Shtetet Ballkanike në lakmusin e terrorit Sionist

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Gus. 8, 2014, mesnatë

Popujt Ballkanikë të cilët në ndodhitë e parkut Gezi dhe në proces zhvillimin e 17 Dhjetorit ekspozuan një qëndrim mjaft fisnik, të njëjtin qëndrim e vijuan edhe ndaj rezistencës së vëllezërve tanë Palestinezë kundrejt terrorit Sionist. Shumë qytete Ballkanike duke filluar nga Xanthi deri në Mostar, nga Prizren’i dhe Shkupi deri në Sarajevë, mallkojnë terrorin Sionist dhe radhiten ndër radhët e Gazës me qëndrimin e tyre.

Reagimi i cili tërheq më shumë vëmendje kundrejt sulmimeve të Izraelit ndaj Gazës, erdhi nga Koalicioni i Majtë Radikal i partisë opozitare të Greqisë- SYRIZA dhe nga Partia Komuniste Greke-KKE. Secila prej dy partive drejtuan thirrjen ndaj Izraelit që t’i japin fund operacioneve ushtarake dhe të ngrejnë bllokadën kundrejt Gazës. Përveç kësaj SYRIZA realizuan marshime në formë proteste në Komotin  dhe Bordi Këshillimor i Pakicës Turke në Trakën Perëndimore- BTTADK në Xanthi. Në marshimin e realizuar në Xanthi, morën pjesë edhe kryetari i BTTADK dhe Myftiu i Zgjedhur i Xanthit Ahmet Mete, Myftiu i Zgjedhur i Komotin’it İbrahim Şerif, Deputeti i SYRIZA për qytetin Xanthi Hüseyin Zeybek, Deputeti i PASOK për Rodop’in Ahmet Hacıosman, Kryetari i DEB Mustafa Aliçavuş. Për hir të vërtetës kjo tabllo uniteti dhe bashkimi, ishte mjaft e kënaqshme.

Ndërsa Muslimanët e Maqedonisë, nën emrin “Marshim Paqeje për Gazën – Platforma e Gjenocidit për Shekullin 21.’, organizuan një marshim në Shkup. Anëtarët e platformës ndër të cilët gjendej edhe Jasmin Rexhepi e cila u gjend në anijen ‘Mavi Marmara (Marmara Blu)’, kërkuan të ecnin drejt Muzeut të Gjenocidit Çifut. Ndërkaq Policia e Maqedonisë, nuk i lejoi ata të kalonin në anën tjetër të qytetit. Kështu doli në pah edhe një herë fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE si ekstremiste e djathtë e nacionaliste e cila në çdo mundësi jep mesazhe të rreme miqësie ndaj Turqisë. VMRO-DPMNE e tregoi hapur se është themeluar në përfaqësi të shtresës e cila ngriti krye drejt Osmanëve dhe se është trashëgimtar i VMRO.

Ndërsa tërhoqi vëmendjen fakti se në marshim nuk morën pjesë asnjë kompetent i partive Turke dhe Shqiptare. Në veçanti mospjesëmarrja e liderit të partisë TDP, Kenan Hasip, si partia më e madhe Turke e vendit dhe të Ministrit të Shtetit Furkan Çako, solli në mendje pyetjen, ‘nëse jo sot, atëherë kur’.

Populli i Kosovës, prej javësh të tëra organizon aktivitete mbështetjeje ndaj popullit Palestinez dhe mallkimi ndaj terrorit Izraelit. Këndohen dua dhe mevlide për dëshmorët Palestinez. Përveç kësaj mijëra Turq, Shqiptarë dhe Boshnakë në Prizren, organizuan marshime fajësimi ndaj Izraelit. Ndërsa pjesëmarrja e liderit të KTDP, Mahir Yağcılar, si partia më e madhe Turke në vend, ishte për t’u përuruar. Ah sikur edhe aktorët e tjerë politikë të vendit të ishin kaq të ndjeshëm.

Ndërsa reagimin më të theksuar ndër shtetet e Ballkanit ndaj terrorit të Izraelit Sionist në tokat Palestineze, e tregoi Bosna Hercegovina. Me aktivitete të ndryshme të oeganizuara në Tuzla, Mostar, Zenitsa dhe Sarajevë, u mallkua terrori Izraelit. Në veçanti në marshimet e protestës së organizuara në Sarajevë dhe Zenitsa, morën pjesë me mijëra persona. Kjo mbështetje të cilën ia jepte populli i Bosna Sarajevës bashkëudhëtarit të saj, Gazës, si një shtet i cili e kishte përjetuar për së tepërmi fytyrën e ftohtë dhe të përgjakshme të luftës, ishte mjaft kuptimplotë.

Shoqata e Muslimanëve të Rinj ndër anëtarët themelues të të cilit gjendet edhe Kryetari i Shtetit, Themeluesi i Bosna Hercegovinës i ndjeri Alija Izzetbegoviç, bashkë me programet që organizojnë çdo vit në ditën e Kudus’it, i japin mbështetje të plotë çështjes së Palestinës. Ndërsa aktivitetet e organizuara këtë vit në ditën e Kudus’it, në një kohë kur propagandat e terrorit të Izraelit janë shtuar, u bënë më kuptimplota.

Ndërsa ashtu si Republika Serbe në Bosne, edhe drejtuesit Serb mbështesin hapur Izraelin Sionist. Ndërkaq, qofshin edhe të paktë në numër, ka edhe Serb të cilët e fajësojnë terrorin Izraelit. Shoqata e Grave të cilat Vishen me të Zeza, si gra të cilat njihen me pjesëmarrjen në aktivitetet përkujtimore të gjenocidit të Sebrenicës, në kryeqytetin Beograd, protestuan sulmet ndaj Gazës. Ndërsa në qytetet Novi Pazar i mbetur në kufinjtë e Serbisë dhe në qytetin Rojaje të Malit të Zi, si pjesë të zonës Sanxhak në të cilën banon dendësisht popullsia Boshnake, të theksojmë se u protestuan sulmet Sioniste.

Meqë po flasim për Serbinë duhet të flasim patjetër mbi deklaratat e Ambasadorit Palestinez në Beograd Muhammed Nablan, deklarata të cilat dëshpëruan popujt e Sanxhakut dhe Kosovës. Sipas Nablan’it i cili shprehet se asnjëherë nuk do e njohin pavarësinë e Kosovës, Serbia jeton në harmoni. Standardi i jetesës së Muslimanëve të Sanxhakut qenkërka më i mirë se standardi i zonave të tjera Serbe. Merrkan frymëzim nga Jugosllavia e Titos dhe nga Serbia.

Ndërsa fjalët e Nablan’it të cilat u pasqyryan në gazetën Danas të Serbisë, në formën, “Arabët gjithmonë e kanë mbështetur Serbinë. Kosova nuk është bërë akoma shtet jo për faj të Serbisë, por për faj të shteteve Arabe”, tregojnë hapur se ka dalë nga binarët. Për të thënë hapur, fjalët e Nablan’it nuk i nxen as ligji diplomatik e as ligji vëllazëror. Shpresojmë se mbështetja e hapur që Serbët i dhanë agresorëve Izraelitë, ia ka sjell mendjen në kokë.

Si përfundim, për realizimin e protestes së vetme të organizuar në Bullgarisë nga Palestinëzët të cilët jetojnë në këtë shtet, duhet të themi se është mjaft kuptimplotë. Heshtja e bashkëatdhetarëve Turq Musliman të cilët përbëjnë 10% të popullsisë së Bullgarisë, kaloi në histori si një hemoragji e brendshme.



Burimi : Yeni Akit