Çetnikët Serbë Nuk Kursyen Asnjë Boshnjak

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Korrik 14, 2015, mesnatë

Kryetari i Kantonit Boshnjak të Këshillit të Sarajevës dhe drejtori i Institutit të të Humburve të Bosnjë Hercegovinës, Amor Mashoviçi thotë se në qytetin boshnjak të Srebrenicës u krye një spastrim etnik dhe fetar nga forcat ushtarakedhe çetnikët serbë, mbi popullsinë boshnjake muslimane. Amor Mashoviçi sqaron se forcat serbe si policët, ushtarët dhe organizatat civile serbe, të cilat ishin çmendur tërësisht, kryen një gjenocid të egër, kundër popullsisë boshnjake të qytetit boshnjak të Srebrenicës. Amor Mashoviçi citon se mbi tetë mijë boshnjakë, shumica e të cilëve të moshuar, të mitur dhe të rinj u ekzektuan në mënyrë arbitrare dhe barbare nga forcat serbe. Arsyeja kryesore e ekzekutimit të këtyre viktimave boshnjake, ishte vetëm përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Pra në qytetin boshnjak të Srebrenicës, forcat ushtarake serbe kryen një nga gjenocidet më të mëdha botërore, pas Luftës së dytë Botërore.

Ne kemi nderin që përkthimin e intervistës së plotë, të kryetarit të Kantonit Boshnjak të Këshillit të Sarajevës dhe drejtorit të Institutit të të Humburve të Bosnjë Hercegovinës, Amor Mashoviçit, të intervistuar nga gazetari turk Ayhan Demir, i të së përditshmës turke “Yeni Akit” (Akti i Ri) ta paraqisim dhe në gjuhën shqipe për lexuesit tanë të nderuar.

Gazetari Ajhan Demiri: “Çfarëndodhi në të vërtetë në qytetin boshnjak të Srebrenicës?!”

Amor Mashoviçi: “Duke u mbështetur në të dhënat e shumë dëshmitarëve okularë dhe përvojave të mia mund të them me bindje të plotë se, në qytetin boshnjak tëSrebrenicës u krye një spastrim etnik dhe fetar nga forcat ushtarakedhe çetnikët serbë, mbi popullsinë boshnjake. Amor Mashoviçi sqaron se forcat serbe si policët, ushtarët dhe organizatat civile serbe, të cilat ishin çmendur tërësisht, kryen një gjenocid të egër, kundër popullsisë boshnjake të qytetit boshnjak të Srebrenicës. Amor Mashoviçi citon se mbi tetë mijë boshnjakë, shumica e të cilëve të moshuar, të mitur dhe të rinj u ekzektuan në mënyrë arbitrare dhe barbare nga forcat serbe. Arseyeja kryesore e ekzekutimit të këtyre viktimave boshnjake, ishte vetëm përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Pra në qytetin boshnjak të Srebrenicës, forcat ushtarake serbe kryen një nga gjenocidet më të mëdha botërore, pas Luftës së dytë Botërore.

 

27.734 BOSHNJAKË JANË SHPALLUR NJERËZ TË HUMBUR!

Gazetari Ajhan Demiri: “Sa kohë keni që e kryeni këtë detyrë?!”

Amor Mashoviçi: “Gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë, unë isha drejtori i Komisionit Për Shkëmbimin e Robërve të Luftës. Detyra ime si drejtori i këtij komisioni, ishte gjetja e robërve boshnjakë të luftës, gjetja e boshnjakëve të humbur, si dhe identifikimi i kufomave boshnjake të luftës. Misioni im i vërtetë nisi në mesin e vitit 1992, me synimin e gjetjes së boshnjakëve të humbur. Ekipi ynë kërkimor mblidhte kufomat e boshnjakëve, duke filluar që nga zona e Gërbavicës, e cila është në vartësi të Sarajevës dhe duke vijuar me zona të tjera boshnjake të pushtuara nga forcat serbe si të Foçës, Srebrenicës, Vishegradit dhe Zvornikut.

Duke llogaritur dhe këta vite them se, kam që nga viti 1994 që kryej këtë detyrë. Që nga viti 1996 kam nisur detyrën e gjetjes së kufomave boshnjake në varrezat masive. Pas përfundimit të kërkimeve tona gjetëm se 27.734 boshnjakë kanë humbur. Shumica e tyre ishin të mitur, fëmijë, meshkuj dhe femra, pra civilë të pafajshëm. Në ditët e sotme ka dhe shumë boshnjakë të humbur, të cilët nuk janë gjetur kurrë”.

Gazetari Ajhan Demiri: “Çfarë nënkuptoni me varreza masive dytësore?!”

Amor Mashoviçi: “Forcat ushtarake dhe çetnikët serbë pasi i masakronin boshnjakët, i varrosnin së bashku në një varrezë masiv. Pastaj forcat ushtarake serbe, i zhvarrosnin dhe irivarronin kufomat e boshnjakëve në vende të ndryshme,për të mos ugjetur kurrë. Varrezave në të cilat fillimisht forcat ushtarake serbe, masakronin boshnjakët dhe i varrosnin i quajmë varreza parësore. Ndërsa varrezave në të cilat forcat ushtarake serbe, i rivarrosnin kufomat e boshnjakëve i quajmë varreza masive dytësore”.

 

PUNA JONË NUK ËSHTË ASPAK E LEHTË

Gazetari Ajhan Demiri: “Mendoj se puna që kryeni ju dhe ekipi juaj, duhet të jetë shumë e vështirë”

Amor Mashoviçi: “Puna jonë nuk është aspak e lehtë. Ekipi ynë kërkimor me synimin e gjetjes së kufomave boshnjake kërkon në shumë vende të vështira, siç janë varrezat normale ose varrezat masive, pyjet, minierat, guroret, puset e gëlqeres, humnerat natyrore të thella 100 m., lumenjtë, liqenet, plehrat, rrënojat, ahuret dhe vende të ngjashme me këto. Këtu dua të nënvizoj faktin se forcat ushtarake dhe çetnikët serbë, fillimisht i gjymtonin kufomat boshnjake dhe pastaj i rivarrosnin  në vende të ndryshme, me synimin që të mos kuptohej gjenocidi boshnjak.Ja pra pikërisht këto gjymtime të kufomave boshjake, na e vështirësojnë shumë punën e identifikimit të kufomave boshnjake”.

Gazetari Ajhan Demiri: “Në cilët zonë të Bosnjë-Hercegovinës, keni gjetur më shumë varreza masive?!”

Amor Mashoviçi: “Nëse do t’i shënojmë në hartë, varrezat normale boshnjake muslimane, ku është varrosur një boshnjak ose varrezat masive në hartën e Bosnjë-Hercegovinës, atëherë arrijmë në përfundimin se këta varreza, gjenden më shumë në kufirin me të ashtuquajtur Republika Srpska (Republika Serbe e Bosnjës). Në këtë të fundit, para luftës së Bosnjë-Hercegovinës bashkëjetonin në paqe boshnjakët, kroatët dhe serbët, ndërsa pas luftësçdo pëllëmbë e kësaj të së ashtuquajture“Republika Srpska” gjenden varreza masive. Për sa i përket zonës boshnjake të qytetit të Srebrenicës,është zona ku ekipi ynë kërkimor ka gjetur më shumë varreza masive, deri në atë shkallë sa nuk ka mbetur më vend në hartë për të shënuar”.

 

DËSHMORJA MË E MITUR BOSHNJAKE

Gazetari Ajhan Demiri: “Sa varreza masive keni gjetur deri ë ditët e sotme?!”

Amor Mashoviçi: “Ekipi ynë kërkimor,ka gjetur mbi 500 varreza masive deri në ditët e sotme. Ekipi ynë kërkimor, sipas parashikimeve të mia duhet të gjejë edhe 200 varreza masive, gjithashtu duhet të gjejë edhe 200 varreza boshnjake, ku janë varrosur disa boshnjakë dhe mbi 3000 varreza normale, ku është varrosur një boshnjak. Varreza më e vogël që kemi gjetur deri në ditët e sotme,ështëvarreza në të cilën janë varrosur 5 boshnjakë, ndërsa varreza më masive që kemi gjetur deri në ditët e sotme,është varreza në të cilën janë gjetur 153 boshnjakë”.

Gazetari Ajhan Demiri: “Cili është dëshmori më i mitur boshnjak, që ekipi juaj kërkimor ka gjetur deri në ditët e sotme?!”

Amor Mashoviçi: “Forcat ushtarake serbe dhe çetnikët futën brenda dy shtëpive, të qytetit boshnjak të Vishegradit 70-80 boshnjakë të moshuar. Pastaj çetnikët vendosën bomba në formë tubi në dyert dhe dritaret e këtyre dy shtëpive. Nëçastin kur shpërthyen bombat në formë tubi, të tërë boshnjakët e moshuar që ndoheshin brenda këtyre dy shtëpive, ranë të tërë dëshmorë. Dëshmorja më e mitur boshnjake, qëekipi ynë kërkimor kemi gjetur deri në ditët e sotme, është foshnja që kemi gjetur nëXhadenë Pionirska. Kjo foshnje kishte vetëm 48 orë që kishte ardhur në këtë botë dhe ende nuk ia kishin vënë emrin. Pra kjo foshnje ka vetëm mbiemrin e saj Karaspahiçi. Kjo foshnje, e cila kishte vetëm 48 orë që kishte ardhur në këtë botë dhe ende nuk ia kishin vënë emrin, u masakrua nga egërsia dhe brutaliteti i çetnikëve serbë, të cilët e dogjën të gjallë bashkë me nënën e saj. Ndërsa babai i saj jeton edhe sot e kësaj dite. Këtë foshnje boshnjake, e kemi regjistruar vetëm me mbiemrin e saj Karaspahiçi, në regjistrimet e boshnjakëve të vrarë gjatë luftës në regjistrimet e qytetit zviceran të Gjenevës. Gjithashtu sipas regjistrimeve mbi të robërve të luftës dhe të rënëve boshnjakë, të qytetit zviceran të Gjenevës, dëshmorja më e moshuar boshnjake, e ishte një zonjë boshnjake 101 vjeç me emrin Hanka, të cilët forcat ushtarake dhe çetnikët serbë e lanë të vdiste urie, në Kampin e Përqendrimit së Rogaticës.

 

BOSHNJAKËT U MASAKRUAN NË MËNYRË SISTEMATIKE DHE TË ORGANIZUAR

Gazetari Ajhan Demiri: “A nuk ishin masakrat dhe mizoritë serbe, shfaqje të qarta të armiqësisë dhe urrejtjes kundër boshnjakëve muslimanë?!”

Amor Mashoviçi: “Në të vërtetë forcat ushtarake dhe çetnikët serbë nuk kursyen asnjë boshnjak. Këta të fundit masakruan të miturit, gratë, robërit e luftës, të sëmurët, të plagosurit, mjekët, infiermierët, klerikët fetarë muslimanë, arsimtarët, edukatorët, profesorët, mësuesit, ariktektët, inxhinierët, avokatët dhe  gazetarët. Çetnikët serbë me egërsinë dhe brutalitetin e tyre, masakruan dhe një të mitur, një foshnje e cila kishte vetëm 48 orë që kishte ardhur në këtë botë, që ende nuk ia kishin vënë emrin, të cilën e dogjën të gjallë bashkë me nënën e saj. Më pas çetnikët serbë, hodhën në humnerat natyrore të thella 100 m. boshnjakët muslimanë duke i shtyrë me forcë të gjallë. Masakrat dhe mizoritë e çetnikëve serbë, mbi popullsinë boshnjake muslimane, i tejkalojnë kufijtë e çmendurisë, sepse edhe pas masakrimit të boshnjakëve, ata i gjymtuan kufomat boshnjake duke i gdhendur kryqe në shpinat e tyre me thika. Më pas çetnikët serbë i prenë duart, këmbët, veshët dhe organet gjenitale boshnjakëve, duke i varur në pragjet e shtëpive të tyre. Çetnikët dhe forcat ushtarake serbe, rrënuan çdo lidhje shpirtërore boshnjake me faltoret boshnjake si xhamitë, mesxhidet,tyrbet madje dhe varrezat shekullore të tyre.Çetnikët dhe forcat ushtarake serbe, grabitën arin dhe argjendin, pasuritë, orenditështëpiake, dyqanet, magazinat, punishtet, fabrikat dhe gjënë e gjallë e boshnjakëve. Masakrat dhe mizoritë serbe u kryen në mënyrë sistematike dhe të organizuar, duke shfaqur shenja të qarta të armiqësisë dhe urrejtjes kundër boshnjakëve muslimanë”.

 

EKIPI YNË KËRKIMOR KA MARRË SHUMË KËRCËNIME NGA SERBËT

Gazetari Ajhan Demiri: “A ka marrë ekipi juaj kërkimor, kërcënime nga serbët?”

Amor Mashoviçi: “Ne në të shkuarën,ekipi ynë kërkimor ka marrëshumë kërcënime, nga disa qarqe të caktuara serbe, me synimin e ndalimit të kërkimit tonë. Por ne u përballëm dhe arritëm që t’ia dilnim mbanë kundër këtyre kërcënimeve. Ekipi ynë kërkimor, ua bëri të qartë serbëve se ne kërkuam, kërkojmë dhe do tëkërkojmë gjithmonë që të vendosim në vend, drejtësinë dhe të vërtetën mbi mizoritë serbe të kryera mbi gjenocidin boshnjak.Pas qëndrimit tonë të vendosur dhe të prerë,qarqet serbe u detyruan që të hiqnin dorë nga kërcënimet e tyre tëpacipa dhe të ulëta.

Gazetari Ajhan Demiri: “cili është mendimijuaj, mbi gjykimet e kryera në Gjyqin Ndërkombëtar të qytetit të Hagës në Hollandë, të kriminelëve çetnikë serbë si Ratko Mlladiçi, Radovan Karaxhiçi dhe “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviçi?!”

Amor Mashoviçi: “Unë nuk mendoj se vetëm Ratko Mlladiçi, Radovan Karaxhiçi dhe “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviçi, janë kriminelët e vetëm përgjegjës, mbi gjenocidin boshnjak. Unë jam i mendimit se edhe nëse keta kriminelë, nuk do të ishin politikanët dhe qeveritarët në ish Jugosllavi, edhe të politikanët e tjerë qëdo të kishin zënë vendin e tyre, në skenën politike ish jugosllave, do të kryenin të njëjtat mizori: Gjenocidin Boshnjak...

Lërmëni që t’iu sqaroj se, para se këta kriminelë serbë të dilnin në skenën politike ish jugosllave, shumë çetnike dhë forca ushtarake dhe institucione serbe, kishin nisur tanimë gjenocidin boshnjak.

Serbët të cilët nisën gjenocidin boshnjak ishin akademikë, profesorëdhe studentë të Akademisë së Arteve të Bukur dhe Shkencave Ekzakte Serbe, klerikë dhe besimtarë të krishtrerë të Kishës Ortodokse Serbe, zyrtarë dhe ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), politikanë, qeveritarë dhe zyrtarë të lartë të shteteve serbe dhe malazeze, anëtarë, besimtarë dhe klerikë të lartë të dioqezës ortodokse serbe, artistë, aktorë, humoristë pra nga të tëra shtresat e shoqërisë çetnike serbe”.



Burimi : Yeni Akit Gazetesi