Çka është duke ndodhur në Ballkan?

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Maj 12, 2014, mesnatë

Në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme që u mbajtën në Serbi më 16 mars, Partia Serbe për Zhvillim - SNS që korri një fitore historike, ne parlamentin me 250 anëtarë arriti t`i marrë 156 ulëse. Me gjithë këtë SNS nuk arriti vetë ta formojë qeverinë. Lideri i SNS-së Aleksandër Vuçiç që e mori detyrën e kryeministrit, përzgjodhi një qeveri të një koalicioni më të fortë. 

 

Kryetari i Partisë Socialiste - SPS Ivica Daçiç i cili në periudhën paraprake ishte kryeministër, në qeverinë e re do ta ushtrojë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme. Daçiç i njohur për skandalet e tij dhe që nuk e di asnjë gjuhë të huaj, Serbisë në rrugë të BE-së çka do t`i shtojë? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta shohim në ditët në vijim.

 

Kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve Në Serbi ka të atillë që dëshmuan se boshnjakët korrën 'fitore historike'. Nuk jam në këtë qëndrim. Boshnjakët jo fitore, por janë duke përjetuar humbje” kishim thënë. Fatkeqësisht kishim të drejtë.

 

Lideri i Partisë Social-Demokrate të Serbisë - SDPS me prejardhje boshnjake që bëri koalicion parazgjedhor Rasim Ljajiç, u bë rishtazi ministër i Tregëtisë Telekomunikacionit dhe Turizmit. Përkundër kësaj SDA Sanxhaku që është zgjatim i partisë SDA të të ndjerit Alija, edhe meqë arriti t`i marrë tre përfaqësues, pas shumë viteve nuk është duke marrë pjesë në qeveri. Kështu që numri i ministrave boshnjak në kabinet zbriti nga dy në një.

 

Për arsye se lideri i SDPS-së Rasim Ljajiç e prezanton veten si ‘Social Demokrat të Serbisë’. Edhe numri i deputetëve me prejardhje boshnjake në Parlamentin e Serbisë mbeti në 4.

 

Me fjalë të tjera, fitoi SDA Sanxhaku mirëpo humbi Sanxhaku. Partitë tjera boshnjake BDZ dhe BDZ Sanxhaku, po të kishin hyrë në zgjedhje me koalicion parazgjedhor me SDA Sanxhakun do të mund t`i mirrnin edhe dy ulëse më shumë.

 

Gjersa gjendja është e tillë, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë me në krye Anadolu Ajans-in të cilët në vendse që t`i bashkojnë partitë boshnjake i dhanë SDA Sanxhakut direktivë që të marrë pjesë e vetme në zgjedhje dhe e bëjnë komentimin e një 'fitoreje historike' duhet të mendojnë sërish.

 

Në Serbi, nuk është me rëndësi të fitojë kjo apo tjetra parti boshnjake por me rëndësi është që muslimanët e Sanxhakut të korrin fitore.

 

Muslimanët e Sanxhakut nuk duhet t`i dorëzohen një rruge që do t`ia përshkruajë Serbia. Detyra e të qenit lider i muslimanëve të Sanxhakut i bie Turqisë. Duhet të braktiset më dorëzimi i muslimanëve të Sanxhakut në prehër të Serbëve. Duhet të sigurohet rishtazi jetizimi i Parlamentit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut.

 

Nuk duhet harruar që, ata që do t`i udhëheqin çështjet e arritjes së zgjidhjes në problemin e rijetizimittë Parlamentit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut dhe çështjes së Myftinisë sikurse që do t`ia përmirësojë të ardhmen e muslimanëve të Sanxhakut edhe do t`i trimërojë ata. 

 

Zgjedhjet në Maqedoni

 

Maratona e zgjedhjeve që vazhdoi rreth një muaj në Maqedoni, përfundoi të dielën që e lamë pas. Zgjedhjet e 27 prillit në të cilat u vendosen dy sanduqe u zgjodh edhe presidenti i ri, edhe anëtarët e rinjë të parlamentit.

 

Gjorgje Ivanov i cili e përfundoi me përparësi raundin e parë të zgjedhjeve, edhe në raundin e dytë arriti t`i marrë 55,15% të votave. Gjersa kundërshtari Stevo Pendarovski mbeti në 41,17%. Kështu që presidenti momental Gjorgje Ivanov, u bë për të dytën herë president i Maqedonisë.

 

Gjersa në zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare koalicioni 'Për një Maqedoni më të mirë’ nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së përfundoi garën si fitues. Me 42,21% të votave, arriti t`i marrë 58 ulëse. VMRO-DPMNE e cila i shtoi votat në nivel të lartë doli me fitore edhe në kutitë e votimit jashtë vendit. VMRO-DPMNE e cila i mori edhe tre deputetët e diasporës, gjithësej fitoi 61 përfaqësues.

 

Edhe lideri i Partisë Demokratike Turke - TDP i cili mori pjesë në zgjedhje në kuardër të koalicionit ‘Për një Maqedoni më të mirë’, Kenan Hasip u zgjodh deputet.

 

Gjersa një tjetër fitues i zgjedhjeve u bë edhe partneri shqiptar i qeverisë Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI. BDI, duke e shtuar numrin e përfaqësuesve për 4, me 13,48% të votave mori 19 ulëse.

 

Gjersa Partia kryesore opozitare Unioni i Social-Demokratëve të Maqedonisë - SDSM përjetoi humbje të votave në nivel të lartë. SDSM e cila krahasuar me periudhën paraprake humbi 8 përfaqësues, me 24,90% të votave mori 34 ulëse.

 

Partia shqiptare në opozitë Partia Demokratike Shqiptare - PDSH, e mbrojti përqindjen e votave mirëpo numri i përfaqësuesve iu pakësua për një. Me 5,83% të votave i fitoi 7 ulëse. Edhe një tjetër parti shqiptare Rilindja Demokratike Kombëtare - RDK humbi vota në nivel të lartë. Me 1,58% të votave arriti ta marrë një përfaqësues. Edhe partia GROM e maqedonëve me 2,27% të votave e fitoi një ulëse.

 

Si përfundim: Gjersa partnerët e pozitës në Maqedoni i shtuan votat, partitë opozitare nuk e gjetën atë që shpresuan. Me një shprehje tjetër, populli i Maqedonisë përzgjedhjen e bëri për reformë dhe shpresë.