Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 10

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 9, 2018, 1:44 p.m.

A na do Zoti neve?

A do të më njohësh mua, që të dashuroj

Nga miqësia me ty, kujt iu ktheva shpinën?

Unë për ty një botë plot me lule krijova

Rrugën e vështirësive drejtë teje e bllokova

Atë që numëron dhe atë që nuk numëron

Nëna jote thotë se nga dashuria jote jam dehur

Babai me punën e tij sjell ushqim në shtëpi

Me atë që ti do, të kam edukuar me dorën time

Niveli i parë

A na do Zoti neve?

Patjetër që na do.

Si ta kuptoj?

Të të bëj një pyetje: A të duan ty nëna dhe babai?

Po.

Nga e di që të duan?

Po më sigurojnë ushqimin, nëse sëmurem më dërgojnë tek doktorri, më çojnë në park dhe ...

Të lumtë! Më thuaj: A të do gjyshi?

Po.

Nga e di?

Po më tregon përralla, më ledhaton dhe ...

Në rregull. Çdo kush e shpreh dashurinë e vet në njëfarë mënyre. Tani le të shohim se si Zoti e ka shprehur dashurinë e Tij, pra si na ka treguar që na do neve? Ai i cili na ka dhënë shëndet, na ka dhënë prindër të dashur, të cilët përkujdesen për ne, na ka dhënë sy, veshë, dorë dhe gojë, na ka dhënë të gjitha këto ushqime të shijshme  dhe fruta të llojllojshme, për ne ka krijuar parajsën që pas kësaj bote të shkojmë atje dhe ... sipas jush sa na do Zoti neve?

Niveli i dytë

Dua që të të tregoj një histori: Një djalosh egoist dhe mendjemadh gjithnjë i shkaktonte vuajtje nënës së vet. Mos dashuria e tij ndaj nënës arriti në atë pikë saqë një ditë e mori nënën, e cila nën efektin e pleqërisë dhe të dobësisë nuk kishte mundësi që të ecte, e mori kaliqafë dhe e dërgoi në mal në mënyrë që të bëhej ushqim për grabiqtarët! Në kohën që e la nënën në majë të malit dhe u nis që të zbriste poshtë nga mali për t’u kthyer në shtëpi, nëna ra në këto mendime: “Mos vallë djali im do të bjeri në humnerat e malit dhe të pësojë gërvishje në trupin e tij apo të bëhet ushqim për grabiqtarët!” Kështu që për djalin e vet bëri këtë lutje: “ O Zot! Ruaje djalin tim nga dëmi i grabiqtarëve dhe lëndimi i aksidenteve në mënyrë që të kthehet shëndosh në shtëpi”. Zoti i Madhëruar iu drejtua H.z Musait (a.s) me këto fjalë: “O Musa! Shko në atë mal dhe shih dashurinë e nënës”

Shih se ç’farë bën dashuria e nënës

Ka përjetuar padrejtësi, por sërish lutet

H.z Musa (a.s) shkoi atje në mal. Në kohën kur pa dashurinë e nënës, ndjenjat e tij filluan që të zienin dhe të gurgullonin se sa e dhembshur dhe e dashur është nëna!. Në këtë kohë Zoti ia shpalli atij: “O Musa! Unë për robërit e Mi jamë më i dashur se nëna!.[1]

Sërish Musait iu drejtua një zë

Nga ana e Zotit Falës dhe Mëshirëplot

O Musa, nga kjo nëna e vuajtur

Unë jam më mëshirues ndaj krijesës sime

Por mjerrë që ai vetë lavdërohet

Pa ditur mua më largohet

Nëna edhe pse nuk është krijuesja dhe “pronarja” e fëmijës së saj, dhe është thjesht një nënë ka kaq shumë dashuri ndaj fëmijës së saj; tani shiko Zotin i Cili është Krijuesi dhe pronari ynë sa shumë mund të na do neve! Vetë Zoti ka thënë: “Robi im! Betohem në të drejtën Time, unë ty të dua; atëherë betohem në të drejtën time mbi Ty, edhe ti më do Mua!”[2].

Sipas teje, ai i cili përveç shprehjes së dashurisë dhe miqësisë plotëson mirësitë dhe favoret ndaj njeriut dhe kundrejt kësaj nuk ka ndojnë pritsmëri e do atë apo nuk e do?

Po, por Zoti ka pritshmëri ndaj nesh, që të falim namaz, të mos bëjmë gabime dhe të dëgjojmë fjalën e Tij!

Po kjo është e vërtetë, por këto urdhëresa që të gjitha janë për veten tonë; që të mund të jetojmë në qetësi dhe të lumtur në këtë jetë dhe në botën tjetër gjithashtu të arrijmë begatitë e mëdha dhe të pafundme të parajsës dhe të kënaqemi. Ngjashëm me mësuesin i cili jep mësim dhe po thotë duhet të bëni detyrat. Pa më thuaj kryerja e detyrave të shtëpisë është në dobi të mësuesit apo në dobinë tonë?

Është në dobinë tonë.

Po, është e vërtetë. Zoti nuk ka aspak nevojë për lutjet dhe bindjen tonë, por në mënyrë që ne të arrijmë tek të gjitha begatitë që Zoti i ka përcaktuar për neve dhe që të mos ndiejmë pendim dhe keqardhje ka dhënë rekomandime që ne duhet t’i përmbahemi atyre.

Epo, disa nga urdhrat e Zotit janë të vështira!

Sigurisht pa vuajtje nuk arrihet asgjë. Tani do të të bëj një pyetje: Vallë a nuk është e vështirë që të punosh për të siguruar gjërat e nevojshme për jetesë? Njeriu duhet të ngrihet herët në mëngjes të shkojë në punë dhe të punojë me orë të tëra larg familjes që të sigurojë shpenzimet e jetesës. Vallë a është e drejtë që një njeri për shkak të vujatjes dhe vështirësisë të heqi dorë nga puna dhe orvajtja për jetesë?

Jo.

Epo për të përfituar lehtësime të tjera gjithashtu duhet punuar dhe të mos qëndrojmë duarkryq, sepse njeriu përveç nevojave të dukshme si ushqimi, veshmbathja, shtëpia, martesa dhe ... ka dhe nevoja të tjera të shumta.

Si çfarë përshembull?

Si p.sh. nevoja për të qenë i qetë në shoqëri që ndonjëherë njeriun e detyron që të mbrohet dhe të luftojë. Apo si qetësia e ndërgjegës që e detyron njeriun të bëhet zemërgjerë, falës dhe bamirës. Ose qetësia e zemrës dhe shpirtit që e detyron njeriun që të jetë falënderues dhe të falet; prandaj rekomandimet e Zotit vetë janë shenjë e dashurisë së Tij ndaj nesh.

Niveli i tretë

Zoti është edhe i Mëshirshëm edhe Mëshirues; që do të thotë mëshira e Tij përfshin të gjitha krijesat dhe në lidhje me njeriun ka një mëshirë të veçantë.

Ç’farë mëshire?

Duke pasur parasysh që njeriu është e vetmja krijesë që ka “liri” thënë ndryse është krijuar i “lirë”, nëse në përputhje me rekomandimin e Zotit, arrin që të parandalojë lakminë dhe egoizmin e vet, bëhet i denjë për begati që asnjë krijesë tjetër nuk e ka mundësinë e perceptimit dhe përftimit të tyre dhe ky është kuptimi i të qenët Zoti i Gjithmëshirshëm  që përfshin vetëm njerëzit e edukuar dhe të devotshëm. Shprehur ndryshe, i Gjithëmëshirshëm do të thotë posedimi i mëshirës dhe dashurisë më të madhe.

Ç’farë ndodhë nëse njeriu nuk i bindet Zotit?

Bëhet i denjë për keqardhje,hidhërim dhe vështirësi.

Përse vështirësi?

Nëse Zoti i Madhëruar njerëzit i këqijë nuk i vë në vështirësi, së pari nuk do të kuptojnë veprat e tyre të këqija si dhe nuk do të pendohen, ndërkohë çdo ditë dhe në çdo moment shkaktojnë shqetësime për robërit e Zotit.

Atëherë përse nuk vuajnë të gjithë njerëzit e këqinj?

Vështirësitë që krijohen për njerëzit kanë nivele dhe lloje të ndryshme. Ekziston dhe një pikë tjetër e rëndësishme që nëse Zoti do t’i ndëshkonte apo t’i vinte në vështirësi menjëherë  njerëzit e këqinj për gabimet e tyre apo vështirësitë të mos kishin grada dhe nivele,  njerëzit nuk do të kishim më vullnet dhe liri zgjedhjeje thënë ndryshe nuk do të ishin “të lirë”; do të thotë që të gjithë do të ishim të detyruar që të ishim mirë,  atëherë sprova nuk do të kishte një kuptim të plotë.

Ndëshkimi i parë që njeriu i keq përballet me të është kjo që humbet kënaqësinë e lutjeve me Zotin dhe kjo është belaja dhe fatkeqësia më e madhe. Dhe nëse njeriu mëkatar me anë të këtij ndëshkimi nuk kupton gabimin e vet futet në probleme të tjera si shoqërimi me njerëz të këqijë, partneri i keq apo me sjellje dhe cilësi të këqija dhe ...,  me këtë shpresë që të pendohet dhe ndërgjegjësohet  dhe të mos vazhdojë me gabimet  e veta. Nëse vazhdon me gabime Zoti i jep mundësi deri në një kohë, më pas atë e largon nga kjo botë që të mos shkaktojë shqetësime për të tjerët si dhe mos t’i shtohen edhe më shumë mëkatet. Këto programet edukative të Zotit të Gjithëmëshirshëm janë identike me dashurinë dhe miqësinë.


[1] Histori për të të marrë mësim, f, 252

[2] Ershadl kulb, v, 1, fq, 172