Në cilën anë është Turkistani Lindor?

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Gus. 7, 2014, mesnatë

Turkistani i Lindjes ka pësuar mjaft pushtime nga shteti i Kinës. Pushtimi i fundit u zhvillua në vitin 1949. Gjashtë vjet pas këtij pushtimi, bashkë me emrin Sinxhan (Shinjang) i cili vjen në kuptimin ‘toka të rifituara’, arriti të fitojë statusin e zonës autonome. Ç’e do që kjo autonomi, mbeti vetëm në fjalë. U privua nga të gjithë të drejtat administrative, ligjorte dhe demokratike të cilat sigurojnë statusin e pavarësisë.

Qeverisja Komuniste e Kinës, për shkak të faktit se zotëron energji të pasur dhe burime minerale dhe të rëndësisë gjeopolitike, e shtrëngon çdo ditë politikën e Turkistanit Lindor. Turqit Muslimanë ujgurë, janë privuar nga shumë të drejta themelore si feja, arsimi, punësimi dhe liria e shprehjes. Mundohen të luftojnë me çdo torturë, diskriminim etnşk dhe asimilim.

Kinezët e kuq, rreth gjashtë milion Kinezë Han, po i sistemojnë në tokat që iu përkasin fshatarëve të Ujgur’it, të cilat u pushtuan me zor. Popullsia e Kinezëve të Han’it në Turkistani Lindor, në vitet 1950, ishte vetëm 10-15%. Në përfundim politikave të zbatuara të asimilimit dhe të shtegtimit, ky nivel arriti në gradën 50%.

Bashkë me 11 nëntokë gjithsej 46 prova nukleare të cilat Kina i realizoi në vitet 1964-1997, Turkistani Lindor u shndërrua në një vend mbeturinash nukleare. Megjithatë që nga vitin 1985,  zbatohet kota e një fëmije ndaj atyre që jetojnë në qytete në Turkistanin e Vjetër dhe dy ndër atyre të provincave. Ky është një arsye e mjaftueshme që të mbajnë objekte me shenjën hënë-yll, të arrestohen, t’i nënshtrohen fyerjeve dhe torturave.

Regjimi komunist, nuk i njeh të drejtën e jetesës së besimit dhe kulturës popullit të Turkistanit Lindor. Para dy vitesh kishte ndaluar mbajtjen e agjërimit ndaj punonjësve të shtetit dhe nxënësve. Ndërsa në vitin e kaluaru u ndalua mbajtja e agjërimit dhe pjesëmarrja në çdo aktivitet fetar të fëmijëve nën tetëmbëdhjetë vjet. Marrin garanci të shkruar nga familjet e tyre që fëmijët nuk do të mbajnë agjërim.

Ndalesa e agjërimit ndiqet me ‘sistemin e garancisë dhjetore’. Ky sistem i cili bazohet në bazën e përgjegjësisë kolektive, formohet nga grupet të cilat përbëhen nga dhjetë familje të ndryshme.

 

 

Turqit Muslimanë Ujgurë, marrin një pajë të mirë nga ‘tortura Kineze’, e cila ka zënë vend edhe në gjuhën tonë. Bashkë me fajësimin e “Panturkizm’it, edhe ata që ka përjetuar i ndjeri Berat Haxhiu i cili ka mbetur në burgjet e Kinës, mjaftojnë për të treguar mizorinë Kineze. Berat Haxhiu, në një dhomë 80 cm2, me duar e këmbë të lidhura, kaloi pikërisht 21 vjet. Berat Haxhiu i cili vdiqi në Shkurt 2003, kur doli nga burgu në vitin 1981 ra në 38 kile.

Ngjarjet mëtë madhe e viteve të fundit në Turkistanin Lindor ndodhën  në 2009. Në ndodhitë e Urumçi, 197 Ujgurë ranë dëshmorë. Shtesat e këtyre ndodhive vijojnë akoma. Gjatë dy viteve të fundit, më shumë se dyqind persona ranë dëshmorë.

Turqit Musliman Ujgurë të cilët e pranojnë si pandershmëri qëndrimin në heshtje ndaj ngacmimeve dhe sulmimeve të regjimit Komunist, si zgjidhje të fundit marrin pjesë tek grupet ‘e vetësakrifikuesve’. Qeveria Kineze, zbaton çdo lloj tiranie për të shtënë në dorë këta vetësakrifikues të cilët i vlerëson si ‘ndarës’ dhe ‘terrorist’, në emër kundërshtimit të unitetit dhe bashkimit.

Minitria e Brendshme e Republikës Popullore Turke, me një qarkore të cilën e publikoi vitin e kaluar në 1 Korrik, u ndalua mbajtja e mjeteve prerëse nga Turqit Ujgurë të cilët i kalojnë 22 centimetra, përfshirë edhe bishtin. Përveç kësaj regjimi iu premton shpërblime me para atyre që janë përkrahës të mendimeve të regjimit dhe atyre që marrin pjesë në propaganda.

Kinezët të cilët në Turkistan’in e Lindjes cilësohen si ‘punonjës socialë’, parandalojnë aktualisht daljen në udhëtim të grave me mbulesë dhe burrave me mjekër.

Këta punonjës socialë të cilët në ditë të caktuara të javës i kërkojnë me forcë shtëpitë, mbledhin edhe rrobat e mbulesës së grave. Ndërsa përjetohen shpesh ngjarjet e ngacmimeve ndaj grave me mbulesë të cilat dalin në rrugë. Femrat me mbulesë në Jarkent, në ditën e parë të Bajram’it të Ramazan’it, jetuan shembullin e fundit të këtyre fyerjeve dhe ngacmimeve.

Forcat e regjimit Kinez, iu përgjigjën me armë, banorëve të Turkistanit Lindor të cilët organizuan protestë ndaj ndodhisë së ngacmimit në Jarkent. Në zonën në të cilën vazhdimisht u dërguan njësi përforcimi, ranë dëshmor shumë Turq Ujgurë shumë persona. Në Jarkent ku u shpall edhe ligji ushtarak dhe u ndalua dalja në rrugë, si edhe u shkëputënlinjat elektrike, telefonike dhe çdo lloj komunikimi online.

 

Ndërkohë kur në Turkistanin Lindor përjetohen këta mizori, nuk kemi asnjë politikan i cili kërkon llogari nga Kina e Kuqe. İ njëjti indiferentizëm përjetohet edhe në shtypin Turk. Shumë prej stacioneve televizive dhe gazetave nuk besojn se situatat e përjetuar kanë vlerë lajmi. Edhe kur publikohen dy rreshta lajme, përdoret gjuha e agjensive Kineze.

Atyre që shkruajnë lajme që fillojnë me shrpehjen ‘Sinxhan’ dhe që bën thirrje vetëpërmbajtjeje, duhet t’i pyesim këtë: Turkistani i Lindjes nga cila anë i bie? Çfarë i kemi ne Turqit Musliman Ujgurë?