Projekti i shkrimit të historisë artificiale: Shkupi 2014…

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Dhj. 23, 2013, 1 a.m.

Dy vite pas marrëveshjes kornizë të Ohrit, në vitin 2003 në të cilën shqiptarët u pranuan si pjesë themeluese e Republikës së Maqedonisë dhe e cila i preku pozitivisht edhe turqit, nënshkrimi i marrëveshjes Stabilizim-Asocim me BE-në dhe marrja e statusit të shtetit kandidat në mars të vitit 2005 ishin zhvillime shpresëdhënëse në arritjen e pajtimit etnik dhe kulturor ndërmjet popujve që e formojnë Republikën e Maqedonisë.

Por shtyrja e mbledhjeve parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa për ta dërguar në referendum çështjen nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë Ljubco Georgevski i theu shpresat.
Politikanët maqedon të cilët e shfrytëzuan rastin e sulmeve të 11 shtatorit duke i konsideruar popujt musliman që jetonin në vend si terroristë potencial e shtuan edhe më shumë thyerjen e shpresave.

Në fakt nëse shikohet, në shesh është një terror i vërtetë dhe një terrorist i vërtetë. Por burimi i këtij terrori nuk janë popujt muslimanë të Maqedonisë, janë maqedonët të cilët nuk i dalin zot relikteve të kulturës osmane dhe ata të cilët me projektet e shkrimit të historisë artificiale janë duke e bërë një terror të përgjithshëm.

Maqedonët, jo vetëm që nuk i dalin zot relikteve kulturore osmane, por edhe përsipër shumë relikteve historike vendosin kryqin ortodoks dhe i shndrrojnë në kisha. Vënia e kryqave ortodoks mbi sahatkullat në Manastir dhe Prilep në vitin 1992, përdhosja me herë të tëra e xhamisë së vetme osmane që ka arritur të qëndrojë në këmbë në Prilep në të cilin jetojnë mbi 10 mijë musliman dhe mosdhënia e lejes për restaurim, përdorimi i xhamisë së re në Manastir si galeri arti dhe mosdhënia e lejes për tu hapur për ibadet, në vitin 2002 prishja e xhaminë Imaret në Ohër dhe duke ndërtuar në vend të saj kishë, vendosja e një kryqi monstruoz në vitin 2001 mbi malin Vodno në Shkup, janë vetëm disa nga shembujt e padurueshëm maqedon në vend.
Duke mosmjaftuar të gjitha këto shteti maqedon, Kuvendi Metropolitan dhe Qendror i Shkupit, që nga viti 2010, po shpenzon mund të madh për ta sjellë në jetë projektin me emër “Shkupi 2014”, i cili mohon të gjithë përbërësit etnik dhe fetar përveq maqedonizmit dhe krishterimit ortodoks.

Në kuadër të projektit Shkupi 2014” të përgaditur me urdhërin e kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski janë ngritur statujat dhe simbolet e shumë emrave që në periudhën osmane ishin pranuar si hajdutë, sikurse Nikola Karev, Pitu Guli, Aleksandri i Madh, Goce Delçev, Dame Gruev, Mbreti Samuil.

Në kundërshtim me këtë në sheshin e njëjtë nuk i jipet leja e ndërtimit, njërës prej vlerave më të mëdha arkitekturale të ballkanit të rrënuar më 1925 nga serbët, Burmali xhamisë.
Kisha ortodokse maqedonase pretendon se nën Burmali xhami gjenden themelet e kishës.

Por ky pretendim rreptësisht përgënjeshtrohet nga historiani i artit me prejardhje armene Kosta Balabanov: “Këto pretendime nuk e kanë asnjë mbështetje shkencore. Nën Burmali xhami asnjëherë nuk ka pasur themele të kishës. Shembulli më i madh i kësaj është gravura e një piktori holandez i cili kishte ardhur në Shkup në shekullin 15 dhe e ka pikturuar këtë pjesë të Shkupit. Piktori që në këtë gravurë pikturon zonën në të cilën gjendet Burmali xhamia i ka vizatuar ato që i ka parë në Shkupin e vjetër. Piktori i cili ka pikturuar zonën e majtë dhe të djathtë të lumit Vardar ka vizatuar ato që i ka parë. Kjo gravurë, ka treguar në formë të hapur se në vendin ku gjendet Burmali xhamia nuk është kisha.”
[Maqedoni Zaman, 03 tetor 2009]

Projekti “Shkupi 2014” e ka një kosto shumë të lartë, rreth 9 miliardë Denar (përafërsisht 150 million Euro). Por mbase udhëheqësia maqedonase qëllim kryesor e ka dhënien e mesazhit “Ky shtet është i krishterë ortodoks dhe maqedon”, nuk e ka parasysh koston e madhe.

Në Shkup, duke i soditur dritat e para të ditës nga ballkoni juaj, çdo herë sa t`i ngritni sytë në zyrën tuaj gjatë ditës, mbrëmjeve duke pirë ca gota çaj në ballkonin tuaj, natën duke e veneruar qiellin për të fjetur, sytë tuaj gjithmonë do të zihen me kryqin monstruoz majë malit Vodna.

Qendra e qytetit të Shkupit, me statujat mbi kuaj të hajdutëve, u bë një shesh kuajsh i periudhës helenistike. Në të katër anët e sheshit, kalorësit nga guri dhe tunxhi. Shikon në të djathtë statujë, shikon në të majtë statujë. E grit kokën statujë, përkulesh përsëri statujë. Maqedonët të cilët në të kaluarën thua se nuk e kanë asnjë legjendë trimërie, duke vendosur në hyrje të urave statuja luanësh, mundohen të mbledhin guxim.

Gjersa edhe gjenerali austriak Picolomini i cili e kishte pushtuar Shkupin në vitin 1698 duke u detyruar të largohet dy vite më pas duke djegur dhe rrënuar, nuk e kishte dëmtuar kaq shumë palcën historike të qytetit.
Shkrimin ta përfundojmë me një tërheqje vëmendjeje të rëndësishme.

Shpresojmë që asnjë përfaqësues i Republikës së Turqisë e cila nuk e ka penguar projektin Shkupi 2014 nuk marrin pjesë në inaugurimin e tij.


Burimi : Yeni Akit