Edhe zgjedhja e zgjedhësve jashtë shtetit është Erdoğani

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Gus. 22, 2014, mesnatë

Zgjedhja e Dymbëdhjetë për President përmban në vetvete disa gjëra që janë përjetuar për herë të parë. Dhe njëra prej tyre është edhe fakti që shtetasit e Republikës Turke të cilët jetojnë jashtë shtetit fituan të drejtën e përdorimit të votës në shtetin ku jetojnë. Mirëpo përsëri pjesëmarrja në zgjedhje mbeti në një nivel të ulët sa 10% e zgjedhësve votoi.

Arsyeja e cila e uli nivelin e pjesëmarrjes ishte sistemi i takimit i paracaktuar nga Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve. Ata që të cilët nuk mundën të merrnin takim, nuk mundën të përdornin votë në shtetin ku ndodhen. Ndërsa ata të cilët morën takim mundën të përdornin votë vetëm ditën kur kishin marrë takim. Ndërsa është temë tjetër diskutimi se sa aktuale është lista e zgjedhësve...

*

Shteti në të cilin pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulët ishte Izraeli me 2%. Ndër 4 mijë e 603 zgjedhës në këtë shtet vetëm 91 persona përdorën votën e tyre. Përballë kësaj tablloje njeriu dashje pa dashje pyet: Mos vallë poshtë uniformës të Izraelit Sionist, nuk mundën të vinin të përdornin votë ngaqë ishin të zënë me sulmimin ndaj Gazës?

Meqë u hap tema, le t’a kujtojmë dhe një herë: Në këta toka, nuk duam ushtarë të Izraelit të cilët njëkohësisht janë shtetas të Republikës Turke dhe të cilët bëjnë roje regjimit Sionist. Ushtarët vrasës Izrael Sionist shtetas të Republikës Turke, të cilët bëjnë që vdekja të korrë jetë njerëzisht në Gazë, duhet të gjykohen patjetër. Iniciativa Nuk Duam Ushtar Izraelit nisi një fushatë me qëllim që këta ushtarë të gjykohen. Në lidhje me informacione të hollësishme në lidhje me fushatën mund t’i merrni nga adresa ‘israilaskeriistemiyoruz.com’.

*

Kur u hapën kutitë e zgjedhjeve, me një përqindje prej 62.30 u vu re që Rexhep Tajjip Erdoğan’i është në raport më përpara se kandidatët e tjerë. Ndërsa kandidati i paraqitur nga partitë e opozitës Ekmeleddin İhsanoğlu, mbeti nën 30%. E thënë ndryshe çatia doli e kalbur edhe jashtë shtetit.                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Ajo që pritej më me kuriozitet në emër të rezultateve të kutive të zgjedhjeve jashtë shtetit, ishin rezultatet që do të vinin nga shtetet në të cilat jetonin dendësisht anëtarët e ‘strukturës paralele’. Ashtu siç pritej  nga Amerika dhe Izraeli ku gjenden drejtues të nivelit të lartë të strukturës paralele, erdhi një mbështetje e fortë për kandidatin İhsanoğlu. Ihsanoğlu mori 77,90% në Amerikë dhe 58,20% në Izrael.

 

 

 

İhsanoğlu mori më shumë vota edhe në Angli, Finlandë, Irlandë, Poloni, Kinë dhe në Republikën Çeke, megjithëse emrin e kësaj republike nuk e thotë dot. Përveç kësaj ishte para edhe në Rusi dhe Azerbajxhan ku struktura paralele është aktive.

Në ekuivalencë me këtë Erdoğani ishte në radhë të parë në Gjermani, Francë, Hollandë, Belgjikë, Zvicër dhe Austri, në shtete ku popullsia Turke jeton në dendësi. Ndërsa mbështetja prej rreth 80% në shtete si Jordania, Libani dhe Arabia Saudite ishte mjaft e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen. Edhe zgjedhja e zgjedhësve nga Republika Turke Qiproja e Veriut, Ozbekistani dhe Kirgistani ishte Erdoğani.

Le të vijmë tek shtetet e Ballkanit...

Shqipëria, ku ndër 824 zgjedhës vetëm 155 përdorën votë, është baza më e rëndësishme e strukturës paralele. Struktura paralele është mjaft aktive në këtë shtet nga politika në komunitetin musliman, nga arsimi dhe shtypi e në shumë fusha. Kur situata është kështu Ihsanoğlu i cili mori 61,5% të votave, ishte në radhë të parë.

Në Bosnje Hercegovinë nga një mijë e 534 zgjedhës vetëm 271 persona përdorën votën e tyre. Zgjedhja e zgjedhësve në këtë shtet ishte Erdoğani me 52,6%. Ndërsa Ihsanoğlu mori vota në nivelin prej 46,7%. Pothuajse të gjithë votat që mori İhsanoğlu, buronin nga mbështetja që i dhanë atij anëtarët e strukturës paralele.

Në Bullgari nga 8 mijë e 77 zgjedhës përdorin votë vetëm 309 zgjedhës. Ihsanoğlu mori 58,4% të votave. Interesi për Ihsanoğlu në Bullgari, mund të themi lehtësisht se është qëndrimi i largët me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Erdoğan’in i Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive shumica e anëtarëve të të cilës janë Turq. Kësaj duhet t’i shtohen edhe anëtarët e strukturës paralele në këtë shtet.

Ndërsa Kosova si një ndër shtetet konservative nga një mijë 162 zgjedhës përdorën votë 448 zgjedhës. Zgjedhja e zgjedhësve të Kosovës ishte pranë Erdoğanit me 53,9% të votave.

Në Maqedoni ndër një mijë e 482 zgjedhës përdorën vota 122 zgjedhës. 54,1% e zgjedhësve e përdorën zgjedhjen e tyre nga ana e Ihsanoğlu. Arsyeja më e rëndësishme e këtij rezultati, ishte fakti se struktura paralele në Maqedoni ishte aq e fortë sa ishte edhe në Shqipëri. Ata që kanë lexuar shkrimin e Akif Emre me titullin ‘Të provokosh shtetet Ballkanike’ , do e kuptojnë më mirë se çfarë duam të themi.

Greqia është shteti i cili zotëron numrin më të lartë të zgjedhësve të regjistruar. Mirëpo nga 10 mijë e 343 persona përdorën votë vetëm 413 zgjedhës. Ihsanoğlu i cili mori 44,4% të votave përfundoi garën si i parë vetëm me një ndryshim prej 0,4 pikësh.

Le ta përmbledhim. Rezultatet e marra nga jashtë shtetit tregojnë se duhet të ripërpilohet lista e zgjedhësve dhe duhet të ngrihet sistemi i takimit. Degët që ndodhen jashtë shtetit të strukturës paralele dhe duke përfshirë të gjithë organet e përfaqësive zyrtare të Ambasadave Turke, TRT, TİKA, AA dhe Qendrat Kulturore Turke Yunus Emre duhet të merren patjetër nën një ndjekje të afërt dhe duhet të bëhet veprimi i nevojshëm. 



Burimi : Yeni Akit