Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 12

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 13, 2018, 5:44 a.m.

Teomonizmi si një prej parimeve të fesë ç’farë do të thotë?

Zoti është Një, i Vetëm, veç Tij askush nuk është veprues

Teomonizëm do të thotë se e vetmja strehë është Ai

Çdo kush që shkoi pas Tij, shpëtoi nga ligësia

Nuk ka veç Tij shpëtimtar që i largon vështirësitë

Fryti i të qenët me Zotin është rregulli, optimizmi dhe hareja

Njeriu që është me Zotin nuk është i vetëm dhe i vetmuar

Niveli i parë

Ç’farë është “teomonizmi”?

 Teomonizëm do të thotë Zoti është Një dhe çdo gjë në këtë botë dhe në botën tjetër është vepër e Tij.  Njeriu duhet të dëgjojë vetëm fjalën e Zotit dhe të gjitha veprat duhet t’i kryejë për kënaqësinë e Zotit të Madhëruar dhe të Gjithëmëshirshëm. Në kohën që veten tonë ia dorëzojmë Zotit dhe gjithnjë jemi në kërkim të asaj që Ai të jetë i kënaqur me ne, atëherë dhe Zoti na i rregullon të gjitha punët dhe problemet tona; si rrjedhojë jemi të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Monoteizmi siguron qetësinë dhe suksesin në këtë botë dhe në botën tjetër. Kështu që njeriu duhet që t’i ketë shpresat vetëm tek Zoti dhe duhet të dijë që të gjitha punët rregullohen vetëm me dorën e Tij.

Monoteizmi është parimi i parë prej parimeve të fesë.

Vallë sa parime ka feja?

Ka pesë parime: monoteizmi, drejtësia, profetësia, udhëheqja dhe ringjallja.

Ç’farë do të thotë drejtësa,  profetësia, udhëheqja dhe ringjallja?

“Drejtësia” do të thotë që Zoti është i drejtë dhe asnjëherë nuk bën dhunë, veprat e Tij bazohen në drejtësi. “Profetësia” do të thotë që Zoti për udhëzimin e njerëzve ka dërguar njerëz në mënyrë që të udhëzojnë njerzimin dhe t’ua tregojë atyre rrugën e drejtë dhe rrugën e shtrembër që të jenë në gjendje që të bëjnë dallimin dhe t’ua bëjë të qartë atij që nëse e dëgjojnë fjalët e Zotit dhe qëndrojnë larg djallit bëhen të denjë për një vend shumë të lartë siç është parajsa; në të kundërt është e mundur që të vihen në vështirësi. Profeti ynë i dashur quhet Hz. Muhammed (s.a.v.s) që sigurisht është edhe i Dërguari ynë i fundit; që do të thotë pas tij nuk do të ketë të Dërguar tjetër për njerëzimin.

“Imamët” do të thotë Zoti i Madhëruar për Profetin ka përcaktuar 12 pasues në mënyrë që ta mbrojnë fenë pas Profetit si dhe të jenë udhëzues të njerëzimit. Imamët tanë sipas renditjes janë: Imam Ali, Imam Hasan, Imam Hosein, imam Sexhad, imam Bakir, imam Sadik, imam Kadhim, imam Riza, imam Xhevad, imam Hadi, imam Hasan Askeri dhe imam Mehdi. Imami i kohës sonë, pra imam Mehdi është i fshehur nga sytë e njerëzimit dhe ne jemi në pritje të ardhjes së tij  në mëynrë që të eliminojë që nga rrënjë dhunën, padrejtësinë dhe të keqen si dhe të zhduki të gjitha problemet.

“Ringjallja” gjithashtu do të thotë që pas kësaj bote, ekziston një botë tjetër në mënyrë që njerëzit kur të vdesin e shkojnë në botën tjetër do të shohin rezultatin e vepave dhe sjelljeve të tyre dhe do të japin llogari në prani të Zotit. Nëse është njeri i mirë ai shkon në parajsë dhe nëse nuk është njeri i mirë p.sh, t’i ketë shqetësuar njerëzit, apo të mos i jetë bindur urdhrave të Zotit dhe Zoti të mos e ketë falur, sprovohen me vuajtje dhe probleme që mbase nën ndikimin e vështirësive të pastrohen dhe të falen, në mënyrë që, dashtë Zoti, edhe ata të bëhen të denjë për parajsën!.

Niveli i dytë

Pse themi Zoti është Një?

Zot do të thotë siguruesi i ekzistencës së çdo gjëje; qielli, toka, bota, bota tjetër dhe ... nëse do të ishin dy ose më shumë krijuesë, pa dyshim rendi dhe harmonia në botë do të shkatërrohej dhe prishej.

Në ç’mënyrë përshembull?

Përshembull zoti i parë të vendosi për një gjë dhe zoti i dytë të vendosi një gjë tjetër; ngjashëm me këtë që në një qytet të jenë dy mbretër, në këtë mënyrë në atë qytet do të krijohet rrëmujë dhe përçarje. Ekziston një metaforë e bukur ku thuhet: “Nëse janë dy kuzhiniere, ushqimi ose do të jetë tejet i kripur ose fare pa kripë!” kështu që meqenëse në këtë botë çdo gjë është sipas rendit dhe në harmoni me njëra – tjetrën, kuptojmë që marrja e vendimeve është me një Zot të vetëm dhe ne nuk shohim asnjë shenjë apo ndërhyrje të ndonjë zoti tjetër.

A do më tregosh dhe një argument tjetër?

Përshembull nëse do të ishte dhe një zot tjetër në këtë botë ne duhet që të vërenim shenjat dhe efektet e tij.

Përshembull në ç’mënyrë?

Përshembull ai ta prezantojë veten e vet dhe të dërgojë të dërguar. Atëherë duke u nisur nga fakti që përpos Zotit Një dhe të Vetëm nuk vërejmë asnjë manifestim apo shenjë tjetër, besojmë në Zotin Një dhe ky është besimi në monoteizëm.

Niveli i tretë

Si të kuptojmë që Zoti është Një dhe nuk ekziston Zoti tjetër?

Një prej argumenteve më të mëdha të monoteizmit dhe mbase arguenti më i mirë për këtë që përpos Zotit nuk ekziston Zot tjetër; është vetë thënia e Zotit që po thotë: “Përveç meje nuk ka hyjni tjetër që adhurohet”.

Ku e ka thënë:

Është thënë edhe në Kur’an edhe në thëniet  e Profetit  (s.a.v.a)  dhe imamët tanë të dashur. Duke pasur parasysh faktin që Kur’ani është mrekulli dhe fjalë e Zotit dhe Zoti i drejtë në Kur’an po thotë: “Përveç meje nuk ka hyjni tjetër që adhurohet” ne arrijmë të kuptojmë që vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në tokë.

Si ka thënë Kur’ani që Zoti është Një?

Përshmebull në fillim të sures Teuhid ka thënë: “Zoti është Një”. E di këtë sure? Është e njëjta sure që ka dhe emra të tjerë si p.sh “Monoteizmi”, dhe “Ikhlas”.

Po e di.

Ma recito që të ta komentoj.

Në Emër të Zotit, Mëshirusit ,Mëshirëbërësit

Thuaj, Zoti është Një. Ose në ajetin kursi po thotë: “Zoti është Ai që përveç Tiij nuk ka dhurues tjetër, ëshë i gjallë dhe i përjetshëm”.

Niveli i katërt

Si mund të kuptojmë më mirë monoteizmin dhe që Zoti është Një?

Monoteizëm do të thotë sunduesi i një “drejtuesi” dhe “një përcaktuesi”. Shenja më e qartë e monoteizmit në një shoqëri është rendi në atë shoqëri në lëvizjen drejt qëllimit të përcaktuar. Nëse pjesët e kësaj bote janë siguruese të një qëllimi dhe çdo gjë të jetë në rregull, patjetër drejtuesi i kësaj bote është një individ. Nëse e shikojmë me kujdes botën arrjmë të kuptojmë që të gjitha gjallesat lëvizin drejt një rruge të përcaktuar që ajo është rruga e përparimit dhe përsosmërisë e së ne njerëzve; duke filluar nga toka, qielli, të Dërguarit dhe Librat qiellorë që të gjitha janë për zhvillimin dhe përsosmërinë e njerëzimit në lëvizje dhe në kërkim

A mund të më japësh më shumë shpjegim?

Po, patjetër siç është shpehur dhe Saadi:

Retë, era, hëna, dielli dhe qielli janë në veprim

Derisa ti të sigurosh ushqm dhe mos të biesh në neglizhencë

Uji, ajri dhe toka duhet të ekzistojnë derisa bimët, lëndët ushqimore që janë të domosdoshme për jetën e njerëzve dhe të gjitha gjallesat egjalla, të përputhen me ndihmën e dritës së diellit. Shtazët duhet të ekzistojnë në mënyrë që të jetë një burim i madh ushqimi nprej shtazëve (mishi) dhe të jetë një punë në shërbim të njeriut. Natyra duhet të jetë e përgatitur për praninë e ekzistencës së njeriut që është dhe krijsa më e bukur mbi tokë.

Tani që njeriu ka ardhur në këtë botë për zhvillimin e tij duhet që çdo gjë të jetë e pëgatitur; përshembull kali për të përshkruar rrugët e gjata, deveja për ta pëdorur në shketëtitë, gomari dhe mushka për transport, anija për detin, avioni për rrugët ajrore dhe .. po ashtu duke u nisur nga fakti që tek njeriu është përcaktuar dëshira për përsosmëri dhe përhershmëri (dashuria për Zotin) duhet që të ekzistojnë gjithashtu mundësitë dhe lehtësimet e tij për t’ia arritur kësaj dëshire dhe nevojë. Duhet që të Dërguarit si udhëzues të njerëzimit nga ana e Zotit të t’i udhëzojnë njerëzit në mënyrë që ata ta njohin Zotin dhe të arrijnë kënaqësinë dhe lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Të gjithë këta lëvizin në një rrugë dhe pasojnë një qëllim të caktuar. Vetë kjo është prej argumenteve të forta mbi integralitetin e menaxhimit/drejtimit të botës; që do të thotë Zoti është Një. Thënë shkurt çdo gjë është krijuar për ta shfrytëzuar njeriu dhe njeriu është krijuar që t’i shfryëtzojë të gjitha begatitë si dhe ta njohi Zotin. Ne nuk mund të gjejmë asnjë krijesë apo fenomen të vetëm që ndjek një rrugë apo një qëllim tjetër; kështu që bëhet e qartë që programuesi dhe zbatuesi i rrymave të kësaj bote është Një dhe nuk ka ortak.

Pse e ka krijuar ujkun Zoti?

Ekzistojnë shumë çështje që me kalimin e kohës duhet t’i shqyrtojmë dhe t’i studiojmë ato, si p.sh. pse ndodhin përmbytjet dhe tërmetet? Pse i ka krijaur Zoti gjallesa si muhskonjën dhe brumbullin? Apo pse ka krijuar djallin? Ose po kjo pyetje që ti parashtrove.[1]

Duhet që të të shpjegoj që burimet e mëdha të mishit që përfshin drerët, lopët, delet dhe ... duhet që të jenë të shëndosha si dhe numri i tyre të mos të tejkalojnë njëfarë limiti. Zoti i botëve ka krijuar kafshët e egra në mëynrë që edhe të mbrojë popullatën e kafshëve barëngrënëse, si dhe ato t’i lë shëndoshë në shërbimin tonë.

Si e bën ujku një punë të tillë?

Më lejo që të të sjell një ngjarje të vërtetë që të të bëhet e qartë për ty. Një kohë njerëzit në Australi vendosën që t’i mbysnin gjeneratën e kafshëve të egra si ujku  në mëynrë që kopetë e tyre të ishin të sigurta nga dëmet e tyre. Ata duke helmosur lëkurën e disa prej shtazëve shtëpiake shkaktuan ngordhjen e të gjithë grabiqtarëve. A e di si?

Jo, si?

Çdo shtazë grabiqtare që hëngri një kafshatë nga shtaza e helmosur ngordhi në vend dhe në këtë mënyrë të gjithë grabiqtarët përfshirë ujqërit ngordhën; por ndodhi një ngjarje e tmerrshme!

Ç’farë ndodhi?

 Në një kohë të shkurtër, brejtësit e vegjël si lepujt, ketrushët, minjtë e sjhkretëtirës u shtuan a shumë sa që zhdukën të gjithë plantacionet dhe fermat e Australisë! Brejtësit nuk kishin tjetër armik dhe gjithnjë shtoheshin dhe nevoja e tyre për t’u ushqyer u bë shkak e dëmtimit të fermave. Është interesant fakti që të dish në kohën kur iu referuan specialistëve për të gjetur rrugëzgjidhje për elimimnimin e këtij problemi dhe fatkeqësie  të madhe ata thanë: rruga më e llogjiksme dhe më pak e shpenzueshme për zgjidhjen e këtij problemi  është kjo që shtazët grabiqtare  siç është ujku, tigri, bretkosa dhe .... t’i sjellin nga kontinente të tjera në mënyrë që t’i mbrojnë ata, në mënyrë që dhe ky problem gradualisht të zhduket dhe eliminohet. Si rrjedhojë ujku gjithashtu është krijuar për përmbushjen e nevojave në lidhje me njeriun.

Zoti i cili është krijuesi dhe programuesi i kësaj bote është po Ai i cili ka rregulluar të gjita çështjet në drejtim të zhvillimit, përsosmërisë dhe lumturisë së njeriut. Vetëm fakti që të gjitha krijesat lëvizin në një drejtim dhe pasojnë një qëllim të caktuar konsiderohet prej argumenteve më të mëdha të unitetit e integralitetit të menaxhimit, që do të thotë “monoteizimi”. Imam Sadiku (a.s) që është mësuesi i njerëzimit në librin me titull “Monoteizëm” ka folur gjerësisht për urtësinë e shumë prej gjalesave; në mënyrë që njeriu mbetet i habitur dhe arrin që të besojë që çdo gjë është krijur për njeriun, dhe njeriu është krijuar për të njohur Zotin dhe për të realizuar lumturin e përjetshme.

 

[1] Autori ka dhënë përgjigje të shkurtër në lidhje me pyetje të tilla.