron një nga gjërat që iu nevojitet atyre dhe që është pozicionuar në vendin e vet (si p.sh. kana e ujit) dhe ai nuk është në dijeni për urtësinë (filozofinë) e ekzistencës së saj! Në vijim nga kjo ndodhi ai vetë nervozohet dhe në vend që ta qortojë veten ai fillon të qortojë dhe kritikojë shtëpinë dhe pronarin e shtëpisë!

Gjendja e këtij grupi, të cilët e mohojnë urtësinë dhe rregullin në aktin e krjimit është po i njëjtë. Ngaqë mendimet e tyre kanë dështuar në perceptimin e shkaqeve dhe arsyeve së krijimit të gjësendeve, ata u hutuan aq shumë në këtë botë saqë nuk arritën që të dallonin përpikmërinë dhe harmoninë, mirëplanifikimin, formësimin  dhe formëdhënien   aq të bukur në të (që është kryer nga dora e një demiurg super inteligjent, të urtë e të ditur). Ndodh që një prej këtij grupi për arsye të mosdijes ndaj shkakut dhe urtësisë së krijimit të ndojnë gjëje të ndjek rrugën e qortimit dhe të mohimit; ngjashëm me njerëz të devijuar si Mani dhe shokët e tij.

Si rrjedhojë, atij të cilit Zoti i Madhëruar i ka dhënë begatinë e njohjes, udhëzimit dhe vizionit  dhe e ka bërë të suksesshëm që të tregohet vigjilent ndaj aktit të  krijimit  dhe me argumente të forta të dallojë ekzistencën e Krijuesit të Gjithësisë dhe finesat e mirëplanifikimit (menaxhimit) si dhe të kuptojë bukuritë e krijimit, është e nevojshme që gjithnjë të falënderojë Zotin që e ka dashur atë për këtë begati të madhe dhe nga Ai të kërkojë që të qëndrojë në këtë rrugë i palëkundur dhe t’i shtohet begatia e udhëzimit në rrugën e drejtë. Zoti i Madhëruar thotë në Kur’an: “ ...Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat....”.[8][9]

Biri im! Argumenti i parë për Krijuesin e lartmadhëruar dhe të Gjithëdijshëm është po ky formëdhënia, sistemimi i komponentëve të botës dhe vënia e rendit përbrenda në univers;  mu për këtë arsye nëse me anë të mendjes dhe intelektit shikon mirë dhe thellë në veprën e universit, atë do e shohim si një shtëpi apo banesë në të cilën janë grumbulluar të gjitha gjërat e nevojshme të robërve të Zotit; qielli, ngjashëm me tavanin e lartë, toka ngjashëm me shtrojën; yjet ngjashëm me llampa të ndezura dhe malet ngjashëm me depo në të cilin magazinohen rezerva dhe çdo gjë është e sistemuar në vendin e vet të përshtatshëm. Njeriu gjithashtu ngjason me një person, i cilit Zoti ia ka dhuruar këtë shtëpi dhe çdo gjë që gjendet brenda saj i ka vënë në shërbim të tij, dhe për të përmbushur nevojat dhe shfrytëzuar në rast nevoje brenda në të janë të gjitha  llojet e bimëve dhe kafshëve.

Të gjita këto, janë shenjë e kësaj që bota ekzistuese është krijuar me llogarritje të saktë dhe me urtësi, rregull, harmoni dhe përputhshmëri dhe Krijuesi i saj është Një dhe është po Ai i cili jep formën dhe rendin dhe koordinon komponentet e saj. Me të vërtetë që Ai në shenjtërinë e Tij është Madhështor, në veprën e Tij është i Lartësuar dhe fytyra e Tij është bujare.  Nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe është i stërpastër nga ajo që mendojnë mohuesit për Të, dhe është më i lartë dhe më madhështor nga ajo që mohuesit ia atribuojnë Atij.  

 

[1] Duhet të thkesojmë që në pjesë të ndryshme të librit, kemi analizuar dhe shqyrtuar fenomene dhe krijesa të shumta në lidhje me këtë.

[2] Sure Ali Imran/19

[3] Biharul Envar, v.2, f. 33

[4] Sure Mu’minun/ 14

[5] Nehxhul fesahe, f. 218

[6] Biharul envar, v. 1, f. 212

[7] El envarl satime, v, 1, f, 75, xhameul ehbar, f, 5.

[8] Sure Ibrahim/7

[9] Monoteizëm i Mufeddelit, f.43-45