Nuk e di pse jam musliman!

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Dhj. 3, 2013, 1 a.m.

Haradinaj duke e mos cituar se është i biri i një babai haxhi, është dëshmia më e hapur e shumë politikanëve kosovarë të rënë në problemin e identitetit dhe luftës fetare/kulturore islame-kristiane në vend.

Adhuruesi i ish-Jugosllavisë, regjisori i njohur Nemanja(Emir) Kusturica, me pretekstin e Kundërshtarit të luftës”, duke mos i parë dhimbjet e popullit të vetë gjatë lutës së Bosnjës e kishte braktisur shtetin e vetë. Me gjithë gjenocidin dhe përdhunimet e serbëve, kroatëve dhe malaziasve duke heshtur Nemanja Kusturica me “kundërshtinë e luftës” dhe “paanshmërinë” e tij, ishte vetëm një gënjeshtër e madhe.

Shumë vite mbas luftës, fjalët e tij gjatë një interviste shpalosnin arsyen e tradhëtisë së tij gjatë atyre viteve: “Babai im ishte i pafe. Dhe veten gjithmonë e kishte prezantuar si serb. Dhe, ndoshta ne brenda 250 viteve ishim musliman ama para asaj ne ishim ortodoks. Ne brenda vetes sonë ishim serb. Feja nuk e ndryshon këtë. Ne islamin e pranuam vetëm për të shpëtuar nga torturimet e turqve.” [The Guardian, 4 mars 2004]

Kusturica, duke ia shtuar bashkimin fetar bashkimit ideologjik që e kishte me çetnikët serb, në vitin 2005 në ditën e Shën Georgit, u pagezua në manastirin e Savinas. Emrin nga Emir e bëri Nemanja. Arsyeja se përse rishtazi e citova këtë ngjarje mbas vitesh, është se ditëve të kaluara në Kosovë është ngritur një zë i ngjashëm.

Në vitin 1998 kur sulmuesit serb ishin vërsulur mbi Kosovën, muslimanët shqiptar të cilët donin ta mbroin atdheun e tyre ishin mbledhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - UÇK. Edhe Ramush Haradinaj i cili më 1989 kishte emigruar në Zvicër ishte njëri nga këta shqiptar. Haradinaj i cili ishte truprojë në koncerte, ndeshje sportive, pasi u kthye në vendin e vetë u emërua si komandant i zonës perëndimore të UÇK-së. Haradinaj dy vëllezërit e të cilit ishin mbytur gjatë luftimeve, me përfundimin e lutës u hodh në politikë. Në zgjedhjet e vitit 2004 me partinë me emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - AAK edhe meqë nuk arriti të bëhet partia e parë, arriti të dalë si kryeministër. Mirëpo, mbase ishte akuzuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për ish-Jugosllavi, disa muaj më vonë u detyrua ta braktisë detyrën. 

Duke u gjykuar herën e parë, Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat 37 nenëshe të ICYT-it mbi krime lufte, u prit si trim në shtetin e vetë. Por ditëve të kaluara një video që u lansua në faqen e internetit të gazetës Express, ngjalli regime të mëdha nga populli i Kosovës. Ramush Haradinaj në këtë video inqizim duke folur në gjuhën angleze rreth çështjeve fetare në Kosovë vazhdon kështu: “Familja ime ishte shqiptare katolike 4 generata. Unë jam lindur si musliman por nuk e di se pse jam musliman, sepse asnjëherë gjatë gjithë jetës sime, as për tu lutur as për ndonjë gjë tjetër nuk shkova në xhami.”

Njoftimet e Haradinajt nuk janë të kufizuara vetëm me këto. Haradinaj nuk u ndal me kaq, fjalët e tij i vazhdoi kështu: “Emrat tanë i kemi më ndryshe, i kemi emra ilir. Feja për ne në kohën e osmanëve, në periudhën kur osmanët apo turqit e vjetër ishin në pushtet ishte vetëm një fe administrative. Asnjëherë nuk u bë pjesë e mënyrës së jetës sonë.” 

Haradinaj duke e mos cituar se është i biri i një babai haxhi, është dëshmia më e hapur e shumë politikanëve kosovarë të rënë në problemin e identitetit dhe luftës fetare/kulturore islame-kristiane në vend. Në fakt nëse e shikoni kjo luftë fetare/kulturore në Kosovë ka shumë shembuj nga e kaluara. Për shembull: Gjatë një interviste të bërë për gazetën italiane Corriere della Sera, duke e shpalosur haptazi se i përket kulturës kristiane, përmes ceremonisë së funeralit të vitit 2006 të liderit të vjetër të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovës; ishin bërë përpjekje të hapta për të dhënë mesazhe mbi identitetin e shqiptarëve. Këshilltari politik i Rugovës, Sali Cakaja ishte katolik dhe partia e tij LDK-ja me frikën se do ta tërhiqte mllefin e muslimanëve, kërkonin që varrimi të bëhej sipas traditës islame. 

Siç shihet edhe Ramush Haradinaj duke menduar se do t`i hapen rrugët, dëshiron të vazhdojë në rrugën e Rugovës. Dëshmi për këtë janë edhe fjalët e tij “Shumë shpejtë do ta vulosi politikën e Kosovës.” ose “Në qershor do të bëhem kryeministër i Kosovës”. Por nuk duhet harruar që mbështetja madhështore e identitetit shqiptar është islami. Nuk bëhet fjalë nga Shqipëria pa islam. Njësoj sikurse nuk bëhet fjalë nga turku për islamin…

Befasia mbi letërnjoftimet në gjuhën turke

Ministri i Administratës Publike të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar, pas mbledhejs së fundit të këshillit të ministrave e bëri një njoftim të rëndësishëm. Ai deklaroi se turqit e Kosovës pas një mundi 12 vjeqar më 9 dhjetor do t`i kenë kartelat e para të identitetit në gjuhën turke. Ky zhvillim i bukur dhe i rëndësishëm le të jetë i hajrit për komunitetin turk të Kosovës.

Shfrytëzojmë rastin që për mundin edhe ne ta falenderojmë kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar.



Burimi : Yeni Akit Gazetesi