Zgjedhja e Popullit: Rexhep Tajjip Erdoğan...

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Gus. 20, 2014, mesnatë

Prej më shumë se dymbëdhjetë vitesh jam dëshmitar i demonstrimit politik të Recep Tajjip Erdoğanit, Presidentit tonë të dymbëdhjetë. Për shembull në zgjedhjet e 27 Marsit 1994 kur u zgjodh Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Stambollit, ditën shpërndanim fletushka ndërsa natën shpërndanim afishe.

Në dhjetë vitet e fundit, për shkak të disa problemeve të përjetuara në sprovën e qeverisë, shkrova shumë shkrime të cilët e kundërshtonin atë. Ndërkaq i nderuari Erdoğan, gjatë këtyre viteve të fundit, filloi t’i shihte më qartë disa të vërteta botërore. Tashmë nuk flet për aleancën e qytetërimeve por për aleancën e Kryqëzatave.

Një ndër arsyet themelore të ngjarjeve të Parkut Gezi dhe të operacioneve të 17-25 Dhjetorit, mund të themi me lehtësi se ishte shprehia ndryshe. Në këtë periudhë kur jetohenin iniciativat e vjedhjes së vullnetit kombëtar, pa dyshim që mbështetëm Erdoğanin.

E bëmë këtë në një periudhë kur ‘gazetat e afërta’ me qeverinë ata që ishin të zotët e lapsit thonin “Ki kujdes, bëhet grusht shteti dhe ikën” dhe mbyteshin në heshtje të thellë. Ndërkohë kur diskutimet akoma ishin në qarkun e qendrave tw kurseve private, aluduam se kjo është një ‘çështje e sigurisë kombëtare’.

Për herë të parë në zgjedhjet e 10 Gushtit Presidenti u përcaktua nga vetë populli, jo kandidati i opozitës por kandidati i popullit. Votën tonë ia dhamë Recep Tajjip Erdoğanit. Ndërkohë kur edhe shumica e popullit ishte në të njëjtin mendim, kjo punë përfundoi që në turin e parë. Populli goditi nëpikwn e duhur: Recep Tajjip Erdoğan’i u bë presidenti i parë i popullit.

Fitorja e zgjedhjeve të Erdoğan’it, ashtu sa bëri të lumtur qytete si Stambollin, Konja dhe Erzurumin, bëri të lumtur edhe Sarajevën, Erbilin, Novipazarin, Gazën, Vrapçishtën dhe Urumçin. Më shprehjen e Kerim Muhammed’it nga Gaza; “Erdoğani nuk fitoi me vota por me lutjet e të shtypurve në Gazë, Siri, Egjipt dhe Arakan.”

Edhe gazetarja Amina Seçeroviç-Kaşlı nga Sarajeva, aludon një theks të ngjashëm: “Kuptuam që këta punë nuk bëhen me mallkime, por me lutje. Që nga Bosna deri në Gazë...”

Meqë po flasim për Bosnen, le të vazhdojmë të flasim. Erdoğani, në mitingun e fundit të zgjedhjeve në Konja, realizoi një bisedim video konferencë me Bekir Izetbegoviç’in, Kryetarin e Këshillit të Presidencës Treshe të Bosne Hercegovinës. Gabimi i Erdoğanit duke thënë Visoko në vend të Sarajevës ose Presidenti i Bosne Hercegovinës në vend të Kryetarit të Këshillit të Presidencës Treshe të Bosne Hercegovinës, është një gabim i rëndësishëm. Ndërkaq fjalimi që bëri Bekir Izetbegoviç’i, e shtyu në plan të pasëm këtë gabim.

Bakir Izetbegoviç, për Erdoğanin tha kwshtu, “Ai mbart edhe flamurin tonë. Ai mbart edhe amanetin tonë. Ai mbart edhe flamurin që mbartte i ndjeri Alija Izetbegoviç’i në luftën e përgjakshme të Bosnes.”

Z. Bakir’i tha edhe gjëra të ngjashme me Kerim Mohammed’in dhe Amina Şeçeroviç- Kaşlı duke përdorur shprehjen, “Fitorja jote është edhe fitorja jonë. Çdo fitore jotja është edhe fitorja e njerëzve në Gazë, Kajro, Bosne Hercegovinë dhe e gjithë ummetit Islam.”

Pa dyshim që këta fjalë të Bakir Izetbegoviç’it, të cilat përfshihen mbështetje kundrejt Erdoğanit, është i rëndësishëm dhe kuptimplotë. Ndërkaq ajo që e bën kuptimplotë këtë mbështetje është një pikë tjetër e vogël. Para katër vitesh u realizua zgjedhja e Këshillit të Presidencës së Bosne Hercegovinës në 3 Tetor 2010. Në këtë zgjedhje bashkë me Bakir Izetbegoviç’in mori pjesë edhe Anëtari i Këshillit të Presidencës, Haris Silajxhiç.

Përkrahësit më të mëdhenj të Haris Silajxhiç’it, i cili u nda nga SDA’ja ndërkohë kur i ndjeri Alija Izetbegoviç’i ishte akoma gjallë, ishin Rexhep Tajjip Erdoğani dhe Abdullah Gül. Aq sa ikën deri në Bosne Hercegovinë edhe i dhanë përkrahje të hapur Haris Silajxhiç’it. Ndërkaq Silajxhiç’i i humbi zgjedhjet, fitoi Izetbegoviç’i.

E thënë ndryshe; Bakir Izetbegoviç’i e mbështeti sot nga zemra Erdoğanin, i cili dje i jepte përkrahje të hapur kundërshtarit të tij. Pa dyshim që kjo përkrahje e Erdoğanit dhe e Gülit, nuk ishte gabim i tyre. ky ishte një gabim i ‘specialistëve të Ballkanit’ të cilët e orientuan gabim atë. Sa keq që akoma sot, nga Sofja në Tiranë, nga Prizreni në Bosne Hercegovinë, nga Shkupi në Athinë, nuk kemi njerëz që të mund të flasin për të gjithë Ballkanin. Shpresojmë që në periudhën e re, kjo hapësirë të mbyllet.

Këta që po themi mund të ketë nga ata që i vlerësojnë si ‘hedhje theku’. Ndërkaq miku i mirë flet të vërtetën, në çdo kusht thotë të vërtetën. Edhe ne t’ia japim hakun miqësisë, le të rregullojmë edhe një gabim. Erdoğani, duke patur parasysh Ekmeleddin İhsanoğlu, tha kështu, “Sikur ishte pjesë e këtyre tokave? Ka lindur në Kajro, ka ardhur në Turqi në moshën 30 vjeçare. Po sikur ishte fëmija i këtij atheu? Ju kë po gënjeni?”.

Pse të gënjej, këta fjalë nuk i shkuan për shtat Erdoğanit i cili i dërgon selam e i di si bashkëudhëtarë Kajron, Shkupin, Damaskun, Bosne Hercegovinën, Kudusin, Prizrenin, Gazën dhe Gostivarin.

 

 

Po, si rezultat kandidati çati i opozitës është i huaji i këtyre tokave. Ndërkaq jo se ka lindur në Kajro ose se ka ardhur në Turqi në moshën 30 vjeçare por për shkak se nuk kupton, ashtu siç thotë profesori jonë Prof. Dr. İhsan Fazlıoğlu, fjala jabanxhi vjen nga rrënja e fjalës “i egër”. Jabanxhiu ështëi egër, nuk kupton.

 



Burimi : Yeni Akit